"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pavaresia e Kosoves

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#16

Post by Sally »

Sally wrote:
 
Jeremic: Nuk do ta njohim kurre pavaresine e Kosoves




22.07.2010
Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, pas vendimit të GJND-së, që vendosi se pavarësia e Kosovës është e ligjshme.

“Për Beogradin loja nuk ka mbaruar ende, pasi çështja është politike dhe tani fjala i kalon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka deklaruar Jeremiç.
 








Altmann: Serbia duhet të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës nëse synon integrimin në BE

Në intervistë me Deutsche Wellen Franz Lothar Altmann, ekspert gjerman për Evropën Juglindore, thotë se Serbia ka nevojë për një zgjidhje që i lejon të ruajë fytyrën. Bisedimet teknike me Kosovën janë të domosdoshme.



DW: 120 vende, ndër të cilat Rusia, Kina dhe Spanja nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës . A do të ndryshojnë qëndrim këto vende pas shqiptimit të gjykimit nga GJND-ja?

Altmann: Kjo është pritja, pra që Kosova të njihet edhe nga ato vende të cilat deri tani kanë deklaruar se do të prisnin me vendimin e tyre për njohjen e Kosovës, deri në shpalljen e gjykimit nga GJND.




DW: Gjykimi i shqiptuar nga GJND-ja nuk ka vlerë detyruese si në të drejtën civile. Dhe menjëherë ministri i Jashtëm i Serbisë deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër Serbia synon në periudhë afatgjatë integrimin në BE. A mund të ngulë këmbë Beogradi në këtë qëndrimin të tijin ndaj Kosovës?

Altmann: Jo, nuk është e mundur. Komisioni i BE-së ka thënë qartë se Serbia nuk mund të pranohet në BE sa kohë nuk ka zgjidhur qëndrimin ndaj statusit të Kosovës. Pasi nëse Serbia do të ishte anëtare e BE-së dhe do të vazhdonte të mbante këtë qëndrim ndaj Kosovës, ajo do të bllokonte gjithçka që BE-ja do të kishte në plan të bënte me Kosovën
.




DW: Çfarë duhet të ndodhë sipas jush në mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën?

Altmann: Do të duhej të gjendej një zgjidhje, e cila bën të mundur për Serbinë të ruajë fytyrën. Një lloj paketimi i statusit të pavarësisë në formën e një marrëveshjeje bazë, apo konfederate me lidhje shumë të dobëta mes shteteve. Në mënyrë që në aspektin e politikës së brendshme politikanët serbë të kenë mundësi të thonë: ne bëmë ç'ishte e mundur, nuk e kemi humbur plotësisht Kosovën, u përpoqëm të gjenim një kompromis dhe me këtë kompromis tani mund të pajtohemi. Vështirësia qëndron pikërisht në gjetjen e një forme të tillë kompromisi.



DW: Qeveria e Kosovës tani nuk do të pranojë të detyrohet të hyjë në negociata me Serbinë për statusin. Por a nuk ka mjaft çështje për të cilat duhet biseduar, si p.sh. situata në qytetin e ndarë të Mitrovicës?

Altmann: Po është e vëtetë, qeveria e Kosovës nuk do të pranojë të negociojë për statusin. Në Prishtinë do të festohet fitorja. Por nga ana tjetër ka probleme të pazgjidhura siç është qyteti i ndarë i Mitrovicës, apo veriu i cili është i banuar nga serbë. Dhe pikërisht për këtë duhen zhvilluar bisedime teknike për të çtensionuar situatën për popullsinë, dhe që nga serbët e Kosovës t' i dërgohen Beogradit sinjalet përkatëse për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare që të mund të pranohet edhe nga Beogradi zyrtar.




DW: A besoni ju zoti Altmann se mund të jetë i mundur një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, pra territoret në jug të Serbisë me shumicë shqiptare me veriun e Kosovës të populluar nga shumicë serbe?

Altmann: Kjo pyetje shtrohet shpesh. Por edhe nga pala serbe është theksuar vazhdimisht se Presheva është lidhja mes Serbisë Qendrore dhe Jugore dhe më tutje me Maqedoninë në drejtim të Greqisë. Do të ketë me siguri bisedime por nuk besoj se këmbimi i territoreve do të shtrohet si opcion në bisedime. Besoj se fillimisht do të kemi një periudhë të akullt në bisedime. Qeveria në Beograd kërkonte në të vërtetë një mbledhje të asamblesë së Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të kërkonte një rezolutë. Kjo tani do të jetë e vështirë të bëhet. Nuk besoj se do të ndodhë. Besoj se tani kabineti në Beograd do të përfshihet në bisedime të ethshme për hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#17

Post by Sally »

Shtypi britanik për vendimin e GJND-së




Gazeta The Times ndër titujt kryesorë thotë se vendimi i gjykatës se shpallja e pavarësisë së Kosovës është 'e ligjshme' ishte një vendim i mençur dhe i kohës.
Kjo ngjarje është parë me shumë interes pasi mund të ketë pasoja të thella jo vetëm për Kosovën por edhe për shtete të tjera që mund të shkëputen në të ardhmen, vende si Qipro Veriore apo Osetia Jugure.

Por gazeta The Times thotë vendimi ishte 'i kujdesshëm dhe i arsyeshëm dhe shqetësimi se do të vendosë precedent për ndarjen e vendeve të tjera është i gabuar sepse shpallja e pavarësisë së Kosovës erdhi si resultat i padretësive dhe maltrajtimit', thotë gazeta Thë Times.

