"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedit aktuale ne Shqiperi

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#16

Post by Adriana »

Sërish vrasje në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

TIRANË - Një vrasje ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. 22-vjeçari Artan Allushi është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar në lagjen Laprakë, pranë Drejtorisë së Doganave.

Dëshmitarët panë tre persona qe shkënbenin fjalë me zë të lartë me një grup tjetër të rinjsh. Me pas kane degjuar krismat dhe rremujen. Nga kjo ngjarje një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ata janë transportuar në spitalin Ushtarak, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes.


Policia bën të ditur se është identifikuar autori i ngjarjes. Ai është 40 vjeçari Bashkim Qefalia i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre personave. Mësohet se edhe të plagosurit janë nga e njëjta familjeje me viktimën, Kujtim dhe Nertil Allushi që aktualisht gjenden në spital.


Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërkohë që nga dëshmitë që ka mbledhur bën të ditur se tre personat me mbiemrin Allushi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Benz, kur janë ndaluar në afërsi të rreth-rrotullimit të Doganës. Ata kanë shkëmbyer fjalë me Qefalinë dhe dy persona të tjerë që ishin me një furgon me targa të Tiranës.
Dy grupet janë rrahur dhe kane qëlluar njëri-tjetrin me mjete të forta, më pas Qefalia ka nxjerrë pistoletën ku ka lënë të vrarë një të ri, dhe plagosur rëndë dy te tjerë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#17

Post by Sally »

Policia e Tiranës, “geto” tek ish-Blloku

Policia ka vendosur ta prishë “qetësinë” pas zgjedhjeve,që kishte sjellë siguri të shumë personave që dyshohen për krime të ndryshme. E pikërisht “folenë” e tyre, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut e ka prishur këto dy net, duke shoqëruar mbi 30 persona dhe bllokuar 20 makina luksoze. Burimet policore bënë të ditur se një operacion i madh është ndërmarrë të premten dhe të shtunën gjatë natës në të gjithë zonën e ish-Bllokut. Sipas informacioneve, kjo zonë është ajo, e cila bashkon shumë persona me precedentë penalë, jo vetëm nga Tirana, por nga i gjithë vendi. Madje, nga këtu nisin shumë konfl ikte që më pas përfundojnë në krime të rënda. Burimet policore të Tiranësshpjeguan se qetësia pas zgjedhjeve mblodhi në Tiranë shumë persona të ndryshëm, që janë kontingjent i njohur kriminal. Në këto kushte, u përgatit një plan kontrolli nga patrullat e policisë për të gjithë këta persona dhe për makinat luksoze. Plani nisi dy net më parë. Si një “zonë e pushtuar”, ish-Blloku u rrethua nga forca policie në të gjitha anët. Makina të shumta luksoze filluan të kontrollohen, ndërsa persona të përfshirë edhe në konfl iktet më të vogla u shoqëruan në polici. Operacioni vijoi gjatë gjithë natës. Burimet policore treguan se ai nisi pikërisht rreth orës 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. U ushtruan kontrolle edhe për armë, por asnjë nuk u kap me objekte të tilla.Por, e gjithë kjo punë solli edhe frytet e veta. Për herë të parë në zonën e ish-Bllokut, nuk pati asnjë të rrahur, asnjë vjedhje, e jo më krime më të rënda. Nga ana tjetër, policia verifikoi të gjitha mjetet luksoze që hynë në zonën e ish-Bllokut, duke bllokuar ato që ishin problematike, që nga dokumentet e parregullta, e deri tek ato që rezultonin të vjedhura jashtë Shqipërisë.
Operacioni vijoi edhe mbrëmë. Pikërisht në të njëjtën orë, policia nisi kontrollet dhe verifikimet, qoftë për personat me precedentë penalë, ashtu edhe për mjetet luksoze. Sipas të dhënave të policisë, kontrolli do të vijonte deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ekjo nuk është furtuna e vetme, pasi çdo fundjavë, pikërisht kur këta persona mblidhen në këtë zonë, do të ketë kontrolle për të gjitha dyshimet e policisë, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës.Në lidhje me këtë operacion, policia deklaroi se bllokoi mbi 20 mjete luksoze, disa motorë, si dhe shoqëroi mbi 30 persona, ku kapi edhe një të kërkuar. Nga këto mjete, tre prej tyre rezultonin të vjedhura jashtë vendit, ashtu si edhe një motor, që ishin pajisur edhe me targa shqiptare. Sipas të dhënave hetimore, makinat luksoze që rezultuan të vjedhura jashtë vendit janë “Audi”, “Mercedes Benz” dhe “BMW”. Policia shpjegoi se mjeti “Audi” me targë TR 2880 P, iu bllokua Artur Lukës, 31 vjeç, pasi rezulton i vjedhur në Itali që me datë 25 nëntor të vitit 2005. Ndërsa mjeti “Mercedes Benz”, me targë ZG 21837, iu bllokua Petrit Mulajt, 27 vjeç, pasi rezulton i vjedhur në Zvicër që me datë 1 mars të vitit 2007. Kurse makina e fundit e vjedhur, që është trafikuar nga Italia më 17 nëntor të vitit 2004, iu bllokua Besnik Sulës, 38 vjeç. Për të gjitha rastet, policia referoi materialet në prokurori, ndërkohë që e njëjta procedurë u ndoq edhe për një motor. Sipas policisë, tashmë nga jashtë vendit nuk po trafikohen vetëm makina të vjedhura, por edhe motorë të tillë. Policia deklaroi në lidhje me këtë rast se filloi procedimi penal për Agron Gordanin, 46 vjeç, sepse motori
“Yamaha”, me targë TR 547G, që u bllokua, rezulton i vjedhur jashtë shtetit më datë 11 qershor të vitit 2009. Ndërsa për mjetet e tjera të bllokuara, policia deklaroi se ato janë të gjitha të shtrenjta, por nuk janë të pajisura me dokumentacionin përkatës ose janë të pajisura me dokumentacion fals. Për këtë arsye, ato i kanë kaluar për verifi kim policisë së qarkullimit rrugor.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#18

