"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjendja politike në Vend

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Shqipëria Veriore nën pushtim globalist

#16

Post by rrëqebull »

Të gjitha këto entitetet globaliste "unmik", "hagë", "euleks", dhe, së fundmi kjo "gjykata speciale", janë për zbatimin e 'ligjit globalist', për vendosjen e 'rendit globalist', për sundimin e globalistëve, pra: për shtypjen dhe (për)ndjekjen e shqiptarëve, për çrrënjosjen e identitetit dhe sovranitetit shqiptar,për kriminalizimin e nacionalizmit shqiptar, të UÇK-ës dhe të vullnetit çlirimtar e bashkimtar shqiptar dhe për lloj-lloj eksperimentesh të tjera internacionaliste neo-sovjetike kundrakombëtare.

UÇK-ja, Lufta Jonë nuk kanë asgjë për të pastruar. Nëse ka diçka të fëlliqtë në këtë mes, ajo është mbajtja peng e Haradinajt në të njëjtën "gjykatë" ku ndodhej edhe milosheviçi dhe burgosja e Luftëtarëve Tanë nga "gjykata farsë" neo-staliniste globaliste përgjatë gjithë këtyre viteve. Nëse ka diçka të fëlliqtë në këtë mes, ajo është veprimtaria kriminale kundrashqiptare e globalistëve. Krimet politiko-ekonomiko-juridiko-kulturoro-demografike që po kryejnë dhe përgatisin globalistët kundra Kombit Tonë, për nga dëmet që na shkaktojnë, nuk kanë asnjë dallim nga krimet postbizantino-osmane (greko-sllavo-turke).

Dhe prej këtij leximi buron edhe bindja që, nëse ka vërtet diçka të drejtë për t'u kryer, ajo është kthimi i menjëhershëm i lirisë për të gjithë Luftëtarët Tanë të burgosur padrejtësisht nga globalistët kundrashqiptarë dhe dordolecët e tyre etnomazokistë përgjatë gjithë këtyre viteve.


Nëse ajo shprehja që thotë se «rregullat e pasluftës i vendos fitimtari» është e vërtetë, atëherë, gjendja në të cilën ndodhemi nuk ka se si të kuptohet ndryshe: ne nuk kemi fituar ende. Dhe Lufta Jonë, është para së gjithash, luftë kundra dorëzimit.


#NË_GLOBALIZËM_NUK_KA_LIRI
#NUK_DORËZOHEMI
#NJË_KOMB_NJË_SHTET
#SHQIPNIA_E_SHQIPTARËVE
Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#17

Post by Mollos »

Megjithate Rreqebull,75 parlamentare faqezi votuan pro per kete gjykate qe tregon trap-bollesine e parlamentit te Kosoves dhe mu be qejfi qe nuk u aprovua sepse do te tregonte se sa poshte mund te shkoje shqiptari , sa lekist eshte ai, sa kukull mund te behet nje parlament i tere i telekomanduar, kur akoma nuk jane gjetur trupat e te vrareve nga gjenocidi serb ne Kosove dhe viktima behet ne ?viktime sepse s`mund te quhet predator.Kur vjen puna per eksperienca te tilla ,Kosova duhet te kopjoje Kroacine, e ne kete rast cili mund te ishte reagimi i Kroacise nqs do ti kerkonin nje gjykate te tille?
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#18

Post by rrëqebull »

Mollos wrote:Megjithate Rreqebull,75 parlamentare faqezi votuan pro per kete gjykate qe tregon trap-bollesine e parlamentit te Kosoves dhe mu be qejfi qe nuk u aprovua sepse do te tregonte se sa poshte mund te shkoje etnomazokisti/dordoleci i pushtuesve*, sa lekist eshte ai, sa kukull mund te behet nje parlament i tere i telekomanduar, kur akoma nuk jane gjetur trupat e te vrareve nga gjenocidi serb ne Kosove dhe viktima behet ne ?viktime sepse s`mund te quhet predator.Kur vjen puna per eksperienca te tilla ,Kosova duhet te kopjoje Kroacine, e ne kete rast cili mund te ishte reagimi i Kroacise nqs do ti kerkonin nje gjykate te tille?
Gjithçka duhet thirrur me emrin e vet, përndryshe më shumë shtohet rrëmujë se sa që vendoset qartësi.

Vetëm ata që janë dhe sillen si Shqiptarë duhen quajtur të tillë. Gjithë të tjerët janë etnomazokistë në shkallë të ndryshme prapambetjeje botëkuptimore dhe në grada të ndryshme sëmundjeje vetëdëmtuese.

Ashtu siç duhen ndarë gjithnjë «kokrrat nga hulina», «gruri nga egjra», «shapi nga sheqeri», ashtu duhet ndarë gjithnjë edhe Shqiptari nga etnomazokisti. Duhen emra të ndryshëm për ata që sillen në mënyrë të ndryshme.

Të votosh e veprosh kundra sovranitetit kombëtar, nuk është sjellje prej Shqiptari, por është moskurrizorní prej etnomazokisti, prej dordoleci të pushtuesve.
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Eksperimenti kundrashqiptar globalist "Gjykata Speciale": krim politik për të vrarë sovranitetin e Shqipërisë Veriore

#19

Post by rrëqebull »

Funksioni i kësaj "gjykate speciale" për gjoja pastrimin e «reve të zeza» që pas tre proceseve gjyqësore globaliste ende gjoja nuk iu qenkan hequr Shqipërisë Veriore, është vetëm dhe vetëm një mashtrim, një «rërë në sy» retorike.

Kjo "gjykatë speciale" është veçse arma eksperimentale më e fundit që globalistët po duan të përdorin kundra sovranitetit të Shqipërisë Veriore për të eksperimentuar efikasitetin e këtyre mënyrave "të reja" shtet-shkatërruese të cilat do të mund t'i përdorin më vonë edhe në vende të tjera evropiane dhe nëpër botë.
Për këtë arsye globalistët nuk po shkulen prej Shqipërisë Veriore (e madje po i thellojnë tentakulet në gjithë Shqipninë dhe Ilirikun): sepse është laboratori i tyre i parapëlqyer për të studiuar "strategji të reja" (që vërtetazi janë të vjetra sa vet bota) për të përçarë, pushtuar, nënshtruar dhe sunduar "në partneritet të plotë[*][/i]" me të përçarët, të pushtuarët, të nënshtruarët dhe të sunduarët. ([*][/i]Sepse taktikat globaliste janë të studiuara enkas që përgjegjësia për çdo krim kundra vendit të vet, t'u ngelet vendasve dhe të duket sikur këta po bëjnë një "zgjedhje të lirë me dëshirën e tyre" duke qenë "partnerë të barabartë".)

Fatmir Limaj: «Asnjëherë s'ka m'u sfidu Parlamenti i Kosovës qysh është sfidu sot.
Kjo do të ishte masakër kushtetuese-juridike nëse do t'i bëhej këtij vendi.
Po na kërkohet diçka që nuk i kërkohet asnjë deputeti në botë!
»


Fjalimi i tij i plotë:
- Pjesa I
- Pjesa II

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#20

Post by rrëqebull »

Gjithnjë e më shumë po del në pah se cilësia e politikanëve tanë në Shqipëri Veriore është shumë herë më e lartë se sa ajo e mbushësve të kuvendit të Shqipërisë Perëndimore. Madje mund të thuhet se dy kuvendet janë pothuajse të pakrahasueshëm, meqenëse në atë të Shq.P. pothuajse nuk ka ngelë më asnjë politikan i mirëfilltë dhe ata që mund të quhen të tillë gjithsesi nuk janë në lartësinë e më të mirëve të kuvendit tonë verior.

Vini re në disa pjesë të videos fytyrat e gazetarëve: duke dëgjuar fjalët e zotit Haradinaj ndërsa ai flet për Sovranitet duke bërë një lexim të kthjellët dhe vërtetësor të gjendjes dhe duke i thënë gjërat ashtu siç janë, gazetarët e pranishëm i bëjnë sytë «kap kap» (siç thuhet në mënyrë thjeshtligjërimore) sikur të ishin duke u zgjuar nga një shushatje shumëvjeçare. Kjo ndodh tek ta sepse deri më tash kanë dëgjuar vetëm dhe vetëm broçkulla, gënjeshtra dhe fushatelektoralizma trushplaranike prej dordolecikanëve që 'djersitin' inferioritet dhe nënshtrim ndaj të huajve nga çdo fjali që dërdëllisin. Për këtë arsye ngjajnë sikur porsa janë hobetuar (katapultuar) nga errësira më e skajshme në një botë të re të panjohur për ta. Dhe ndoshta kjo është edhe ndjesia e shumë qytetarëve ndërsa dëgjojnë një politikan që më në fund flet kombëtarisht, pa asnjë qëllim elektoral dhe pa asnjë synim tjetër përpos atij të mbrojtjes dhe vendosjes së Interesit Kombëtar në qendër të veprimtarisë së vet.

Duhet të fillojmë që të gjithë që të arsyetojmë me kthjelltësinë, çiltërsinë dhe vërtetësinë me të cilën ka folur dhe vepruar përgjithësisht e gjithë Opozita e kuvendit të Shqipërisë Veriore këto ditë në lidhje me eksperimentin globalist kundrashqiptar "gjykatë speciale".
"Ndjesia e inferioritetit" është diçka që nuk na ka patur kurrë hije dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Mendësisë Sonë. Braktisja dhe zhveshja prej saj, është rikthim në Shqiptari, është çlirim dhe pastrim i botëkuptimit, është parakusht i mprehjes së arsyes dhe i ndjelljes së vullnetit për të dalluar të Mirën Kombëtare dhe për të vepruar në drejtim dhe në përputhje me të.


User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Gjendja politike në Vend

#21

Post by Zeus10 »

Nuk dija ku ta vendosja kete postim, ne forumin e politikes apo ate te humorit, por se fundmi vendosa ketu, sepse kjo eshte me shume per te qare se per te qeshur.
Pas zgjedhjeve te fundit, PBDNJ-ja, partia e minoritetit grek ne Shqiperi, renditet e treta ne Mirdite. Po, e lexuat sakte : "Ne Mirdite".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#22

Post by rrëqebull »

Zeus10 wrote:Nuk dija ku ta vendosja kete postim, ne forumin e politikes apo ate te humorit, por se fundmi vendosa ketu, sepse kjo eshte me shume per te qare se per te qeshur.
Pas zgjedhjeve te fundit, PBDNJ-ja, partia e minoritetit grek ne Shqiperi, renditet e treta ne Mirdite. Po, e lexuat sakte : "Ne Mirdite".