Sipas Edwin Bakker, profesor në institutin për marëdhëniet ndërkombëtare Clingendael në Hollandë i cili flet për gazetën Financial Times, është hera e parë që një akt separatist merr bekimin që prej 40 vjetësh.

'Për herë të parë që nga ndarja e Pakistanit, në mes të viteve 70-të, kemi parë që një vend të bëhet i pavarur megjithë opozitën e madhe nga vendi prej të cilit po ndahet'.

'Ky vendim mund t'i japë krahë separatistëve në mbarë globin por vendet që janë të ngjashme me rastin e Kosovës janë shumë të pakta',thotë zoti Bakker.

Mbështetja e perëndimit për Kosovës thotë gazeta The Times, tregon ndjeshmerinë e vendeve të lira për te njohur vet qeverisjen, dhe marrëdhenia e mirëfilltë mes Serbisë dhe Kosovës duhet ta kapërcejë konfliktin dhe të shohë përpara për hyrjen e mundshme të dy shteteve në Bashkimin Evropian, proces që ky vendim do ta bëjë më të mundshëm.

Deri tani pavarësia e Kosovës njihet nga 69 prej 192 shteteve por duhet që më shume se 100 shtete ta njohin atë në mënyrë që të arrihet anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas gazetës Thë Guardian kjo njohje e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë patjeter do të sjellë edhe një valë të re vendesh që do ta njohin pavarsinë e Kosovës dhe do ta çojnë atë edhe me afër anëtarësimit në OKB.

Në Daily Telegraf shkruhet se të patën 40 vende të tjera do priten ta njohin Kosovën si rrjedhojë e vendimit të gjykatës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#18

Post by Sally »

Reagimet pas deklaratës së GJND-së për Kosovën




Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi për BBC-në nga Uashingtoni (ku ndodhet në vizitë zyrtare) se vendimi ishte "një fitore historike për Kosovën dhe për rajonin, për demokracinë edhe të ardhmen euro-atlantike."

"Ky opinion ka qartësuar definitivisht të gjithë rajonin, por edhe vendet e interesuara që punojnë me ne, për të ardhmen tonë edhe SHBA-ja edhe Bashkimi Evropian," - tha zoti Thaçi, duke shprehur vullnetin e qeverisë së tij për bisedime me Serbinë lidhur me çështje teknike.

SHBA e përshëndeti vendimin e GjND-së. Në një mesazh indirekt Beogradit, thotë agjencia e lajmeve Reuters, SHBA tha se "tani është koha që Evropa të bashkohet rreth një të ardhmeje të përbashkët".

Kjo deklaratë e shkurtër u përcoll përmes e-mailit, nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J. Crowley.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha pas vendimit të GJND-së se "tani e tutje do të ketë njerëz në botë që do të tentojnë të shkruajnë deklarata pavarësie, që sipas gjykatës është në rregull me ligjet ndërkombëtare."

"Nga ana tjetër, e drejta për ndarje nuk u mor në konsideratë nga Gjykata," tha ministri i jashtëm serb.

Qeveria e Kosovës tha se tani i takon Serbisë që të bisedojë me të si shtet i pavarur.

I ndodhur në Hagë, ministri i Jashtëm, i Kosovës, Skënder Hyseni, i bëri thirrje Serbisë që të punojë për paqe në Ballkan.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi i GJND-së nuk prezantoi një bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës.





Reagime në Kosovë

Udhëheqësit e instucioneve të Kosovës e kanë cilësuar si një fitore për vendin dhe rajonin mendimin e dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe as me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se mendimi i gjykatës përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t’i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Prandaj, ne u bëjmë thirrje sërish këtyre vendeve që të marrin sa më parë vendimet e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”.

“Siç shihet edhe nga ky mendim i GJND-së Kosova nuk paraqet rast precedent për asnjë rast tjetër në botë”, tha presidenti Sejdiu në një konferencë me gazetarë në Prishtinë.

Ai i bëri thirrje Serbisë për bashkëpunim me Kosovën si dy shtete fqinje.

“Duke qenë në fqinjësi të parë, duhet të punojnë për krijimin e një fryme të re të bashkëpunimit në interes të mirëqenies dhe perspektivës së qytetarëve të të dyja shteteve sovrane”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Zyrtarë të lartë të qeverisë, të cilët në mënyrë kolektive e kanë ndjekur në televizion seancën e Gjykatës së Hagës, kanë reaguar me emocion kur gjykatësi kumtoi mendimin e trupit gjykues.

Pas duartrokitjeve të shumta dhe dollive me shampanjë, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi tha se konfirmimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga institucioni më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare po hapte një kapitull të ri politik për vendin.

“Është një fitore e drejtësisë, është një fitore e Kosovës, një fitore e gjithë qytetarëve të saj, por dua të besoj se është një fitore edhe e rajonit në tërësi, në këtë rast besoj se është fitore edhe për Serbinë, sepse në një mënyrë mund ta heqin qafe këtë problem”, tha zoti Kuçi.

Ai i ftoi qytetarët e Kosovës që jenë të arsyeshëm në reagimet e tyre.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, grupe të njerëzve kanë dalë në rrugët e Kosovës duke u rënë borive të makinave, të cilat I kishin stolisur me flamuj të Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur, e kemi pritur pavarësinë qe sa vite dhe tani edhe Gjykata e konfirmoi se nuk e kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare, as rezolutën 1244, kështu që presim njohje të reja të vijnë tani”, u shpreh një qytetar.





Reagime ndërkombëtare

Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënësit, Mike Hammer tha se "SHBA ishte e kënaqur që gjykata kishte rënë dakord me qëndrimin e vjetër të SHBA-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar".