Post by Sally »

Adriana wrote:Sërish vrasje në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

TIRANË - Një vrasje ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. 22-vjeçari Artan Allushi është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar në lagjen Laprakë, pranë Drejtorisë së Doganave.

Dëshmitarët panë tre persona qe shkënbenin fjalë me zë të lartë me një grup tjetër të rinjsh. Me pas kane degjuar krismat dhe rremujen. Nga kjo ngjarje një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ata janë transportuar në spitalin Ushtarak, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes.


Policia bën të ditur se është identifikuar autori i ngjarjes. Ai është 40 vjeçari Bashkim Qefalia i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre personave. Mësohet se edhe të plagosurit janë nga e njëjta familjeje me viktimën, Kujtim dhe Nertil Allushi që aktualisht gjenden në spital.


Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërkohë që nga dëshmitë që ka mbledhur bën të ditur se tre personat me mbiemrin Allushi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Benz, kur janë ndaluar në afërsi të rreth-rrotullimit të Doganës. Ata kanë shkëmbyer fjalë me Qefalinë dhe dy persona të tjerë që ishin me një furgon me targa të Tiranës.
Dy grupet janë rrahur dhe kane qëlluar njëri-tjetrin me mjete të forta, më pas Qefalia ka nxjerrë pistoletën ku ka lënë të vrarë një të ri, dhe plagosur rëndë dy te tjerë.


Vrasja në Tiranë, shpërblim për informatorët e autorit

Tiranë –Policia e Tiranës ka vënë një shumë prej 500.000 lekësh shpërblim për të gjithë ata që japin informacion për autorin e vrasjes së një dite më parë në Tiranë, të 25-vjeçarit Artan Allushi.

“Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Tiranës, kanë vendosur shumën e parave prej 500.000 lekësh shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Bashkim Qefalia, i cili tashmë është identifikuar. Në çdo rast do të ruhet anonimati duke telefonuar në numrat 069 41 11 021 si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129
”, thekson policia në komunikatën e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orën 13.30, në Rrugën e Durrësit, në afërsi të Doganës së Tiranës, ku është qëlluar me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Allushi, 25 vjeç si dhe janë plagosur shtetasit Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22 vjeç.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, nga ku kreu veprimet e para hetimore duke administruar provat materiale. Në sajë të një pune operative të realizuar brenda një kohe tepër të shpejtë, u arrit të identifikohet autori i kësaj ngjarje, i cili dyshohet të jetë shtetasi Bashkim Jusuf Qefalia, 38 vjeç, lindur dhe banues në Babrru Tiranë. Paraprakisht dyshohet se viktima dhe dy shtetasit e plagosur, kanë debatuar fillimisht me autorin ku më pas janë konfliktuar me këtë të fundit, për motive të dobta.

Autori i dyshuar Bashkim Qefalia, pas kësaj grindje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve Artan, Kujtim dhe Nertil Allushi, ku për pasojë dyshohet se është dëmtuar edhe vetë. Shtetasit e plagosur u dërguan menjëherë në spitalin Ushtarak Tiranë, ku 22 vjeçari Nertil Allushi ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa shtetasi Kujtim Allushi aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#19

Post by Adriana »

Aksident në Lezhë-Shkodër, 3 të vdekur nga një familje

Vazhdon bilanci tragjik i aksidenteve në rrugët e vendit, duke shtuar frikshëm viktimat. Të paktën 3 persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën në autostradën Lezhë-Shkodër, kur makina me të cilën ishin duke udhëtuar është përplasur me një kamion. Sipas të dhënave paraprake, kamioni i përfshirë në aksident është me targa të Tiranës, kurse automjeti tip benz me targa të Bajram Currit.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka identifikuar viktimat. Sipas saj, të vdekur nga aksidenti janë shtetasit Ermira Dema; Fadil Dema dhe Sali Dema. I plagosur ka mbetur Ermal Dema, tjetër pjesëtar i familjes së udhëtonte brenda autoveturës.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit, Baftaj Vladi dhe mësohet se nga përplasja e mjeteve është lënduar edhe një punonjës lavazhi pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Policia nuk ka përcaktuar akoma shkaqet e aksidentit, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e trupave nga automjeti i dëmtuar


Ngushullime per Familjaret!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#20

Post by Sally »

Aksident i rëndë në Kavajë, tre të vdekur


Kavajë - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak pas mesdite në afërsi të fshatit Qerret në Kavajë.
Si pasojë e një përplasje të fortë midis një autoboti e një autoveture tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një i katërt është plagosur.

