"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A është Kryeministri ''ynë'' një mason?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

A është Kryeministri ''ynë'' një mason?

#1

Post by Adriana »

Rama ka dashur të japë një sinjal kur të premten e 29 nëntorit botoi në Facebook-un e tij dy foto.Foto e parë ishte ajo e diktatorit Hoxha në krah të tij, ndërsa kryente ceremoninë e homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa fotoja e dytë ishte ajo e një takimi që kishte zhvilluar me artistë shqiptarë të përzgjedhur prej tij nga jashtë Shqipërisë. Shumë gazetarë u përqëndruan atë ditë tek fotoja e Ramës duke kërcyer vallen e Napolonit me kërcimtarin Kledi Kadiu. Një foto, më shumë se interesante është ajo e fundit e takimit të Ramës me artistët e përzgjedhur prej tij që vinin nga jashtë Shqipërisë.

Foto paraqet një rit të njohur që kryhet nga llozhat masonike. Ai i mbulimit të njërit sy, i cili ka dhe simbolikën e saj. Në lidhje me këtë takim nuk pati ndonjë informacion zyrtar. Mbajtja e fshehtë e këtij takimi, ashtu sikurse e shumë punëve të tjera të Ramës lë vend për shumë pikëpyetje. E para ka të bëjë me pyetjen nëse Kryeministri ynë është apo jo një mason? Duke respektuar zgjedhjen e tij, ky mund të jetë një detyrim për transparencën para shqiptarëve, aq më tepër që masonët kanë rregullat e tyre edhe kur administrojnë punët e një shteti, rregulla të cilat në shumë raste bien në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë.

Tezat e udhëheqësit shpirtëror të masonëve, Adam Weishaupt janë shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse, heqja e trashëgimisë, zhdukja e pronës private, zhdukja e patriotizmit, zhdukja e familjes, heqja e fesë, krijimi i një Qeverie botërore. Masoneria ka pasur gjatë shekujve si armik kryesor të sajën, Kishën Katolike të Vatikanit, e cila u’a ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë organizatë.

Nëse Rama ka vendosur të ngrejë të parën llozhë masonike në Shqipëri, kjo është në të drejtën e tij, sikurse të gjithë duhet të dinë orientimin e Ramës, sepse deri tani ka provuar se është një përçues ideal i udhëheqësit shpirtëror të masonëve, Adam Weishaupt në shkatërrimin e institucioneve dhe zëvendësimin e tyre me okultizmin e sektit që përfaqëson në PS.

Simbolika e fshehjes së syrit

Simbolika e fshehjes së syrit të majtë ka një shpjegim tek urdhërat okultë. Sipas një shpegimi mbi atë që njihet si origjina e Syrit të Horusit. Horus ishte dielli i Osirirs dhe Iris. Ishte quajtur Horusi që sundon me të dy sytë. Syri i tij i majtë përfaqëson diellin, ndërsa syri i tij majtë përfaqëson hënën. Sipas mitit, Horusi humbi syrin e tij të majtë tek vëllai i tij i keq Seth, të cilin e luftoi për të marrë hak për vrasjen e Osiris. Seth i hoqi syrin, por humbi betejën. Syri ishte shëruar me magji nga Thoth, Perëndia e shikimit, hënës dhe magjisë. Horus shfaqi syrin e tij tek Orisis, i cili provoi ringjalljen ne ferr. Ky është shpjegimi që i jep fshehjes së syrit të majtë fjalori i Okultizmit.

Masoneria në Shqipëri

Me rënien e diktaturës, Masoneria u ringjall, pa arritur të krijonte një llozhë. Në vitin 2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror “e para Llozhë Masonike në vend, Llozha e Masonerisë së Lashtë, me emrin Llozha Akacia Nr.25, Shqipëri Nr.1”. Gjithsesi krijimi i kësaj llozhe është mohuar nga Maksim Zotaj (mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Më vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para llozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre, ndoshta Orienti i Madh, quan të parën llozhë shqiptare, Llozhën e saj.

Gjithsesi mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në Shqipëri nuk ka Llozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”. Në tre vitet e fundit, shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në Kosovë, vëllazëria filloi të njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy llozha, por nuk ekzistojnë fakte të sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonerinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron se në fakt ajo është një llozhë masonike.

1 Maji i vitit 1776 është data më e rëndësishme për planet luciferiane për Rendin e Ri Botëror të Masonëve të Lirë. Në këtë datë një jezuit obskurantist, profesor i së drejtës kanonike në Universitetin e Ingolstadt në Bavari, Adam Weishaupt krijoi një organizatë ose shoqëri sekrete të quajtur Ancient and Illuminated Seers of Bavaria që me pak fjalë do të thotë Profetët e Lashtë dhe të Ndriçuar (në kuptimin mendjendritur) Bavarez ose si term i shkurtër nga anglishtja AISB.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: A është Kryeministri ''ynë'' një mason?

#2

Post by Phoenix »

Duke parë foton ka mundësi të jetë! Megjithatë janë shtuar zërat, të cilët mendojnë se këta që do të ndryshojnë Shqipërinë, thjesht po luanin "hapa-dollapa". Disa të tjerë pohojnë, se artistët me një dorë mbyllnin sytë dhe tjetrën e kishin në xhep dhe po kërkonin çelësin e ndryshimit. Burime të tjera nuk besojnë se ata po kërkonin çelësat dhe duan hetime të mëtejshme.
Nga ana tjetër disa veprimtarë të shoqërisë qytetare paraqiten nismën e re drejt së ardhmes:
[quoteem]Lexoni libra shkencorë, sepse i bëjnë mirë shëndetit mendor!!![/quoteem]
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”