Baronesha Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri tha se "opinioni këshillues hap një fazë të re. Fokusi duhet të jetë tek e ardhmja."

"E ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian. Edhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian", tha baronesha Ashton.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle tha se "vendimi i Gjykatës komfirmon pikëpamjen tonë se shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme".

"Ajo mbështet pikëpamjen tonë se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë fakte të parefuzueshme".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrey Nesterenko tha se "se është e një rëndësie parësore që Gjykata dha vlerësimin e saj vetëm për deklaratën e pavarësisë dhe nuk shqyrtoi çështjen e të drejtës së Kosovës për shkëputjen unilaterale nga Serbia në një kontekst më të gjerë".

Ministria e Jashtme qipriote thotë se "Qipro dëshiron të theksojë qëndrimin parimor për Kosovën dhe të riafirmojë qëndrimin e palëkundur për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, që përfshin Kosovën."

Presidenti i territorit të shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë, Sergei Bagash tha se "vendimi i gjykatës konfirmonte edhe një herë të drejtën e Abkhazisë dhe të Osetisë Jugore për vetëvendosje."

Aitor Estabanm një deputet i partisë nacionaliste baske PNV tha se "rrjedhoja kryesore është se Spanja nuk mund të vazhdojë të thotë se rregullat ndërkombëtare nuk lejojnë një ndarje të vendit për një shtet të pavarur brenda Bashkimit Evropian."



Reagime nga Tirana e Shkupi

Menjëherë pas dhëniës së vendimit nga GJND-ja kryeministri Sali Berisha në një dalje të menjëhershme para gazetarëve përshëndeti vendimin e Gjykatës duke e konsideruar historik atë.

Berisha tha se "Vendimi i Hagës është kontribut madhor".

Më tej ai shtoi se vendimi zgjidhi statusin e shqiptarëve në Ballkan.

Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti i vendit Bamir Topi, i cili i ka përcjellë një mesazh urimi dhe homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu .

"Hap i rëndësishëm për Kosovën "e ka konsideruar presidenti Topi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

Ndërkohë ministri i jashtëm Ilir Meta vlerësoi vendimin duke e cilësuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Meta shtoi se "Shqipëria do të lobojë sërish për Kosovën ".

Edhe kryetari i opozitës Edi Rama ka përshëndetur vendimin e GJND-së. duke thënë se "shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë e paligjshme".

Vendimin e GJND-së e kanë përshëndetur dhe parti të tjera politike në Shqipëri.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, tha të enjten për BBC-në se vendimi i saposhpallur nga GJND-ja do të eketë efekt pozitiv, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë rajonin në përgjithësi:

"Mendoj se Beogradi duhet të bindet me realitetin e ri, të krijuar,"- tha zoti Ademi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#19

Post by Sally »

Gligorov: Serbia ta njohe pavaresine e Kosoves
25.07.2010





Edhe pas vendimit shumë të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, që shënoi dështim të madh të diplomacisë serbe, përfaqësuesit e saj në Beograd thonë se nuk do të heqin dorë nga qëllimet e mëhershme.

Kjo do të thotë se do të dërgojnë 50 emisarë në vende të ndryshme, në përpjekje për t’i pamundësuar njohjet e reja për Kosovën dhe për të siguruar shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për miratim të një rezolute me të cilën do të kërkoheshin bisedime për statusin e Kosovës.

Por, në Beograd ka zëra që thonë se politika e deritashme e Tadiqit dhe Jeremiqit për Kosovën ka dështuar dhe se dikush duhet të bartë përgjegjësi për këtë.

Rrjedhimisht shtrohet pyetja - çfarë do të duhej bërë Qeveria serbe pas debaklit diplomatik të përjetuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Vladimir Gligorov, nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike, në këtë temë për Radion Evropa e Lirë thotë:

“Objektivisht do të ishte më së miri nëse Qeveria, përkatësisht presidenti Tadiq, do të ishin në gjendje që në këtë çast të ndryshonin ekipin e politikës së jashtme, para së gjithash ministrin e Punëve të Jashtme”.

Ngjashëm mendon edhe Vladimir Paviqeviq, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.

“Ky është rast i mirë që të hapet çështja e përgjegjësisë së bartësve të politikës së dështuar. Tash 18 muaj kemi qenë të bombarduar me informata për sukseset e mëdha të diplomacisë sonë dhe veçanërisht për faktin që kishin arritur që çështjen e Kosovës ta bartnin nga terreni politik në atë juridik”.

“GJND-ja dëshmoi se si rezultat i kësaj politike, tash edhe në planin juridik kjo politikë nuk solli asnjë sukses”, thotë Paviqeviq.





Gligorov dhe Paviqeviq angazhohen për ndryshime të politikës. Por, ç’do të thotë kjo? A do të thotë kjo njohje e pavarësisë së Kosovës?

Vladimir Gligorov përgjigjet:

“Si epilog i fundit, po. Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte hapi i parë, por si rezultat përfundimtar i normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, do të duhej të pasonte njohja reciproke”, pohon Vladimir Gligorov në prononcimin e tij për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë thotë bashkëbiseduesi tjetër Vladimir Paviqeviq në këtë temë...

“Çështjen e Kosovës duhet hequr nga lista e prioriteteve. Duhet bartur në nivelin e zgjidhjes së çështjeve praktike që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve në Kosovë. Politikën e jashtme të Serbisë duhet transformuar drejt realizimit të qëllimeve parësore, siç janë: Bashkimi Evropian, integrimet euroatlantike dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, konsideron Vladimir Paviqeviq.