Nga burime zyrtare të Policisë mësohet se viktimat janë Çelik Dashi, 31 vjeç, Fatjona Alliu, 27 vjeçe, ndërsa ka mbetur i plagosur Fatmir Alliu. Nuk dihet ende identiteti dhe mosha e viktimës së tretë të seksit femër.

Makina Wolfsvagen me targa greke NZZ 4160 është përplasur fuqishëm me një autobot me targa të Kavajës.

Sipas burimeve të Gazetës Start policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Aksidenti ka bërë që trafiku të rëndohet ndjeshëm dhe radha e makinave mendohet të jetë rreth katër kilometra.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#21

Post by Sally »

Orosh, 50 ha përfshihen nga flakët


Mirditë - Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë që prej paraditës së sotme një masiv pishash në komunën Orosh të Mirditës.
Rreth 50 ha pyll janë në flakë në vendin e quajtur Qafa e Palmës, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të panjohura.

Terreni tepër malor i zonës vështirëson ndëryrjen e zjarrëfikseve, ndaj për të shuar flakët është e domosdoshme një ndërhyrje nga ajri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#22

Post by Sally »

Greqi, shqiptarja mbyt dy fëmijët e saj


GREQI/ELEFSINË

Tragjedi në një familje shqiptarësh në Greqi, nëna mbyt dy fëmijët dhe më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Elefsinë, qytet bregdetar pranë kryeqytetit grek Athinë, ku dy fëmijë u gjetën të mbytur në banesë kurse nëna e tyre nën rrotat e një makine, pak pasi dyshohet se i mori jetën fëmijëve të saj. Agjencia e lajmeve NOA, e cila i referohet burimeve nga vendngjarja pohon se ka tragjedia e rëndë ka ndodhur në familjen Adri Terziut, i cili së bashku me bashkëshorten Bardha, djalin dhe vajzën, jetonin prej vitesh si emigrantë të rregullt në vendin fqinj. Policia e Athinës, pohoi dje se sektori kundër krimit ndaj personit, ka vendosur nën vëzhgim të rreptë të dyshuarën e mbytjes deri në vdekje të dy fëmijëve të saj, 8 dhe 10 vjeç, djalë e vajzë. Dy të vegjlit e pajetë, u gjetën sot në mesditë në rrugën "Riga Fereu" numër 5 në qytetin e Elefsinës, rreth 55 kilometra larg kryeqytetit Athinë. Policia konfirmoi se në orën 11:30, një grua ka telefonuar në sallën e pritjes së thirrjeve nga qytetarët në rajonin policor Athinë. Ajo ka raportuar se ishte fqinjë e familjes Terziu dhe se kishte gjetur brenda në banesë, të pajetë, djalin dhe vajzën e çiftit shqiptar. Në pak minuta shumë forca policie, autoambulanca dhe ekspertë mjeko-ligjorë mbërritën në vendngjarje. Ata konstatuan se dy fëmijët motër e vëlla, inicialet e të cilëve janë A dhe S. Terziu përkatësisht, tetë dhe dhjetë vjeç, ishin mbytur në fyt me duar dhe kishin ndërruar jetë që të dy. Ata gjendeshin brenda në vaskën e banjës. Eksperti mjeko-ligjor Hristos Levkidis, tha se ende nuk ka dalë një rezultat konkret për të qartësuar nëse dy fëmijët ishin mbytur me duar apo ishin mbytur me ujë brenda vaskës ku i ati tha se i gjeti, para se t'i dërgojë në shtrat ku edhe i gjeti policia, e cila i dërgoi kufomat në morg. Pak minuta pasi u bë ky zbulim, një tjetër ngjarje u raportua disa dhjetëra metra më tutje, këtë herë nga një shtetas grek i cili me një autoveturë me të cilën drejtonte, ishte lemerisur nga skena që u detyrua të përballojë. Qytetari 30-vjeçar, i tha policisë se ndërsa po udhëtonte në rrugën "Iera", ka shtypur një grua e cila përfundoi nën rrotat e veturës, duke u plagosur rëndë. Udhëtari raportoi se nuk bëhej fjalë për aksident, por për një dalje të qëllimshme të 37-vjeçares, e cila po përpiqen t'i jepte fund jetës. E plagosura, është dërguar në spitalin shtetëror të Xhanios në Pire, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilët thanë se gjendja e saj mbetet serioze, për shkak se ajo ka marrë plagë të rënda në kokë. Nga hetimi, ka dalë se 37-vjeçarja, ka dalë përpara makinës në çastet e fundit dhe ka përfunduar nën rrotat e saj, duke dashur të kryejë vetëvrasje, vetëm disa minuta, pasi ka kryer krimin familjar. Pas ngjarjes së rëndë, policia, pasi mori në pyetje të dyshuarën, familjarë dhe fqinj të familjes Terziu, arriti në konkluzionin se Bardha Terziu, 37 vjeçe, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me banim të përkohshëm në Greqi, ishte autorja e mbytjes së dy fëmijëve të saj dhe më pas autore e vetëflijimit të tentuar, që besohet se e kreu pasi përjetoi gjendje depresive dhe pendese për ngjarjen e ndodhur. Më tej policia pohoi se hetimet do të vazhdojnë dhe do të thellohen për të sqaruar gjithçka mbi ngjarjen që shokoi banorët e zonës dhe sidomos të pallatit ku jetonte familja e mbetur pa fëmijë. f.m

