"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dhunohet Mero Baze

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Dhunohet Mero Baze

#1

Post by alfeko sukaraku »

Mero Baze eshte pronari i gazetes Tema si edhe paraqites i nje programi televiziv ne kanalin Vizionplus.

Ne mbremjen e mbremshme ai ndodhej ne afersi te ish bllokut me gazetarin andi bushati ,kur u sulmua nga bosi i ARMOs,Rezart Taci me truprojen e vete.

Aktualisht gjendet i lenduar ne spitalin ushtarak Tirane.

Cili ishte shkaku qe Rezart Taci goditi Mero Bazen?

Cili eshte Rerzart Taci?

Cilat jane ineteresat qe perzihen ne kete ceshtje?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#2

Post by Tan-Tirana »

Po do ket leju shtypjen e ndonje artikullit te gazeta tema ose te kanali qe punon, do ti ket nzjerr ndonje nga matrapazlliqet e zeza qe bon rezarti, ku i gjehen komet atyre, se dhe gazetaret sot matrapaze jan bo, po i pagujte nuk ta nxjerrin bojen, po ku e more lajmin ti, ka dal ne shtyp?
Last edited by Tan-Tirana on Tue Nov 03, 2009 10:23 am, edited 1 time in total.
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#3

Post by alfeko sukaraku »

Rezart Taci eshte bosi i ARMOs .Keto dite ARMO u mbylle per arsye se i detyrohet shume miliona shtetit.

Mero Baze zbuloj implikimin ne kete ceshtje e "te pakorruptuarit berishian -haha- Dritan Priftit -hahaha- "

Dritan Prifti nuk eshte boksier ,por minister, ndaj edhe dergoj mikun e vete qe ti mbyllte gojen Mero Bazes.

pason sarkazem ju lutem:

Si Fierak qe jame e njohe shume mire situaten e grabitjes se pasuris shtetrore nga grupe te caktuara politike ,te majta apo te djathta qofshin.

Ne se ekzistojn akoma pordorot e shtetit per pagesat e dikurshme te asistencave ne nafte,ateher mos u cudisni kur te gjeni edhe keta persona "te korruptuar" qe merrnin asistencen shtetrore..ja lista:

Balik Prifti -qene i rraces cobane i familjes se ministrit te ekonomis

Shore Prifti-qene e rraces cobane e familjes se ministrit te ekonomis

Macok Prifti-macok i familjes.....................................................

Mace Prifti-macja...........................................................................

Shahin Prifti -Deme parmende i familjes se ministrit te ekonomis

Baliske Prifti -Lopa hollandeze e familjes se ministrit te ekonomis

Njethundrak Prifti-gomari i familjes se ministrit te ekonomis

fund i sarkazmes
------------------------------------------------------------------------------------------

Eshte realitet i pamohueshem qe ne fier u loze nje loje e tille me emra koti per te marre asistence ne nafte.Nje komshija ime qe ishte inxhinier nafte ,kishte rregjistruar edhe qenin e vete per te marre asistence.Kujte i intereson emri lere te me drejtohet privatisht.

Keshtu u bene shqerrat derra edhe filluan te rrahin vrasin e presin
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#4

Post by alfeko sukaraku »

Tan-Tirana wrote:Po do ket leju shtypjen e ndonje artikullit te gazeta tema ose te kanali qe punon, do ti ket nzjerr ndonje nga matrapazlliqet e zeza qe bon rezarti, ku i gjehen komet atyre, se dhe gazetaret sot matrapaz jan bo, po i pagujte nuk ta nxjerrin bojen, po ku e more lajmin ti, ka dal ne shtyp?
po 24 ore news

qe nga ora 8 00 ne menjgjes
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#5

Post by alfeko sukaraku »

Ne se duan ta quajn veten njerez "te pakorruptuar" politikanet edhe drejtesia shqiptare,ateher vendi i gangisterrit Rezart Taci eshte ne burge si edhe ti hiqet e drejta e komandimit te nje kompanie qe me sa di ka pjesen e saj edhe shteti shqiptare.

