"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedia ne lumin TISA

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Tragjedia ne lumin TISA

#1

Post by Sally »

Dyshohet të jenë mbytur në Serbi 16 shqiptarë nga Kosova




Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Serbi.
16 shqiptarë nga Kosova janë mbytur në lumin Tisa, lumë i cili ndan Serbinë me Hungarinë. Zhdukja e shtetasve nga Kosova ishte konfirmuar nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, por tashmë kjo histori ka marrë fund të hidhur.

Tragjedia ka ndodhur, mes qytetit Segedin dhe Subotica, ndërsa lajmi është mbështetur në informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili është arrestuar nga policia hungareze dhe dyshohet për trafikim njerëzish.

Agron Rama, i arrestuar, ka deklaruar të ketë qenë në barkë së bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerë, kur ajo ka filluar të fundoset, me ç’rast ka arritur t’i shpëtojë dy fëmijët e tij, por jo edhe bashkëshorten.

Agjencitë e lajmeve nga Hungaria deri tani as nuk kanë mundur të pohojnë e as ta mohojnë lajmin, ndërkohë mësohet se të enjten ambasadori i Kosovës në Vjenë ka udhëtuar në Hungari për t’u njoftuar për së afërmi lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Një telefonatë e ardhur në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ka bërë të ditur se varka është mbytur në 16 tetor, ndërsa nuk dihet asgjë rreth persona që ishin në të. Deri më tani lajmi nuk është zyrtar për mbytjen e tyre, edhe pse zhdukja e qytetarëve tashmë është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedia ne lumin TISA

#2

Post by Sally »

Policia hungareze konfirmon gjetjen e 2 viktimave




Szeged - Policia hungareze konfirmoi sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, se trupat e një mashkulli dhe një femre të gjetur në lumin Tisa, besohet se janë të personave që ndodheshin në grupin e shqiptarëve nga Kosova, varka e të cilëve u fundos kur ata po përpiqeshin të kalonin nga Serbia për në Hungari.
Policia në Szeged konfirmoi se trupi i një mashkulli, i cili nuk është identifikuar ende, u gjet nga polumbarët dhe që ekzistojnë dyshime se viktima ishte një ndër ata që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin.

Mbytja e 15 personave u konfirmua nga shtetasi Agron Rama, i cili u arrestua javën e kaluar për shkak të kapërcimit ilegal të kufirit. Ai u shpreh se i kishte mbijetuar përmbysjes së varkës dhe mbytjes.

Policia në Szeged ka zhvilluar kërkime për të gjetur trupat e shqiptarëve nga Kosova, por kërkimet janë ndalur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, shirave dhe erërave të forta.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedia ne lumin TISA

#3

Post by Sally »

Arrin në 5 numri i viktimave të gjetura në lumin Tisa



Policia serbe ka arritur të zbulojë të martën dy kufoma që besohet se i përkasin shqiptarëve nga Kosova, që tentonin të kalonin nëpërmjet lumit Tisa për në vendet e Bashkimit Evropian.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se kufoma e një vajze rreth dhjetëvjeçare është gjetur të martën rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Adorjana, rreth pesë kilometra larg Kanjizhas, ku janë gjetur dy kufomat e tjera.

Ndërkohë, rreth orës 17:00 është gjetur edhe trupi i një mashkulli rreth 20-30 vjeç, afër vendit ku dyshohet të jetë mbytur varka.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedia ne lumin TISA

#4

Post by Adriana »