Të pyetur nëse pushteti i tashëm në Beograd mund të heqë dorë nga retorika e deritashme për Kosovën dhe të pajtohet për normalizim të raporteve me Kosovën, pa vënë në rrezik legjitimitetin e vet, Gligorov thotë:

“Personalisht mendoj se opinioni dhe populli në Serbi janë më të mençur se politikanët dhe se ata do ta mbështetnin një gjë të tillë”, pohon Gligorov, ndërsa Paviqeviq thekson:

“Kam bindjen se qytetarëve nuk u intereson ky realitet paralel. Në Mitrovicë kanë hequr dorë nga mitingu. Mendoj se porosia është e qartë – duhen ndryshime”, konkludon Vladimir Paviqeviq.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Analiza mbi vendimin e GJND-së

#20

Post by qiellikaltër »

Sipas Vetevendosjes:

Opinioni i GJND-së mund të përmblidhet në tri pika kryesore:

a) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare.

b) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

c) Kjo pavarësi nuk e shkelë Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.

Sa i përket pikës së parë, pothuajse të gjithë analistët, politikanët e zyrtarët, e kanë interpretuar atë si bazë të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Do të ishte mirë të ishte kështu, por kjo gjë fatkeqësisht nuk është e vërtetë. Gjykata vetëm ka shpjeguar se nuk ka norma pozitive të së drejtës ndërkombëtare të cilat e sanksionojnë shpalljen e pavarësive apo ndalimin e tyre. Konstatimi se ”shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare”, nuk e implikon përfundimin se kjo shpallje është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sepse e drejta ndërkombëtare në përgjithësi nuk i parasheh procedurat e ligjshme të krijimit të shteteve. Gjithsesi që një qëndrim i tillë është pozitiv në kuptimin e konceptimit të shtetit si fakt real. Por politikanët e Kosovës e konceptojnë shtetin vetëm si shpallje, prandaj kjo e rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Pika e dytë po ashtu ka qenë e pritshme, meqë vetë pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës sipas rekomandimit të Ahtisaarit është shpallur duke iu referuar Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Kjo ndodhi pasi që sponsorizuesit e rekomandimit të Ahtisaarit (ShBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia etj.) dështuan që gjatë verës së vitit 2007 ta nxirrnin një rezolutë tjetër për Kosovën, për shkak të përdorimit të vetos ruse në Këshillin e Sigurimit. Kështu që, meqë nuk arritën ta ndryshojnë, atëherë e shpallën pavarësinë e mbikëqyrur përbrenda Rezolutës 1244, duke arsyetuar se vetë kjo shpallje nuk e shkelte R1244.

Ky opinion i GjND-së do ta rikonfigurojë deri në njëfarë mase qasjen e Serbisë ndaj Kosovës. Tash Serbia nuk do të përqendrohet aq shumë në përpjekjet për rihapjen e statusit të Kosovës, megjithëse nuk do ta njoh atë, por në ndarjen e brendshme të Kosovës, ashtu sikurse në Bosnje. Kjo është arsyeja pse opinioni i GjND-së do të shfrytëzohet nga Serbia për konsolidimin e saj në veri dhe lindje të Kosovës si dhe në kërkesën e saj për negociata të reja, prej të cilave do të përpiqet fillimisht ta imponojë një status special për veriun si dhe ta krijojë një kanton autonom serb në lindje. Kosovës i kërcënohet ky rrezik real aq më tepër kur kemi në mendje udhëheqësit që e qeverisin Kosovën, të zhytur në korrupsion si dhe të shantazhueshëm nga qarqe të huaja.

http://vetevendosje.org/?cid=1,2,1808&author=0

Ne rrafshin e marrdhenieve nderkombetare, analisti Petrit Haliti jep keto komente, persa i perket 2 pikave te para te vendimit te GJND-se:

