"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#1

Post by Arta »



Kjo ne nje ane tregon menyren e assimilimit te zones se mesiperme nga sllavet. Nuk ka qene vetem me lufte.
Serbi Vidan Mitrovic banon 40 kilometra prane Beogradit dhe ka ardhur ne fshatin Grude te Shkodres sebashku me familjaret e tij per nje vizite te pazakonte. Ai do martohet dhe per kete ka gjetur nje nuse shqiptare. Diana, vajza e familjes Isufi ka shkuar vete ne Beograd dhe ka pare nga afer dhendrrin dhe familjen e tij. Ata tashme jane ne Shkoder per te marre pjese ne ceremonite e fejeses se ciftit te ri.

Serbe e shqiptare bashke urojne njeri-tjetrin per kete krushqi mes tyre ne nje menyre qe per asnje nga palet nuk duket e huaj. Fjalet shqip dhe serbisht perzihen me trokitjen e gotave ndersa familjaret e ciftit te ri perloten nga gezimi. Vajza qe do martohet eshte e lumtur. Me pas te dyja familjet dalin sepse cifti duhet te shkembeje dhuratat e fejeses. Festa nis ne nje nga lokalet ne breg te liqenit te Shkodres.


“Vij nga rrethinat e Uzhices qe eshte 40 km larg Beogradit. Kam ardhur per te kerkuar shansin e jetes time. Kam degjuar se vajzat shqiptare jane te ndershme e te rregullta per familje. Ne Beograd vajzat po pelqejne te shkojne drejt perendimit ndaj po kerkoj vajza ne Shqiperi”, shprehet dhenderri. Ai thote se nuk ka asnje paragjykim ndaj shqiptareve sepse 22 vite me pare shoket me te ngushte ne ushtri ishin kosovaret.

E gjithe kjo histori e ka zanafillen te lidhjet qe kane krijuar organizatat e minoritetit serb ne Shqiperi, ne dyret e te ciles ka gjithmone serbe qe interesohen per t’u martuar, vecanerisht ne Shkoder. Gezim Gjoka e ka kthyer ne biznes deshiren e serbeve per te patur nuse shqiptare. Ai thote se kerkesat jane te shumta per shkak te disa cilesive qe kane vajzat shqiptare. Cdo martese behet kundrejt nje pagese nga ana e dhendrit serb prane nje kompanie serbe te ashtuquajtur konsulence familjare.

“Puna po ecen shume mire ne dy krahet si me vajzat ashtu me djemte. Deri tani nuk kemi pasur asnje problem, pasi lidhjet martesore qe kemi bere kane ecur shume mire. Si ciftet ashtu dhe familjet e tyre jane teper te kenaqur per miqesine qe kane krijuar. Vajzat shqiptare jane teper te sjellshme kemi gjetur nje ralitet per t’u admiruar. Deri tani nuk asnje paragjykim mes djemve e vajzave ne lidhje me etnine dhe fene. Kemi shume vajza katolike dhe myslimane qe jane martuar me djem ortodokse serbe dhe gjithcka ka funksionuar shume mire”, thekson Vuko Zecevic.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#2

Post by alfeko sukaraku »

hajde dhenderr serbe hajde
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#3

Post by Zeus10 »

Na asimiluan, vrane e prene, kurse tani do te vendosin pjellat e tyre ne trupat e grave shqiptare, per ti rritur, edukuar me gjuhen dhe kulturen serbe, dhe me vone per tu bere trushplarjen e rradhes duke i nisur ushtare per te mbrojtur "djepin(et) e Serbise" nga shqiptaret barbare, qe po shtohen se mizat.... ne tokat e shenjta serbe. Bukur, shume bukur brokerat e martesave.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#4

Post by Arta »

Zeus10 wrote:Na asimiluan, vrane e prene, kurse tani do te vendosin pjellat e tyre ne trupat e grave shqiptare, per ti rritur, edukuar me gjuhen dhe kulturen serbe, dhe me vone per tu bere trushplarjen e rradhes duke i nisur ushtare per te mbrojtur "djepin(et) e Serbise" nga shqiptaret barbare, qe po shtohen se mizat.... ne tokat e shenjta serbe. Bukur, shume bukur brokerat e martesave.
Kjo tregon qe ne jemi e keqja e vetes, nuk na e kane bere te tjeret, se tjetri kerkon si te mbijetoj per vete.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
IllyriankinG
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Sun Sep 20, 2009 8:54 pm
Gender: Male
Location: Arbëri