Shqiptarve nuk ju duhen "bosa" te tille ,por njerez puntore e me transparence
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Dhunohet Mero Baze

#6

Post by Aulona »



Cakulli ishte korrekt kur tha, qe Sali Berisha i thot me rrenje e me dhemballe jo vetem ata qe silmon por edhe familjet e tyre e cfare bejne e ku pesonisin per buke, e nuk ze dot ne goje emrin e Rezart Tacit! Vetem javen qe kaloi policia tatimore u dhunua nga policia shteterore e derguar nga Saliu te mos ngacmonin bisneset e Tacit, sado qe ato jane kundra ligjeve me dokumenta. Ja pra kjo eshte demokracia ne Shqiperi, ku liria e fjales dhunohet. E c'fare kishte komunizmi me teper, te pakten e dije e mbyllje gojen, ndersa tani te lene te flasesh, dhe te bejne varrin. Ku jeni more ""demokrate"", keni humbur si sepata pa bisht.
Gazetare dhe komentatore te medias denuan njezeri agresionin ndaj kolegut te tyre Mero Baze. Ata e cilesuan sulmin nje ogur te keq per lirine e medias. Analisti Skender Minxhozi thekson se ndaj Bazes tashme eshte ngritur nje vazhde aktesh dhune dhe incidentesh ku ai perfshihet edhe fizikisht.

“Tashme ky gazetar eshte kthyer ne nje shenjester nga elemente te shtetit dhe te biznesit”, u shpreh Minxhozi, duke theksuar se Shqiperia po kthehet ne nje republike te Putinit, ku gazetaret jane ne shenjester.

Ndersa drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Cakuli thote se Baze eshte nje gazetar qe ka qendruar ne krye te investigimeve per kryeministrit per afera te ndryshme korruptive.

“Goditja ndaj Bazes eshte njesoj sikur te kishin goditur dhe sulmuar te gjithe gazetaret investigative”, tha Cakuli.

Analistja e shtypit Mimoza Dervishi shprehet se nuk behet fjale per nje akt sporadik, por vazhde te ngjarjeve te dhunshme.
“Mesazhi qe eshte dhene sot eshte ai i pengimit te shprehjes se mendimit te lire”, thote Dervishi.
Rama: Klienti i familjes sulmoi gazetarin


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagoi pas ngjarjes se nje nate me pare, ku si pasoje e nje sulmi te biznesmenit Rezart Taci dhe truprojave te tij mbeti i plagosur gazetari Mero Baze.
"Mbreme u be nje sulm gjakatar ndaj nje gazetari nga klienti i familjes", u shpreh Rama.

Kreu socialist kerkoi nga presidenti Bamir Topi qe te mos heshte por te flase per te mbrojtur lirine dhe te drejtat, per te mos u pajtuar me rrenimin e pushtetit, dhunimin e kushtetutes e gjakosjen e nje gazetari qe denoncon korrupsionin e qeverise.

Nderkohe Rama kerkoi nga Berisha qe te dale personalisht per te kritikuar krimin e nje nate me pare, per te pare edhe publiku se pergjakja e dhunshme e gazetarit nuk ka sperkatur fytyren e kryeministrit.

Rreth mesdites ishte zedhenesja e Berishes, Juela Mecani e cila reagoi ne emer te shefit te qeverise per dhunimin e gazetarit Baze.

"Kryeministri Berisha ju kerkon organeve kompetente te ndermarrin te gjitha masat per te nxjerre pergjegjesine e plote ligjore te autoreve te ketij akti te rende. Sikunder Kryeministri Berisha thekson edhe nje here se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetareve per qeverine shqiptare perben nje akt shume te rende dhe te pajustifikuar nga asgje", thuhej ne reagim.
Dhunohet tek ish-Blloku gazetari Mero Baze


TIRANE- Presidenti i kompanisë Taci Oil hedh poshtë akuzat për sulmin ndaj gazetarit Mero Baze. Në një deklaratë për mediat, biznesmeni Rezart Taci i quan të rreme akuzat në lidhje me ngjarjen në lokalin “Caprico”, ndërsa mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj kryeredaktorit të gazetës Tema, duke saktësuar se nuk ka patur asnjë lloj kontakti fizik me të.