Kjo është skandaloze. (…Fundja si shumica e gjërave që po na dëgjojnë veshët përgjatë këtij "tranzicioni demokratik" apo më saktë kundrashqiptarokratik).
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Pasqyrim «i cemtë» (i ftohtë e i kthjellët) i gjendjes sonë kombëtare në Shqipëri Lindore

#23

Post by rrëqebull »

Shkrim me vend që e argumenton bukur mirë faktin që nuk ka 'armë-mburojë' më të duhur dhe të përfitimshme për Kombin Tonë se sa Kultura Jonë e kulluar shqiptare.

Çdo tjetërsim apo ndotje tjetër kulturore e botëkuptimore — të huazuara apo 'të pranuara' me nënshtrim, mendjelehtësi dhe pashqiptarësi të turpshme aq sa të dëmshme — janë veçse armë në dorë të kundrashqiptarëve.

❝Problemi më i madh me shqiptarët e Maqedonisë është se atyre iu mungon vetërespekti për identitetin e tyre. Ata kanë një religjion ku thirrja për lutje bëhet pesë herë ditën në arabisht, ndërsa gjuha zyrtare e shtetit është sllavishte në alfabet cirilik. Se sa për shqipen që është gjuhë zyrtare kjo është tashmë një e vërtetë komike, domethënë e tillë që e beson ai që dëshiron vetë ta besojë atë. Shqiptarët e Maqedonisë do të vazhdojnë që të trajtohen si indijanci nga sllavo-maqedonët sa kohë që të sillen si indijanci.❞
“Indijanci” në Maqedoni

Sipas audiopërgjimeve të publikuara në Maqedoni, ish-Ministria e Punëve të Brendshme Jankulovska, i quante “indijanci” shqiptarët e Maqedonisë. Por nuk është aspak ajo që ka autorësinë e këtij etiketimi. Sllavo-maqedonët i quajnë kështu shqiptarët e Maqedonisë që prej shumë kohëve, qëkurse televizioni në Jugosllavinë e Titos nisi të emetojë filmat western, me kowboy dhe indianë. Pra, fjala “indijanci” nuk ka të bëjnë me indianët e Indisë, siç e kishte kuptuar gabim stafi i emisionit “Portokalli” në Top Channel, që me rastin e publikimit të audiopërgjimit të Jankulovskës bëri një parodi mbi bazën e telenovelës indiane “Bidaai” (indiane nga India), por me indianët e Amerikës së Veriut, indigjenët. Me këtë gafë ata të “Portokalli” treguan se janë “indianë” në llojin e vet.
Etiketimi i shqiptarëve të Maqedonisë si “indijanci” tregon për një mendësi të sllavo-maqedonëve sipas së cilës në këtë histori ata, sllavo-maqedonët janë “amerikanët”, “të bardhët”, të cilët janë ndërtuesit e shtetit dhe shoqërisë moderne në këtë vend, ndërsa shqiptarët janë indigjenët, të cilët e perceptojnë këtë si një dhunim ndaj tyre dhe e kundërshtojnë me sa fuqi kanë. Indianët e Amerikës Veriore donin të vazhdonin me mënyrën e tyre primitive të jetesës, të veçuar nga shoqëria e re që kishin ndërtuar të ardhurit nga Europa. Për këtë shkak u bënë shumë luftra shfarosëse. Në ndërkohë, njerëzit e bardhë kuptuan një gjë, se indianët nuk toleronin në të vërtetë vetëm një gjë, që t’ i prekje në religjionet e tyre primitive idhujtare. Për të tjerat ata pajtoheshin me kufizimet që u viheshin me forcë, duke iu paraqitur si liri dhe të drejta. Kështu që pas luftrave të gjata u arrit një kompromis i përkohshëm mes palëve, me sistemin e rezervateve, që ishin zona ku indianët qenë të lejuar të vazhdonin të jetonin në mënyrën e tyre. Diçka e ngjashme bënë sllavo-maqedonët. Ata e kuptuan se nëse shqiptarët e Maqedonisë nuk u kufizoje të drejtën e ushtrimit të lirë të fesë islame, ata mund të pajtoheshin pak a shumë me kufizimin e lirive dhe të drejtave të tjera kushtetuese, të paraqitura kinse si zhvillim i lirive dhe të drejtave. Kështu u arrit deri te Marrëveshja e Ohrit, që u njihte shqiptarëve rezervate shtetërore dhe që në fakt ishte një kufizim në llojin e vet i lirisë dhe të drejtave të tyre kombëtare, dhe jo një zhvillim i këtyre lirive dhe të drejtave.
Por shefat e tribuve indiane ua paraqitën këtë njerëzve të tyre si një arritje të madhe. Në këto rezervate indianët tregonin historitë e luftrave të tyre të lavdishme kundër njerëzve të bardhë, si Beteja e Little Bighorn (Brimadhit të Vogël) kundër trupave të gjeneralit Custer. Njëjtë bëjnë edhe shqiptarët e Maqedonisë, me historitë e “luftës” së vitit 2001, ndonëse ata nuk mburren dot me vrasjen e asnjë “Custeri”.Pasi indianëve iu dha e drejta e rezervateve, ata nisën luftrat mes veti për kontrollin e tyre, saktësisht ashtu siç kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë pas vitit 2001. Dhe në këtë luftë të dytë janë vrarë më shumë shqiptarë mesveti se sa kanë vrarë sllavo-maqedonët.
Problemi me shqiptarët e Maqedonisë është se ata sillen kundrejt shtetit maqedon dhe mesveti, ashtu si indianët ndaj njerëzve të bardhë. Ngjarjet e fundit në Maqedoni, me vrasjet ndërshqiptare atje, e provojnë këtë gjë. Sa për atë që mund të quhet elitë intelektuale e shqiptarëve të Maqedonisë, ata ose janë pozicionuar në frontin e tyre të luftës së fjalëve në media, sipas llogoreve partiake, ose kur janë të pavarur, në fakt janë të pavarur dhe nga realiteti dhe shkruajnë e flasin me një frazeologji pa lidhje me realitetin.
Elita politike e shqiptarëve të Maqedonisë, u ankohet, për aq sa u ankohet, arbitrave ndërkombëtarë, Bashkimit Europian dhe SHBA se sllavo-maqedonët nuk i qëndrojnë Marrëveshjes së Ohrit, duke mos i trajtuar shqiptarët si bashkësi me të drejta shtetformuese. Por, meqënëse ndërkombëtarët janë të interesuar para së gjithash për stabilitetin e shtetit maqedon si një buffer state (shtet që qëndron ndërmjet dhe shërben si zbutës i përplasjeve) mes Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë, realitetin e Maqedonisë e kqyrin nën këtë prizëm të stabilitetit të shtetit si interes parësor. Dhe mënyra më e sigurt që të ketë stabilitet është që njëra palë ta ketë nën kontroll shtetin, domethënë sllavo-maqedonët, të cilët kanë emrin e shtetit dhe deri më tash përbëjnë popullsinë më të madhe në vend.
Shqiptarët e Maqedonisë tregojnë flamurin shqiptar dhe gjuhën shqipe, si cilësi identitare që i dallojnë nga sllavo-maqedonët dhe kërkojnë që të trajtohen si bashkësi shtetformuese. Por, duke mos pasur një vetëdije të plotë identitare nacionale, shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë t’ i përdorin përparësitë identitaro-kulturore që kanë ndaj sllavo-maqedonëve, në atë mënyrë që t’ i kthejnë në armë efikase në luftën me sllavo-maqedonët. Si mund ta bëjnë këtë gjë? Si armë e tillë mund të përdoret alfabeti latin që kanë shqiptarët e Maqedonisë, si krejt shqiptarët. Maqedonia kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO që janë bashkësi të shteteve që e kanë gjuhën zyrtare përkatëse të shkruar me alfabet latin, ashtu si shqiptarët. Pra ndryshe nga maqedonët që përdorin alfabetin cirilik.
Shqiptarët e Maqedonisë mund t’ iu kundërpërgjigjen sllavo-maqedonëve të cilët kundërshtojnë ta mësojnë gjuhën shqipe, duke thënë se nuk mund ta kuptojnë alfabetin cirilik dhe nëse maqedonët duan që shqiptarët ta mësojnë gjuhën maqedone, duhet që së paku kjo gjuhë të shkruhet në alfabetin cirilik. Kuptohet se sllavo-maqedonët nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Në këtë rast shqiptarët duhet të bojkotojnë masivisht mësimin në gjuhën maqedone dhe përdorimin e gjuhës maqedone në administratë, duke kundërshtuar që të njohin çdo shkresë të shkruar në këtë gjuhë. Nëse me këtë rast shkohet deri në një konflikt i dhunshëm me shtetin maqedon, aq më mirë për shqiptarët të cilët do të paraqiten para Europës dhe Amerikës si mbrojtës të kulturës perëndimore, përballë kulturës sllavo-cirilike, të cilën Maqedonia e ndan me Rusinë, Serbinë, Belarusinë. Vendet sllave katolike, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia përdorin alfabetin latin.
Pse nuk e bëjnë shqiptarët e Maqedonisë këtë gjë? Problemi më i madh me shqiptarët e Maqedonisë është se atyre iu mungon vetërespekti për identitetin e tyre. Ata kanë një religjion ku thirrja për lutje bëhet pesë herë ditën në arabisht, ndërsa gjuha zyrtare e shtetit është sllavishte në alfabet cirilik. Se sa për shqipen që është gjuhë zyrtare kjo është tashmë një e vërtetë komike, domethënë e tillë që e beson ai që dëshiron vetë ta besojë atë. Shqiptarët e Maqedonisë do të vazhdojnë që të trajtohen si indijanci nga sllavo-maqedonët sa kohë që të sillen si indijanci.
/Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 5787346226
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#24

Post by rrëqebull »

Një zbërthim i mirë i propagandave kundrashqiptare të kësokohshme.