Vendimi, që Kosova nuk është një problem juridik ndërkombëtar dhe se pavarësia e saj është konform ligjit ndërkombëtar, u hoqi argumentin apo pretekstin kryesor të deritanishëm të shteteve që nuk kanë njohur Kosovën, si Spanja, Qipro, Sllovakia, Rumania, Greqia, Kina etj. Nëse deri tani pesë shtetet e BE-së që nuk kanë njohur Kosovën, ndiqnin këtë qëndrim me argumentin se kërkonin të mbronin ligjin ndërkombëtar, (ndonëse 22 shtetet e tjera të BE-së e kishin njohur Kosovën), pas vendimit të GJND-së ky argument nuk ka më vlerë. Sepse tashmë është një gjykatë ndërkombëtare e OKB-së, një institucion juridik ndërkombëtar, i cili jep vendimin që pavarësia e Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.
Shteteve që nuk kanë njohur Kosovën u ra në ujë edhe argumenti tjetër kryesor i tyre, ai mbi precedentin që krijon Kosova. Gjykata e OKB-së u shpreh qartë se Kosova nuk ka të bëjë me precedentin dhe pikërisht për këtë, në mënyrë specifike gjykata theksoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar. Ajo nuk formuloi në përgjithësi që “deklaratat e pavarësisë nuk bien ndesh me ligjin ndërkombëtar”, por e përcaktoi në mënyrë të specifikuar për Kosovën. Kjo është tepër e rëndësishme dhe nuk mund të mos merret në konsideratë nga diplomacitë e shteteve që nuk e kanë njohur deri tani Kosovën. Qëndrimi dhe vendimi i gjykatës vlen dhe është i vlefshëm vetëm për Kosovën, për rastin e saj të veçantë, dhe nuk krijon e as mund të shfrytëzohet si precedent.
... Ato shtete, të cilat edhe pas GJND-së nuk shprehin vullnet për të pranuar dhe reflektuar për vendimin e tribunalit juridik të OKB-së, kuptohet se nuk nisen nga argumentet juridike, por kanë politika dhe strategji paragjykuese ndaj kombit shqiptar, të cilat nuk lidhen as me ligjin ndërkombëtar e as me normat ndërkombëtare. Nuk ka si shpjegohet ndryshe ajo fushatë urrejtjeje antishqiptare që shpërtheu në disa media ruse kundër GJND-së, kundër Kosovës, kundër SHBA-së, kundër Perëndimit dhe kundër shqiptarëve si komb. Në gazetën rusë “Pravda” të datës 23 korrik 2010, mund të lexoni: “Ideologjia nacionaliste e Shqipërisë së Madhe, e krijuar më 1878-ën nga Lidhja e Prizrenit, presupozon genocidin biologjik, kulturor dhe fetar. Fakti që Kosova është tani 90 për qind shqiptare, është testament i genocidit të suksesshëm dhe i spastrimit etnik të serbëve. Shqiptarët kanë qenë klientë të Italisë fashiste dhe të Adolf Hitlerit. SHBA, BE dhe Britania u dhanë mbështetje këtyre elementeve profashistë. Shqiptarët nisën të çojnë gratë e tyre në rajonin serb, që të shumëzonin shumë shqiptarë”.
Ndonëse jemi në ditët e para, mund të thuhet se pas vendimit të GJND-së, në politikën e jashtme dhe në diplomacitë e bllokut të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ka filluar një proces i ri i rivlerësimit të qëndrimeve. Ky proces mund të jetë i gjatë ose i shkurtër dhe natyrisht, i ndryshëm në shtete të ndryshme, por është një zhvillim pozitiv që po merr formë.
http://bw.balkanweb.com/analiza/2689/di ... 44367.html
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#21

Post by Sally »

Parlamenti i Serbisë miratoi strategjinë për Kosovën



Parlamenti i Serbisë debatoi të hënën (26.07) për rrethanat aktuale pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Dretjësisë (GJND) për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
[/u]



Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq deklaroi në Parlament se, sipas të dhënave të tyre, aktualisht rreth 55 vende të ndryshme "janë shumë afër" njohjes së pavarësisë së Kosovës. Qeveria serbe po bën përpjekje që të ngadalësojë dhe ta ndalojë këtë proces. Qëllimi tjetër është arritja e një shumice të duhur për mbështejen e idesë së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për miratimin e një rezolute, me të cilën do të hapej rruga për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për statusin përfundimtar të Kosovës, theksoi Jeremiq. Sipas tij vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, që konstatoi se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një vendim i rëndë për Serbinë. Por edhe tani duhet ruajtur paqja dhe qetësia, tha Jeremiq.

Udhëheqësi i ekipit juridik të Serbisë në GJND, Dushan Batakoviq shpjegoi në Parlament se vendimi i fundit paraqet një disfatë juridike të Serbisë. "Por nuk janë mbyllur të gjitha dyert për aksione të tjera diplomatike. Procesi në Hagë ka qenë i rëndësishëm, sepse është ndërprerë vala e njohjeve të pavarësisë së Kosovës", theksoi Batakoviq.

Opozita serbe është e mendimit se ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq duhet të japë dorëheqjen për shkak të dështimit të politikës serbe ndaj Kosovës.

Opozia kërkon dorëheqjen e Jeremiqit

Përfaqësuesit e radikalëve dhe të demokratëve serbë të ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica kanë kërkuar dorëheqjen edhe të qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ata kërkuan prej presidentit Boris Tadiq të shpjegojë se çfarë marrëveshjesh janë arritur me Bashkimin Evropian për rezolutën e mundëshme që do të paraqitet në OKB. Ministri i Jashtëm Jeremiq u përgjigj se Serbia po ndërmerr të gjithë hapat që i mundësojnë pranimin e kërkesave të saj në Asamblenë e Përgjithshme. Ai bëri të ditur se Serbia do të paraqes një rezolutë me të cilën kërkohen negociata të reja që nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

Çanak: Kosova është humbur para 11 vitesh

Lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak u shpreh se Kosova është humbur para 11 viteve. Mendim të ngjashëm ka shprehur edhe lideri i liberalëve Çedomir Jovanoviq i cili nga qeveria kërkon që të pranojë realitetin në Kosovë dhe të ketë kujdes për të drejtat e serbëve atje.

Tadiq: vendimi i GJND-së grusht i rëndë për Serbinë

Lideri i socialistëve Ivica Daçiq u shpreh se Serbia duhet të mbrojë interesat e veta me të gjitha mjetet, por duhet pasur kujdes që vendi të mos izolohet. Në seancë morën pjesë edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe kryeministri Mirko Cvetkoviq.

Presidenti Tadiq tha se vendimi i GJND-së ishte një grusht i rëndë për Serbinë, por ajo nuk duhet t'i prishë raportet me vendet kryesore në botë.

Pas një debati që zgjati më shumë se 11 orë u miratua me disa ndryshime propozimi i qeverisë për vazhdimin e luftës diplomatike dhe politike për Kosovën. Kundër ishin vetëm liberalët dhe demokratët e Koshtunicës. Partitë tjera i mbështetën planet e qeverisë serbe.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pavaresia e Kosoves

#22

Post by Arbëri »

:o
Greqia kërkon më shumë financime që të njohë Kosovën
BEOGRAD- Greqia kërkon më shumë financime nga SHBA-ja dhe BE-ja në shkëmbim të njohjes së Kosovës. Lajmi bëhet publik nga mediat serbe.