Burri: Lajmërova policinë për aksidentin e gruas, nuk dija çfarë kishte bërë me fëmijët


Adri Terziu, burri 39-vjeçar me origjinë nga fshatrat e Burrelit ka përjetuar situatë të rëndë ditën e djeshme, pas humbjes së dy fëmijëve dhe tentativës së bashkëshortes për t'u vetëflijuar para tij. Ai ka rrëfyer se sapo ka mbërritur në shtëpi, i njoftuar me celular nga disa fqinj dhe të njohur është lemerisur nga pamjet që i kanë dalë para syve. Terziu i tha policisë se gjendej në punë e sipër në një objekt, të një firme ndërtimi ku ai punon, kur është njoftuar për ngjarjen e tmerrshme. Burri 39-vjeçar ka deponuar se e shoqja, kohët e fundit, përballej me probleme psikologjike, shfaqte shenja depresioni herë pas here, por kurrë nuk ia priste mendja se do të ndodhte një gjë e tillë. Ndërsa duke folur për televizionin grek "Alpha", babai i të mbyturve ka treguar se në mëngjes kishte shkuar normalisht për në punë, duke lënë në shtëpi gruan dhe dy fëmijët e tyre, motër e vëlla, duke luajtur. Më tej, do të plotësonte librin e sigurimit shëndetësor dhe kur po kthehej në shtëpi, ka parë të shoqen, pak metra larg shtëpisë së tyre, të ecte tutje-tëhu me të shpejtë nëpër rrugë, larg trotuarit. Duke dashur që t'i tërhiqte vëmendjen të shoqes që të kishte kujdes, i thirri, por ajo u vu më tepër nën panik dhe u përplas me makinën më të parë që u afrua, duke përfunduar nën rrotat e saj. Në këto kushte, bashkëshorti ka njoftuar menjëherë Policinë Rrugore për të raportuar këtë aksident, pa e ditur atë çfarë kishte bërë ajo në banesë me dy fëmijët e tyre
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#23

Post by Sally »

Krujë, vetëvritet polici i burgut



Vetëvritet me një plumb në kokë gardiani i burgut të Krujës. Arjan Merlika, 30 vjeç, kreu aktin e vetëflijimit mëngjesin e dje-shëm për shkaqe të cilat ende mbeten të mistershme. Sipas dëshmisë së familjarëve të tij, ngjarja ndodhi rreth orës 06:55. Ata kanë dëgjuar një të shtënë të vetme në banesën e tyre. Menjëherë i janë drejtuar dhomës ku flinte djali, polic në burgun e Zaharisë. Por kur janë futur në dhomë janë shtangur nga pamja që kishin para. I biri ishte vetëplagosur dhe përpëlitej të jepte shpirt. Menjëherë familjarët e dërguan atë në spitalin e Krujës, e më pas në Spitalin Ushtarak. Por as dy orë nuk ka mundur t'i mbijetojë 30-vjeçari plagës së marrë në kokë. Ndërhyrja kirurgjikale e mjekëve të Spitalit Ushtarak ka qenë e kotë, pasi i riu nuk mundi të mbijetojë.
Viktima banonte në lagjen nr. 3 të Krujës dhe prej disa kohësh punonte si polic në burgun e Zaharisë. Grupi hetimor mori në pyetje disa kolegë të tij të punës, por sipas burimeve, ata kanë deponuar se nuk kishin vënë re asnjë shqetësim gjatë këtyre ditëve tek ai. Gjithashtu Merlika nuk kishte pasur asnjë konflikt apo mosmarrëveshje në punë, gjë që mund ta kishte ngarkuar atë emocionalisht deri në vetëvrasje. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se dyshimi kryesor lidhet me gjendjen depresive të viktimës, por nuk përjashtohet as pista tjetër e hetimit, e cila ka të bëjë me vetëvrasjen nga pakujdesia. Dyshohet se i riu mund të jetë zgjuar për t'u nisur në punë, por ka qenë i pakujdesshëm me armën e për pasojë ndodhi edhe ngjarja. Mësohet se Merlika kishte vetëm një muaj që ishte fejuar. Ai njihej si tip i heshtur dhe i mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur në asnjë moment shenja nervore apo probleme të tjera, të cilët mund të dërgonin atë në atë gjendje. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet, por ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun e kësaj ngjarjeje. Familjarët e të ndjerit kanë mbetur të shokuar dhe nuk kanë mundur të japin një shkak të mundshëm që e kanë çuar djalin e tyre drejt vetëflijimit. Sipas burimeve, ata kanë pohuar në polici se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij në punë, por as probleme të tjera për sa i përket jetës së tij private. Grupi i hetimit tashmë ka nisur punën për të dokumentuar motivin e ngjarjes që tronditi familjen Merlika.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#24

Post by Adriana »