Problematika si ajo e fryrjes së çmimeve për bashkëkombësit pushues nga Shqipëria Veriore nga ana e bregdetasve është padyshim e thekshme dhe pa asnjë dyshim duhet të shtrohet për zgjidhje; po ashtu edhe mbërritja në bregdetin tonë e peshkut zhabë (Lagocephalus sceleratus) dhe shumë e shumë çështje të tjera…; por kjo nuk do të thotë aspak se zgjidhja e tyre nënkuptuaka përçarjen kombëtare dhe thellimin e moskuptimeve, keqkuptimeve, prapësive dhe ndasive që ka krijuar dhe po krijon politikbërja e ultra-etnomazokistëve që janë në pushtet nga të dyja anët (nga të pesta në fakt)! Përkundrazi! Zgjidhja e tyre nënkupton gjithnjë e më shumë bashkim e lëthurje kombëtare!
Etnomazokizmi nuk shërohet me tjetër etnomazokizëm por me Nacionalizëm!
QEVERIA ANTISHQIPTARE E KOSOVËS 29. 07. 2015

Ditëve të fundit dhe jo rastësisht ka filluar një agjendë mediatike kundër turizmit në bregdetin shqiptar. Kjo agjendë portalesh kundër turizmit në Republikën e Shqipërisë në titujt e saj vë theksin tek mashtrimi, ushqimi, çmimet, “racizmi”. Për ne që kemi përcjellë zhvillimet në Republikën e Shqipërisë kjo nuk është diçka e re.
Po kjo ka lidhje edhe me pushtetin në Kosovë, të udhëhequr nga dy subjektet politike, PDK dhe LDK, që kanë bërë edhe diktaturë numrash.
Pse?
Përkundër që mediet nuk kanë funksionuar në vitet ’90-a, thashethemet kanë qarkulluar gjithandej. Nuk ka shqiptar nga Kosova që nuk i ka dëgjuar të përsëritura tregimet e tregtarëve (që punonin kryesisht me Serbinë) sipas të cilëve nëpër kafenetë e Tiranës në rast se i ka lëvizur tavolina ata nën këmbën e tavolinës e kanë futur 100-markëshin gjerman për drejtpeshim. Po ashtu kemi dëgjuar shpesh edhe diskutimet se si ata andej janë “ndryshe nga ne”. Ka pasur shkrime e studime rreth këtij fenomeni “të tjetërsisë”, madje duket se ndonjëherë ka pasur edhe fushata të mirëfillta për ta bindur opinionin e Kosovës për këtë, dhe mediet dhe specialistët e marrëdhënieve me publikun këtë gjë e dinë.
Po pse flitet e përflitet sot e kësaj dite, vazhdimisht e me kaq ngulm për varfërinë e tyre, për shqiptarët e Republikës së Shqipërisë si të ndryshëm (thuajse etni tjetër, madje, ndonjëherë si të jenë edhe racë tjetër), pse theksohet krahinizmi, pse përgjithësohet një popull i tërë duke u nisur nga ndonjë rast individual, siç ndodh p.sh. kur flitet për ndonjë person atje diku që na paska thënë se ju nga Kosova që i keni të gjitha kushtet ekonomike, nuk keni arsye që të ngriheni kundër Millosheviqit.

Nëse i hyjmë analizës sadopak, vëmë re se sot në pushtet në Kosovë janë personat e njëjtë që ushtronin “pushtet” edhe në kohën e ekzilit, e besa edhe ata që mbanin një pjesë kontrolli të po këtyre tregtarëve të identiteteve që kishin mundësinë të qarkullonin më shpesh viteve të 90-ta.
Në koalicionin që është në pushtet tash në Republikën e Kosovës mund të bëjmë një ndarje në vija të trasha mes atyre që sot si edhe atëherë duan me çdo kush të kenë “çifligun” e vet, e që vazhdimisht janë investuar në krahinarizëm e në një identitet të themeluar mbi poshtërimin e Shqipërisë, gjë që e kanë bërë edhe baballarët edhe gjyshërit e tyre (ideologjikë, por që shpesh rastis edhe biologjikë, duke qenë se ideologjia në një shoqëri jo shumë të zhvilluar është riprodhuar në familje), dhe atyre të grupit tjetër, që dikur është betuar për bashkimin e tokave të okupuara me Shqipërinë, por sot e ka braktisur këtë betim. Pra, në betejën mes dy grupeve që formojnë Qeverinë aktuale, ndoshta peshën më të madhe elektorale e ka PDK-ja, por fitorja ideologjike i takon kosovarëve krahinaristë të LDK-së. PDK-ja, për të ruajtur pushtetin, është transformuar në LDK.

LDK-ja dhe PDK-ja e shndërruar në LDK janë forcat që ushqejnë fushatën anti-Shqipëri, pasi krahinarizmi i tyre nuk kërcënohet nga askush tjetër përveç Shqipërisë. Ata nuk shohin si problem Serbinë apo Maqedoninë, pasi e dinë që asnjëherë shqiptari i Kosovës nuk do të ndihet i joshur prej atyre vendeve. Por, e shohin si armik direkt Shqipërinë, sepse e shohin se shqiptarët në Kosovë e duan atë, i ndjekin mediet e saj, i zgjedhin produktet e saj në treg sa herë që është e mundur, shkojnë masivisht për pushime atje dhe e dëshirojnë bashkimin, siç edhe është normale për një komb si yni.
Nuk është pra vetëm argumenti që ndonjëri nga pushtetarët ka interes ta promovojë ndonjë plazh tjetër, duke aluduar në ndonjë shtet fqinj, por te vetë agjenda politike dhe implikimi i saj mediatik. Tek e fundit, çfarë të keqe ka nëse promovohet i gjithë bregdeti ku jetojnë shqiptarët, por fushatën e fundit nuk mund ta lexojmë kështu, sepse për vetë Ulqinin befasisht po kujtohen vetëm kur duhet sharë Shqipëria. Sepse çfarë kanë bërë këta pushtetarë për 20 vjet që ta promovojnë Ulqinin apo fshatrat turistike malore dhe që t'i ndihmojnë politikisht shqiptarëve në Mal të Zi?! Asnjë gjë! Kurrë më rëndë se sot shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë jetuar e nuk janë diskriminuar.

E pra, ç'janë këta tituj të përditshëm: “Shqipëria vendi më i rrezikuar nga katastrofat në Evropë”; “Stuhi në Dhërmi”; “Peshkaqeni...”; “Në bregdetin shqiptar po shërbehet peshku që shkakton paralizë”; “Zjarre në Kukës”; “Në Durrës kosovarët paguajnë dyfish më shtrenjtë”; “Faturat e shtrenjta të bregdetit shqiptar”; etj?
Kjo agjendë perfide ndërlidhet direkt me politikën kundër bashkimit kombëtar apo bashkimit të dy republikave sovrane si fazë e parë e tij, gjë për të cilat edhe është luftuar e kanë rënë dëshmorët. Jo vetëm që janë kundër bashkimit, me çdo çmim e me çdo kusht, por janë kundër çdo lloj bashkëpunimi pozitiv, kundër çdo ndjenje kombëtare sado romantike, gjer edhe kundër turizmit. E kjo ndodh sepse kjo Qeveri është Qeveri kundër UÇK-së
, Qeveri që brenda saj ka zyrtarë që kanë dalë hapur në deklarata, duke thënë se edhe kanë luftuar kundër UÇK-se. Ishte vetë ministri i larguar me protesta, Jabllanoviçi, i cili e tha që në Listën Serbe ka luftëtarë që kanë mbrojtur kufirin (e Serbisë) në Koshare.

Kjo agjendë anti-Shqipëri ndërlidhet edhe me Gjykatën Speciale që mund ta risjellin në votim javën që vjen.
Janë mu këto dy grupacione politike PDK-LDK që dikur ishin të kundërtat e njëra-tjetrës e që sot nga shantazhet e kriminaliteti janë bërë së bashkë kundër vetë idesë së shekullit të UÇK-së. Por ky joni, për ne shqiptarët e Kosovës, është shekulli i UÇK-së, si ide që e prodhuam si komb, bazuar në traditën e gjatë të projektit politik kombëtar, i cili gjithnjë e ka gjetur veten të tradhtuar mes kozmopolitësh e folkloristësh***.
Njerëzit e angazhuar në fushatën anti-Shqipëri ndoshta nuk e kanë parashikuar se kjo fushatë do t’i kthehej kundër vetë atyre. Ndërkohë që ata përkthejnë lajmet që portalet serbe i shkruajnë kundër turizmit në Kroaci dhe i përdorin fjalë për fjalë për të penguar turizmin në Shqipëri, me dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës shkojnë në Shqipëri verë e dimër, sepse atje shkojnë si në vend të vet.

Është një vend i cili po përparon më shpejt se ne dhe një vend i cili gjithnjë e më shumë po vetëdijesohet për rëndësinë e veçantë që ka për Kosovën, e që ka Kosova për të. E këtë fakt nuk mund ta përbaltë dot mendësia LDK-iste që qeveris në PDK e LDK. Dikush mund të thotë se këto janë thjesht spekulime e realiteti nuk është kështu, duke më nxjerrë si provë ndonjë faturë që dëshmon se kamerieri diku ka vjedhur. Por kamerierëtvjedhin kudo në botë. E nuk konsideroj si ndihmë të Shqipërisë për Kosovën çmimin e ulët për shërbime turistike, por solidaritetin e bashkëndjenjën e shumicës së shqiptarëve nga Shqipëria që takoj kur shkoj atje, gjëra për të cilat nuk shkruhet kurrë në medie, edhe pse sigurisht që ka të ndryshëm edhe prej tyre, sipas shkollimit, shtresës, predispozitave etj.
Po ashtu, konsideroj ndihmë shumë më të madhe se turizmin, faktin se në Shqipëri një qytetar i Kosovës mund të punojë ligjërisht pa regjistruar leje pune. Ndërkohë që e anasjellta nuk është e vërtetë. Pse? PDK-ja thotë për faj të ministrive të LDK-së. LDK-ja thotë për faj të ministrive të PDK-së. Por ne e dimë se për faj të kujt.
/ Rilind Gervalla /
###
Botuar në: http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4352

Image
*** Shkrim i mirë, jashtë mase i mirë madje për standartin e përgjithshëm të shtypit tonë që më tepër u bën jehonë propagandave kundrashqiptare se sa që i zbërthen dhe kundërshton ato, siç do duhet të bënte (dhe siç është bërë në këtë artikull nga Rilind Gërvalla)..

