"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#1

Post by Adriana »

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo”, tha :

[quoteemNishani: S’ndërhyj në grevë pasi është politike.]Presidenti tha se kur të përndjekurit iu kundërvunë regjimit në komunizëm, nuk kishin në mendje dëmshpërblimin. Ai tha se nuk komunikon me grevistët për shkak se greva është politike. Nishani kërkoi që të hetohet se kush ia vuri zjarrin Ndrecës.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo”, tha se greva e urisë ka doza të larta të deklaratave politike.
“Grevën e kam parë në dy aspekte. Në aspektin human, meriton të respektohet. Unë e respektoj institucionin e grevës. Sa i përket përmbajtjes, kam konstatuar doza të larta të deklaratave politike nga kjo grevë,” tha Nishani.
Presidenti deklaroi se nuk ka kontaktuar me grevistët për këtë arsye, pasi ka konstatuar ngarkesa të mëdha politike.
Nishani tha se megjithatë ka folur me përfaqësues të të përndjekurve, të cilët thotë se i ka edhe në staf, dhe ka arritur në përfundimin se ata nuk e kanë bërë betejën në komunizëm duke pasur në mendje dëmshpërblimin në demokraci.
“Ish- të përndjekurit janë dhe do mbeten një pjesë e rëndësishme kontributore e demokracisë dhe ndryshimeve në Shqipëri. Por fakti më interesant është se tek të gjitha të përndjekurit kam konstatuar një konkluzion, që kontributi i të përndjekurve politikë gjatë viteve të regjimit komunist, kurajo që ata kanë pasur për t’iu kundërvënë një regjimi, ka qenë i bazuar në parime shumë të mëdha universale, parimi i lirisë, i të drejtës dhe asnjë që është ngritur kundër atij regjimi, nuk e ka bërë duke të menduar se do shpërbleheshin financiarisht,” tha Nishani, që shtoi se greva e urisë nuk është një gjetje.
“Mendoj se format ekstreme të grevës së urisë, besoj nuk janë të gjetura për të kërkuar një kompensim financiar, sado i madh ose i vogël të jetë. Imagjinoni që sot pronarët të kërkonin kompensim financiar menjëherë, se çfarë do të ndodhte,” tha Nishani.
Presidenti tha se duhet hetuar se kush ia vuri zjarrin Ndrecës. Ai la të kuptohet se greva po përdoret politikisht.
“Unë u kërkoj organeve të drejtësisë të hetojnë me forcë, pasi askush nuk mund të arrijë objektivat e tij me fatkeqësinë e tjetrit,” tha Nishani.[/quoteem]


Si e mendoni kete pergjigje te presidentit?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#2

Post by Phoenix »

Adriana wrote:
Si e mendoni kete pergjigje te presidentit?
[youtube]http://youtu.be/qBFeqoA2DUQ[/youtube]

http://www.youtube.com/embed/qBFeqoA2DUQ
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#3

Post by Sally »

Mendimi im: Nga njera ane jam dakord me presidentin kur shprehet qe greva eshte me ngjyre politike, gabimi eshte edhe i tyre, sepse duhet te kishin protestuar qe nga fillimi pa ndreprerje per kete te drejte qe u takon, dhe jo te behen vegla e ngjyrave politike kur ata te kene interesat e tyre.

Por nga ana tjeter, nuk jam dakort me presidentin persa i perket demshperblimit, qe '' nuk kan kontribuar per demshperblim'' edhe pse ky demshperblim nuk do te mund tu jap atyre mundesine te ''blejne'' rikthimin e kohes, por u takon. Le te jap dhe presidenti atehere kontibutin e tij sot pa marre SHPERBLIMIN. Dhe presidenti yne e di shume qe populli yne po perdoret te kerkoj te drejtat e tyre mbas nje ngjyre politke , se jane ata qe lejojne nje gje te tille, jane ata qe u premtojne ne kete menyre.

Ne shqiperi me shume u jane dhene te drejtave ish te burgosurve te asaj kohe per hajduta se sa ketyre per politke qe jane dy gjera te kunderta, mos harroni more vellezer dhe motra qe ata denoheshin familjarisht, mbase edhe si fis nese dikush nga familja apo fisi i tyre kishte nje parim demokrat. Pra mendoj qe duhen demshperblyer keto vuajtje, por e theksoj qe mos te ngatorrojne shapin me sheqerin.


Ne videon e mesiperme qe na solli Phoenix, z. S.Repishti flet gjithashtu edhe per deklaraten e bere nga Ministria e Financave te cilen aji nuk eshte aspak dokort, po e vendos ketu deklaraten e bere nga Ministria e Financave:


Ministria e Financave : Ish te perndjekurit po manipulohen nga politika

Tiranë, 10 tetor - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Dorian Teliti, tha të martën se ish-të përndjekurit politikë po përdoren nga politika.

Teliti theksoi se të gjithë ish-të përndjekurit, të cilët ndodhen në grevë urie, e kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit, shkruan "24 orë".

