"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Moderator: bardus
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
GREQIA PUSHTON UJERAT TERRITORIALE SHQIPTARE
Greqia pushton ujerat teritoriale shqiptare ne kerkim te naftes dhe gazit ne det. Ate pjese e detit ku Gjykata Kushtetuese kishte ndaluar cdo tentative te shtetit fqinj per te vepruar. Ate pjese qe u kundershtua fal nderhyrjes se opozites dhe faktoreve civile ne kohen e duhur, pasi Basha dhe Berisha e kishin firmosur, kurse Meta e kishte aprovuar me koalicion qeveritar. Zyrtarisht Greqia ka njoftuar nisjen e kerkimeve ne det, edhe ne pjesen shqiptare, pavaresisht vendimit te gjykates. Madje i kane bere karshillek ketij vendimi, duke thene se “ne i rrime besnike marreveshjes se pare te firmosur nga i nderuari Berisha dhe Basha”…
Ashtu siç kishte paralajmëruar, qeveria greke dha licensën e parë të kërkimeve për naftë në detin e saj. Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Ekonomisë, Ndërtimit dhe Zhvillimit të Greqisë bëri me dije se ditën e diel 11 nëntor, fillojnë zyrtarisht kërkimet për naftë në hapësirën detare greke nga Joni Verior deri në jug të Kretës.
Kërkimet do të zgjasin 3 muaj e në vazhdim ekzekutivi grek do të tenderojë zonat me interes kërkimi. Bëhet fjalë për një sipërfaqe detare prej 225.000 kilometra katrorë, ose gati sa dyfishi i sipërfaqes tokësore greke.
Sipas kësaj ministrie, licencën e ka fituar kompania norvegjeze Petrolium-Geo-Services, e cila do të mundësojë gjetjen e karbohidrateve në det falë teknologjive tepër moderne që kjo kompani disponon. Anija e parë kërkimore quhet “Nordic Explorer”. Ajo do të nisë kërkimet në terren mëngjesin e së hënës në zonën veriore të Jonit, pikërisht në pjesën që Shqipëria i fal Greqisë me paktin e detit të firmosur prej dy qeverive, por të hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Kjo marrëveshje nuk është marrë mbrapsht kurrë prej Greqisë, e cila thotë se do ta zbatojë në terren sipas hartës së rënë dakord midis palëve, derisa ajo të zëvendësohet prej një marrëveshje të re që palët do të bien dakord të implementojnë. Pak kohë më parë Top Channel zbuloi se është përgatitur drafti i një marrëveshje të re, e cila nuk prek në thelb të parën, duke i lënë Greqisë një sipërfaqe 200-250 kilometra katrorë det më shumë, pikërisht në zonën që tashmë Greqia ka tenderuar për kërkimin e hidrokarbureve. Burime nga Ministria e Jashtme i thanë Top Channel se në varësi të rezultatit të kërkimeve do të negociohet me Shqipërinë për këtë pakt. Pa dyshim që interesi grek do të bjerë nëse në këtë zonë nxjerrja e naftës dhe gazit do të kenë kosto të lartë, thane burimet. Sipas Ministrisë greke të Zhvillimit, ekspertet e fushës shprehen se në Jon dhe Kretë gjenden sasi të mëdha nafte, të cilat llogariten në miliarda fuçi.

Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Greqia kërkon paktin për detin: Kusht për paqen në rajon

THINE - Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos deklaroi se “politika e Ministrisë së punëve të Jashtme greke është caktimi i kufijve të zonave detare, përfshirë zonat ekskluzive ekonomike me fqinjët", gjë që sipas tij i shërben konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Këtë deklaratë ministri e bëri në Parlament, ndërsa diskutohej projektbuxheti i vitit 2013.
