Unë e ndava Mitrovicën Komandanti i Forcave Speciale Franceze, Zhak Hogar, ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999. Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptareve dhe serbëve dhe këtë e bëmë në lumin Ibër, zbulon ai. - http://politiko.net/une-e-ndava-mitrovi ... esbST.dpuf
Ne fakt une nuk mendoj se kete vendim ky cope urdherzbatues, e ka marre vete. Eshte gjithe Europa, qe jo pa qellim dergoi trupat francize atje.*
Çfarë zbuluat në terren? -
Kam negociuar me oficerët serbë hyrjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesional dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët vazhdimisht përpiqen të thejnë marrëveshjet. *
Si sillej UÇK? -
Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë. Shpresoj se udhëheqësit e tyre së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë. Zbuluam lista me urdhëra për likuidim të serbëve dhe shqiptarëve joloaj me vulë të UÇK’së. I kemi dorëzuar këto dokumente te shefat por kurrë skemi dëgjuar më për to. Se UÇK ka qenë bashkëbisedues i privilegjuar i BE’së paraqet shtrembërim të historisë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kthim prapa të botës së civilizuar.
* Ju vet e keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit? -
Kur arritëm në Mitrovicë, kishte një rrezik të madh për përleshje. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë.
* A ua sugjeroi kush këtë ide? -
Jo! Vendimin e kam marrë vet, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë se sa kur i mendon. - See more at: http://politiko.net/une-e-ndava-mitrovi ... esbST.dpuf