"Ish të përndjekurit, që janë në grevë, kanë marrë paratë nga janari 2009 deri më 30 shtator 2012. Janë dhënë 5.6 miliardë lekë të reja për dëmshpërblimet" tha Teliti.

Ai bëri të ditur se nga nesër do të vijojë shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.

"Ish- i përndjekuri Gjergj Ndreca, që ndodhet i shtruar në spital, mashtron, pasi ai ka marrë nga qeveria shumën e parave që i takon, ndërkohë që edhe Pal Përshtjefni, i akuzuar për zjarrvënie të shokut, ka marrë shumën që i takon", tha Teliti

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#4

Post by bardus »

Per mendimin tim, qeveria Berisha momentalisht ka kaluar ne arrogance te plote dhe s`ju ben syri terr per asgje .E pakta qe mund te benin ishte ulja kembekryq me grevistet sa per t`i degjuar se cfare thone dhe pastaj nje fare zgjidhje sado modeste per te perndjekurit qe kane vuajtur aq shume kur Sala ishte mjek ne bllok te udheheqesve.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#5

Post by Sally »

Me duket se e lexuan komentin dhe mendimin qe dha Bardus...

Nishani do negociojë me ish-të përndjekurit, Gjergj Ndreca dërgohet për kurim në Greqi

Tiranë, 12 tetor - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kërkuar të zhvillojë një takim me përfaqësues të ish-të burgosurve politikë të cilët kanë hyrë në grevë urie.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur përfaqësues politikë të mazhorancës, përfshirë liderët Berisha dhe Meta, janë shprehur se greva me motive politike, shkruan "Shekulli".

Koordinatori i grevës, Skënder Tufa, ka bërë të ditur se tre përfaqësues të tyre do të printe nga presidenti Nishani. Sipas tij takimi është ndërmjetësuar nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Ndërkohë Gjergj Ndreca, ish-i burgosuri politik, i cili i vuri zjarrin vetes në shenjtë proteste ndaj mosmbajtjes së premtimit nga qeveria për dëmshpërblim, do të dërgohet për kurim në Greqi.

Ndreca, i cili mori djegie në 40% të trupit do të dërgohet në Athinë me ndihmën e Partisë Socialiste. Përfaqësuesja e PS-së, Keti Bazhdari, me këtë rasti i ka bërë thirrje qeverisë që, “të kuptojë që kjo është një grevë ekonomike dhe jo politike”.

“I bëjmë apel qeverisë të negociojë me ish-të burgosurit politik që të mos shohim më akte të tilla”, tha Bazhdari.

Përveç Ndrecës, edhe Lirak Bejko, i vuri zjarrin vetës. 47-vjeçari ka pësuar djegie të një shkalle më të lartë se Ndreca por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Kurse dje edhe një tjetër ish-i i burgosur politik tentoi të bënte një gjë të tillë por është penguar nga policia.

Ish-të burgosurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 21 të grevës së urisë. Ata kërkojnë kompensim të menjëhershëm për ditët e burgut, ku sipas vendimeve të qeverisë atyre duhet t’u paguhet çdo ditë 2 mijë lekë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#6

Post by RapsoD »

Vellai i Ndreces pretendon qe Ndreca e ka ble fabriken me paret e veta

Nga OLA MITRE TIRANE-
Zef Ndreca, vëllai i ishtë përndjekurit politik, Gjergj Ndreca, i cili tentoi vetëflijimin para disa ditësh, duke i vënë zjarrin vetes hedh poshtë pretendimet e Kryeministrit Sali Berisha në lidhje me fabrikën e miellit dhe kredinë e butë që i është dhënë familjes së Gjergjit. Sipas tij, fabrika në fjalë është privatizuar nëpërmjet letrave me vlerë që Gjergji i ka blerë me paratë e fituara në emigracion. Gjithashtu, sipas të vëllait, Gjergji nuk ka përfituar kredi të butë nga shteti, por e ka marrë atë në bankë.

Në këtë intervistë telefonike, dhënë për “Gazetën Shqiptare”, Zef Ndreca shpjegon me detaje gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ndërkohë që, ditën e djeshme Gjergj Ndreca është nisur për një kurim më të specializuar drejt Greqisë. Edhe grevisti Lirak Bejko, i cili ndërmori të njëjtin akt është nisur për kurim drejt Italisë.

Z.Zef, në çfarë viti e ka marrë vëllai juaj, Gjergj Ndreca, fabrikën e miellit për të cilën ka folur edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha?

Gjergj Ndreca në vitin 1991 ka dalë në Greqi. Me atë rast kam dalë edhe unë dhe kemi ndenjur tre vjet. Ai ka ndenjur pak më shumë se unë, deri më 1994-1995 dhe me një fjalë ka punuar atje me gjithë gruan. Më 1993 unë erdha në Shqipëri. Kemi fituar një sasi parash. Atëherë ishte dhrahmia dhe ishte shumë e favorizuar kundrejt lekut. Pra u bë një dorë pare e mirë. Me të ardhur në Shqipëri u hodh në ankand fabrika e miellit në Laç, fabrika e madhe e vjetër dhe si përfundim e morën Gjergji dhe Nue Lusha.