Tragjedia në lumin Tisa



Gjatë këtyre viteve, sidomos në fazën e emergjencës e deri me zyrtarizimin e pavarësisë së Kosovës, nga Bashkësia Ndërkombëtare pati investime, vullnet të mirë dhe burime njerëzore, por megjithatë situata e përgjithshme ekonomike në Kosovë vlerësohet si tejet e rëndë. Deri më tash nuk është shënuar ndonjë zhvillim i dukshëm ekonomik, ndërsa papunësia qëndron në shkallën më të lartë në rajon dhe Evropë. Kjo gjendje sociale rëndohet edhe më tepër nga problemet dhe tensionet e krijuara rreth statusit të përcaktuar politik të Kosovës (kundërshtimi i shpalljes dhe i njohjes së Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare, kundërshtimi i serbëve të Kosovës për integrim në jetën institucionale të Republikës së Kosovës të cilët ndërtuan struktura paralele ilegale dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën nga struktura relevante e BE-së). Në këto rrethana të përgjithshme shoqërore, të shoqëruara edhe nga pasojat e luftës, u krijuan kushtet optimale për lindjen dhe zhvillimin e krimit të organizuar në Kosovë. Sipas shumë parametrave shkencorë, më një siguri të madhe mund të konstatohet fakti shqetësues se kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë kanë marrë përpjesëtime bukur të mëdha dhe janë përhapur në të gjitha porët e jetës. Këto dukuri të shëmtuara shoqërore, kanë ndikuar sidomos te rinia, në humbjen e shpresës për një ardhmëri më të mirë dhe në forcimin e ndjenjave të mosbesimit ndaj strukturave të sapokrijuara shtetërore. Nga paperspektiva e krijuar për të jetuar në Kosovë, shumë të rinj në menyrë të pakontrolluar po e marrin rrugën e kurbetit për të gjetur një të ardhme më të mirë në shtetet perëndimore. Por, në këtë rrugë të mbushur me plot rreziqe gjatë këtyre viteve shumë shqiptarë i mbushën burgjet e shteteve fqinje, dhe shumë syresh po gjejnë edhe vdekjen. Nga ky trafikim ilegal me qenie njerëzore këtyre ditëve në lumin Tisa sipas të dhënave policore kanë rezultuar të zhdukur 16 persona, tre janë gjetur të vdekur kurse tre i kanë shpëtuar kësaj tragjedie tepër të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët përgjithësisht. Me trafikim të qenieve njerëzore nuk duhet kuptuar vetëm sjellja ilegale e personave nga shtetet e botës së tretë në shtetet e zhvilluara por edhe çdo shërbim të ofruar me interes financiar, në drejtim të strehimit ose punësimit të tyre të kundërligjshëm.Kontrabandimi i përsonave nga Kosova për në shtetet të Evropës ose SHBA, siç jemi edhe vetë dëshmitarë, zakonisht po kryhet në kushte të rrezikshme dhe tejet degraduese. Në numrin më të madh të rasteve, kontrabandimi përfundon në momentin e arritjes se personave në vendin e planifikuar. Mirëpo shpeshherë vërehet dukuria e shfrytëzimit të viktimave edhe pas arritjes së tyre në vendin e dëshiruar, duke i detyruar edhe për një kohë të gjatë që të punojnë për ta ose të kryerjen shërbime të ndryshme kundërligjore. Faktorët kryesorë që ndikojnë në largimin e personave nga Kosova janë: gjendja e rëndë ekonomike, konfliktet e ndryshme sociale, stabiliteti i paqëndrueshëm politik, krimi i organizuar, korrupsioni etj. Tregu i kontrabandës me emigrantë nga Kosova është shumë fitimprurës dhe zhvillohet kryesisht nga grupet e vogla kontrabandiste. Kështu një udhëtim ilegal deri në Austri për një person kushton mesatarisht 2500 Euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Europol dhe Frontex, numri i përgjithshëm i përsonave të kontrabanduar nga Kosova, është shumë i lartë dhe llogaritet disa mijëra në vit. Ndërsa numri i përgjithshëm i emigrantëve ilegalë që vërshon çdo vit Evropën është rreth 500 mijë. Zhvillimi kontrabandës së personave nga Kosova zakonisht bëhet në bashkëpunim me grupet kriminale të vendeve nëpër të cilat kalojnë emigrantët. Kalimet e tilla ilegale mundësohen edhe nga korruptimi i policive të ndryshme kufitare. Dyshohet se numri më i madh i ilegalëve vjen me ndihmën e agjencive të ndryshme të udhëtarëve. Mirëpo nuk është i vogël as numri i atyre që hyjnë me pasaporta të huazuara ose viza të blera turistike në ndonjë përfaqësi diplomatike në Beograd, Shkup ose Prishtinë. Kriminaliteti i organizuar në Kosovë funksionon nëpërmes një rrjeti që tejkalon kufijtë e këtij vendi. Ky internacionalizim i krimit të organizuar në Kosovë, e imponon edhe nevojën për vendosjen e formave të zgjeruara të bashkëpunimit në mes policive të vendeve të ndryshme të rajonit dhe përgjithësisht Evropës, me qëllim të koordinimit dhe zhvillimit të suksesshëm të luftës kundër tij. Një bashkëpunim eventual, sidomos në fushën e trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, shpëlarjes së parave, kontrabandës me armë etj, padyshim se do të ndikonte në përmirësimin e dukshëm të aftësisë së Shërbimit Policor të Kosovës dhe të policive të tjera të rajonit, në luftë kundër krimit të organizuar. Tragjedia në lumin Tisa të Hungarisë me ne fund duhet ta hapë kutinë e Pandorës. Deri me tash shumë ka munguar ndjenja e përgjegjësisë, dhe pothuaj se përgjegjësi nuk dha askush për asgjë (dihet së në Kosovë gjatë këtyre viteve ndodhën vrasje të rënda madje edhe për motive politike dhe së fundi vjedhja e madhe në dhomën e dëshmive në Prishtinë).

Më shumë është duke u bërë luftë për pushtet se sa për shtet. Edhe fushata e radhës për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte po shkon në këtë drejtim. Për shkak të zhgenjimit të madh me gjendjen e krijuar, sipas të gjitha gjasave nuk do të këtë dalje masovike në zgjedhjët e 15 nëntorit. Në një shtet të vogël siç është Kosova me 2 milion banorë ku afer 50 perqind po bredhin rrugëve dhe 20 përqind po jetojnë skajshmërisht dobët është jashtë çdo logjike të shëndoshë. Në anën tjetër edhe Bashkësia Ndërkombëtare po vazhdon me eksprimentet e saj në kurriz të popullit të Kosovës, sikurse mjekët që bëjnë eksprimente më minjë në laborator.


Liberalizimi i vizave për tri shtet sllave, kështu edhe për Serbinë e pa reformuar është njëri ndër indikatorët kryesor të tragjedisë së fundit në Tisa të Hungarisë.

Në shekullin 21 vetëm shqiptarët po privohen nga e drejta për të jetuar. Kosova me asgjë nuk e meriton këtë izolim kaq të papërballueshëm.

Shqiptarët janë populli më properëndimor, gjë që edhe e kanë dëshmuar me vepra shumë herë gjatë gjithë historisë së tyre..
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: Tragjedia ne lumin TISA

#5

Post by Kolivilor »

Politikanët e Kosovës e kanë gjetur një metodë shumë efikase për të zbatuar elaboratet e tyre për zhdukjen e shqiptarëve.
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”