Avramopulos pohoi se situata në Greqi është më kritikja që pas Luftës së II Botërore, por theksoi se kriza që po kalon vendi nuk duhet të sjellë paqëndrueshmëri kombëtare. “Ballkani i tronditur nga e kaluara dërgon mesazhe kërcënuese”, tha ministri, i cili vërejti se në rajon është ringjallur shovinizmi, ndërsa akuzoi sërish fqinjët veriorë për qëndrime nacionaliste. “Sot, kriza, lodhja dhe mungesa e përparimit në çështje kritike, nxjerr përsëri në pah qëndrimet nacionaliste dhe populiste të fqinjëve tanë veriorë, në fusha mjaft të ndjeshme. Greqia lufton të mbetet larg sindromit ballkanik të së shkuarës dhe të jetë gjithmonë një shtyllë e fortë sigurie, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s”, u shpreh ai.
Ministri grek deklaroi se vendi i tij “lufton për të ndihmuar shtetet fqinje në përparimin e tyre drejt integrimit europian, duke mos bërë lëshime substanciale në reformat thelbësore, që duhet të bëhen për demokracinë, për respektimin e rregullave të fqinjësisë së mirë dhe për zhvillimin e balancuar të marrëdhënieve dypalëshe".
Duke përmendur projektin e gazsjellësit TAP, Avramopulos deklaroi se “iniciativat energjetike do ndryshojnë ekuilibrat në rajon dhe se TAP përbën një hap me rëndësi për sektorin energjetik të Greqisë”.
Ministri i Jashtëm Avramopulos tha në përfundim se Presidenca greke e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014, do të përfshijë ndër të tjera si prioritet të ardhmen e Gadishullit Ballkanik në Evropë.
Pse nuk e reagon as e majta e as djathta asnjehere kur jane ne pyetje greko-gabelet dhe tokat Shqiptare !?
Nuk eshte per te dyshuar ?

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
“Shqipëria duhet t’i kërkojë zyrtarisht Greqisë informacion mbi zonat ku kërkohet naftë dhe nëse ato përputhen me ndarjen sipas marrëveshjes së hedhur poshtë, atëherë duhet reagim i vendosur”. Kështu ka deklaruar PDIU në një deklaratë për shtyp ditën e sotme duke iu referuar lajmeve në media që njoftojnë se shteti grek ka dhënë licencën për kërkim nafte në detin Jon, pikërisht në zonat e kontestuara që mendohen se i janë kaluar Greqisë me marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese.
“Nëse këto kërkime zhvillohen saktësisht në zonat e kontestuara dhe në përputhje me marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe që nuk është formalizuar as nga Parlamenti grek, atëherë ky akt do të ishte një provokim i rëndë i shtetit shqiptar, i dinjitetit të tij, i interesave të tij madhore.
Ky veprim do të ishte krejtësisht i kundërt me atë që pretendoi ministri i jashtëm grek Avramopulos në deklarimet e tij të paradokohshme në parlamentin grek për marrëdhënie fqinjësore të mira me të gjithë”, citon PDIU.
Kurse kërkesa e dytë e PDIU i dretohet zotit Avramopulos për deklaratat mbi shovinizmin grek në Shqipëri.
“Ai duhet të kuptojë se në Shqipëri, nuk ka forcim të shovinizmit, por ka forcim të patriotizmit, të ndjenjës kombëtare, të ndjenjës së mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, të interesave kombëtare. Këto ndjenja po provokohen prej Greqisë, e cila vazhdon të mbajë në raport me Shqipërinë qoftë një axhendë rivendikimesh historike siç u duk me tubimet politike mbi varrezat e rreme të ushtarëve grekë, qoftë me dhunimin e sovranitetit tonë në det, e aq më tepër prej faktit se Greqia nuk po shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e çështjes çame”.
BOTASOT 12/11/2012
“Nëse këto kërkime zhvillohen saktësisht në zonat e kontestuara dhe në përputhje me marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe që nuk është formalizuar as nga Parlamenti grek, atëherë ky akt do të ishte një provokim i rëndë i shtetit shqiptar, i dinjitetit të tij, i interesave të tij madhore.
Ky veprim do të ishte krejtësisht i kundërt me atë që pretendoi ministri i jashtëm grek Avramopulos në deklarimet e tij të paradokohshme në parlamentin grek për marrëdhënie fqinjësore të mira me të gjithë”, citon PDIU.
Kurse kërkesa e dytë e PDIU i dretohet zotit Avramopulos për deklaratat mbi shovinizmin grek në Shqipëri.
“Ai duhet të kuptojë se në Shqipëri, nuk ka forcim të shovinizmit, por ka forcim të patriotizmit, të ndjenjës kombëtare, të ndjenjës së mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, të interesave kombëtare. Këto ndjenja po provokohen prej Greqisë, e cila vazhdon të mbajë në raport me Shqipërinë qoftë një axhendë rivendikimesh historike siç u duk me tubimet politike mbi varrezat e rreme të ushtarëve grekë, qoftë me dhunimin e sovranitetit tonë në det, e aq më tepër prej faktit se Greqia nuk po shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e çështjes çame”.
BOTASOT 12/11/2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje të re mes Shqipërisë dhe Greqisë kufirin detar. Sipas ministrit Panariti marrëveshja e re duhet të jetë e pranueshme nga të dyja palët, në mënyrë që të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e anulon marrëveshjen e mëparshme dhe nuk ekziston asnjë marrëveshje e re për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. A jemi të interesuar ne për këtë? Po, por për këtë kërkohet kohë dhe marrëveshja e re duhet të jetë e pranueshme në mënyrë që të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme”, – tha Panariti.
NEWNEWS AL 12/11/2012
Nuk po mirret vesht kjo punë se çfar asht ba dhe çfar do bahet!!!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Arbëri wrote:Pse nuk e reagon as e majta e as djathta asnjehere kur jane ne pyetje greko-gabelet dhe tokat Shqiptare !?
Nuk eshte per te dyshuar ?
PS reagoj sot:
Rama: Të rinegociohet kufiri
Tiranë, 12 nëntor - Kryesocialisti Edi Rama ia dedikoi tërësisht deklaratën përpara medias, marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë për të cilën fajësoi Qeverinë, e cila sipas tij e ka futur këtë marrëveshje në një qorrsokak, njofton "Top-Channel".
“Në prag të 28 Nëntorit dua të përsëris apelin për rishqyrtimin e marrëveshjes së detit me Greqinë. Marrëveshja aktuale dhe harta bashkëngjitur saj është një zonë e minuar për marrëdhëniet mes dy vendeve. Rishikimi i hartës dhe vendosja e vijës së kufirit, aty ku i jepet fund kësaj gjendjeje të pezullt me potencial konflikti është një domosdoshmëri historike. Qeveria shqiptare duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për qorrsokakun që ka vizatuar në hartë dhe duhet të ulet menjëherë, pa humbur asnjë ditë me fqinjët për të gjetur rrugën e arsyes. Deti Jon është një pasuri e përbashkët e të dy vendeve dhe të dy popujt tanë kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo pasuri, përmes projektesh e planesh strategjike të përbashkëta. Asnjëri nuk mund dhe nuk duhet të përfitojë në kurriz të tjetrit", tha Rama.
Zoti Rama foli edhe për rëndësinë që merr për të dy vëndet gazsjellësi TAP.
"Projekti TAP më së pari nuk mund dhe nuk duhet të kërcënohet nga konflikti që ka hapur marrëveshja e firmosur qorrazi prej Qeverisë Shqiptare. Por po ashtu nuk mund dhe nuk duhet të cenohet as vetë perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të dyja vendeve tona, që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë të shohin përtej rrugëve të vjetra të zhvillimit. Është e papranueshme gjithashtu që kjo marrëveshje e domosdoshme për ardhmërinë e të dy vendeve, të bëhet një vatër ku marifetçinj politikë andej e këtej kufirit t’i frynë zjarrit të nacionalizmit dhe të dasisë primitive", tha Rama.
Kryesocialisti Rama i kërkoi kryeministrit Berisha të korrigjojë gabimin e bërë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së parë.
"Është përgjegjësi ekskluzive e kësaj Qeverie dhe e kryeministrit personalisht, që 100-vjetori i shtetit po e gjen Shqipërinë të cunguar territorialisht. Ashtu siç është detyrim ekskluziv i kësaj qeverie që kufiri i vendosur qorrazi prej saj në dëm të interesit tonë kombëtar, të spostohet në vendin e vet dhe çdo pëllëmbë deti i Shqipërisë të mbetet det i Shqipërisë", theksoi Rama.

Po lind pyetja qe, po flet per kufirin detare apo per fituar vota ne ''votimet 2013''? Se ne keto 22 vite ka qene qedhe PS 8 vjet duke gatuar corbat ne qeveri, nuk pame te bente ndonje gje per kufirin detar.
Gjithashtu reagoj tani ne mbremje edhe Panariti;
Panariti: Pakti me Greqinë është shfuqizuar
Tiranë, 12 nëntor -Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, Top Channel e pyeti ministrin shqiptar të Jashtëm Emond Panariti, se sa shqetësues e sheh shefi i diplomacisë shqiptare qëndrimin kundërshtues të Qeverisë së Hollandës, për atë që thuhet në progres raport për Shqipërinë.
"Më lejoni të theksoj se ky nuk është një qëndrim ende zyrtar i Qeverisë së holandeze, pasi për të marrë një qëndrim final ka edhe akoma dy muaj kohë. Pritet që vendimi përfundimtar për dhënien e statusit të ndodhë në dhjetor dhe deri atëherë ka kohë. Dhe që kjo të mundësohet në radhë të parë politika shqiptare duhet të bejë detyrat e saj të shtëpisë, t'i kalojë sa më shpejt ato ligje që kërkojnë tre të pestatt përkatësisht dy ligje", tha Panariti.
Gjithashtu Panariti u pyet për deklarimet e djeshme të ministrit të jashtëm grek Avramopolus në parlamentin grek, kur tha se tek fqinjët veriorë të Greqisë është duke u shtuar shovinizmi.
"Jam njohur me deklarat e ministrit Avramopulos, në lidhje me pretendimin e tij për një shtim të shovinizmit në rajon. Kam përshtypjen se ka parasysh edhe Greqinë në kërë rast, jo vetëm fqinjët e tij veriorë. Ne duhet të bëjmë ç'është e mundur të kontrubojmë pikërisht në shtimin e bashkëpunimit dhe dialogut për të frenuar këto tendeca shoviniste, të cilave u referohet ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë", tha Panariti.
Ministri Panariti shprehu edhe qëndrimin e Shqipërisë përballë zhvillimeve të reja pas nënshkrimit të kontratës për kërkim nafte në zonën detare mes Greqisë dhe Shqipërisë.
"Nuk mund të ketë absolutisht asnjë fillim aktiviteti ekonomik, në një zonë për të cilën nuk është arritur edhe nuk ka asnjë lloj marrëveshje të ekskluzivitetit ekonomik.Ju e dini që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e anulon marrëveshjen e mëparshme dhe në këtë moment që flasim midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ekziston asnjë marrëveshje për demilitimin e ujrave apo ndarjen e zonave të karakterit ekonomik", tha Panariti.

Kjo qeshtje i ka rrenjet e thella, po se ku, ate do ta marrim vesh nje shekull me vone, si gjithmon me vonese...
Keto c'mime jane ne kushtet per te hyre ne BE, ka shume ''paketa'' te tjera qe ne nuk jua dime emrat

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
E kam degjuar si ka reagur PS dhe ai gjakprishuri -Rama para se te postoj ...prandaj bera pytje pse nuk reagojne asnjera pale,sepse ky sot qe kinse "reagoi"nuk ishte reagim ?
Ky foli dhe nuk tha asgje .

Ky foli dhe nuk tha asgje .
Nuk jep kush territore per te hyre ne EUKjo qeshtje i ka rrenjet e thella, po se ku, ate do ta marrim vesh nje shekull me vone, si gjithmon me vonese...
Keto c'mime jane ne kushtet per te hyre ne BE, ka shume ''paketa'' te tjera qe ne nuk jua dime emrat

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Arbëri wrote: Nuk jep kush territore per te hyre ne EU
Ashtu qofte... (megjithese ne shume raste ne na pelqen te ''gjejm gjurme'', duke pasur faktin origjinal ne dore qe dita dites vetem po humbi territore.) Qenka e shkruar qe cdo 100 vjet per shqiptaret te rishkruhet nje ''marreveshje'' e re, te cilen e titullojne ''paketa e filanit, apo e fistekut''.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Nafta në det, tërhiqen grekët
video : http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245943&ref=ml
Pas reagimeve të palës shqiptare lidhur me kërkimet greke në Jonin verior ka ardhur dhe përgjigja e parë e Greqisë. Sipas burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastruktures, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë.
Top Channel ka monitoruar lëvizjet e anijes në sistemin e përcaktimit global GPS dhe e gjeti anijen pikërisht në zonën që njoftuan burimet. Burimet thanë se zyrtarisht ndryshimi i zones së kërkimit, u bë prej kompanisë norvegjeze, e cila do të testojë aparaturat e saj të teknologjisë së lartë në një zonë që është pothuaj e sigurtë se ndodhen rezerva hidrokarburesh siç konsiderohet kuadrati i Jonit jugor Katakolos dhe gjiri i Patres,e ne vazhdim do te vazhdoje kerkimet sipas programit te parashikuar prej kompanise.
Te pyetura prej Top Channel burimet thane se ndryshimi i planeve u be gjate mbremjes te se dieles,vetem pak ore pas perfundimit te ceremonise se pritjes qe i ishte bere anijes Nordic Explorer ne portin e Patras prej zyrtareve te larte te kesaj Ministrie. Ndonese zyrtarisht shkaqet e shtyrjes se kerkimeve ne pjesen veriore te detit Jon dhe pjeses se diskutueshme te detit midis Greqise dhe Shqiperise u shtyne per aresye teknike,mesohet se Greqia eshte terhequr per pak kohe nga plani i kerkimit te naftes, derisa te gjendet nje formule me palen shqiptare ose ne rastin me te mire,firmosjen e nje marreveshje te re midis dy vendeve per delimitimin e ujrave teritoriale.
Por duke u nisur nga koha e kufizuar qe kjo kompani do te kete per kerkime, vetem 3 muaj,nje zgjidhje e tille duket shume e veshtire te behet,pasi dy vendet po zhvillojne bisedime vetem ne nivel shume te larte politik,pa u dhene me pare hapesiren e duhur eksperteve te fushes. Kjo shton dyshimet se edhe marreveshja e re do te kontestohet nga grupime politike dhe do t'ju jape krah ektremisteve ne dy anet e kufirit te akuzojne qeverite e vendeve te tyre per tradheti dhe shitje te interesave kombetare. Kerkimet per nafte ne detet greke pritet te konfirmojne pranine e me teper se 1 miliarde fuçi nafte, sasi qe do t'i lejoje Greqise te siguroje perfitime miliada eurosh gjate 20 viteve te ardhshme.
video : http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245943&ref=ml
Pas reagimeve të palës shqiptare lidhur me kërkimet greke në Jonin verior ka ardhur dhe përgjigja e parë e Greqisë. Sipas burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastruktures, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë.
Top Channel ka monitoruar lëvizjet e anijes në sistemin e përcaktimit global GPS dhe e gjeti anijen pikërisht në zonën që njoftuan burimet. Burimet thanë se zyrtarisht ndryshimi i zones së kërkimit, u bë prej kompanisë norvegjeze, e cila do të testojë aparaturat e saj të teknologjisë së lartë në një zonë që është pothuaj e sigurtë se ndodhen rezerva hidrokarburesh siç konsiderohet kuadrati i Jonit jugor Katakolos dhe gjiri i Patres,e ne vazhdim do te vazhdoje kerkimet sipas programit te parashikuar prej kompanise.