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#5

Post by IllyriankinG »

Sa turp!
Është për të ardhur keq, më së shumti për dozën e injorancës që e ka mbuluar këtë popull.
Ne jemi shumë të pashkolluar.
Mungesa e dijeve më elementare në fushën e historisë dhe ekzistencës sonë si popull, sjellin të tilla pasoja!
Sa turp!
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#6

Post by Arta »

Megjithese edhe nje gje, Kryeministri yne e ka gruan Sllobodanke, keshtu qe nuk mund tu heqim verejtje vetem ketyre fakirave qe nuk u eshte krijuar mundesia as ekonomike dhe as gje tjeter. Plus te jemi te vetedijshem, qe meshkujt shqiptar mundohen te vijne vete ne perndim duke u martuar me cdo lloj komuniteti. Tani ku te vene keto vajza, te rrine te presin, se si dihet mbase u nderrohet mendja ketyre meshkujeve tane!

Mire nuk eshte, por ja pra analizoini te gjitha cfare po behet dhe ku jemi ne te gjitha rrethanat. :?
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
notorius
Junior Member
Junior Member
Posts: 3
Joined: Thu Oct 22, 2009 6:04 pm
Gender: Male

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#7

Post by notorius »

Arta wrote:Megjithese edhe nje gje, Kryeministri yne e ka gruan Sllobodanke,
Ha ha ha ha ha
Arta wrote: keshtu qe nuk mund tu heqim verejtje vetem ketyre fakirave qe nuk u eshte krijuar mundesia as ekonomike dhe as gje tjeter. Plus te jemi te vetedijshem, qe meshkujt shqiptar mundohen te vijne vete ne perndim duke u martuar me cdo lloj komuniteti. Tani ku te vene keto vajza, te rrine te presin, se si dihet mbase u nderrohet mendja ketyre meshkujeve tane!

Mire nuk eshte, por ja pra analizoini te gjitha cfare po behet dhe ku jemi ne te gjitha rrethanat. :?
Ti mir e ke po ku e di ti qe nuk ti dergon ushtare ne Shkoder sllavi femijte e ketyre nuseve.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#8

Post by Arta »

notorius wrote:
Arta wrote:Megjithese edhe nje gje, Kryeministri yne e ka gruan Sllobodanke,
Ha ha ha ha ha


Ti mir e ke po ku e di ti qe nuk ti dergon ushtare ne Shkoder sllavi femijte e ketyre nuseve.
Po edhe do ti dergoje, keto jane kushtet qe u serviren, sado te dhimbsheme te jene ato!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#9

Post by Sally »



Po mire kjo vajze ku bazohet qe shprehet: sic kan ardhur kohet sot, me mire te martohesh me serb se sa me Shqipetarin?!
Mos ka qene e martuar me Shqiptarin kjo dhe mbasi e kan lene eshte regjistruar tek agjensia per burre serb?!


Eshte e vertet qe shume djem kan dal ne emigrim, po ama jan shume te paket ata djem qe kan marr nusen me nenshtetesi tjeter, se djemt tane mund te jene modern ne jeten e perditshme, por kur vjen puna per te krijuar familjen zgjedhin ate qe i pershtatet.

Gjithashtu ka dhe shume vajza Shqipetare qe jeta i ka bere naive (fakti qe kan nje nenshtetesi te huaj dhe mendojn qe gjithkush do ti marr, i ka bere te humbin kulturen dhe traditat Shqipetare), gje qe tek meshkujt tane (dhendrat) nuk deshirohet nje gje e tille, dhe si perfundim keto vajza perfundojn te rrisin pjellat e serbit, (turkut & grekut).


Po kjo qeshtje duhet te mbrohet dhe nga politikanet tane qe lejojn angjesi te tilla qe deshmojn se interesi ETNIK nuk shikohet nuk MBROHET. Ky asht TURP I MADH! Paramendoni qe femijt e nenave shqiptare te rriten si serb e qe neser edhe mund te luftojne (fatkeqesisht ekziston akoma kjo gjendje) me popullin shqiptar!


