Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE...
e premte (25.05)
Deputeti gjerman Rainer Stinner vlerësoi punën e KFOR-it në stabilizimin e Kosovës, dhe theksoi se nuk kanë shanse ëndrrat politike për ndryshime kufijsh në Ballkan.
Bundestagu zgjat mandatin e Bundeswehrit në Kosovë. Deputeti gjerman Rainer Stinner vlerësoi punën e KFOR-it në stabilizimin e Kosovës, dhe theksoi se nuk kanë shanse ëndrrat politike për ndryshime kufijsh në Ballkan.
Parlamenti gjerman miratoi zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit në Kosovë edhe me një vit tjetër. Parlamentarët gjermanë ranë dakord të Premten (25.05) në një votim emëror për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it. 486 deputetë votuan pro zgjatjes së mandatit, 70 kundër, tetë të tjerë abstenuan.
Si edhe më parë kufiri maksimal i prezencës gjermane në Kosovë do të jetë 1.850 ushtarë. Por në mision marrin pjesë shumë më pak ushtarë. Për shkak të gjendjes së tensionuar në Veriun e Kosovës dhe zgjedhjeve presidenciale në Serbi, aktualisht prezenca gjermane në Kosovë u përforcua në 1.200 ushtarë. Në javët e ardhshme pritet reduktimi i saj me rreth 500 ushtarë.
Përgjegjësi për rajonin
Në fillim të debatit në Bundestag, zëdhënësi për çështjet e politikës së Jashtme në fraksionin liberal gjerman (FDP), Rainer Stinner vlerësoi si të suksesshëm misionin e FOR-it në tërësi dhe punën e ushtarëve gjermanë. KFOR-i ka qenë në gjendje të sjellë stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, dhe ta ruajë atë deri më sot. Ky është një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon dhe Europë, tha parlamentari gjerman.
Me zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit ne dërgojmë mesazhe të qarta, tha Rainer Stinner. Mesazhi i parë është që ne si Bundestag e bëjmë edhe një herë të qartë se kemi gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për rajonin. Ky është mesazh i rëndësishëm, se me këtë ne themi se ky rajon është Europë, ai është para shtëpisë sonë, prandaj ne e ribëjmë premtimin tonë me fjalë të qarta.
Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan
Kufijtë në Ballkan janë vendosur dhe ne refuzojmë qartë disa ëndrra politike për ndryshimin e tyre. Kush luan me kufijtë në Ballkan, humb shanset e të ardhmes së rajonit në Europë, u shpreh pa ekuivoke deputeti gjerman i shoqëruar me duartrokitje në sallën e parlamentit. "Çfarëdolloj përpjekje nga çfarëdolloj pale për të ndryshuar kufijtë në Ballkan, qofshin ëndrra shqiptare që ndonjëherë dalin në dritë, qofshin iniciativa serbe, ne i refuzojmë kategorikisht", tha Rainner Stinner në fjalën e tij në Bundestag të Premten.
Stinner kërkoi gjithashtu një qëndrim të njësuar të Bashkimit Europian në çështjen e statusit të Kosovës nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Të njëjtin qëndrim përkrahën edhe politikani demokristian, (CDU) Peter Beyer dhe deputeti i të Gjelbërve, Omid Nouripour. Nga të 27 shtetet e Bashkimit Europian, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro nuk e kanë njohur ende Kosovën.
buron nga: http://www.dw.de/dw/article/0,,15976516 ... -10250-xml
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan
Moderator: bardus
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan
Jam nje mendim me Ju z.Rainner Stinner, as ne nuk duam ndryshim kufijsh ne Ballkan, po duam ATE KUFI QE NA TAKON, ate kufi qe dikur ishte kufiri shqiptarve, ashtu qysh punoj dhe Yt'at per te bashkuar Gjermanin , ashtu DUAM EDHE NE KUFIRIN SHQIPTARE deri aty ku na takon.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan
Brukseli: Miratoni 3 ligjet, më pas statusin kandidat
Bruksel, 11 dhjetor - Bashkimi Europian nuk do t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në përfundimet që priten të miratohen sot, Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së vlerëson se do të vendosë për dhënien e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë sapo të jenë përmbushur tre reformat e përcaktuara në rekomandimit e komisionit europian, përfshirë dhe veprimet e mëtejshme nga ana e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar.
Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të institucioneve demokratike të vendit, theksohet më tej në përfundimet për Shqipërinë së cilës i bëhet thirrje që të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë Duket se Fati i Statusit kandidat këtë herë ishte shkruar nga dora e politikës shqiptare e cila nuk arriti të përmbushte plotësisht jo vetëm 12 kushtet e përcaktuar që në 2010, por as kërkesat e Komisionit Europian të bëra të qarta tetorin e kaluar për reformën parlamentare, ligjin për gjykatën e Lartë dhe atë të nëpunësit civil.