Mbytja e fëmijëve, nëna refuzoi psikiatrin


Elefsinë - Gruaja 37-vjeçare, Bardha Terziu, e cila shihet si e dyshuara e vetme e tragjedisë së ndodhur dje në Greqi, kishte refuzuar në mënyrë sistematike mjekun psikiatër, duke pranuar vetëm të merrte disa ilaçe antidepresive qetësues. Këto pohime i ka bërë sot, bashkëshorti i të dyshuarës, baba i dy fëmijëve që u gjetën të mbytur dje në Elefsinë të Greqisë. Ai ka pohuar se prej disa javësh në shtëpi kishte plasur sherri i vazhdueshëm, për shkak se e shoqja shfaqte çorientim mendor. Adri Terziu i tha policisë në dëshminë që dha dje, se edhe dy netët e fundit kishte pasur shumë acarim pikërisht për këtë shkak. Ai ka rrëfyer se i kërkonte të shoqes të vizitohej te mjeku psikiatër. Ajo, nën britma i thoshte se as që kishte nevojë dhe se nuk ishte e çmendur. Mediat greke kanë pohuar dje se Bardha kishte tentuar disa herë të vetëvritej dhe kishte deklaruar tek fqinjët se nuk donte të jetonte më. Por këto thirrje, ditët e fundit nuk ishin dëgjuar më e për më tepër, askush nuk ia kishte vënë veshin duke mos besuar se do të mund të shkonte në vetëflijim. Dhe ca më keq akoma, askush nuk mendonte se ajo do të shkaktonte një tragjedi të tillë. E përditshmja më e madhe greke "Kathimerini" e ka përshkruar nënën vrasëse si "Medea e kohëve moderne", duke iu referuar një tragjedie antike helene.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#25

Post by Sally »

Sally wrote:
“Tornado” ne Tirane, permbyten shtepi e makina



Dhjetera makina te demtuara, shtepi, por edhe peme jane permbytur dhe rrezuar dje si pasoje e shirave te rrembyeshem, te pazakonte per vendin tone me klime mesdhetare. Me shume, pasoja te tilla te ngjajne me ato qe shkaktojne “Tornadot” apo uraganet (ne rastin me te keq) te pranishme ne Shtetet e Amerikes. Ndersa per vendin tone, fenomene te tilla jane pothuaj te panjohura, te pakten ne masen e djeshme.

Makinat

Me problematike, gjendja eshte paraqitur ne “Rrugen e Elbasanit”. Me shume se 26 makina jane permbytur ne garazhin qe gjendet ngjitur me parkun e madh te lojerave. Makinat jane zhytur teresisht ne uje, pas renies se reshjeve te dendura per rreth nje ore pa pushim, duke i bere ato tashme te paperdorshme. Shumica e makinave te parkuara prane kendit te lojerave, tek “Rruga e Elbasanit” kane qene luksoze, por gjithcka eshte demtuar tashme. Aktualisht mesohet se forcat e repartit zjarrfikes te kryeqytetit po punojne intensivisht per largimin e ujit, duke perdorur pompa thithese. Deme te medha jane bere edhe ne rrugen kryesore te kesaj zone. Nje peme eshte rrezuar ne mes te rruges, ndersa asfalti eshte mbuluar me uje. Kjo ka krijuar nje kaos te madh ne trafik, pasi makinat nuk kalonin dot nese nuk “shtyheshin”. Nga ana tjeter, pusetat nuk arrinin te thithnin ujin qe ndodhen mbi siperfaqen e asfaltit, per shkak se ishin mbushur me mbeturina.

Zonat e permbytura

Jane dashur vetem pak minuta shi dhe qendra e Tiranes, por edhe zonat periferike te kryeqytetit, te permbyten. Ne vetem pak minuta, reshjet e shiut rrezikuan seriozisht bizneset dhe shtepite e banoreve te zonave te ndryshme dhe nese ato do te kishin rene per me shume se nje ore, pasojat mund te ishin te paimagjinueshme. Pervec “Rruges se Elbasanit”, edhe ne rrugen “Karl Gega”, ne periferi te Tiranes disa banesa jane permbytur, nderkohe qe jane rrezikuar dhe disa femije, te cilet jane shpetuar fale nderhyrjes se uniformave blu. Shirat e rrembyeshem kane krijuar probleme dhe ne lagjet e reja te Tiranes, ku me te dukshme ato kane qene ne zonen “Komuna e Parisit”, apo dhe ne “Unazen e Re”. Permbytje jane regjistruar edhe ne rruget e zones se “Don Boskos”, rrugen “Jordan Misja”, ne zonen e “Porcelanit”, etj. Nga te dhenat e para mesohet se jane regjistruar deme te konsiderueshme materiale, megjithate nje bilanc me i qarte do te mund te publikohet gjate dites se sotme.

Reagon bashkia e Tiranes: “Shkak i permbytjeve, kolektoret e tejmbushur”

Bashkia e Tiranes reagoi sot pasdite, ndaj permbytjeve te oreve te fundit ne kryeqytet, duke fajesuar per situaten gjendjen e kolektoreve qe punojne me kapacitete minimale. “Problemi me i madh ne kete moment ne Tirane jane kolektoret, te cilet jane te tejmbushur dhe punojne me kapacitete minimale. Pergjegjesia per kete nuk eshte tek bashkia, por tek Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve”, eshte shprehur dje drejtori i Puneve Publike ne bashki, Arben Seferi. Ai beri te ditur se zonat me problematike ne kryeqytet jane rruga “Don Bosko”, “Jordan Misja”, zona e “Misto Mames”, rruga “Karl Gega”, “Rruga e Elbasanit”, etj.

