Bekim Fehmiu në sytë e të birit të tij Uliksit
Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografi a e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t’i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke. Vajza më e madhe quhej Shpresa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës. Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912. Si një ndër mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të popullit të tij dhe hapjes së shkollave nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë shkak, pushteti serbo-malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vënë një çmim shumë të lartë dukatësh për kokën e tij. Më 1929 kapet dhe izolohet në Valevë. Në atë kohë familja e tij jetonte në Gjakovë, kurse dy vite më vonë të gjithë së bashku deportohen në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijëve të lindur, në botë vijnë edhe bijtë: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi. Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, ata shkojnë në Shkodër, ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij më e vogël, Afërdita.
Pas rënies së Mbretërisë Jugosllave më 1941, familja kthehet në Prizren, ku ai e vazhdon punën e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanët. As në kohën e Jugosllavisë së re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit të montuar ai dënohet. Pas daljes nga burgu në vitin 1951 ai vdes. Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur në Gjakovë më 1908, e cila e kishte përcjellë vazhdimisht gjyshin në rrugën e vuajtjeve të tij jetësore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalë të mjaftueshme për t’i përshkruar të gjitha vuajtjet e nënës së tij dhe të familjes Fehmiu. Gjenerata e babait tim Bekimit, është gjenerata e parë në historinë e Kosovës që është shkolluar në Artisti i madh, që nga gjysma e shekullit XX e deri më sot, pas Aleksandër Moisiut, është i pari aktor shqiptar me këtë famë ndërkombëtare në Beograd. Në gjuhën amtare shqipe mësoi që nga shkolla fillore, deri në maturën e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bëhet anëtar i dramës shqipe të Teatrit Krahinor, si teatër i vetëm profesional në Kosovë. Akademinë Teatrore në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviç. E jep pohimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht që të mësonte gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës ia ndan bursën e studimeve, por mallkimin që i kishin bërë “zotat “ e politikës ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokën e babait tim. Pas dy muajve i ndërpritet bursa.
Duke falënderuar rektorin e Akademisë së Poetëve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa për shkollim deri në fund të studimeve. Shpejt mëson serbokroatishten dhe gjatë vitit 1960 bëhet anëtar i rregullt i teatrit më të mirë të vendit, Teatrit jugosllav të Dramës. Deri në ditët e sotme, profesorët e Akademisë e përmendin babanë tim si shembull i një talenti të jashtëzakonshëm dhe si një student i vyeshëm, që edhe unë, si student i të njëjtin fakultet, i kam dëgjuar disa herë ato lëvdata që i bëheshin babait tim. Deri në vitin 1987, kur jep dorëheqje nga Teatri jugosllav i Dramës, ai kishte luajtur mbi 40 role të llojllojshme teatrore, nga të cilat kishte interpretuar role të mesme dhe kryesore, duke hyrë këtu edhe “Atelia 212”. Në dy pjesë teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviç, për “Riçardin e tretë” dhe “Zbulimin” e Dobrica Qosiqit. I realizon fi lmat: “Klakson”, “Roj”, “Vitet e nxehta”, “Protesti”, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq” etj. Pas suksesit të madh të filmit “Mbledhësit e puplave”, në regjinë e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhë (fi lmi fi ton dy shpërblime në Festivalin e Kanës-Francë 1967 dhe nominohet edhe për “Oskar”), fillon karriera e tij internacionale, duke u bërë ylli i parë botëror nga hapësirat tona dhe nënshkruan një kontratë disavjeçare me producentin Dino De Laurentis. Ai bëhet krenaria e ish-Jugosllavisë. Kryesisht xhironte në Europë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Luajti në gjuhën shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frënge dhe italiane. Spektatorët edhe sot i shikojnë filmat dhe teleseritë në të cilat luajti ai, siç janë: “Odisea” e Homerit, me Irena Papasin, “Aventurierët”, ku luajti rolin kryesor të Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), “Dezertor” me Xhon Hjustonin, Riçard Krenën, Rikardo Montalbanin, Çak Konorsin, Vudi Stroudin etj. Në “Shtatorin e zi” me Robert Shoun, Marta Kelerin... në “Libera dashuria ime”, me Klaudia Kardinalen, në “Sallon Kiti” me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe të tjerë. Që ta fi tonte rolin me buxhet të lartë në fi lmin “Aventurierët”, në regjinë e Luis Xhilbertit, duhej që ta zotëronte gjuhën angleze në një afat vetëm prej 10 javësh, gjë që pati sukses. Rolin e fitoi në vitin 1968, po atë vit kur u linda edhe unë.
Që t’u paraqitej të ftuarve, si ylli i ri i filmit “Aventurierët” me yjet më të mirë të fi lmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., për nder të babait tim ishte organizuar një pranim madhështor në hotelin “Pjer” të Nju Jorkut, në të cilin ishte paraqitur me veshje kombëtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 fi lma, në të cilët luante kryesisht role kryesore. Në shenjë proteste, për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, babai im më 1987-n në mënyrë demonstrative e lëshon pjesën teatrore “Madam Kolontajn”, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe përshëndetet publikisht me veprimtarinë artistike në ish-Jugosllavi. Roli i fundit që luajti për televizionin italian ishte Shën Josifi në filmin “Fëmija i emëruar Jezu” në regjinë e Franko Rosit, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thënë: “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi në Perëndim gati njëzet vite, duke e depërtuar perden e hekurt, deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rrëzimin e Murit të Berlinit”. Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar në vitin 1992 në regjinë e Ken Anakinit dhe në produksionin amerikano-italian. Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im është aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit 20. Rënia e Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i RS të Jugosllavisë, kanë bërë që babai im të tërhiqej edhe më tepër. Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç’rast Hamleti do të thoshte... “Ka mbetur heshtja”.