Kush është Nue Lusha?

E shoqja e Nue Lushës është tezja e Gjergjit dhe e imja. E morën për gjysmë fabrikën. Fabrika është blerë me letra me vlerë, duke u marrë nga njerëzit që kishin përfituar letra me vlerë, i bleu me para në dorë me lekët që fituam në Greqi me 500 halle. Shumën e lekëve e kemi plotësuar me letra me vlerë.

Sa lekë e keni marrë fabrikën?

Fabrika është marrë 200 e ca milionë lekë.

A ka patur favorizime për Gjergjin, duke qenë se ai ishte ish-i përndjekur politik?

Asnjë favorizim, as edhe një qindarkë. Domethënë fabrika është marrë me letrat me vlerë që ka blerë vetë Gjergji dhe Nue Lusha.

Pse e humbi fabrikën?

Nuk është shitur fabrika, por Gjergji ka dashur të marrë fabrikë tjetër dhe këtë ia la Nue Lushës.

I ka bërë dhuratë apo ia shiti Nue Lushës?

Jo, ka marrë një pjesë lekësh, sepse ka investuar dhe me këtë pjesë lekësh që mori, i shtoi edhe ca lekë të tjera dhe ka marrë fabrikën tjetër në autostradë. Aktualisht e ka fabrikën e re të miellit?
E ka, po faktikisht z.Berisha nuk foli mirë sipas meje, sepse ai nuk ka dhënë asnjë qindarkë për këtë punë. Z.Berisha ka bërë dhuratë një letër me vlerë që e kam edhe sot në valixhe dhe madje kur të vij në Tiranë do ta marr me vete që ta merrni në gazetë.

Çfarë vlere ka letra?

Letra është 7 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Po për kredinë e butë që z. Berisha ka deklaruar se i është dhënë Gjergjit?

Gjergji ka marrë një kredi për tek fabrika e miellit. E ka marrë për të furnizuar fabrikën me grurë.

Në çfarë vlere ka qenë kredia?

60 milionë lekë.

Ku e ka marrë kredinë?

Kredinë e ka marrë në bankë.

A mundi ta shlyente këtë kredi?

Për disa kohë mundi ta shlyente, por më vonë Gjergji ra me ekonominë, me grurin, importi nuk erdhi dhe atje ka folur mirë z.Berisha, fabrika i ka kaluar bankës, sepse nuk mundi të shlyente kredinë.

I ka kaluar bankës fabrika?

I ka kaluar bankës, por fabrika ka vlerë 470 milionë lekë.

Ju po thoni që Gjergj Ndreca nuk ka marrë kredi të butë nga shteti?

Në asnjë mënyrë. Nuk ka marrë asnjë gram.

A keni diçka për të shtuar?

Po, doja të them edhe diçka. Tani ka patur edhe kompleksin e derrave dhe kompleksin e ka bërë sërish me Nue Lushën dhe asnjë lloj ndihme s’iu ka dhënë. Edhe më vonë ra një shi shumë i rrëmbyeshëm dhe ua mori derrat dhe madje mbi 300 gica janë mbytur në ujë dhe z.Berisha nuk iu ka dhënë asnjë 50 lekësh për to.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greva e ish-të përndjekurve, c'far mendoni për këtë?

#7

Post by Sally »

Gjykata e Tiranës vendos ndërprerjen e grevës së ish-të përndjekurve

Greva e disa ish të përndjekurve politik në Tiranë, në padinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës konsiderohet e paligjshme sepse në të janë kryer vepra penale. Në vendimin e marrë sot, Gjykata e Tiranës vendosi shpërndarjen e grevës deri në mesnatën e sotme

UPDATE- Gjykata e Tiranës ka shpallur të paligjshme grevën e urisë që po zhvillojnë disa-ish të përndjekur politike ne kryeqytet. Pas kërkesës së policisë së qarkut të Tiranës një ditë më parë drejtuar gjykatës për shpërndarjen e grevës së urisë, gjyqtarja Arjana Çaço ka vendosur që greva e urisë të shpërndahet. Sapo janë njoftuar nga mediat grevistët kanë deklaruar se nuk e pranojnë vendimin e gjykatës dhe se nuk do të ndërpresin grevën. Koordinatori i grevës Skënder tufa në një prononcim për mediat është shprehur se greva do të vazhdojë ndërsa ka shprehur zhgënjimin nga tradhtia siç e quajti ai të Avokatit të Popullit. Vendimi i gjykatës i lë afat grevisteve që deri në mesnatën e së mërkurës të lënë çadrën e grevës në të kundërt policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.
Ndryshe nga koordinatorët e grevës të cilët kanë deklaruar se greva do të vazhdojë në ambiente të tjera me të tjerë të përndjekur, vetë grevistët shprehen se do të jenë pikërisht ata që do ta vazhdojnë këtë formë proteste.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”