Veç diçka më duhet ta shtoj: më bën përshtypje gjithmonë, edhe në këtë rast, përdorimi i shtrembët që i bëhet fjalës `folklor` me rrjedhesat e saj 'folklorik', `folklorist` etj. të cilat përdoren në mënyrë përbuzëse, pothuajse në të njëjtin ngjyrim në të cilin përdoret prej globalistëve edhe fjala 'populizëm'.

Duke qenë se i kemi prejkohe fjalët 'demagog, demagogji, demagogjizëm' apo trajtat e togëzuara 'pseudoatdhetar, pseudonacionalist, mashtrues turmash', nuk ka arsye që të ndoten me ngjyrime të këqija fjalë të tjera të cilat në vetvete nuk kanë pasur dhe nuk kanë se si të kenë asnjë kuptim poshtërimor. Nëse fillon ndotja kuptimore e fjalëve popull, folk, komb, nacionalizëm, do të thotë se ka filluar edhe kalbja e botëkuptimit dhe e aftësive mendimore, publicistike e politikëbërëse të atyre që e përçojnë këtë ndotje.

Përdorimi i fjalës 'folkloristë' me ngjyrim të keq në këtë shkrim më duket i pavetëdijshëm dhe thjesht një përshtatje e pavëmendshme ndaj rrymës marroqe që e ka shtyrë atë deri në këtë cak kuptimor të sforcuar. Mirëpo duhet mësuar dhe ditur të dallohet se, në përgjithësi, fjala 'folklorik' përdoret në kontekst të gabuar dhe me kuptim të shtrembëruar veçse prej demagogëve kozmopolitë që janë në shërbim të globalizmit dhe që detyra me të cilën janë ngarkuar dhe për të cilën paguhen është që të trushpëlajnë lexuesit me cirqe retorike nga më të ndryshmet për të pumbosur (mbytur), sulmuar dhe parandaluar çdo lloj organizimi të mundshëm mbrojtës të kombeve, çdo reagim apo edhe thjesht çdo shprehje të lirë indinjate nga ana e nacionalistëve në shërbim të kombit të vet për masat e egra kundrakombëtare që globalistët dhe shërbëtorët e tyre ultra-etnomazokistë po ndërmarrin kundra tyre.
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#25

Post by rrëqebull »

Me Gjykatën Speciale, SHBA kërkon të lajë fytyrën e duart para botës për aleancën e pistë me enveristët mafiozë që uzurpuan UÇK-në

Në 1997, në prag të nisjes së Luftës së Kosovës, amerikanët bënë një aleancë të pistë me Lëvizjen Popullore të Kosovës, një organizatë enveriste e emigracionit shqiptar të Kosovës në Perëndim, e krijuar nga shërbimi i fshehtë i shtetit komunist shqiptar, Sigurimi i Shtetit, në vitin 1982, nga bashkimi i disa grupeve staliniste. Efektivisht, LPK ishte dega e Partisë së Punës së Shqipërisë (partisë komuniste) të Enver Hoxhës në emigracionin shqiptar të Kosovës në Perëndim. Idhujt e tyre qenë Enver Hoxha dhe Stalini, ky i fundit për shkak se Enver Hoxha e kishte shpallur atë mësuesin dhe idhullin e vet. Për arsye të lidhjeve që LPK kishte pasur me shtetin komunist shqiptar, më pas do të kishte mbështetjen e e Partisë Socialiste (pasardhëse e PPSH), që kishte ardhur në pushtet në Shqipëri, në 1997, në prag të nisjes së luftës së Kosovës. Nuk mund të kuptohet thelbi i LPK dhe i trashëgimisë së saj në Kosovën e pasluftës, nëse nuk konsiderohet se LPK ka qenë një organizatë ilegale jo vetëm në Kosovën e kohës së Jugosllavisë, por edhe në Perëndim, në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Suedi, Austri etj., ku vepronte më së shumti. LPK, ndonëse e kishte qendrën në Zvicër, nuk kishte e regjistruar si organizatë legale në zyrat shtetërore zvicerane, sipas ligjeve të këtij vendi, dhe madje të asnjë vendi tjetër perëndimor ku ka vepruar. LPK ishte një organizatë hybride, politiko-kriminale. Veprimtarët e LPK qenë njerëz të margjinalizuar në shoqëritë perëndimore ku jetonin si emigrantë. Ata mund ta nxirrnin jetesën vetëm duke bërë punët më të vështira, me kohë të zgjatur, çka nuk iu konvenonte aspak. Prandaj ata e gjenin më të lehtë që të kryenin veprimtari kriminale, që nga trafiku i drogës, vënie gjobash ndaj emigrantëve të tjerë shqiptarë kinse në emër të çështjes së Kosovës, huadhëniet ilegale me kamatë të lartë, duke qarkulluar paratë e siguruara si ndihma për çështjen e Kosovës, shërbime me natyrë kriminale për llogari të klubeve të natës, kazinove etj.

Këta njerëz të paskrupullt nuk do të nguronin as që të merreshin me trafikun e organeve, nëse nga kjo gjë do të siguronin të ardhura. Nuk është aspak teprim që LPK të quhet një organizatë e mirëfilltë mafioze kosovare në Perëndim.
Amerikanët e dinin mirë se, ndonëse LPK shtirej si një organizatë atdhetare, ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një organizatë hybride politiko-kriminale. Në fund të vitit 1997, fillim të vitit 1998, amerikanët e dinin se për shkak të marrëdhënieve që kishin me pushtetarët e kohës në Tiranë, njerëzit e LPK kishin ekskluzivitetin e përdorimit të territorit të Shqipërisë, nëse në Kosovë do të niste lufta. Kjo do të thoshte se ata do të kontrollonin çdo lëvizje të armatosur shqiptare në Kosovë. Por amerikanët nuk u ndikuan aspak nga marrëdhëniet e posaçme që ekzistonin mes LPK dhe PS. Sigurisht që agjenda amerikane e Luftës së Kosovës nuk kushtëzohej nga ajo e atyre që ishin në pushtet në Tiranë. Nëse donin amerikanët mund të kishin zgjedhur që të mbështesnin një bërthamë luftëtarësh profesionistë shqiptarë të Kosovës, të cilëve pastaj mund t’ iu bashkoheshin entuziastët, qoftë edhe nga LPK. Por amerikanët nuk deshën ta bëjnë këtë gjë, se donin të kishin të bënin me njerëz të cilët në të ardhmen do të ishin të gatshëm për t’ i shitur interesat e Kosovës, në këmbim të pushtetit.

Kur bëhet fjalë për nisjen e luftës në Kosovë, duhet ditur se nuk ishte LPK, me instrumentin e saj Drejtorinë Politike të UCK, që mori vendimin për nisjen e luftës së Kosovës në fillim të vitit 1998. Vendimin për nisjen e luftës me mori Miloshevici me aksionin ushtarak në Drenicë, në atë kohë. Ajo që njihet si beteja e parë e madhe e UCK-së, Lufta e Prekazit, e marsit 1998, ishte një betejë mbrojtëse e një force guerrile, jo një betejë sulmuese, një fillim ky krejt i panatyrshëm për një luftë të llojit të guerriljes. Policia dhe Ushtria Serbe rrethuan një shtëpi në një fshat të Drenicës, pra luftën e vërtetë e nisën serbët. Kjo është shumë domethënëse për rolin e LPK në luftën e Kosovës, përkatësisht në UÇK. Njerëzit e LPK nuk kishin vërtet dëshirë të luftonin kundër serbëve.
Lëvizja Popullore e Kosovës e uzurpoi UÇK-në nëpërmjet krijimit të Drejtorisë Politike të UÇK, që kontrollonte krejt procesin e vendim-marrjes politike të UÇK, si dhe nëpërmjet krijimit të një policie të fshehtë politike të UÇK-së, që ishte SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës). SHIK ishte arma e Drejtorisë Politike për kontrollin e UÇK, me metoda terroriste, të kërcënimit dhe vrasjes politike. Të dyja, si Drejtoria Politike e UÇK-së, ashtu dhe SHIK-përbëheshin ekskluzivisht nga njerëzit e LPK-së. Qëllimi i tyre nuk ishte aspak lufta kundër pushtuesve serbë të Kosovës, por që ta mbanin nën kotroll politik UÇK-në për ta përdorur si instrument të legjitimitetit të pushtetit të tyre pas luftës. Pas çlirimit të Kosovës prej NATO-s, në tetor 1999, LPK u shndërrua në Partinë për Progres Demokratik të Kosovës, e cila pas pak kohe u quajt Partia Demokratike e Kosovës.

Meqënse eksperienca formuese e enveristo-mafiozëve të Kosovës ishte ajo e organizatave ilegale me ideologji totalitare, ata e shikonin PDK-në si një parti totalitare, e cila duhet të kontrollonte shtetin dhe shoqërinë në Kosovë. Problemi me njerëz të tillë si enveristo-mafiozët e LPK-së, është se ata nuk e kanë sensin e masës. Meqënëse qenë partnerët e amerikanëve në kohën e luftës, enveristo-mafiozët e LPK-së menduan se mund të bënin çfarë të donin në Kosovën e pasluftës, me synim parësor për të marrë nën kontroll shtetin e ri që po krijohej, si dhe shoqërinë kosovare. Dhe për këtë bënë shumë vrasje politike, grabitje e gjithçka të keqe të imagjinueshme, më së shumti ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas Ambasadorit Clint Williamson, që është Kryeprokurori amerikan i SITF (Special Investigative Task Force-Task Forca Hetimore e Posaçme) të Bashkimit Europian, që do të shërbej zyra e akuzës pranë Gjykatës Speciale, janë kryer edhe krimet e përmendura në raportin e Dick Marty, pra të vrasjes së njerëzve për t’ u marrë organet e trupit, për qëllime trafiku, ndonëse në një numër më të vogël se sa thuhet në këtë raport.

