Georgievski: ‘Mësojeni shqipen që të keni të ardhme’
Kryetari i partisë VMRO-Popullore, njëherit ish kryeministër , Lubço Georgievski ka deklaruar se maqedonasit duhet të mësojnë gjuhën shqipe nëse dëshirojnë të kenë të ardhme ne Maqedoni.
video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... AZczp0YnJ8
. Ai tha se projekti për shkëmbimin e territoreve tani është zëvendësuar me nevojën për mësimin e shqipes. Ish kryeministri Georgievski thotë se duke u marrë me përrallat për Maqedoninë antike, maqedonasit dalëngadalë po shuhen komb.
“Më nuk ka projekt për shkëmbimin e territoreve. Tani ka, mësoni gjuhën shqipe që të keni të ardhme në Maqedoni. Këtë e them disa herë, këtë e them edhe në mënyrë simbolike, megjithatë realisht edhe është kështu. Mendoj se një nga hendikepet më të mëdha të popullit maqedon në këtë shtet të përbashkët është se shqiptarët e dinë gjuhën tonë kurse ne nuk e dimë gjuhën e tyre. Ky është realiteti. Ne duhet të mësohemi të jetojmë me shqiptarët, ne duhet të jemi shumë më tolerantë, ne duhet ta kuptojmë se çdo përmendore e ngritur në bazë të përrallave të rrejshme iriton shqiptarët, por edhe të tjerët. Nuk i kemi humbur torbeshët, maqedonasit mysliman në momentin kur filluam të tregojmë përrallat për Maqedoninë antike, pasi edhe ata nuk janë ndjerë mirë. Mendoj se ne dalëngadalë po i humbim të gjitha bashkësitë etnike brenda shtetit duke treguar përralla për të kaluarën tonë të lavdishme ndërsa nga ana tjetër nuk shohim se demografia po na shkrinë në popull dhe si komb”, deklaroi Lubço Georgievski, Kryetar i VMRO Popullores.
Georgievski thotë se blloku opozitar maqedonas mbetet në qëndrimin se duhet ti bashkëngjitet edhe një parti opozitare shqiptare. Kjo, sipas tij, do të ishte ideale, pasi me këtë demonstrohet realiteti demokratik, por edhe multietnik i Maqedonisë
Duke folur për çështjen e emrit Georgievski thotë se në bllokun opozitare ka qëndrime të forta dhe më pak të buta për kontestin, por një sipas tij është e qartë, se ky problem duhet të zgjidhet dhe në këtë drejtim VMRO-Popullore ka qëndrimin më liberal për gjetjen e një emri të pranueshëm. Ai kërkoi nga qeveria të deklarohet qartë se për cilin emër është duke negociuar për Maqedoninë e Epërme apo Maqedoninë Veriore.
“Pozicioni jonë për këtë çështje është shumë i qartë, 20 vjet po merremi me këtë çështje, 20 vjet po shohim se nuk po mund ta zgjidhim këtë problem. Maqedoni nuk mund të lejojë që kjo gjendje të vazhdojë edhe 20 apo 40 vite të tjera. Unë shumë herë kam folur haptas dhe vlerësoj se ai politikanë që dëshiron që të sillet me përgjegjësi ndaj shtetit të tij, duhet guximshëm ti qaset zgjidhjes së këtij problemi. Manipulimi me emrin nënkupton mbajtjen e rejtingut edhe në një cikël zgjedhor por në anën tjetër e çoni Maqedoninë në rrugën e katastrofës”, tha Lubço Georgievski, Kryetar i VMRO Popullores.
Georgievski gjithashtu ka porositur drejtuesit aktual të VMRO-DPMNE që të mos tentojnë të merren me diskreditimin e personalitetit e tij pasi siç ka thënë, di shumë punë për njerëzit e pushtetit. ‘Nuk është në stilin tim dhe nuk dëshiroj që shkojë në atë rrugë, por nëse sulmohem atëherë do të detyrohen ti kthehem rasteve konkrete’. Ka deklaruar Kryetari i partisë VMRO-Popullore, njëherit ish kryeministër , Lubço Georgievski.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Georgievski: ‘Mësojeni shqipen që të keni të ardhme’
Moderator: bardus
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Georgievski: ‘Mësojeni shqipen që të keni të ardhme’
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman