"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet ne New York

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet ne New York

#1

Post by CERMENIKASI »

Gjonaj bënë thirrje: "Të fokusohemi tek nevojat e qytetarëve - dhe te lëm pas"krahëve" politikën"

(Bota Sot) - Bronx - New York - Mark Gjonaj, shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet për anëtarët e Asamblesë së New York-ut, distrikti 80-të, në Bronx - New York, mbrëmë në atë të ashtuqujturën "Nata e Madhe", përpara një turme entusiate mbështetësish, përfshirë vëllezërit e tij shqiptarë ka festuar fitoren në njërën prej lagjeve më të popullara me shqiptarë me këtë rast Gjonaj ka falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë.

Gjonaj, i cili kryesoi në këto zgjedhje, fillimit dy muaj më parë në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, përballë rivales së tij Naomi Rivera, në mesazhin e tij të urimit deklaroi se tashti është koha për të lënë pas politikën dhe fokusimi duhet të jetë tek nevojat e qytetarëve, të qarkut 80, të Kuvendit të New Yorkut.

“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të New York-ut, bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë duke ulur mbipopullimin”, shprehet Gjonaj.

Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë, ku fitoi mbrëmë ndaj rivalit të tij Republikan Torres me me 78.9 perqind te votave - Distrikti 80-të, 78.9% për Mark Gjonaj dhe 9.1% Torres, ndërkohë që 12.0% janë të tjerët nga 100%, të numëruara

43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John's, Queens.
Mark Gjonaj, kështu bëhet edhe dhurata më e bukur në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që shqiptarët e Amerikës po i bëjn me këtë rast kombit tonë në prag të këtij 100 vjetori - Mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas Joseph DioGuardit me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë) të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.
Ky është rasi i parë mbas 100 vjetësh shqiptarët e Amerikës nxjerrin një shqiptar në krye të Kuvendit të Shtetit të New Yorkut, që ti përfaqësojë ata dhe të jetë zëri i tyre në këtë shtet , ku shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj e "shkaterron" kundershtarin e tij me më shumë se 60 përqind të votave nga rivali i tij Torres
Mrk Gjonaj kështu që tash do të hyjë në historinë e shqiptarëve të Amerikës si i pari shqiptar në historinë e këtij emigracioni që zgjidhet në një post kaq të lart shtetëror në SHBA -
Një fitore tjetër e madhe e së Martës së Madhe si thirren këtu zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara është dhe Miku i madh i shqiptareve, dhe i dëshmuar në Kongresin amerikan Eliot Engel fiton me 77.5 përqind te votave -77.5 përqind Engel - 21.4 përqin McLaughlin 1.2 përqind të tjerët nga 90 përqind të votave të numëruara


Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, në ditën e votimeve përveç votës së Presidentit, për kandidatët për Kongres dhe Senat, kanë pasur rastin në shtetin e New Yorkut, për të votuar për herë parë për një shqiptarë . Sidomos, ata që ishin të regjistruar dhe jetonin në Distriktin 80 në Bronx - New York, heret në mëngjes shkuan të votojnë pa humbur kohë për bashkëkatdhetarin tonë Mark Gjonaj .
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”