Gjithsesi, sado i vogël qoftë numri i njerëzve të vrarë për t’ ju marrë organet e brendshme trupore, vërtetimi i kësaj akuze me një vendim gjyqësor të Gjykatës Speciale, është një gjë shumë e rëndë. Është një gjë shumë e rëndë jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, pasi sipas Raportit të Dick Marty, e gjitha veprimtaria kriminale e trafikut të organeve ka ndodhur në Shqipëri, ku janë mbajtur njerëzit në burgje ilegale, janë vrarë, pastaj u janë hequr organet e brendshme në klinika ilegale të improvuzuara në Shqipëri dhe u janë transportuar jashtë vendit nëpërmjet aeroportit të Tiranës. Në 2012, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një ligj me votat e të gjitha partive, duke përfshirë edhe ato që janë sot në pushtet, PS dhe LSI, sipas të cilit ligj Task Forca Hetimore e Posaçme e Bashkimit Europian, e krijuar për të bërë hetime mbi Raportin e Dick Marty, kishte të drejtë të hetonte edhe në Shqipëri, në mënyrë të pavarur. Në periudhën për të cilën flet raporti i Dick Marty, pra që nga mesi i qershorit 1999 e deri në fund të vitit 2000, shteti shqiptar ushtronte kontrollin e territorit në Shqipërinë e Veriut, aq më tepër në zonat për të cilat flet Dick Marty, në rrethin e Kukësit, në Mat, Fushë Krujë e aq më tepër aeroportin e Tiranës, sa një veprimtari e tillë si ajo që përshkruhet në raportin e Dick Marty, nuk mund të kryhej jo më pa dijeninë, por bashkëpunimin e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë.
Nuk është ironi e vogël që Gjykatën Speciale të Kosovës e krijuan pikërisht ata të cilët duhet të dënohen nga kjo gjykatë, nëse ajo do të funksionojë vërtet sipas qëllimit të saj, pra ish-drejtuesit e Drejtorisë Politike të UÇK dhe të SHIK, të cilët tashmë po shesin edhe emrin e mirë të UÇK-së për të mbrojtur pushtetin e tyre dhe eventualisht veten e tyre. Mbështetja që i kanë dhënë Gjykatës Speciale njerëz si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Azem Syla etj., të cilët nuk mund të mos jenë ndër emrat që ka parasysh Kryeprokurori Williamson kur thotë se “Ne besojmë që provat janë të pakundërshtueshme që këto krime nuk ishin veprime të individëve horra, të cilët vepronin sipas mendjes së tyre, por më tepër që ato janë kryer në mënyrë të organizuar dhe janë sanksionuar nga disa individë në rrafshet e larta drejtues të UÇK. Natyra e këtyre krimeve, si gjerësisht të përhapur dhe sistematikë, në periudhën pas përfundimit të luftës, në qershor 1999, justifikon ngritjen e akuzave për krime kundër njerëzimit.”, është një tregues se amerikanët kanë bërë një tjetër pakt të ndyrë më njerëzit e ish-LPK-së, ashtu që këta të krijojnë Gjykatën Speciale, në këmbim të garancisë se ata vetë nuk do të shkojnë në këtë gjykatë si të pandehur dhe nuk do të dënohen prej saj.

Por, nëse në Gjykatën Speciale ngrihen akuza në termat e deklaratës së Kryeprokurorit Williamson dhe ndër të pandehurit nuk janë Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Azem Syla e disa të tjerë, kjo është njëjtë sikur amerikanët të lajnë fytyrën e duart për atë që ka ndodhur në Kosovë, në shurrën e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Azem Sylës etj. Amerikanët nuk e kanë hallin që ta lajnë fytyrën e duart para shqiptarëve të Kosovës, apo serbëve, por para botës. Prandaj ka shumë gjasa që amerikanët t’ i shesin njerëzit e LPK-së, se tashmë nuk iu duhen më. E kur ta gjejnë veten fort ngushtë në Gjykatën Speciale, “burrave” të LPK-së nuk do të mbetet gjë tjetër për të thënë në mbrojtje të vetvetes, veçse që ata e kanë bërë gjithçka sipas udhëzimeve që iu vinin nga Tirana, nga zyrat e Komitetit Qendror të PPSH e Sigurimit të Shtetit deri në 1991, e më pas nga zyrat e Partisë Socialiste, ndërsa pas vitit 1997 nga Qeveria e PS e SHIK i saj. A nuk ka qenë kryetar i LPK-së në kohën e Luftës së Kosovës i dërguari i Tiranës, ish-gazetari i “Zërit të Popullit”, Bedri Islami, për të cilin Serbia nuk protestoi kurrë zyrtarisht në Tiranë, që një shtetas i Shqipërisë ishte në krye të organizatës që merrte përsipër krijimin dhe drejtimin e UÇK-së? E të tjerë si ai. Ndër ta edhe Kryeministri i sotëm Edi Rama i cili në vitet nëntëdhjetë ka marrë pjesë në veprimtari të LPK-së në Zvicër, gjë për të cilën edhe ka shkruar në shtyp. Edi Rama është një nga ata që nuk është i interesuar që të hapet dosja e marrëdhënieve të PPSH-PS-së me LPK-UÇK-në.
Por amerikanët nuk mund ta lajnë fytyrën nëse para Gjykatës Speciale nuk dalin si organizata kriminale LPK-Drejtoria Politike e UÇK (SHIK)-PDK, që kanë qenë instrumentet me të cilët kanë vepruar kriminelët e përmendur më lart. Kështu do të pastrohet edhe emri i UÇK-së./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 3506937454
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#26

Post by rrëqebull »

Gjykata Speciale mund të ketë si pasojë rikthimin e Kosovës në provincë të Serbisë brenda 5-10 viteve të ardhshme
Gjykata Speciale, me veprimtarinë e saj, efektivisht do të veprojë si një time machine duke zbuluar dhe paraqitur (në të vërtetë duke krijuar) juridikisht një realitet të ri të kohës së Luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999 dhe të një periudhe të pasluftës deri në fund të vitit 2000. Ky është një realitet krejt i ndryshëm nga ai i cili bëri që NATO të angazhohet ushtarakisht për çlirimin e Kosovës. Në realitetin e ndryshëm të së shkuarës, të krijuar nga Gjykata Speciale, NATO-s i mungon shkaku i llojit good versus evil me të cilin u angazhua ushtarakisht kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. Në realitetin e ndryshëm të së shkuarës, të zbuluar, ose më saktë të krijuar nga Gjykata Speciale, shteti jugosllav (në atë kohë ekzistonte ende Jugosllavia e mbetur, si Serbi dhe Mali i Zi), prishet lidhja shkak-pasojë mes dhunës shtetërore serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe krijimit e veprimtarisë së UÇK-së, si një reagim i popullsisë shqiptare të Kosovës ndaj kësaj dhune. UÇK tashmë shfaqet si një tjetër forcë e së keqes në realitetin e Kosovës të asaj kohe, një forcë e së keqes e ndryshme nga forcat e sigurisë serbe (Ushtria, Policia, paramilitarët), por gjithsesi një forcë e së keqes. Kështu del se Policia dhe Ushtria jugosllave (serbe), si dhe paramilitarët serbë luftuan kundër një force të së keqes, që ishte UÇK. Është e vërtetë që në këtë fushatë Policia dhe Ushtria Jugosllave (Serbe) bënë dhe krime ndaj popullsisë civile, por cilat forca shtetërore të sigurisë, ose rezervistët (paramilitarët) që veprojnë në mbështetje të tilla, nuk bëjnë krime ndaj popullsisë civile në rrethana të tilla. Praktikisht, në realitetin e ri të së shkuarës të krijuar nga Gjykata Speciale, UÇK do të barazohet me forcat policore-ushtarake dhe paramilitare që kanë bërë krime kundër njerëzimit në Kosovë. Por kur një ushtri guerrilase merr një profil të tillë të fituara dalin gjithmonë forcat shtetërore që kanë luftuar kundër kësaj ushtrie guerrilase, të cilat rehabilitohen moralisht në një masë të madhe.

Në këtë realitet të ri të së shkuarës, të zbuluar nga Gjykata Speciale, nuk ekziston shkaku për angazhimin ushtarak të NATO-s kundër Jugosllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës. Vërtet që kjo nuk mund të ndryshojë atë që ka ndodhur në vitin 1999, pra fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë (Serbisë), por mund të ndryshojë angazhimin e sotëm të NATO-s në Kosovë. Shumë vende të NATO-s që janë kontributore me trupa në KFOR, pa folur këtu për vendet joanëtare të NATO-s që janë kontributore në KFOR presin vetëm shkakun e mjaftueshëm për t’ i tërhequr trupat nga Kosova, ku janë angazhuar ushtarakisht nën ndikimin amerikan. Vendimet e Gjykatës Speciale kundër shqiptarëve të Kosovës janë pikërisht shkaku i mjaftueshëm që këto vende të largojnë kontigjentet e tyre nga KFOR-i. Sot pesë vende të NATO-s i kanë tërhequr kontigjentet e tyre nga KFOR-i: Belgjika, Latvia, Islanda, Spanja, Sllovakia. Derisa shkruaj është tërhequr, ose është duke u tërhequr kontigjenti portugez me 171 ushtarë. Them kështu se KFOR nuk i ka përditësuar të dhënat në faqen e tij zyrtare online që nga 24 shtatori 2014. Presidenti francez Hollande e kishte premtim në fushatën zgjedhore, në 2012 tërheqjen e kontigjentit francez të KFOR, por nën presionin amerikan reduktoi vetëm numrin e trupave. Sot kontigjenti francez i KFOR përbëhet nga 150 ushtarë, të cilët me siguri do të largohen para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Francë, në 2017. Largimi i Francës do të bëjë që vende të tjera europiane të NATO-s të ndjekin shembullin e saj.

Dy vende shumë të rëndësishme të NATO-s, Britania e Madhe dhe Kanadaja, praktikisht i kanë tërhequr kontigjentet e tyre, duke mbajtur në KFOR simbolikisht 1, përkatësisht 5 ushtarë. Të njëjtën gjë kanë bërë Estonia, e cila ka në KFOR vetëm një ushtar, Lithuania, e cila gjithashtu ka në KFOR vetëm një ushtar, Holanda, e cila ka në KFOR vetëm 3 ushtarë dhe Norvegjia, e cila ka në KFOR vetëm një ushtar. Nga 31 vende kontributore që ka KFOR-i sot, vetëm nëntë vende të NATO-s kanë kontigjente me mbi 100 ushtarë. Gjashtë vende të tjera të NATO-s mbajnë kontigjente me numër praktikisht simbolik në KFOR: Bullgaria 11 ushtarë, Kroacia 20 ushtarë, Republika Çeke 10 ushtarë, Danimarka 35 ushtarë, Luksemburgu 22 ushtarë, Rumania 60 ushtarë. Tre vende europiane joanëtare të NATO-s mbajnë kontigjente simbolike: Finlandë 19 ushtarë, Irlanda 12 ushtarë, Suedia 56 ushtarë.
SHBA, sipas një rezolute të Kongresit të miratuar që në 1999, mund të mbajnë në KFOR një kontigjent jo më të madh se 18% e numrit të përgjithshëm të KFOR-it. Prej këtej, Sa më i ulët numri i trupave të KFOR, aq më pak ushtarë amerikanë në Kosovë. Kur Kili largoi kontigjentin e tij prej 10 ushtarësh para një viti, u larguan dy ushtarë amerikanë. Sot janë më pak se 600 të tillë në KFOR. Krijimi i Gjykatës Speciale tregon se SHBA duan që në mos t’ i japin fund angazhimit të tyre ushtarak në Kosovë, ta minimizojnë atë.