Vajzat nga Shqipëria gjejnë “fatin”në fshatrat serbe. Rënia e ndjeshme e lindjeve nëpër fshatrat e Rashkës në Serbi po “shërohet” me ndihmën e vajzave shqiptare. Martesa të tilla dëshmojnë se interesi etnik nuk shikohet, kur është në pyetje interesi ekonomik.
Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri ne Serbinë Veriore,për një vit kanë sjellë nuse nga rrethinat e Shkodrës. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptarëve janë policë, inspektorë, ose punëtorë. Kur nuset arrijnë në kryeqytetin serb, ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë.

A janë nisur djemtë e fshatit rrëzë Golisë dhe Jadovikut dhe nga Peshteri gjurmëve të car Dushanit serb, që për nuse të shkojnë, siç shkruan gazeta “Politika” e Beogradit, deri në “shtetet latine”. Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri në Serbinë Veriore, për pak më shumë se një vit, i kanë sjellë nuset e veta nga Shqipëria, kryesisht nga rrethina e Shkodrës. Disa i takojnë grupmoshës së djemve të rinj, e disa, siç e pranojnë vetë, janë afër kufirit të rrezikshëm që të mbeten përgjithmonë beqarë. Në fund të vitit që sapo lamë pas, janë mbledhur rreth 40 çifte bashkëshortore nga martesat e përziera shqiptaro-serbe në fshatin Bugjevë në Peshter me ftesën e organizatës humanitare siç e quajnë ata, “Rashka e vjetër”.

Rrëfimet e shumicës së dhëndurëve edhe pse janë të ndryshme, megjithatë e kanë një ngjashmëri. Për ata që rininë e kanë kaluar nëpër kafene dhe fabrika nëpër Shumadi prej nga janë kthyer për shkak të tranzicionit, vajza në Peshter nuk kanë mbetur, po edhe nëse gjendet ndonjë ndokund, ato nuk duan të martohen me fshatarët e Rashkës. Prindërit e tyre të rraskapitur ose të moshuar kanë vetëm një dëshirë: të shohin nipër me nëna shqiptare. Për më shumë se tri dekada, familja Matiq, në fshatin Buxhevë të veriut të Serbisë nuk i ishte gëzuar lindjes së ndonjë trashgimtari. Mirëpo, vitin e kaluar në këtë shtëpi kishte hyrë Vera, nusja nga rrethi i Pukës. Pa u mbushur viti, kishte lindur Milosh Matiqi, trashëgimtari i parë pas shumë kohësh i Matiqëve. Babai, Vujadini, është pakëz më i vjetër se një baba mesatar, por është njësoj i lumtur për fëmijën e tij. Vera, e cila fatin e jetës e ka gjetur në fshatin serb, është e qeshur dhe e gëzuar prej natyre, tërë fshati e lavdëron. Për të thuhet se është e vyeshme (nikoqire), dhe që i di të gjitha punët e shtëpisë, dhe të bagëtive në fushë. “Vjehrra më do si vajzën e vet”, thotë Vera duke përkundur djepin për të vënë në gjumë Miloshin.

Fshati Buxhevë, është një nga fshatrat e Serbisë që ka mbetur pothuajse bosh. Të rinjtë ikin. Pleqtë rrinë duke pritur fundin të qetë dhe të ngadalshëm. Mirëpo, në dy-tri vitet e fundit, gjërat kanë nisur të ndryshojnë në disa prej fshatrave. Ata pak beqarë, kryesisht burra që u ka kaluar mosha mesatare e martesës, fatin e martesës e gjejnë në Shqipëri. Nuk është i vogël numri i nuseve nga Shqipëria që kanë vendosur të kalojnë jetën në fshatrat gati të braktisura serbe. Vera nga Puka, gruaja e Vujadin Matiqit dhe nëna e Miloshit, është vetëm njëra nga shumë nuset shqiptare në Serbi.