Këtë herë edhe në Tiranë ishin të qartë se sot nuk mund të presin asnjë sinjal pozitiv nga Brukseli. Në përfundimet për Shqipërinë të cilat pritet të miratohen gjatë takimit të ministrave të BE thuhet se "Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit. Me qëllimin që të vendosë për dhënien e statusit kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë sa më shpejt të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla".
Në përfundimet e Këshillit njihet përparimi i bërë nga Shqipëria falë përmirësimit të dialogut mes qeverisë dhe opozitës pas marrëveshjes së nëntorit të kaluar.
"Shqipëria ka dhënë rezultate në një sërë reformash lidhur me 12 prioritetet kyçe, veçanërisht në çështjet e mirëfunksionimit të parlamentit, reformës zgjedhore dhe emërimin e zyrtarëve kyç. Këshilli vëren vlerësimin e Komisionit se Shqipëria ka përmbushur katër nga prioritetet kyçe dhe se është në rrugën e përmbushjes së dy prioriteteve të tjera", thuhet më tej në përfundimet e Brukselit ndërsa “nënvizohet nevoja për të intensifikuar më tej përpjekjet, e identifikuara nga raporti i Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe në zbatimin e reformave”.
Sipas Këshillit “mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të institucioneve demokratike të vendit", ndërkohë që ritheksohet se “dialogu i qëndrueshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në të gjithë fushat e përfshira në prioritetet kyçe do të mbeten thelbësore në zbatimin e reformave të nevojshme për të ardhmen e Shqipërisë në BE” Rezultatet e prekshme nga ana e Shqipërisë në reformat e përcaktuar nga Brukseli do të jenë të nevojshme edhe për fazën e menjëhershme pas statusit.
“Në mënyrë që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në do të jetë i nevojshëm zbatimi i qëndrueshëm i reformave dhe përmbushja e të gjitha kritereve kyçe. Siç është përshkruar në rekomandimin e Komisionit, Këshilli bën thirrje për fokus të veçantë mbi: zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare ; përforcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore ; përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale, me qëllim ndërtimin e gjurmëve të forta të provave ; masat efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë në fushën e minoriteteve, dhe trajtimin e barabartë të tyre; dhe zbatimin e të drejtës së pronës", thuhet në përfundimet që pritet të miratohen sot nga Këshilli i ministrave të Bashkimit europian.
Ndërkaq Brukseli duket i shqetësuar edhe për deklaratat e ditëve të fundit në Tiranë, ku veçanërisht gjatë festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë kryeministri përmendi disa herë bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Për herë të parë Shqipërisë i tërhiqet vëmendja që të jetë e kujdesshme.
"Këshilli mirëpret rolin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, veçohet në tekstin e përfundimeve.

Evropa s'do ndryshim kufijsh
17 dhjetor - Pas takimt të pestë të EURALIS, në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka komentuar deklaratat e fundit të politikës shqiptare me frymë nacionaliste, ndërsa ka shprehur edhe qendrimin e 27 vendeve të BE për to.
Sequi ka thënë se “Shqipëria ka luajtur një rol konsruktiv në rajon, gjithnjë ka adoptuar një politikë të fqinjësisë së mirë, dhe nga ana tjetër ky rol konstruktiv është pjesë e obligimeve të saj në rrugën evropiane. E ajo që është e rëndësishme për të ardhmen është roli pozitiv dhe konstruktiv në rajon dhe vazhdimi i aplikimit të politkës së fqinjësisë së mirë”, tha ai.
Kryediplomati është shprehur se BE kërkon nga Shqipëria që politika me anë të deklaratave të saj nacionaliste të mos shkojë në kundërshtim me praktikat që garantojnë fqinjësinë e mirë. BE nuk do të shikojë ndryshim kufijsh, tha ai.
“Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, bëri disa komente në lidhje me nacionalizimin pak ditë më parë. Jam plotësisht dakord me këto komente. Do doja të ndaja me ju atë që BE mendon për këtë çështje. BE mendon se çështja e integritetit kombëtar nuk është çështje, ne nuk duam të shikojmë ndryshim kufijsh”, tha ai.
Ndër të tjera Sequi bëri të ditur konkluzionet e takimit të Këshillit Evropian për Shqipërinë. Ky tha ai është pozicioni i përbashkët i 27 vendeve.
“Këshilli mirëpret rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje të shmangë deklaratat, të cilat janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Komenti im është pozicioni i 27 vendeve anëtare”, nënvizoi ambasadori.