Kolektoret duhej te perfundonin ne prill

Blloqet e pallateve nga Kopshti Botanik ne rrugen “Komuna e Parisit”, vazhdojne ende te vuajne pasojat e permbytjes. Zgjidhja e vetme e kesaj situate teper problematike, eshte rindertimi i kolektorit kryesor te qytetit, i cili ishte parashikuar te perfundonte brenda muajit prill. Nje gje e tille do te ndikonte ne mosperseritjen e tmerrit qe kalojne banoret e “Komunes se Parisit” sa here qe bie shi, qofte ky edhe jo i rrembyeshem. Pervec demeve qe iu kane sjelle reshjet e rrembyeshme banoreve te cilet posedojne bodrume, apo qendrojne ne katet e para, mbushja me uje e ketyre pjeseve te pallateve, ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek te gjithe banoret e tjere.


Riperseritet tragjedia ne Tirane! si do i vej zgjidhja kesaj ceshtje?
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#26

Post by Sally »

13-08-2009

Papërgjegjësia (jo vetëm) politike, e Edvin Ramës




90 minutat e rrebeshit të shiut në Tiranë, ishin të mjaftueshme që të përmbyteshin - sikurse edhe vetë Tirana - edhe mitet e kryebashkiakut të qytetit. Kush më shumë se kryebashkiaku Edi Rama, ka përgjegjësinë qytetare, morale, shtetërore e politike për përmbytjet e shumë zonave të kryeqytetit të Shqipërisë?

Mos vallë terreni i Tiranës, është nën nivelin e detit - sikurse ndodh në Holandë, fjala vjen - dhe përmbytja (jo nga një rrebesh shiu i 90 minutave) të jetë e pritur?...

Përmbytja e Tiranës nga rrebeshi 90-minutësh është pasqyra më e drejtpërdrejtë e papërgjegjësisë - kudo ta kërkosh e sido që ta cilësosh - e kryebashkiakut Edi Rama. Ai ka vite që e ka braktisur kryeqytetin. Edi Rama u ka kthyer shpinën halleve, problemeve e shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës.

Që të përmbyten zona të tëra të kryeqytetit, nga një rrebesh 90-minutësh, do të thotë që në Tiranë nuk ka, dhe kësisoj, nuk mund të zbatohet asnjë projekt urbanizimi. Nuk ka studime, nuk ka zbatime të rrjetit kullues, në një studim urbanistik për Tiranën. Gjithsesi, kjo nuk mund të jetë një përjashtim, dhe pamundësi ndaj një fenomeni të jashtëzakonshëm të forcave të verbëra të natyrës. Përkundrazi! Dhëniet e lejeve për pallate - të pastudiuara dhe të paparashikuara në sheshe ndërtimi të një projekti urbanimi për Tiranën - duket se janë një nga shkaqet kryesore të përmbytjes. E përgjegjës kryesor mbetet kryebashkiaku. Ai është i pari dhe i fundit që ka vulosur e firmosur lejet e ndërtimit të pallateve, pa u interesuar aspak për urbanizimin.

Papërgjegjësia qytetare e kryebashkiakut Rama/Aksidentalisht, rastësia e gjeti kryebashkiakun Edi Rama në Tiranë në ditën e përmbytjes. Aksidentalisht, pasi kryebashkiaku sapo u (riatdhetësua) rikthye në Tiranë, nga arratisja e vet partiake në SHBA. Gjithë Tirana u përmbyt, dhe vetëm kryebashkiakut nuk iu lag (të paktën) as sholla e këpucës....

Edi Rama u fsheh, jo që t’i shpëtonte përmbytjes, por ngaqë në vetvete nuk ndjen kurrfarë ndjenje përgjegjësie. Papërgjegjësia qytetare e kryebashkiakut kryeqytatas është shpërfillja e plotë që demonstron me mosprezencën e tij ndaj panikut, ankthit e frikës së qytetarëve që humbin pasuritë nga përmbytja. Papërgjegësia morale është shpërfillja e plotë që demonstron me fshehjen e tij, edhe ndaj kërkesës për ndihmë të qytetarëve të Tiranës. Përmbytja e kryeqytetit nga rrebeshi 90 minutësh është i njëllojshëm edhe me përmbytjen politike të PS nga humbja e 28 qershorit. Edhe në përmbytjen politike, kryetari i saj, Edvin Rama, sikurse kryebashkiaku Edi Rama, u dëftua me të njëjtën papërgjegjësi - Papërgjegjësi politike.

Derisa, kryetari i deritanishëm i PS, u “arratis” në SHBA, ndërkohë, që në PS të gjithë janë kundër të gjithëve - dhe gjithësecili, përditë, nëpër mikrofonët mediatikë, lexon nga një program politik të vetëshpalljes së kryetarllëkut (socialist) - Papërgjegjësia (shtetërore) e kryebashkiakut nuk është vetëm pasojë e karrierës individuale. Papërgjegjësia shtetërore, edhe në ndodhi të përmbytjes së pardjeshme, është derivat i tërë fatkeqësive të qytetarëve, të cilët humbasin bashkë me pasurinë materiale, edhe dinjitetin e qytetarit. Përmbytja nga një rrebesh 90-minutësh, nuk është tregues i një ndodhie të një fenomeni të paparashikuar natyror.

Përkundrazi! Ajo politikë udhëheqëse e kryebashkiakut Edi Rama, duke mos u interesuar për asgjë që lidhet me mirëjetesën e qytetarëve, shkaktoi - deri në ditët tona - mungesën e një projekti urban, mungesën e një studimi dhe zbatimi të të gjithë atyre masave që parashikojnë ndodhitë dhe përballimin e çfarëdo fenomeni të pritshëm të rreshjeve. Kudo që u ndërtuan rrugë, kudo ku u dhanë sheshe ndërtimi për pallate në Tiranë, nga vetë vula e kryebashkiakut, a u parashikua se njëkohësisht do ndërtoheshin edhe vepra kullimi, të domosdoshme për përballimibn e çfarëdo sasie shiu?