Te pyetura prej Top Channel burimet thane se ndryshimi i planeve u be gjate mbremjes te se dieles,vetem pak ore pas perfundimit te ceremonise se pritjes qe i ishte bere anijes Nordic Explorer ne portin e Patras prej zyrtareve te larte te kesaj Ministrie. Ndonese zyrtarisht shkaqet e shtyrjes se kerkimeve ne pjesen veriore te detit Jon dhe pjeses se diskutueshme te detit midis Greqise dhe Shqiperise u shtyne per aresye teknike,mesohet se Greqia eshte terhequr per pak kohe nga plani i kerkimit te naftes, derisa te gjendet nje formule me palen shqiptare ose ne rastin me te mire,firmosjen e nje marreveshje te re midis dy vendeve per delimitimin e ujrave teritoriale.
Por duke u nisur nga koha e kufizuar qe kjo kompani do te kete per kerkime, vetem 3 muaj,nje zgjidhje e tille duket shume e veshtire te behet,pasi dy vendet po zhvillojne bisedime vetem ne nivel shume te larte politik,pa u dhene me pare hapesiren e duhur eksperteve te fushes. Kjo shton dyshimet se edhe marreveshja e re do te kontestohet nga grupime politike dhe do t'ju jape krah ektremisteve ne dy anet e kufirit te akuzojne qeverite e vendeve te tyre per tradheti dhe shitje te interesave kombetare. Kerkimet per nafte ne detet greke pritet te konfirmojne pranine e me teper se 1 miliarde fuçi nafte, sasi qe do t'i lejoje Greqise te siguroje perfitime miliada eurosh gjate 20 viteve te ardhshme.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare

Harta e përgaditun prej ekspertëve grek ku shifet trekandshi prej afërsisht 344km2 që greqia synon të fusin nën kontroll
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Akoma pa përfunduar hetimet për zonat naftëmbajtëse në Greqi, tre kompani të mëdha shumëkombëshe kanë shprehur interes për kërkimet sizmike dhe për shpimin në ujërat e Jonit verior dhe në trekëndëshin Kefalonia-Korfuz-Itali. Në këtë sipërfaqe detare hyn edhe zona e përfshirë në marrëveshjen e ujërave Shqipëri-Greqi, e shfuqizuar tashmë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
NAFTA NE JON
Sipas gazetës greke “Real News”, kompanitë e interesuara për kërkimet janë “Total”, “Statoil” e EXXON dhe që nga fillimi i vitit të ri priten zhvillime të reja. Treguesit e parë të sigurt, për faktin nëse ka depozita në Detin Jon dhe në jug të Kretës, do të jenë në dispozicion në tremujorin e parë të vitit 2013, kur të bëhet mbledhja e të dhënave sizmike nga anija e kompanisë norvegjeze, Petroleum Geo-Services.
Anija ka kryer anketimet sizmike në rajon, madje sipas gazetës "Kathimerini e së dielës", 35% e studimit ka mbuluar zonën përreth Korfuzit, Kefaloniasë dhe Zakinthos, deri në Peloponez e Katakolon. "Kathimerini" shkruan se në fund të janarit, kompania do të ketë përfunduar sondazhet në det dhe pastaj të dhënat do të dërgohen në zyrat qendrore të kërkimit në Hjuston të SHBA apo në Londër, për përpunim dhe interpretim. Nëse çdo gjë shkon mirë, deri në prill, qeveria greke do të zgjedhë kompanitë që do të kryejnë shpimin kërkimor në këto fusha.
“Thesaret” nën det kanë marrë vëmendjen maksimale në Greqi. Një javë më parë mediat botuan lajmin se një raport konfidencial i tre shkencëtarëve grekë, i cili ndodhej në duart e kryeministrit Samaras dhe një tjetër raport i Deutsche Bank, bënte fjalë për rezerva deri në 1.3 trilionë euro, që mbulojnë disa herë borxhin e Greqisë. Në raport thuhej gjithashtu se është urgjente që Greqia të zgjidhë çështjet e Zonave Ekonomike Ekskluzive me fqinjët.

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Samaras: “Greqia do të vetshpallë ‘de-facto’ kufijtë detarë”
Athinë, 6 janar - Qeveria greke ka bërë të ditur se Greqia do të shpallë shumë shpejt kufijtë detarë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike ujore e detare.