KFOR-i rrezikon seriozisht një krizë shpërbërjeje pikërisht në kohën kur do të nisë të veprojë Gjykata Speciale. Një tregues i krizës së brendshme të KFOR është fakti se që prej shtatorit të vitit 2014 në faqen zyrtare online të KFOR, për herë të parë që nga krijimi i KFOR nuk jepen të dhëna për numrin e përgjithshëm të trupave të KFOR dhe për numrin e trupave të cdo kontigjenti. Gjithsesi, dihet se KFOR sot ka rreth 3500 ushtarë. NATO ka furnizuar 95% të trupave të KFOR kur ky hyri në Kosovë në qershor 1999. Sot vetëm 70% e trupave të KFOR iu përkasin vendeve të NATO-s. Është e vërtetë se Eufor Althea në Bosnjë-Herzegovinë ka shumë më pak ushtarë se KFOR, 600 trupa, por Bosnjë-Herzegovina është vend anëtar i OKB, ndërsa Kosova nuk është i tillë. Kjo e ekspozon Kosovën gjithmonë ndaj rrezikut të rikthimit nën Serbinë. Sa kohë që Kosova nuk është anëtarësuar në OKB, statusi i saj ndërkombëtar është fiktiv me gjithë 100 e ca njohjet ndërkombëtare të shpallura me të madhe. Aq më tepër që vetëm 65 nga vendet që e kanë njohur Kosovën kanë lidhur marrëdhënie diplomatike me të.

Shpërbërja eventuale e KFOR-it, e kombinuar me vendimet e Gjykatës Speciale për dënimin e UÇK, do të prodhojë legjitimetin e Serbisë për t’ u rikthyer në Kosovë, për të rimarrë Kosovën nën kontroll ushtarakisht. Një shkak i mirë për këtë gjë do të jetë veprimtaria e shtuar e radikalëve islamikë në Kosovë. Pjesa më e madhe e vendeve të Europës do të ishin të kënaqur me rikthimin e Kosovës nën Serbinë./Kastriot Myftaraj
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Gjendja politike në Vend

#27

Post by Adriana »

rrëqebull wrote: Gjykata Speciale mund të ketë si pasojë rikthimin e Kosovës në provincë të Serbisë brenda 5-10 viteve të ardhshme

Pjesa më e madhe e vendeve të Europës do të ishin të kënaqur me rikthimin e Kosovës nën Serbinë.[/color][/b]/Kastriot Myftaraj[/size]
[/quote]

Per mendimin tim europa me gjithe ameriken bashke e ka ''ndihmuar'' kosoven deri aty ku kishin inetresat e tyre, dhe jo vetem per kosoven por per te gjitha copat e ish-jugosllavise ata nuk e kane kryer punen e duhur ( te nje panvaresise) deri ne fund. Kjo skene u pa dhe u kuptua qe ne ditet, javet, muajt, vitet e para.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Gjendja politike në Vend

#28

Post by Adriana »

Adriana wrote:
rrëqebull wrote: Gjykata Speciale mund të ketë si pasojë rikthimin e Kosovës në provincë të Serbisë brenda 5-10 viteve të ardhshme

Pjesa më e madhe e vendeve të Europës do të ishin të kënaqur me rikthimin e Kosovës nën Serbinë.[/color][/b]/Kastriot Myftaraj[/size]

Per mendimin tim europa me gjithe ameriken bashke e ka ''ndihmuar'' kosoven deri aty ku kishin inetresat e tyre, dhe jo vetem per kosoven por per te gjitha copat e ish-jugosllavise ata nuk e kane kryer punen e duhur ( te nje panvaresie) deri ne fund. Kjo skene u pa dhe u kuptua qe ne ditet, javet, muajt, vitet e para.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#29

Post by rrëqebull »

Adriana wrote:
rrëqebull wrote: Gjykata Speciale mund të ketë si pasojë rikthimin e Kosovës në provincë të Serbisë brenda 5-10 viteve të ardhshme

Pjesa më e madhe e vendeve të Europës do të ishin të kënaqur me rikthimin e Kosovës nën Serbinë.[/color][/b]/Kastriot Myftaraj[/size]

Per mendimin tim europa me gjithe ameriken bashke e ka ''ndihmuar'' kosoven deri aty ku kishin inetresat e tyre, dhe jo vetem per kosoven por per te gjitha copat e ish-jugosllavise ata nuk e kane kryer punen e duhur ( te nje panvaresie) deri ne fund. Kjo skene u pa dhe u kuptua qe ne ditet, javet, muajt, vitet e para.
Unë mendoj se gjithsesi duhet pas parasysh që flasim për qeverisje dhe jo për ShBA-në apo gjithë Evropën si tërësi. Përderisa në vendet perëndimore ka në krye ultraliberalë/neobolshevikë që nuk dinë e nuk duan të mbrojnë as interesat e vendeve të tyre, nuk mund të presim që po këta të mbrojnë edhe interesat e vendit tonë. Dordolecët e globalistëve që nuk dinë se çdo të thotë Interes kombëtar nuk i kemi vetëm ne në krye, por dallimi ynë është se kemi në krye dy palë dordolecësh, edhe "tanët" edhe të huajt.

Shkaktimi i planifikuar i gjendjeve si ajo ku ndodhet sot Shqipëria Veriore, mund të thuhet se është një mënyrë e llogaritur për të bërë që shtetet "e mëdha" evropiane të ndihen ende të fuqishme ndonëse asnjëra prej tyre sot mund të thuhet se gëzon sovranitet të plotë. Pra "kossovo" nga këndvështrimi i globalistëve është 'parku lojnave' që ata u lënë në dorë dordolecëve të tyre 'të rangut të lartë' kryesisht për çështje propagandistike, për t'iu paraqitur popullit të vendeve të tyre se janë ende "të fuqishëm", se ende lozin rol "të rëndësishëm" në botë, për të bërë që ata të harrojnë apo mos ta kuptojnë se në të vërtetë e kanë të pamundur që të bëjnë ligjin në shtëpinë e tyre.

Gjithçka që ndodh sot është në interes të globalistëve (prandaj nuk do të shprehesha se këto sulme ndaj Kombit Tonë janë në interes të Evropës apo të Amerikës nëse kur flasim për interes flasim për interes të kombeve e popujve të këtyre vendeve. Kombet evropiane dhe populli amerikan nuk përfitojnë asgjë të gjësë nga politikat që globalistët po ushtrojnë duke përdorur BE-në dhe ShBA-në si robotë të tyre.
E kam thënë edhe në një shkrim tjetër dhe e përsëris këtu bindshëm: një shtet i caktuar mund të përfaqësohet vetëm prej nacionalistëve të atij vendi të cilët e mishërojnë plotësisht vullnetin, kulturën dhe 'shpirtin' e kombit të tyre. Kurse dordolecët nuk mund të përfaqësojnë asgjë tjetër përveçse skllavërimin e tyre dhe kalbjen e vullnetit të tyre.

Veç le të mendojmë për një çast sikur dikush në botë të mendonte se Shqipnia apo Interesi Kombëtar i Shqiptarëve është e barabartë me qeverinë e tanishme dhe interesat e saj, apo me ndonjërën prej atyre dështakësinave që kemi pas deri më tash! Kjo do të ishte diçka krejt-krejt e gabuar!
Ne jemi prej 70 vjetësh pa Përfaqësim Kombëtar, ndër t'jerash.


Ja veçse shembulli më i fundit i dëmeve që po i shkakton pjesës së Shqipnisë që (për llogari të globalistëve) ka nën thundër kjo qeveri që nuk përfaqëson asgjë shqiptare (përkundrazi!) dhe nga e cila e kemi për turp edhe që të përfaqësohemi në botë (sado që çështja e 'imazhit' është më pak e rëndësishmja nga të gjitha në këto kohëra kur dëmtimet që po i shkaktohen Kombit në çdo fushë tjetër janë shumë më serioze. Dhe për më tepër, dëmtimi i imazhit është pasojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e dëmtimeve në fusha të tjera, siç dëshmon rasti i legalizimit të abrahamizimit të pamjes së jashtme të qyteteve e fshatrave tona dhe të bashkëkombësve tanë që i banojnë ato.):
I frikshëm justifikimi i kreut të ALUIZNI-t për ndërtimet e paligjshme të organizatave fetare (në vijim të lajmit më poshtë). Qeveria po e fryn prej kohësh fenë me steroide, shkurt, qartë dhe rregullisht nga kryeministri e gjithë dikasteret e tjera. Me një forcë të tillë regresive në krye të vendit nuk do të na dukej as çudi sikur një ditë të zgjoheshim dhe të dëgjonim se gjatë darkës i kanë ndryshuar emrin kryeqytetit në Teheran: ‪#‎dumbabistan‬
Tiranë: Mbi 800 objekte fetare të paligjshme, legalizohen 6 në Shkodër

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte në Shkodër ku dorëzoi personalisht lejet e legalizimit për disa objekte fetare të ngritura në mënyrë të paligjshme nga organizatat abrahamike.

Artan Lame takoni në Shkodër kreun e KMSH-së për qytetin, Muhamed Sytarin, të cilit i dorëzoi lejet e legalizimit për xhaminë më parë të paligjshme të fshatit Mjedë dhe Shtoj i Ri.

Në vijim kreu i ALUIZNI-t u prit në KK-në e Shkodrës nga Angelo Massafra, të cilit i dorëzoi katër leje për objektet e saj: kryepeshkopatës së Shkodrës, ambiente shërbimesh, qendrën polivalente dhe ambiente kulti.

Lame tha se janë mbi 800 objekte fetare në të gjithë vendin që nuk janë legalizuar, ndonëse prej vitesh kanë depozituar dosjet pranë ALUIZNI-t.

