"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Boston – Senatori demokrat Eduard Kenedi ndërroi jetë në orët e vona të ditës së martë në moshën 77-vjeçare. Ai vuante nga një tumor në kokë.
Kenedi, një nga figurat më të larta të Partisë Demokratike, mori drejtimin e një prej familjeve më të përfolura politikisht, pas vrasjes së dy vëllezërve më të mëdhenj.
“Eduard M. Kenedi, bashkëshorti, babai, gjyshi dhe vëllai që e donim aq shumë, vdiq të martën vonë në shtëpinë e tij në Hianis Port (Masaçusets),”- thuhet në deklaratën e familjes.
Një nga senatorët më me rëndësi dhe më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, përkrahës i politikave liberale, vuante nga një kancer në tru, i diagnostikuar në maj të vitit 2008.
“Ne humbëm qendrën e pazëvendësueshme të familjes sonë, por frymëzimi i besimit të tij, optimizmi dhe këmbëngulja do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona,”- vijon më tej deklarata e familjes Kenedi.[/b][/i]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Senatori demokrat amerikan Eduard Kenedi ishte pjesëtari më i vjetër në moshë i dinastisë politike amerikane e cila ka luajtur një rol dominant në Amerikë për mëse një shekull. Ai vuante nga një tumor në kokë gjatë vitit të fundit.
Si vëllai më i ri në moshë i presidentit të vrare Xhon F. Kenedi, ai u bë një nga senatorët me kohë më të gjatë në detyrë dhe më me influencë në historinë amerikane. Senatori Eduard Kenedi vdiq mbrëmjen e së martës pak para mesnatës në shtëpinë e tij në Hyanas Port të shtetit Masaçusets, në moshën 77- vjeçare. Më i riu ndër fëmijët e familjes Kenedi, Eduard Kenedi u vu në krye të dinastisë politike të familjes pas vrasjes me atentat të vëllezërve të tij, Presidenti Xhon Kenedi dhe senatori Robert Kenedi. I njohur se "luani liberal" i Senatit, Ted Kenedi vuajti prej shumë kohësh nga tumori malinj në tru. Gjatë karierës së tij, senator Kenedi ishte një përkrahës i zjarrtë për reformimin e kujdesit shëndetësor, mbrojtës i pagave të punëtorëve dhe i të drejtave të barabarta. Në muajin gusht, presidenti Barak Obama i dha atij Medaljen Presidenciale të lirisë, nderi më i madh civil në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2008, senator demokrat Kenedi u diagnostikua me kancer në tru dhe iu nënshtua një operacioni të suksesshëm. Por tumori ishte malinj dhe shëndeti i tij erdhi duke u keqësuar. Tek kenedi u shtrua në spital në 17 maj 2008 për simptomat e iktusit, por në fakt shqetësimet vinin nga forma malinje e tumorit në tru.
Ted Kenedi u zgjodh për here të parë në Senat në vitin 1962, duke zënë vendin e lënë bosh nga vëllai i tij Xhon Kenedi, i cili atëherë sapo ishte zgjedhur president. Ai u rizgjodh vazhdimisht si senatori I masacusets në kngresin amerikan në zgjedhjet e 1964, 1970, 1976, 1982, 1988, 1994, 2000 e 2006 . në 2005 ai bëhet senatori më i vjetër aktiv pas Robert Byrd. Ai i shte president i komisionit të senatit përsa i përket shendetësise, edukimit, punës dhe pensioneve. Gjithashtu ishte president i sektorit te emigracionit dhe komisionit juridik si dhe të nënkomisionit të forcave të armatosura. "Luani i Senatit", siç e quanin me respekt miqtë e tij, përfaqësoi në Kongres shtetin e Massachusetts pa ndërprerje që prej vitit 1962, duke lënë firmën e tij në një mori ligjesh që e riformuluan Amerikën bashkëkohore. Në 27 janar 2008 ai deklaroi mbështetjen për Barack Obaman
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Arlington - Senatori amerikan Ted Kenedi u varros dje pranë dy prej vëllezërve të tij të vrarë Xhon dhe Robert në varrezën kombëtare të Arlingtonit, pas një ceremonie mortore ku mijëra persona në rrugët e Uashingtonit i dhanë atij lamtumirën e fundit.
Rreth orës 20:15 (00:15 GMT), ndërkohë kur në Arlington kishte rënë nata, arkivoli i senatorit të vdekur të martën nga një kancer në tru në moshën 77 vjeçare, u vendos pranë varrit të presidentit Xhon Kenedi, tek i cili është vendosur një pishtar me flakë të pashuar.
Vetëm familja dhe të afërmit e Ted Kenedi morën pjesë në ceremoninë e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet e vendit. Arkivoli me trupin e senatorit i mbuluar me flamurin amerikan u përshëndet nga qindra persona sapo mbërriti në varrezë, siç ndodhi në trajektoren që ndan Arlingtonin nga Capitoli, selia e Senatit, ku u zhvillua një ceremoni e shkurtër lamtumire për patriarkun e fundit të klanit Kenedi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Vdiq mbrëmë në moshën 57 vjeçari balerini dhe aktori i njohur amerikan Patrick Swayze. Swayze vuante nga kanceri pankreatik dhe qyshprej 2008 gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Patrick Swayze lindi më 18 gusht t vitit 1952 dhe ishte një personazh i njohur si aktor dhe balerin. Ai ka luajtur në disa filma si dhe ka qenë ideator i një sërë programesh televizive kulturore në ShBA. Mbetet i paharrueshëm për interpretimin e tij tek filmat “Ghost” (Shpirti) përkrah Demi Moor dhe Whoopi Goldberg dhe tek filmi “Dirty Dancing” (Kërcim Dashurie).
Last edited by Sally on Thu Sep 17, 2009 6:50 pm, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)