Portali serb “Press” shkruan se qeveria greke po mundohet që të nxjerrë para nga SHBA dhe BE, të cilat janë duke kërkuar nga Athina që ta njohë Kosovën, dhe se paratë për Greqinë do të ishin të mirëseardhura në kohën kur ajo gjendet në krizë financiare për shkak të borxheve të jashtme.

Duke iu referuar dekalaratave të disa zyrtarëve, Press shkruan se tashmë pas vendimit të GJND-së Greqia do ta njohë Kosovën në mesin e muajit shtator, pak para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe se deri atëherë ajo do të përpiqet që të bind SHBA-në dhe BE-në që të paguhet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pavaresia e Kosoves

#23

Post by Arbëri »

Rezoluta serbe e papranueshme
Shumica e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë kundërshtuar rezolutën që Serbia e dorëzoi dje për ta proceduar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Fuqitë e Mëdha, sidomos shtetet si Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vlerësuar se teksti i rezolutës serbe është i papranueshëm pasi në të thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”. Sipas këtyre vendeve, të cilat e kanë njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, është dashur të precizohet se bëhet fjalë për “bisedime për çështje teknike” e jo për të “gjitha çështjet e hapura”.

“Është dashur të specifikohet qartë, pasi për Serbinë çështje e hapur është edhe ajo për statusin, ndërkohë që ne vlerësojmë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe se nuk mund të ketë bisedime për statusin e saj”, citon e përditshmja serbe Blic një diplomat të huaj të mirinformuar.

Serbia ia ka dorëzuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tekstin e rezolutës së re për Kosovën, me të cilën sipas medieve serbe, nuk përmenden negociatat për statusin, por theksohet se “secesioni është mënyrë e papranueshme për të fituar Kosova sovranitetin territorial”.

“Me rezolutë, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i propozohet konkluzioni rreth mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë vlerësuar se është e papranueshme që në test të përmendet “secesioni i njëanshëm” pasi sipas tyre “nuk është mënyrë e pranueshme për zgjidhjen e çështjeve territoriale”.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, sipas medieve serbe, kanë insistuar që në tekst të rezolutës serbe të precizohet se bëhet fjalë për “bisedime teknike mes Beogradit dhe Prishtinës”, gjë që edhe ato vet e përkrahin.

Pavarësisht se çfarë do të bëjë Serbia, Kosova planifikon që në vjeshtë përmes aleatëve të saj ta paraqes një rezolutë të veten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Zëvendës/ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se SHBA-ja dhe shtetet kryesore të Bashkimit Evropian në shtator do të paraqesin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një rezolutë për dhe në emër të Kosovës. Ajo ka thënë se aty do të prezantohet qëndrimi i qartë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës.

Kosovën, deri më tash, e kanë njohur 69 shtete, ndërsa prite që pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e Pavarësisë nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, do të ketë rritje dramatike të këtij numri. Synim i Kosovës është që para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, numri i njohjeve të arrijë mbi 100. /Telegrafi/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pavaresia e Kosoves

#24

Post by Arbëri »

Serbia kërkon 31 miliardë $ në shkëmbim të njohjes së Kosovës

Pas mendimit pozitiv të GJND-së për pavarësinë e Kosovës dhe pas paralajmërimit të ashtuquajturave biseda “teknike” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kjo e fundit nuk po tregon qasje konstruktive, por përpjekjet e saj janë destruktive dhe një manipulim i hapur si karshi opinionit të vet, ashtu edhe atij më të gjerë. Beogradi, pas goditjes nga GJND-ja, assesi të këndellet dhe të pranojë normat ndërkombëtare në të cilat ishte thirrur një kohë të gjatë. Bota demokratike kishte shfaqur mendimin pro së drejtës së Kosovës për shtet, ndërsa e vetmja Serbia me disa shtete që në esencë kanë orientime etno-fashist janë kundër së drejtës së Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

Pesë shtetet e BE-së si, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, edhe pas mendimit të GJND-së nuk kanë ndërruar kursin politik ndaj Kosovës. Kjo nënkupton se këto shtete janë problemi i BE-së dhe nuk mund ndryshe të trajtohen. Ndoshta BE-ja është ngutur në pranimin e tyre, sepse të synosh kritere të larta humane e njerëzore, ndërsa në anën tjetër të thyesh këto të drejta në shtetet e tyre kjo nuk ka kuptim për politikën e tyre, por as për BE-në. Andaj, ky rast në të ardhmen duhet t’i shërbejë BE-së që karshi thyesve të parimit të lirisë, demokracisë e pavarësisë së popujve të merrem masa të duhura dhe këto vende të detyrohen të ndërrojnë kursin politik.

Beogradi i inkurajuar nga mosveprimi i BE-së, por edhe destrkutiviteti i disa vendeve anëtare të KS të OKB-së po vazhdon me avazin e vjetër, planet e vjetra dhe të reja për Kosovën. Beogradi karshi Kosovës kishte plane të ndryshme për një shekull pandërprerë, por për fat të mirë kurrë nuk u realizuan. Planet e tyre kundër Kosovës kishin data të vjetra, por edhe personazhe të ndryshme. Ato datojnë nga Çubrilloviqët, Garashaninët, Andriqët, Qosiqët, Shesheloviqët, Millosheviqët, Gjingjiqët, Koshtunicët, ndërsa “sihariqi” më i ri serb vjen nga presidenti aktual serb Boris Tadiq. Plani i tij “autonomi prej 1 deri 100” është një plan i të marrëve dhe vetëm ata dinë të hartojnë plane të tilla.