Kreu i ALUIZNI-t tha se ka nisur trajtimi i tyre për t’i dhënë fund këtij procesi sa më shpejt.

“Objektet e kultit janë ndërtuar në truall të tyre, në truall ku tradicionalisht ka patur një objekt kulti, pra nuk kanë zënë tokën e askujt. Megjithatë, prapë ky shtet nuk ka qenë në gjendje as t’u mbyllë letrat e kthimit të pronës, as t’u japë lejen e ndërtimit dhe as më pas, kur nuk i ka dhënë këto, të paktën lejen e legalizimit. Do mundohemi që me këtë veprim, me vazhdimin e procedurave të mbyllim një faqe turpi të historisë së shtetit shqiptar”, tha Artan Lame, duke justifikuar ngritjen e këtyre objekteve nga organizatat fetare të cilat kanë shpërfillur sistematikisht ligjin e shtetit shqiptar duke ndërtuar pa leje për më se 20 vjet.
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja në Vend. Shkak-pasojat e thekshme të regjimit kundrakombëtar 70 vjeçar; ndotja botëkuptimore; kriza demograf

#30

Post by rrëqebull »

Dy shkrime tejet të rëndësishme dhe të cemta për të kuptuar gjendjen në të cilën gjendet Kombi Ynë (jo vetëm nga pikëpamja politike, por nga pothuajse të gjitha pikëpamjet) si dhe disa prej shkaqeve kryesore që na kanë prurë deri në këtë pikë ku totalitarizmi 70 vjeçar bolsheviko-neobolshevik na është maskuar si "pluralizëm" ndonëse është veçse një pluralizëm "dalekësh" {= vetëshkatërruesish, etnomazokistësh, post-enveristësh ende të enverizuar mendërisht [çka mund të shihet edhe tek "antienveristët" apo "antikomunistët" më të tërbuar sepse "hapja ndaj botës" (lexo: hapja ndaj ndytësive të botës (që nga mielli e deri tek ideologjitë e infektuara), hapja rrugë (me mosveprim jokurrizor apo me bashkëpunim prostitutiv) ndaji ri-agresionit abrahamik (me pseudo-parimin e kalbët «për inat të bolshevikëve totalitarë do u shitem islamikëve/neobolshevikëve lgbt»), servilizmi, nënshtrimi ndaj të huajve dhe përqafimi i pafre dhe madje i detyruar i sëmundjeve të tyre kulturore në vend të përzgjedhjes së kujdesshme dhe sidomos të lirë të gjërave të mira që mund të mësojmë dhe huazojmë prej tyre) në atë mënyrë në të cilën po e shohim të kryhet nëpër zyrat e hapësirat tona mediatike, kulture e politike, është gjithashtu pasojë dhe dëshmi e ndikimit ende të madh shpërfytyrues të sëmundjes enveriste (pjesë e epidemisë kundrakombëtare 70 vjeçare në të cilën përfshihen edhe sëmundjet post-enveriste) në sistemin botëkuptimor të mbartësve dhe të përçuesve të saj (që në shumë raste janë të pavetëdijshëm — e madje të vetëkënaqur me "aftësinë" e tyre për ta dëmtuar vetveten dhe Kombin — për të kuptuar se janë të prekur prej saj).

p.s.:
Pa asnjë dyshim mund të thuhet se vlen e njëjta gjë, me ndryshesat e rastit, edhe për "dalekët" post-jugosllavë të Malësisë (IRJMZ) Shqipërisë Veriore (R. e Kosovës) dhe Lindore (IRJ e Maqedonisë).


Dalekët

Dalekët i kam parë në fëmijërinë time, në Korçë, në serialin e famshëm fantastiko-shkencor britanik “Doctor Who”, që në atë kohë e shikonim në televizionin jugosllav. Dalekët ishin robotë luftëtarë, të krijuar si pasojë e një mutacioni gjenetiko-kibernetik të kryer ndaj Khaledëve, njërëzve të planetit të quajtur Skaro. Si pasojë e këtij shndërrimi të drejtuar, çdo khaled u inkorporua në një kuti metalike të rrumbullakët, të pajisur me armë si dhe u modfikua gjenetikisht që të mos ndjente dashuri, miqësi, mëshirë, altruizëm, por vetëm urrejtje dhe dëshirë për të shkatërruar çdo jodalek dhe u tjetërsua në Dalek. Fjala më e përdorshme nga Dalekët ishte: “Exterminate!” (Shfaroseni!) Dalekët ishin qënie hybride të mbushur me energji negative.
Dalekët ishin çuditërisht të ngjashëm me bunkerët që u ndërtuan në Shqipëri në kohën e fortifikimit total të vendit në vitet 70-80 të shekullit XX. Kjo ngjashmëri binte në sy kur e shikoje kupolën e bunkerit, të vendosur mbi bazamentin prej betoni, ende pa u groposur në tokë pjesa më e madhe e bazamentit. Do të mjaftonte të shkruanit në Yutube “Doctor Who: Top Dalek Stories” dhe do ta shikoni këtë ngjashmëri. Më kujtohet se në 1976, në prag të Kongresit VII të Partisë, dhe të gjithë duhet të shkonin në aksione “vullnetare” për të bërë punë të ndryshme pa pagesë, edhe ne fëmijët e klasës së katërt fillore na mobilizuan për të na çuar në një aksion për pastrimin e barishteve të këqija që ishin rritur përreth bunkerëve. Ishte koha kur po kryhej me intensitet të plotë fortifikimi total i vendit. Duke parë kupolat e bunkerëve të montuara mbi bazamentin e betontë, ende pa u groposur, disa prej nesh thanë pa dashje duke treguar me gisht këta bunkerë: “Dalekët! Dalekët!”

Dalekët i kishim parë pothuajse të gjithë ne, nxënësit dhe mësuesit. Dalekët i kishin parë shumica e shqiptarëve në televizionin italian apo atë jugosllav. Shqiptarëve nuk mund të mos iu binte në sy ngjashmëria e bunkerëve me dalekët. Një një nga ato ditë, kur në televizion po jepej një nga pjesët e serialit me dalekë, unë duke parë dalekët, thashë “Sa shumë që ngjajnë me bunkerët!”
Babai u çua, fiku televizorin për të patur vëmendje më të madhe dhe tha duke m’ u drejtuar mua: “Kastriot Myftaraj (Ky ishte një nga tre-katër rastet kur më ka thirrur me emër dhe mbiemër.), nëse e thua jashtë shtëpisë këtë që the këtu, unë shkoj në burg për agjitacion e propagandë, ndërsa ti me familjen shkon në internim, nga ku me shumë mundësi mund të shkosh në burg më vonë. Dalekët janë me të vërtetë aty jashtë dhe kërkojnë gjahun e tyre.” Pas kësaj e hapi përsëri televizorin dhe nuk foli më. Ai me profesion ishte mësues, dhe unë isha aq i rritur në moshë sa ta kuptoja se përgjegjësia e tij për sjelljen time në këtë rast ishte më e madhe se e prindërve të tjerë, pasi ai si mësues duhet të edukonte më parë fëmijët e tij etj., etj. Të tilla skena besoj ndodhnin në shumë familje shqiptare në atë kohë. Më vonë kam pasur shumë biseda me babain për dalekët dhe të dy jemi dakorduar se dalekët na kanë kthjelluar më shumë për të vërtetën e shtetit të Enver Hoxhës, më shumë se “Zëri i Amerikës” dhe emisionet në shqip të radiove të tjera perëndimore.

Dalekët me siguri që i kishte parë edhe vetë Enver Hoxha, i cili ishte një shikues i rregullt i televizionit italian, ku seriali “Doktor Who: The Daleks” u shfaq që në fund të viteve gjashtëdhjetë. Në Britaninë e Madhe nisi të shfaqet që në 1963 dhe vazhdoi të shfaqet me sukses për shumë vite. Unë kam bindjen se Enver Hoxha duhet të jetë frymëzuar nga dalekët për të dizenjuar bunkerët e veçantë shqiptarë, të pangjashëm me asnjë tjetër në botë. Gjithashtu unë kam bindjen se kur Enver Hoxha mori vendim ta mbushte vendin me bunkerët-dalekë, ai kishte bindjen se këto fortifikata nuk kishin aspak vlerë ushtarake. Qendrat e zjarrit, siç quheshin zyrtarisht bunkerët, duke qenë fikse, do të zbuloheshin me shpejtësi dhe do të asgjësoheshin lehtësisht me goditje të sakta nga armiku.

Por Enver Hoxhës nuk i duheshin bunkerët për qëllime ushtarake, por për qëllime të manipulimit shoqëror, domethënë për të dalekëzuar shqiptarët. Enver Hoxha veproi njëjtë si shkencëtari djallëzor Davros në film, i cili i shndrroi njerëzit e planetit të tij, Kaledët, në Dalekë. Synimi i Enver Hoxhës me ndërtimin e bunkerëve është që çdo shqiptar ta ndjente veten të inkorporuar me një bunker, krejt ashtu si Khaledët e planetit Skaro, të shndërruar në Dalekë qenë inkorporuar në një kuti metalike sferike. Bunkerizimi i çdo shqiptari duhet të ishte finalizimi i procesit të manipulimit të mendjes së shqiptarëve nga diktatura komuniste. Shqiptari i bunkerizuar do të ishte një qenie hybride e mbushur me energji negative. Ky shqiptar do ta shikonte dhe perceptonte botën nga frëngjia e kupolës së bunkerit, krejt ashtu si dalekët. Shqiptari i bunkerizuar do të dyshonte edhe për të ngjashmit e tij, për shqiptarët e tjerë, se nuk qenë të dalekëzuar sa duhet, se kundërshtonin dalekëzimin, e për këtë gjë do t’ i perceptonte si armiq dhe do t’ i spiunonte e do t’ i denonconte ata, me formulën e dalekëve: “Exterminate.”