Burime pranë stafit të Kryeministrit grek bëjnë me dije se, Greqia ka hartuar një strategji dhe draft-projektin e përcaktimit të kufijve ujorë me shtetet fqinjë.
Dy janë hapat që do të ndjekë qeveria greke e Andonis Samaras: së pari, Greqia do të vetshpallë në mënyrë të njëanshme kufijtë detarë dhe Zonën Ekskluzive Industriale ujore e detare të saj, së dyti do të paraqesë në Sekretariatin e OKB-së një draft-projekti të përcaktimit të kufijve ujorë të Greqisë me shtetet fqinjë.
Lajmi bëhet i ditur nga media greke, të cilat citojnë se nga burime pranë kabinetit të kryeministrit grek Samaras, deklarojnë se tashmë është thjesht çështje kohe që Greqia të vetshpallë kufijtë e saj detarë dhe ujorë.
Mediat greke njoftojnë se, veprimi i qeverisë greke, edhe pse karakterizohet si i rrezikshëm e i komplikuar, gjykohet nga këshilltarë të Kryeministrit grek si i domosdoshëm, duke parashikuar se Antonis Samaras nuk do të tërhiqet dhe do të ndjekë të njëjtën rrugë që ndoqi edhe homologu i tij në Qipro Tasos Papadhopulos, i cili sipas medias greke, guxoi me shpalljen e njëanshme të kufijve.
Vendimi i marrë nga kabineti i Andonis Samaras në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Jashtme greke dhe Dhimitris Abramopullos nuk do të ndryshohet dhe Greqia nuk do të zmbrapset më, njoftojnë mediat greke.
Deklarata e shpalljes së njëanshme të kufijve detarë të vendit fqinj me vendete tjera si dhe përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike Ujore është për kabinetin e Samaras e pashmangshme...

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia pushton ujërat territoriale shqiptare
Greqi, zyrtare: Në Jon dhe Kretë ka depozita nafte dhe gazi
Anila Jole
Greqi, zyrtare: Në Jon dhe Kretë ka depozita nafte dhe gaziPozitive për ekzistencën e naftës dhe gazit, kanë dalë rezultatet pas përpunimit të të dhënave të para të sigurara nga anketat sizmike të anijes “Nordic Explorer” të kompanisë norvegjeze “Petroleum Geo Services” (PGS), në Jon dhe jug të Kretës, në një sipërfaqe prej 225 000 km katrorë në det.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mjedisit, e cila konfirmon zyrtarisht për herë të parë, se në detin Jon dhe në Kretë ka naftë dhe gaz. Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Evangelos Livieratos tha se "imazhet e para reflektojnë struktura të mprehta interesante gjeologjike për identifikimin e hidrokarbureve".
Në mënyrë të veçantë ai deklaroi se “nga trajtimi i 30% të imazheve sizmike bëra nga nëntori 2012 deri në 25 shkurt 2013, vlerësohet zyrtarisht ekzistenca e naftës dhe gazit”.
Në thelb, këto përfundime shërbejnë për kompanitë e mëdha të naftës, që janë të interesuara për të dhënat sizmike, siç është Total i Francës dhe ExxonMobil i SHBA, kompani të cilat janë tashmë në diskutime me norvegjezët.
Deri në shtator 2013 pritet të përfundojë interpretimi i gjithë paketës së të dhënave sizmike, e cila pastaj do të ofrohet për shitje në treg, në gjysmën e parë të vitit 2014, për të nisur raundin e parë të koncesioneve. Qëllimi është që garat të zhvillohen në tremujorin e parë të vitit 2014.
Në fillim të marsit, kompania që kreu kërkimet sizmike, deklaroi se fushat me interes të veçantë ndodhen pranë ishujve të Jonit, në veri dhe perëndim të ishullit të Korfuzit, në Paksos, Lefkada, Zakinthos, Kefalonia dhe në Katakolon, zona të cilat janë nënvizuar në hartën e naftës dhe gazit, si të pasura me rezerva të mëdha.
Ballkanweb prill 2013