Foshnjën e porsalindur janë duke e pritur edhe Vukoman Maslaku nga fshati Cërsko dhe Bardha e tij. Bashkëshorten Bardha, ai e quan Boki, por shpjegon se emri i saj mund të përkthehet si “Snezhana”.

Radisha Saviq nga Sopoqani gjashtë vjet ka jetuar me të atin plak dhe siç thotë vetë, qëkur është martuar me Pranverën, çdo gjë është më ndryshe. Stanisha Janiqieviq dhe Grado Radosavleviq nga fshati Zhunjeviq i Pazarit të Ri, i kanë mbushur të 40-tat dhe tani janë martuar me bashkëshorte nga Shqipëria.

Në fshatin e Tutinit Dobrinje, Sërgjan Popoviqi ka sjellë Linditën, kurse para dhjetë ditësh si dhëndër shqiptar është regjisturar edhe Mirosllav Saviqi i martuar me Lizën.
“Siç thuhet, kur martohesh e humb lirinë, kurse ne jemi liruar nga punët e grave, nga mjelja e lopëve, gatimi i bukës dhe larja e rrobave, që kur jemi bërë dhëndurë shqiptarë”, thonë Sërgjani dhe Mirosllavi.

Mirosllav Mërleshi nga Osaonica ka sjellë në shtëpi Gofilen. Para pak kohe në fshatin fqinj Guberev ka ardhur edhe motra e saj Lumja. Është martuar me Radisav Miliqeviqin. Në shtëpi, në Shqipëri, ato thonë se kanë edhe katër motra, e ndoshta edhe ato do të kenë fatin të martohen këndej.

Rafail Vukashinoviq jeton në qendër të Pazarit të Ri. Ai para pak kohe është martuar me Angjelën, e cila siç thuhet e ka vijuar rrugën e motrës së vet Mirelës, e martuar me Nebojsha Vasoviqin nga Shtitari. Angjela pret që sapo të rritet edhe motra më e vogël, ndoshta edhe ajo do të vijë këtej. “Me rëndësi është të martohen djemtë, të lindin fëmijë, dhe të të mos mbyllen shtëpitë”, thotë plaka Stanica Rakoqeviq nga Buxheva, kurse mësuesja Zorica Novçiq thotë se kunati dhe kunata e saj Lulja janë duke pritur foshnjen. “Është dëm që këta djem nuk janë martuar më herët, sepse do të kishte më shumë fëmijë në Buxhjevë dhe shkolla nuk do të mbyllej, mirëpo mësuesja Zorica nuk ka thënë me këtë rast se ndoshta së shpejti do të nevojitet edhe ndonjë mësues i gjuhës shiqpe, kush e di!

“Kemi ardhur që t’u urojmë fat të porsamartuarëve” ka thënë kryetari i Organizatës “Stara Rashka”, Vojin Vuçiqeviq. Çdo çifti bashkëshortësh ai i ka dhuruar nga 500 euro në zarfë “që të hollat t’i ruajnë për fëmijë”. Monaku i Sjenicës Mirosllav Vraniqi tanimë i ka kurorëzuar disa çifte, siç thotë me pëlqimin e prindërve të nuseve. Nuset edhe pse janë nga Shqipëria janë të krishtera. Përveç stolive, dhëndri kur shkon të kërkojë dorën e nuses, duhet të blejë unazën, byzylukun, por patjetër edhe orën e artë me kryq të artë.

PRINDËRIT E VAJZAVE TË SHQIPËRISË ZAKONISHT VIJNË “TË SHIKOJNË” SE KU PO I JAPIN VAJZAT

Siç shkruan gazeta “Politika”e Beograditpër ta me rëndësi është që vajzat t’i martojnë me njerëz të ndershëm dhe me të krishterë. Nuset e Shqipërisë në Serbi arrijnë përmes shtigjeve tanimë të rrahura të cilat i dinë ata që e kanë kaluar këtë rrugë. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptareve janë policë, inspektorë ose punëtorë. Shumica e këtyre nuseve sapo arrijnë në kryeqytetin serb ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë. Numri i atyre që kanë arritur në Beograd është ende i vogël në krahasim me nuset e Rashkës.