Por, jo vetëm kaq, Boris Tadiq me kompani, për fat të keq të pagëzuar nga perëndimi, si Qeveri demokratike në fokus të betejës së tyre të ardhshme për Kosovën, si në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe gjetiu do të vazhdojnë me të gjitha planet e mundshme dhe të pamundshme kundër Kosovës. Beogradi, definitivisht as më pak e as më shumë nga faktori ndërkombëtar kërkon 30 për qind të territorit të Kosovës, si zgjidhje e tyre politike dhe si i ashtuquajtur kompromis politik. Të gjitha planet tjera janë të kamufluara pas këtij projekti, pra atë çfarë paraardhësit e tij nuk kishin mundur të arrijnë edhe me luftë e gjenocid, kjo politikë e re serbe dëshiron të arrijë me mjete “demokratike”.

Beogradi jo rastësisht kërkon pjesën veriore të Kosovës, pjesën më të pasur të saj, në të cilën gjendet gjiganti Trepça, i cili zë vendin e dytë me xehe në Evropë. Gjithashtu, interesi i Beogradit është edhe lidhja e vendbanimeve serbe në jug të Kosovës, sidomos në formimin e të ashtuquajtura komuna të decentralizuara dhe kreatura të një mini-shtete serbe në Kosovë. Kjo kreaturë politike do t’i shërbente më vonë Beogradit për destabilitet dhe pazare të ndryshme politike në dëm të shtetit të Kosovës.
Të gjithë e dinë brengosjen e Beogradit për 600 mijë serbët e Kroacisë dhe 500 mijë serbët e Bosnjës, të cilët tashmë janë shpërndarë nëpër Serbi, por edhe nëpër shumë vende të botës si refugjatë për shkak të pasojave të politikës fashiste serbe ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Një “brengosje” të tillë e kanë edhe për serbët e Kosovës dhe rezultati tashmë është duke u parë. Humbja e arsyes së shëndoshë politike dhe shtimi i urrejtjes sjell vetëm fatkeqësi, vetëshkatërrim dhe asgjë tjetër.

Beogradi kërkon 31 miliardë $ në shkëmbim të njohjen së Kosovës

Kohën e fundit, disa mediume serbe njoftojnë se në rast të dështimit të radhës në KS të OKB-së, Beogradi ka përgatitur një plan tjetër sekret, i cili në këmbim të Kosovës nga SHBA-ja dhe faktorët tjerë relevantë do të kërkojë hiç më pak se 31 miliardë dollarë, si kompensim për shlyerjen e borxhit të jashtëm të këtij shteti.

Në një raport të IZIT ( Instituti për Hulumtimin e Tregtisë) thuhet se ky plan tashmë është në tryezë të presidentit serb Boris Tadiq, të cilin do ta përdorë në fund të kësaj loje. Këtu përmendet se borxhi i ish-Jugosllavisë para shkatërrimit të saj ishte rreth 22 miliardë dollarë, por me fillimin e krizave të një pas njëshme pas vitit 1990 ishte rritur në 121 miliardë dollarë. Vetëm Serbia ka mbi 31 miliardë dollarë, ndërsa Kosova kishte mbi 1 miliardë dollarë. Kohë më parë, me kërkesë të Beogradit, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Banka Botërore kishte shlyer borxhin e Kosovës në vlerë prej 550 milionë dollarësh, sepse Beogradi arsyetohej se ky vend nuk është në ingerencat e shtetit serb.

Cinizmi dhe dyfytyrësia e politikës serbe shkon aq larg sa që kur janë në pyetje parat nuk hezitojnë të thonë se Kosova nuk është pjesë e tyre, ndërsa në Kushtetutën e tyre ajo ende trajtohet si pjesë përbërëse e Serbisë. Kjo poshtërsi politike e njerëzore bëhet vetëm në politikën e Beogradit dhe është dëshmuar edhe më herët, sidomos me rastin e dorëzimit të Millosheqit në Hagë. Kjo klasë politike serbe nuk e kishte dorëzuar Millosheviqin në Hagë për krimet që kishte bërë ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, por për shpërblimin prej 5 milionë eurosh që i kishte dedikuar CIA dhe faktorët tjerë ndërkombëtar. Kjo tregon jo vetëm nivelin e ultë të një këste politike, por edhe strukturën krimogene të saj dhe gjenetikën e tyre të grabitqarëve kundrejt pasurisë së të tjerëve.

Më tej, ky Institut (IZIT) tregon se borxhi i jashtëm i Kosovës, tashmë është rreth 630 milionë dollarë, ndërsa Beogradi nuk dëshiron të merret me to. Kurse, borxhi jashtëm i Serbisë është rreth 31 miliardë dollarë, apo rreth 4000-5000 dollarë për kokë banori. Serbia renditet në rendin e vendeve më të ngarkuara me borxhe të jashtme në botë.

Ky shtet tashmë ka një krizë të thellë ekonomike, si për shkak të inflacionit të përditshëm dhe nënvlerësimit të dinarit, por dita e ditës po përjeton një shkatërrim të madh ekonomik. Të gjitha resurset e saj ekonomike janë në fazën e privatizimit, apo shitjes dhe ato po blihen nga investues të huaj. Ky vend, për veç tjerash, po përballet me një natalitet shumë të ulët, shumë vendbanime serbe janë të boshatisura, ndërsa të rinjtë në numër të madh po ikin jashtë vendit për shkak të paperspektivës. Papunësia, krimi, korrupsioni i lartë, jo stabilitetiti politik dhe mungesa e perspektives për të ardhmen janë faktorët kryesorë që po e dëmtojnë këtë shtet. Dhe, sipas një reviste amerikane e përpiluar në bazë të 12 kritereve, Serbia së bashku me Rusinë, Kinën dhe disa shtete tjera gjendet në grupin e shteteve “në rrezik” si për nga situata ekonomike, gjendje e sigurisë, të drejtat e njeriut etj.

