"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Përse feja e shqiptarit sot asht interesi vetjak

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Përse feja e shqiptarit sot asht interesi vetjak

#1

Post by qiellikaltër »

Me la nje ndjenje tejet te keqe mendimet e Kico Blushit mbi rolin e fese ne pergjithesi dhe gjate Rilindjes kombetare si dhe per mungesen e tolerances ndaj te pafeve.

Citim: "Nuk lipset të kesh shumë mend e kulturë për të kuptuar se vetëm të pafetë, udhëheqësit pa din e pa iman, pa besë e pa turp, mund të bëjnë allishverish politik me të ashtuquajturin kod të vdekjes, duke bërë propagandë edhe me kokallat e të shquarve për të fituar ca më tepër nam, përjetësi e lavdi për vete!
...
Nuk ka shqiptar, sadopak të kulturuar, që nuk e di dhe herë pas here, nuk e përmend me mburrje, si një vlerë të çmuar e të veçantë mbarëkombëtare thënien e famshme të Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Por, a është bërë ndërkohë shqiptarizmi për ne një mbi-fe? A mos vallë përvoja e hidhur, zhgënjimet e njëpasnjëshme, dështimet historike, po edhe ato aktuale e kanë bërë interesin vetjak një fe sunduese, ndonëse të pashpallur?
Nuk ka dyshim që kjo frazë lapidare ka ndikuar rrezëllitshëm në Rilindje, e sidomos në pas Rilindje, në dobi të ringjalljes së ndenjës kombëtare, pasi si komb ne kemi pas qenë nëpër shekuj të shkërbërë, nën trysninë e asimilimit e synimit shfarosës prej fqinjëve, të cilët më parë se ne kishin formuar shtetin e tyre kombëtar, e për më tepër, ishin edhe më të privilegjuar, për shkak se ishin një komb-një fe, krejt ndryshe nga ne, që jo vetëm nuk kishim një shtet amë, që të na mbronte e të na njëjtësonte, po qemë edhe të hapërdarë sa andej këndej nëpër territore të huaja, e ca më keq akoma, edhe me/nëpër disa fe...Ndaj, nuk është mëkat të pranohet se fjalia programatike:”feja e shqiptarit asht shqiptaria” ka përjashtuar qëllimisht rolin e pazëvendësueshëm të tri feve si një mekanizëm rregullator i domosdoshëm që do të shërbente për mbrothësim e njëjtësim të shoqërisë, të unitet-bashkimit, të moralit e të vetëdijes, d.m.th, të raporteve të ndërsjella, sa solidare aq edhe humane mes bashkëkombësve, si dhe të nacionalizimit të njëmendtë të shpirtit të shoqërisë...