Sigurisht, përmbytja e Tiranës dëftoi praktikisht, se asgjë e tillë as nuk u parashikua, as u kërkua dhe as u ndërmor. Dhe shpjegimi është i thjeshtë. Fondet e ndërtimit të veprave kulluese në projektin e urbanizimit të Tiranës u shpërdoruan, dhe shumë xhepa – ndoshta - u pasuruan me reduktimet e veprave të kullimit.

Kryefajtori është kryebashkiaku i Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, ka vulosur projektet dhe zbatimin e tyre. Ai edhe ka vulosur zbatimin përfundimtar të projekteve të veprave të kullimit.

Dhe tërë ato projekte të kullimit të Tiranës, u përmbytën në rrebeshin 90-minutësh të shiut të pardjeshëm....

Papërgjegjshmëria politike e kryetarit të PS, shumë-shumë mund t’ kushtojë karriken e kryetarllëkut partiak.

Qytetarëve, pak u intereson .

Papërgjegjësia shtetërore, papërgjegjësia qytetare, papërgjegjësia morale e kryebashkiakut në përmbytjen 90-inutëshe është e barazvleshme me përgjegjësi penale. anë qytetarët e Tiranës që e paguajnë (akoma) me humbjen e pasurisë s tyre materiale dhe me humbjen e dinjitetit njerëzor, duke u mbytur jo vetëm në rrebeshin e shiut, por edhe në pellgjet e thella të papërgjegjësisë shtetërore, qytetare e rale të kryebashkiakut Edi Rama
Last edited by Sally on Thu Aug 13, 2009 1:38 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#27

Post by Sally »

Tirana disa orë, e zhytur nën ujë, Edi Rama s’duket as një ditë pas stuhisë së natyrës


Ku është Bashkia? Ku është kryebashkiaku i saj?



Në kushtet kur kryeqyteti ishte i tëri nën ujë dhe ishte kthyer në një moçalishte e pisët, si pasojë reshjeve të shiut, Bashkia e Tiranës në një papërgjegjshmëri të plotë, jo veyëm që nuk mori asnjë masë për të ç’bllokuar kolektorët e pastrimit të ujërave, por ironizoi edhe reagimet e qytetarëve. Reshjet e shiut që nuk zgjatën më shumë se 20 minuta, e kthyen Tiranën në një kaos të vërtetë. Rrugë të përmbytura, në errësirë të plotë, uji që qarkullonte në çdo cep të pallateve, makina që nuk dinin nga të lëviznin, qytetarë që notonin në ujë në shoqëri të vetëtimave, ishte tabloja e të ditës së martë në mbrëmje. Kjo situatë tepër e rëndë dhe e vështirë për t’u pranuar nga çdo qytetar, nga çdo taksapagues, nuk merr fund asnjëherë. Përsëritet e njëjta panoramë, sa herë që bie shi, qoftë 20 apo edhe 10 minuta. Dhe kjo ndodh si pasojë e mungesës së investimeve në përmirësimin e sistemit të thithjes së ujërave, studimet e munguara urbanistike, betonizimet pa kriter, që i ka legalizuar Edi Rama, që nga dita që shkeli në institucionin e bashkisë. Pra, shkaku i gjithë kësaj është kryebashkiaku Edi Rama, i cili siç vepron rëndom, është larguar, por kush e di se ku... Pasoja është përmbytja dhe dëmet e konsiderueshme financiare që pësojnë qytetarët taksapagues. Vjel taksat në mënyrë të rregull dhe pa kompromise nga xhepat e qytetarëve, Edvini nuk u kthen qoftë edhe detyrimin më të vogël, që mund të bëjë një institucion si bashkia e Tiranës, të pastrojë dhe mos përmbytë rrugët. Si zakonisht, më rëndë nga të gjitha zonat periferike të Tiranës, e ndjeu “Komuna e Parisit”, ku lumenjtë e ujërave të zeza dhe të bardha vërshonin rrugëve automobilistike dhe trotuareve, ndërkohë që asnjë punonjës i bashkisë nuk e kishte vënë ujin në zjarr dhe t’u vinte në ndihmë banorëve, në ato kushte tepër të rënda klimaterike. Por, përkundrejt këtyre, Edvini, u faturoi qytetarëve të Tiranës, taksapaguesve të rregullt, për një qytet të pastër dhe të zhvilluar, ironinë e radhës, ‘aty të mbyteni...!’.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#28

Post by Sally »

Shpërthim eksplozivi në Sarandë; nuk ka të lënduar


Sarandë - Në pikun e sezonit turistik një shpërthim ka tronditur katin e pestë të një pallati në qytetin e Sarandës.
Shpërthimi i ndodhur rreth orës 03:40 që ka pothuajse shkrumbuar një apartament është dëgjuar në gjithë qytetin dhe ka përhapur panik ndër pushues e banorë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po heton ngjarjen, ndërkaq ende nuk dihet kush ishte objektiv i sulmit shpërthyes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#29

Post by Sally »

FUSHË-KRUJË/ Policia ka vënë në pranga 46-vjeçarin Genc Kasalla

FUSHË-KRUJË - Qëllon me armë zjarri kundërshtarin, por plagoset edhe vetë. Policia ka vënë në pranga 46-vjeçarin Genc Kasalla, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë. Arrestimi i autorit është bërë në spital ku është zbuluar rastësisht pasi kishte shkuar të merrte mjekim për veten.