“Gjatë gjithë karrierës sime profesionale kam bashkëpunuar me respekt dhe durim me të gjithë bashkëpunëtrorët, partnerët dhe palët e treta pa cënuar as edhe njëherë të vetme, edhe në situata tepër të veshtira, integritetin e askujt dhe për më tepër të ndonjë gazetari apo medie edhe kur ka qenë kritike ndaj meje apo bizneseve të mija. Akuza me të cilën po përpiqen të përbaltin personin tim dhe atë të bashkepunetorëve të mi nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i një strategjie denigruese që ka si synim tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që unë zotëroj dhe përfaqësoj” thuhet në deklaratën e Thacit ndërsa nënvizon se është i gatshëm të ëprballet me drejtësinë.
“Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetem nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim” përfundon reagimi i Rezart Tacit.

Sulmi ndaj Bazes, Topi: Të zbardhet ky akt vandal
Presidenti Topi ka reaguar sot ndaj dhunes mbi gazetarin mero baze duke denuar me ashpersi aktin vandal dhe dhunën e ushtruar.Presidenti shqiptar u kerkon organeve te shtetit të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të venë përpara drejtësisë autorët e vërtetë.

Kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri që të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias.

Dhunimi dhe presioni i drejtpërdrejtë apo i tërthortë ndaj medias dhe gazetarëve shqiptarëve është një kthim mbrapa në demokracinë që të gjithë dëshirojmë të ndërtojmë-perfundon deklarata e presidentit Topi

Ambasada SHBA: Të papranueshme presionet ndaj medias
Ambasada e SHBA shprehet e skandalizuar ndaj sulmit që iu bë gazetarit Mero Baze natën e mbrëmshme. Në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksohet se sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit.

“Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme. Ambasada mbështet dënimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari” thuhet në deklaratë.
Ambasada e SHBA-ve kërkon hetim sa më të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes ndërsa shprehet e bindur për të vazhduar me forcë mbështetjen e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Berisha dënon dhunën ndaj Mero Bazes
Kryeministri Berisha ka reaguar sot përmes zëdheneses se tij Juela Mecani ndaj dhune së ushtruar mbremjen e se henes ndaj gazetarit Mero Baze.

Në njoftimin për shtyp citohet se “Kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Mero Baze, në një nga lokalet e kryeqytetit mbrëmë, si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lirë”.

Rreth ngjarjes, kryeministri i ka kërkuar policisë të zbardhë ngjarjen dhe të nxjerrë para ligjit autorët. “Kryeministri Berisha ju kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë”.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se “cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë”.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#7

Post by Tan-Tirana »

Sipas te dhenave zyrtare nga policia e tiranes, jane arrestuar dy persona, Bledar Lilo 28 - vjec, me detyre punonjes i kompanisë Taci Oil dhe Yrgen Selfo 23 - vjec. Policia ben të ditur se keta dy persona kane qelluar gazetarin Baze. Mesohet gjithashtu, se presidenti i kompanise Rezart Taci eshte shpallur në kerkim.

po te klikoni kete kryqin e kuq, eshte lajmi origjinal qe ju fola me larte:

po te klikoni kete kryqin tjeter keni nje artikull mbi bisedat qe na paska bo Taci
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Dhunohet Mero Baze

#8

Post by Aulona »

Protesta e Gazetarve kundetr dhunes



Ku eshte ""gazetari"" Aleksander Frangaj dhe Blendi Fejziu i TVKlanit apo TVSH'ja, se sikur na jane edhe ""demokrate"", apo kane hall te mos perdhosin bosin e tyre Sali Berishen!





Presidenti i vendit, Bamir Topi ka reaguar pasditen e sotme lidhur me dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, duke e cilesuar ate si nje ngjarje te papranueshme.

Ne nje deklarate per mediat, Topi eshte shprehur se liria e medias eshte dicka thelbesore ne nje shtet demokratik dhe ka nenvizuar se reforma ne legjislacionin per kete sektor eshte me se e nevojshme.

“Ngjarja me gazetarin Mero Baze eshte e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte per median dhe reforma ne legjislacionin per to eshte e nevojshme”, ka deklaruar Topi.