Fatkeqësisht, ky proces nuk ka ndodhur tek ne normalisht e vijimësisht për shkak se nuk ishim një komb-një fe… Ndaj, në pamundësi që këtë rol kombëtar ta merrnin e ta kryenin përsëmbari të tri fetë së bashku, nga rilindasit u gjet mençurisht kjo zgjidhje, që është më shumë pragmatike, se ideologjike: përjashtimi i të tri feve nga ky funksion për të ngjallur sa më shpejt, dhe natyrisht, edhe me sa më shumë efektivitet frymën kombëtare të mohuar ndër shekuj nëpërmjet emfazës poetike, e pse jo, edhe folklorike. U tentua kësisoj të realizohej e të zëvendësohej ajo që në dy mijëvjeçarë, në disa qytetërime dhe për më tepër edhe pavarësisht nga sistemet politike, nuk ka qenë e mundur të kryhet veçmas as nga heronjtë kombëtarë, e më vonë, as nga partitë dhe liderët e tyre, që pa mbështetjen e feve kombëtare të mundësonin ngjizjen dhe mbajtjen gjallë të kombeve…
Janë të pafundmë shembujt, deri edhe te kamikaxet e kohëve tona, që provojnë se vetëm fetë, përgjatë dy mijë vjeçarëve kanë bërë të mundur të bindin qeniet njerëzore se mbi gjithçka ja vlen të sakrifikohet edhe jeta, d.m.th, ja vlen të vesh interesin e përgjithshëm dhe interesin kombëtar mbi interesin vetjak, nëse këtë sakrificë e bën për një bindje e për një besim, në rastin konkret, fetar...Por, shqiptarët, duke u distancuar nga roli kombëtar i fesë, në të vërtetë u bënë më shumë laikë se fetarë, të pafe, se besimtarë… Kur interesi fetar është në mënyrë të natyrshme i njëjtësuar me interesin kombëtar, kjo e bën kombin, shoqërinë, njeriun dhe më pas edhe shtetin të jenë të pathyeshëm! Kurse tek ne marrëdhënia e individit me shtetin ka qenë e dobët, edhe pse marrëdhënia e shqiptarit me besimin fetar ka qenë e brishtë.
...
Nëse qytetari fetar, veç ligjeve respekton edhe dogmën fetare, laiku respekton ligjin dhe shtetin, njeriu i pafe respekton vetëm mbijetesën, përfitimin e atypëratyshëm vetjak, makutërinë dhe amoralitetin. Për këtë arsye, njeriu i pafe, njeriu që quhej nga të parët pa din e pa iman, në çdo kohë e në çdo sistem, veçanërisht në demokraci, i ngjan një kafshe të rrezikshme, dëmsjellëse, antishoqërore, pak ose aspak humane e përherë e paparashikueshme.
Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve pushtetet dhe shtetin tonë e kanë drejtuar të pafetë, ata që me kodin e vdekjes vijnë dhe qëndrojnë gjatë në pushtet, ata që duke mbajtur gjallë kodin e vdekjes krijojnë bindjen te qytetarët se në këtë dynja asgjë tjetër nuk ka vlerë veç makutërisë; interesi vetjak nuk do t’ia dijë për krizën morale të shoqërisë, as për interesin kombëtar, aq më pak për hallet e komunitetit…Një i pa fe me pushtet është dyfish diktator, sepse sundon jo vetëm nëpërmjet dhunës, por edhe nëpërmjet demagogjisë dhe mashtrimit. Për këtë arsye punët na kanë shkuar historikisht keqemosmëkeq!

...
Vetëm klerikët, pra dogma fetare, pas një vakuumi fetar, pas këtij shkatërrimi moral që kanë bërë ideologjitë, partitë dhe liderët në shoqërinë tonë, mund të ndikojnë, mundësojnë e ndihmojnë rimëkëmbjen morale….

...
Feja sunduese nuk duhet të jetë më interesi vetjak, dhe ne nuk duhet të pranojmë të drejtohemi pafundësisht nga të pafetë! Tjetër rrugë nuk ka!"
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Po me “të pafetë” ç`pate, o z. Kiço?

#2

Post by qiellikaltër »