MARTESAT E PËRZIERA EDHE NË KOHËN E “VËLLAZËRIM BASHKIMIT”

Edhe më përpara ka pasur martesa të përziera, por atëherë kryesisht djemtë shqiptarë janë martuar me vajzat serbe. Anton Çeta ka qenë i martuar me një serbe (i biri Lazari, jeton në Beograd), po ashtu Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Eroli dhe Damiri), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnë në Amerikë). Edhe i ndjeri Faruk Begolli ka qenë i martuar me një serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund të viteve të 70-ta ka kaluar në Prishtinë) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit të “Librit për Kosovën”, ka qenë e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipëria, shkrimtar, ka studiuar sllavistikë në Beograd dhe me të cilin emigroi në Itali në vitin 1956, i urdhëruar që ta braktisë Jugosllavinë. (Kanë jetuar në Mynih, ku Camaj ka qenë profesor i gjuhës shqipe në universitet. Çifti u nda në fund të viteve 70-të).

Diplomati Elhami Nimani ka qenë i martuar Sonjën, të bijën e mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit Rajiçin, e cila ka shkuar në Kosovë në vitin 1945 me divizionin e 46-te LNÇ në repartin e Agitropit. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, kanë qenë të martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankën, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skënderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajzën Meritën e cila vdiq në moshën 17-vjeçare), Halil Fejzullahu me Danicën, (vajzën Kaqushen (Jashari), politikane e njohur, si dhe djemtë Korabin, i ndarë nga jeta dhe Petriti hendbollist në ekipin e “Crvena Zvezdës” së Beogradit. etj. Nje numër shumë i vogël i martesave është bërë midis shqiptareve dhe serbëve. Një nga rastet e rralla është ai i Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanë dy djem). Së fundi ka pak më shumë raste ku edhe vajzat shqiptare të Beogradit po lidhin martesa me djemtë serbë.

SHKAKU I MIGRIMEVE

Këtë dukuri të martesave ndërmjet djemve serbë dhe vajzave shqiptare, profesori i Sociologjisë së Migrimeve në Universitetin e Prishtinës, Anton Berisha, e shpjegon me faktin se pas viteve ‘90-të, djemtë e fshatrave në veri të Shqipërisë kanë emigruar, kurse vajzat në mungesë të një bashkëshorti të nacionalitetit të vet, fatin e jetës janë detyruar ta kërkojnë jashtë kufijve të shtetit të tyre. Sipas socilogut Berisha, kushtet e njëjta ekonomike dhe sociale në të dyja anët e kufirit, kanë ndikuar që me shumë lehtësi vajzat shqiptare të shkrihen në kulturën e fshatrave serbe. “Këto migrime kanë shkaktuar një pabarazi gjinore në kuptimin e mangësisë së djemve në krahasim me numrin e femrave, të cilat nuk kanë parë ndonjë perspektive për martesë”, është shprehur ai.

Berisha thotë se martesa të tilla dëshmojnë që interesi etnik nuk është më në plan të parë kur vihet në pikëpyetje interesi ekonomik dhe interesa të tjera për të përmbushur nevojat personale. “Pjesët veriore të Shqipërisë, nuk kanë pasur përvojë të keqe, dhe janë farë pak të informuar për luftrat që kanë ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve”, shpjegon Berisha, për mënyrën e lehtë të martesave në të dyja anët e kufirit. Sipas tij, ambjenti i njëjtë, kushtet ekonomike dhe mentaliteti kanë krijuar rrethana për lidhje martesore ndërmjet vajzave shqiptare dhe djemve serbë. Shkak kryesor për gjithë këto martesa është largimi i meshkujve, burrave nga malësia e Shqipërisë në vende të tjera ku ka pasur pabarazi gjinore dhe janë krijuar kushte që femrat në pamundësi që të gjenin fatin tek bashkëkombasit e tyre, e kanë gjetur në vendet fqinje.
Shkruan: Bashkim Shala
"" Gazeta “SHEKULLI ""
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#10

Post by Arta »

Ne shtrat me "armikun"

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

#11

Post by Kolivilor »

1. Më pakë fëmijë shqiptarë
2. Më shumë fëmijë serbë
3. Thyerje e "akullit" nacionalist, shkatërrim i nacionalizmit

A ka më keq?
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”