Ai akuzohet si autor i plagosjes së 26-vjeçarit Edmond Kadiu, i cili ka marrë një plag në sup. Burime nga policia saktësojnë se në konflikt ka marrë pjesë edhe i biri 17-vjeçar i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se ka qenë një konflitk i cili ka gjeneruar deri në përdorimin e armës nga ana e 46-vjeçarit.


Ngjarja ka ndodhur vetëm 300 metra larg banesës së autorit, ndërsa bëhet e ditur se në vendin ku është qëlluar janë gjetur 65 gëzhoja dhe se ka qenë fat që i riu ka shpëtuar vetëm me një plagë në shpatullën e djathtë.


Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automatik "kallashnikov". Pas dërgimit në spital të Kadiut, policia ka vënë re se po në të njëjtin ambient ndodhej edhe Genc Kasalla, gjithashtu i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.


Dy janë pistat e ngritura deri më tani nga policia për rastin në fjalë. Si fillim dyshohet se një konflikt biznesi ka përballur Kadiun dhe Kasallën dhe ndërsa 26-vjeçari ka shkuar për të sqaruar problemin është ndeshur me fyerjet dhe kërcënimet e Kasallës e të birit.


Si rrjedhojë ai mund të ketë përdorur një armë duke qëlluar mbi 46-vjeçarin, i cili më pas ka marrë automatikun dhe e ka plagosur. Një tjetër variant është vetëplagosja e Kasallës si pasojë e keqpërdorimit të armës, çka vihet re nga fakti se nga 65 plumba të qëlluar vetëm një e ka kapur Kadiun.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#30

Post by Adriana »

Rrugët përgjaken sërish, 5 të vdekur


Pesë të vdekur në rrugë. Bilancet e tragjedive në aksidente sa vijnë e bëhen më të rënda, në këto ditë kulmore të sezonit veror dhe kur akset janë të mbipopulluara nga mjetet. Tre persona vdiqën nga përplasja e një boti uji me një autoveturë në rrugën nacionale Durrës-Kavajë mesditën e djeshme, ndërsa babë e bir disa orë më parë ndërruan jetë në një aksident në Fier-Seman


Aksidenti në Kavajë

Rreth orës 13:30 të ditës së djeshme ndodhi përplasja fatale, disa km larg Kavajës, ku humbën jetën menjëherë 3 vetë. Viktimat, bashkë me një të katërt që mbeti i plagosur, po udhëtonin në një makinë tip "Wolksvagen", me targa greke. Dyshohet se në tentativë parakalimi, mjetet janë përplasur me njëra tjetrën dhe shpejtësia e madhe ka bërë që goditja të jetë e fuqishme. Vetura është shkatërruar plotësisht, ndërsa nga frenimi i fortë, autoboti ka përfunduar në anë të rrugës. Menjëherë është dhënë alarmi dhe forca të shumta të policisë janë mbledhur rreth vendngjarjes. Të katërt udhëtarët janë nxjerrë me vështirësi nga mjeti, për shkak të deformimit total të tij. Tre prej tyre, sipas mjekëve kishin ndërruar jetë në vend, ndërsa vetëm i katërti arriti të mbijetonte. Ky i fundit, i identifikuar më pas si Fatmir Alliu, nga Librazhdi, ka bërë dhe identifikimin e viktimave. Ata janë Çelik Dashi, 31 vjeç, Fatjona Alliu 27 vjeçe, ndërsa mbetet e paidentifikuar një grua e moshës rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në makinën me targa të huaja. Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobotit për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Në ato momente, ai po bënte furnizimin me ujë të lokaleve përgjatë bregdetit. Si pasojë e aksidentit fatal, rruga nacionale që lidh Durrësin me Kavajën krijoi probleme në qarkullim për rreth 2 orë.

Aksidenti në Fier

Babë e bir kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së martës, në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të vendit të quajtur Qënas. Xhevat Arapi, 48 vjeç dhe djali i tij Ilir Arapi, 23 vjeç, i cili drejtonte automjetin kanë humbur jetën, pasi një person me biçikletë u ka prerë rrugën. Për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, drejtuesi ka tentuar të manovrojë, por automjeti i tij, tip "Benz" me targa të Fierit 7239 C ka dalë jashtë kontrollit, duke bërë që pas përplasjes me pjesët gurore të rrugës së Semanit, ai së bashku më te birin të përfundojnë në kanal. Babë e bir kanë gjetur vdekjen gjatë transportimit për në Spitalin Rajonal të Qarkut të Fierit. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i biçikletës, i cili sipas policisë ka marrë plagë në trup, por gjithsesi është jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu të qarkullimit rrugor të Fierit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas burimeve nga kjo drejtori për rastin në fjalë kanë nisur edhe hetimet. Sipas tyre, pista e hetimit që nuk përjashtohet është ajo e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit. Për pasojë, ai nuk ka mundur që të ndalet në kohë, në momentin e pikasjes së udhëtarit me biçikletë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”