Pergjigje ndaj shkrimit te mesiperm nga Prof. Dr. Hulusi Hako

Citim: "...shkrimi i datës 22 tetor 2009 “Përse feja e shqiptarit sot asht interesi vetjak” them se kërkon dhe një replikë apo pak oponencë sepse vërejmë në të (1) një hallakatje mendimesh, (2) një apologji të pajustifikuar të fesë (ose feve) dhe (3) një in-tolerancë arkaike ndaj “të pafeve”.
Shkakun dhe burimin e të gjitha shqetësimeve të drejta qytetare ai e redukton në faktin se “drejtohemi nga të pafetë”. Prej tyre vinë tërë minuset, negativizmat dhe të këqijat që përjeton sot Shqipëria! Logjika e autorit është se të udhëhiqesh prej “interesit vetjak” t`a absolutizosh atë, t`a ngresh në rangun e një “feje”, thjesht do të thotë të jesh “i pafe”. Kjo ide përcillet në shkrim me një insistim konsekuent e fanatik duke i dhënë lexuesit mesazhin kategorik me përfundimin: “Të mos pranojmë të drejtohemi pafundësisht nga të pafetë” (!?) Se “njeriu i pafe, - na kumton autori, - respekton vetëm mbijetesën, përfitimin e atypëratyshëm vetjak, makutërinë dhe amoralitetin. ...Një i pafe me pushtet është dyfish diktator, sundon edhe nëpërmjet dhunës, edhe nëpërmjet demagogjisë e mashtrimit. ...Thundra e të pafeve jo vetëm që të shtyp e të poshtëron, por...nuk të lë as të ngrihesh. ...Njeriu i pafe i ngjan një kafshe të rrezikshme, dëmsjellëse, antishoqërore, pak ose aspak humane e përherë e paparashikueshme. ...Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve pushtetet dhe shtetin to ë e kanë drejtuar të pafetë. ... Vetëm të pafetë, udhëheqësit pa din e pa iman, pa besë e pa turp, mund të bëjnë allishverish politik...” e të tjera. Ky përgjithësim është një diskriminim dhe in-tolerancë, që do t`i kishin vështirë edhe vetë teologët t`i shprehnin publikisht. Janë të njohura mallkimet dhe anatemat mesjetare ndaj të pafeve, por të debutosh në shekullin e 21 dhe në kushtet e historisë e të realitetit shqiptar kundër “të pafeve” deri në këtë far feje, sa i gëzuar do të jem po ta kem keqkuptuar autorin! Të perifrazosh vargun lapidar të Rilindjes tonë Kombëtare “Feja e shqiptarit është shqiptaria” të shfaqësh rezerva ndaj historisë tonë që rrodhi me “besim fetar të brishtë”, që “interesi fetar nuk u njëjtësua me interesin kombëtar”, të pohosh sikur “shqiptarët u distancuan nga roli kombëtar i fesë” (gjë që është krejt e kundërta: “fetë rezultuan të ndara dhe të kundër-vëna ndaj aspiratave, interesave dhe lëvizjes kombëtare shqiptare!), të apelosh sot ndaj komuniteteve fetare që ato të kryejnë disa funksione apo role pozitive, që nuk i kryen kur ky komb e kishte litarin në fyt, përkundrazi, në emër të zotave e feve, ia shtrëngonin litarin dhe e gjakosnin e të tjera e të tjera, jo, or zotëri, është vonë, tani e ka marrë ferra uratën. Historia rrodhi ashtu si na erdhi, fetë “qiellore” nuk kanë qenë në rolin dhe nivelin e vet në historinë tonë dhe “psherëtimat” e sotme nuk ndikojnë e nuk sjellin dot asnjë ndryshim!
Si në mbarë botën, sidomos në Shqipëri, nuk ka më vend për teologji e teokraci! Ata që vihen në krye të shtetit, mund të jenë besimtarë dhe të drejtojnë shumë keq, mund të jenë edhe “të pafe” dhe të bëjnë punë të mira. Motori i jetës shoqërore, forca shtytëse dhe përcaktuese e çdo populli, shteti e kombi as një herë nuk ka qenë e nuk është motivi ideal, qoftë ai edhe fetar, por faktori material, interesat ekonomike të integruara në politikat përkatëse! Se si e menaxhojnë shtetarët raportin e interesave të përgjithshme dhe atyre vetjake, kjo nuk është fare çështje e të qenit fetare apo “i pafe”, por i një kompleksi tjetër faktorësh që i gjeneron rendi kapitalist për të cilin kot nuk është thënë “Njeriu ujk për njeriun!”, Secili për vete, zoti për të gjithë” etj. Ishte një kohë kur sociologu me zë Max Weber u shpreh entuziast për rolin e protestantizmit në lindjen e kapitalizmit, por as kjo nuk mund të quhet vendimtare, as vetë imazhi i kësaj shoqërie nuk u kushtëzua prej kësaj feje
Teokracia dhe vetë feja kanë pas të kaluar, por nuk kanë të ardhme. “Të besuarit” sot nuk është fare garanci e sjelljes, edukatës dhe udhërrëfyes i punëve të mbara! “Të besuarit” është një zgjedhje dhe zgjidhje personale, në kuadrin e parimit demokratik të lirisë së ndërgjegjes, parim i cili respekton larminë e mendësive dhe ndjenjave, pluralizmin, krejt një lloj, të themi, “fetarët” dhe “ të pafetë”, besimtarët dhe ateistët, respekton e garanton edhe këmbimin e fesë apo shkëputjen, heqjen dorë prej saj. "

Code: Select all

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=67778
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”