Atëherë, jo rastësisht ky shtet pas vendimit të GJND-së bishtnon mendimin pozitiv për pavarësinë e Kosovës dhe tenton të përdorë shprehjet mbi secesionin e Kosovës, e cila për pasojë duhet të kishte dhënien e llogarisë financiare. Të gjitha këto analiza janë pjesë e planit të Tadiqit përballë SHBA-ve, Kosovës dhe faktorëve relevantë ndërkombëtar. Andaj, Beogradi ka nevojë shumë për para nga Kosova dhe për kuriozitet vetëm gjatë vitit 2009 nga Kosova në tregun e Serbisë janë derdhur më shumë se 200 milionë euro.

Kosova është treg shumë i volitshëm për Beogradin dhe përpjekjet në këtë drejtim do të jenë të vazhdueshme dhe të shtuara, sepse për mes këtij tregtimi mban ndikim e saj politik. Në përkrahje të këtij plani janë shumë ekspert dhe ekonomistë serb dhe tashmë kanë këshilluar presidentin Tadiq që ky plan të ketë një qasje serioze në bisedimet e ardhshme. Bisedat e ashtuquajtura “teknike” nuk do të jenë vetëm të natyrës “teknike”, por të llojllojshme dhe vetëm Zoti e dinë sa do të zgjasin. Por, a do të pranojë Kosova këtë ofertë serbe, që të paguaj 31 miliardë dollarë në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së saj, si dhe bisedat e pafundme me Beogradin mbetet të shihet në të ardhmen?!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pavaresia e Kosoves

#25

Post by Arbëri »

Intervistë me Noel Malcolm, historian

Video : http://www.jetanekosove.com/advCms/?id= ... 8,13756944
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Pavaresia e Kosoves

#26

Post by petritkola »

Sunday, June 13, 2010
Ne Dardani nuk ndodhi cudia

Te pakten per mua ajo ishte parashikuar prej kohesh.

Ndodhi ajo qe normalisht duhet te ndodhte sepse ne krye te Krahines Shqiptare te Dardanise jane instaluar hajduta, halabake, antishqiptar te cilet per detyre e kane ta pengojne me se te mundin realizimin e te drejtes se shqiptareve per te pasur nje shtet te vetem ne trojet e tyre te bashkuara.
Per antishqiptaret e krahines shqiptare te Dardanise fjala VETVENDOSJE eshte e qortueshme, por fjala BASHKIM eshte e patolerushme. Pikerisht kjo ndodhi sot. Albin Kurti permendi hapur per here te pare fjalen BASHKIM dhe furia antishqiptare ra me force mbi te, c'ka eshte krejt normale.
Apo mos juve mendonit se antishqiptaret do ti thonin, "Te lumte Albin Kurti. Ashtu te vazhdosh!"
Ja pra aspak mos u cudisni sepse as cudia dhe as hataja nuk u ben.
Natyrisht qe u burgos nje lider qe pasqyron nje te drejte themelore te shqiptareve, por e mira e ketij procesi ka ate se fytyra e vertet e rregjimit te Krahines Shqiptare te Dardanise doli ne drit dhe askush nuk ka me iluzione se si duhet te veproje.
Natyrisht une kam shkruar per kete dite me para ndaj ju ftoj qe te bashkoheni.



Petrit Kola
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pavaresia e Kosoves

#27

Post by Arbëri »

Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës


PRISHTINË- Hondurasi vendi i 70-të që njeh Kosovën. Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati.

Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatë një bisede të gjatë dhe të përzemërt telefonike u pajtuan gjithashtu që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Duke e falënderuar në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hyseni theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend. Ndërkaq, Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare si një vend mik me të cilin ka vendosur të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme miqësore dhe diplomatike. Së bashku me Hondurasin, numri i njohjeve të Kosovës rrumbullakoset në 70.
(m.a/News24/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Pavaresia e Kosoves

#28

Post by petritkola »

Akoma me pavarsine juve, nuk e shikoni se Bashkimi eshte shume afer?

Bashkimi eshte Shpetimi!

Lutu, puno, lufto per bashkimin e trojeve shqiptare!
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pavaresia e Kosoves

#29

Post by Arbëri »

Katari njeh Kosovën
Kryeministrit Hashim Thaçi i është konfirmuar njohja e pavarësisë së Kosovës nga Princi i Katarit Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani. Ai ka deklaruar se vendimi zyrtar është çështje e procedurave formale që do të përmbyllen së shpejti.


Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës, Kryeministri Thaçi pohoi se njohje për shtetin e ri së shpejti do të vijnë edhe nga Kuvajti dhe Omani.


"M'u konfirmua nga Kryeministri i Katarit dhe po ashtu edhe nga Princi se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer. Tani vetëm pritet që kjo çështje të formalizohet sipas procedurave që ka Katari", ka thënë Thaçi.
Për vizitën e parë të delegacionit të Kosovës, Mbreti i Katarit ka shtruar një darkë, ka njoftuar Agjencia e lajmeve e Katarit QNA.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Pavaresia e Kosoves

#30

Post by petritkola »

Pvarasia e kushtezuar ose plani B serb per Kosoven
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”