Kreu i shtetit ka denoncuar edhe influencen e politikes tek mediat shqiptare dhe ka shtuar se eshte koha per nje reflektim te thelle.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dhunohet Mero Baze

#9

Post by Sally »

Vetëdorëzohet në polici Rezart Taçi





Tiranë – Biznesmeni Rezart Taçi është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, vetëm pak orë pasi gjykata mori masën e “arrest me burg në mungesë”.
Taçi ishte shpallur në kërkim nga policia pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. Biznesmeni i njohur shkoi vetë pranë policisë pasditen e sotme, ndërsa është sistemuar në ambientet e paraburgimit. Ai u shpreh i gatshëm të respektonte çdo vendim gjykate.

“Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment cdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj.

Dua të thekoj faktin se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tëepr ndaj përfaqësusëeve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. Ai shton se "Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit“, thekson Taçi.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të së hënës së shkuar në një lokal nate në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kur Mero Baze, botues i gazetës “Tema” u qëllua me grushte nga truprojat e Taçit. Po atë natë, Baze bëri një kallëzim penal në polici për Taçin dhe shoqëruesit e tij. Ndërkohë, vetë biznesmeni ka mohur që të ketë qëlluar gazetarin e njohur.

Edhe gjatë një interviste për Tgcom, faqe lajmesh në gjuhën italiane, Taçi deklaroi se nuk kishte pasur asnjë konflikt me Bazen. “Nuk kam patur asnjë konflikt me zotin Mero Baze. Gjatë gjithe jetës sime si sipërmarrës kam trajtuar me respekt, vlerësim të gjithe bashkëpunetorët, partnerët dhe personat e tretë, pa i dhunuar kurrë dhe pa i vënë në situata të vështira", shkruan Taci.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#10

Post by alfeko sukaraku »

Eshte per tu cuditur fakti qe "Rezart Taci paska kaq miliarda sa beri ofert per te blere klubin sportiv te Bolonjes edhe me pas klubin sportiv te Milanit , edhe nuk paska leke te paguaj detyrimet ne shtete edhe rrogat e puntorve.

ore....kur ju theme une se sal berisha i ka hapur depot ,ju nuk me besoni....vidhni ore sa te mundet e kush te mundet.

Lona ..me qe me nxorre ate simpatikun -edi ramen- ketu, do doja te pyesja per ate ceshtjen e truallit ne qender te tiranes 8-)

si u be ai muhabeti???????????? se nuk po e deshifroj dote -hahaha-

mos valle sala u hakmorre qe edushi nuk e la te ndertonte ne Orikum edhe per kete ja mori truallin -hahaha-

ne themi se "Lana eshte vendi i ujrave te pista te tiranes" ,por me duket se ka ujra me te pista ne tirane...ne te gjithe politiken shqiptare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Dhunohet Mero Baze

#11

Post by alfeko sukaraku »

Rezart Taci paska para qe te blej Milanin edhe nuk paska para te shlyej taksat ndaj shtetit??

Rezart taci ishte personi qe fitoj ankanden per te qene ortak me shteti.

A munde te ishte Rezart Taci nje bamires ne dobi te kombit???

Ne se Rezart Taci paska para per te blere Milanin ,ateher perse nuk ndihmon ndertimin e nje spitali shtetrore edhe pajisjen e tij me pajisjet e duhura?

ketu flasim per ortakllek mindis shtetit edhe privatit ,ne nje kohe qe shumica e ketyre ortaklleqeve kryejn vepra bamirsore,ashtu sikurse paska kryer edhe rezart taci por per te shoqen e sal berishes edhe jo per permirsimin e kushteve te jeteses se shqiptarve.

Rezart Taci vjele pasurin kombetare edhe nuk i paguan asaj taksat edhe jo me te bej bamirsira ne shperblime te pasuris se te gjithe shqiptarve,ashtu sikurse eshte edhe nafta.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Dhunohet Mero Baze

#12

Post by Arta »

Me e forta eshte kur brenda nates Tacit ju aprovua nga BSH 70 million Euro, kur ne vende te tjera, duhen me dite te tera, sado bizness i madh te jesh. Mbase sepse te gjitha gjerat shteterore, tani u privatizuan vetem nga ata qe jane ne shtet, nepermejt miqeve, femijeve, vjerrave, etj, te cilet tani po futen e marrin poste edhe ne qeveri.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”