Ngarkimi i shqiptarëve me energji negative ishte një proces i studiuar mirë dhe i kryer sipas një agjende shtetërore që e manipulonte njeriun që në kopësht, shkollën fillore e më tutje deri në moshën madhore. Për këtë gjë punonte një makineri totalitare propagande që kishte nën kontroll çdo aspekt të jetës së njeriut, që nga shkolla, radioja, televizioni, librat, gazetat, kolektivi punonjës etj. Ngarkimi me energji negative ishte ritualizuar nga diktatura komuniste. Kështu, që në shkollën fillore, në klasë këndonim në kor “Internacionalen”. Në shqip vargjet e saj qenë përkthyer qëllimisht më të dhunshme, për të krijuar energji negative. Kështu, në origjinal, në frëngjisht, “Internacionalja është”:
“Le monde va changer de base
Nous ne sommes rien, soyons tout
C'est la lutte finale
Groupons-nous, et demain
L'Internationale
Sera le genre humain.”

Pra thuhet se bota do të ndryshohet që nga themelet. Në anglisht të njëjtat vargje janë përkthyer kështu:
“The world is about to change its foundation
We are nothing, let us be all.
This is the final struggle
Let us group together, and tomorroë
The Internationale
Ëill be the human race.”

Pra, thuhet se bota është duke ndryshuar themelet e saj. Komunistët shqiptarë të Enver Hoxhës i përkthyen kështu këto vargje gjatë Luftës së Dytë Botërore:
“Botën mizore ne do ta shkatërrojmë,
që nga themelet dhe pastaj,
për veten tonë do të ndërtojmë,
botën e re në vend të saj.
Është lufta finale,
Vendimtare mbi dhe.
Internacionale
Do të jetë bota e re.”

Në versionin shqiptar flitet pra për shkatërrimin e botës ekzistuese dhe për ndërtimin e botës së re. Versioni shqiptar është kopje e atij rus leninist, ky këto vargje janë përkthyer kështu:
“Ne do ta shkatërrojmë këtë botë të dhunshme,
që nga themelet dhe pastaj
ai që nuk ka asgjë,
do të ketë gjithçka.”
Në versionin e mësipërm u këndua “Internacionalja” në Shqipëri në kohën e diktaturës komuniste. Njeriu shqiptar, që nga fëmijëria e hershme, kopshti, shkolla fillore e më tutje, dëgjonte hymnin e shkatërrimit të botës dhe detyrohej ta këndonte atë. Njeriu shqiptar edukohej të ishte një botëshkatërrues. Ai kishte një mision që ishte shkatërrimi i botës. Si plotësim i “Internacionales” ishte kënga “Enver Hoxha mprehu shpatën.” Sipas vargjeve të këngës, Enver Hoxha mprehte shpatën me rastin e situatave të reja botërore (“edhe një herë për situatën”) për të goditur “botën mizore”, për ta shkatërruar atë, siç thoshte “Internacionalja”. Kontakti i shqiptarëve me botën do të ishte “me shpatë”, pra duke e shkatërruar atë. Për shqiptarët nuk ishte bota ekzistuese, por bota e re që do të krijohej pas shkatërrimit të saj. Dalekëzimi i shqiptarëve ishte në thelb një projekt shtetëror për barbarizimin e shqiptarëve, shndërrimin e tyre në barbarë.

Në 1990-1991, kur diktatura komuniste nuk ishte më në gjendje që t’ u jepte shqiptarëve as minimumin e ushqimit për mbijetesë në varfëri të skajshme edhe për botën e tretë, atëherë e hoqi gardhin izolues me tela me gjemba, dhe ky njeri shqiptar i ngarkuar me energji negative u lëshua nëpër botë si dalekët duke bërë gjithçka që tashmë e njohur, që nga rrëmbimi i anijeve dhe deri te dyndjet në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian, që ende përsëriten herë pas here edhe sot. Njeriu shqiptar i dalekëzuar, i edukuar për të shkatërruar botën, kur energjinë negative me të cilën e ngarkuan nuk mund ta përdorte kundër botës, do ta përdorte në vendin e vet duke u bërë vetëshkatërrues, duke shkatërruar natyrën, pyjet, lumenjtë, duke mbushur vendin me plehra, duke pushtuar toka, duke bërë ndërtime pa leje ku të mundte, duke vjedhur, grabitur. E keqja është se shqiptarët nuk u çliruan nga energjia negative e akumuluar, me rënien e diktaturës komuniste. Se me trurin e njeriut të ngarkuar me energji negative ndodh si me energjinë sizmike, e cila çlirohet pjesë-pjesë dhe nuk harxhohet krejt në lëkundjen e parë të tërmetit, sado e fuqishme qoftë ajo. Gjeneratat e shqiptarëve të ngarkuar me energji negative ua transmetojnë këtë fëmijëve të tyre, e këta fëmijëve të tyre. Shkurt, dalekët lindin dalekë. Do të duhet të kalojnë disa breza që shqiptarët të çlirohen nga energjia negative me të cilën janë ngarkuar në diktaturë, pra që të çdalekëzohen.

Njeriu shqiptar po çlirohet gradualisht nga dalekëzimi, disa grupe shoqërore e krahinore më shpejt, e disa më ngadalë. Por ende dalekët janë gjithandej në shoqërinë shqiptare. Dalekët janë në Kuvend, si deputetë. Dalekët janë në qeveri si ministra, dalekët janë edhe te opozita. Dalekët janë gjykatës, prokurorë, policë, të cilët abuzojnë me postet e tyre, si dhe të pandehur dhe të burgosur. Shpesh ndodh që daleku arreston, akuzon, gjykon dhe dënon dalekun. Dalekët janë tifozë të dhunshëm në stadiume. Dalekët, janë në media, si gazetarë, dalekët janë biznismenë që mbushin tregun me ushqime e pije të dëmshme, dalekët janë ata që ndërtojnë abuzivisht, dalekët janë kriminelë të rëndomtë, dalekët janë trafikantë, dalekët janë kultivues të bimëve narkotike, dalekët janë ata që vjedhin kapakët e pusetave në rrugë. Dalekët janë mësues dhe nxënës. Dalekët janë profesorë në universitete që bëjnë dëm me dijet mediokre që japin dhe me provimet e diplomat që shesin. Dalekët janë diplomatë në ambasadat e konsullatat tona, që krijojnë kaos të organizuar për të nxjerrë të ardhura abuzive duke iu shitur shërbimet emigrantëve. Dalekët janë poetë e shkrimtarë. Dalekët janë edhe këngëtarë. Dalekët janë shkurt gjithandej. Dalekët janë si ish-komunistë krenarë me qënien e tyre si dalekë, ashtu dhe antikomunistë të dalekëzuar. Nuk është e lehtë që të çlirohet ky vend nga dalekët. Ky është problemi më i madh i Shqipërisë sot./Kastriot Myftaraj
Vite më parë publikimi i një parashikimi demografik, porositur nga Balli Kombëtar francez, u shoqërua me një fushatë të ashpër akuzash (ato të përhershmet) në shtypin ndërshtetëror. Tashmi ai parashikim pohohet nga OKB-ja. Sipas “World Population Prospects: The 2015 Revision” parashikohet që popullsia e Tokës në vitin 2100 do të arrijë në mbi 11 miliardë, nga afërsisht 7.3 miliardë të vitit 2015. Në këtë rritje peshën e stërmadhe e mban rritja demografike e Kontinentit afrikan, i cili parashikohet të kalojë 4 miliardë banorët. Ndërkaq ndër të gjithë kontinentet i vetmi që do të shënojë rënie të popullsisë, kuptohet, është Evropa, me mbi 100 milionë banorë më pak.
Ky parashikim bazohet në gjendjen e tanishme dhe në rritjen e saj demografike, pra nuk merr parasysh flukset emigruese, jashtë evropiane, të cilat çdo vit dendësohen. Duke pasur parasysh këto flukse, lindshmërinë e lartë të të ardhurve dhe lindshmërinë e ulët të vendasve, mund, paqësisht, të pohohet se ndër 640 milionë banorë të Kontinentit evropian vetëm një pakicë do t’i përkasin nga pikëpamja etno-kulturore këtij kontinenti.


Nga shifrat e publikuara edhe gjendja demografike e Republikës së Shqipërisë, ashtu si është vënë në dukje dhe më herët, është mjaft kritike. Në 2100 popullsia do të zbresë në rreth 1 755 000 banorë, pra Republika e Shqipërisë në shekullin e ardhshëm do të ketë rreth 1 200 000 shqiptarë më pak. Kuptohet edhe në këtë rast nuk merren parasysh flukset emigruese. Në gjendjen e tanishme, Republika e Shqiptarisë “humbet” çdo muaj disa mijëra banorë, vetëm në korrik 2015 nga Shqipëria janë larguar mbi 7 000 shqiptarë. Me këtë ecuri rënia demografike do të realizohet shumë më shpejt nga ç’parashikohet. Më i shpejtë, për shkak të natyrës së kësaj rënie, do të jetë ndryshimi i strukturës demografike; largimi i të rinjve dhe profesionistëve të të gjithë sektorëve do sjellë një Shqipëri të plakur, me nevoja ekonomiko-sociale krejt të ndryshme nga këto që njohim sot dhe të paaftë për të përmbushur këto nevoja.
Duke pasur parasysh pozicionin gjeopolitik, pasuritë dhe mbi të gjitha bombat demografike afrikane, mund të pohojmë se Republika e Shqipërisë e shekullit të ardhshëm nuk do të jetë një vend i pabanuar, si paraqitet në parashikimin e OKB-së, por do të jetë një vend në të cilin vendasit do të jenë pakicë absolute kundrejt ardhacakëve jashtë evropian. Për të kuptuar më mirë kontekstin duhet të theksojmë që ndërsa Shqipëria përgjysmohet Angola e vitit 2100 do të jetë 138 milionë banorë nga 25 milionë të tillë sot.


Gjendja mund të jetë krahasueshme me shpërnguljet masive shqiptare pas dyndjeve të hordhive osmane, me ndryshimin se këtë herë asnjë vend evropian nuk do të mund të kthehet në “strehë” për mbijetesën e kulturës shqiptare dhe, mbi të gjitha, shqiptarët që do të vijojnë të mbrojnë rrënjët nuk do të kenë më forcën e qëndresës që lejoi rigjenerimin e plotë të kombit pas goditjeve aziatike.
Kjo jo vetëm për shkak të strukturës demografike por edhe të anatemimit të elementit etnocentrik nga ana shtypit dhe të ashtuquajturës shoqëri civile. Faktor tjetër veprues në rrënimin e qytetërimit shqiptar janë partitë (apo partia shumëkokëshe) politike. Në “epokën” e palmave, të luksit dhe të lustrave me ngjyrë ylberi e vetmja gjë për të cilën nuk gjenden fonde, kohë dhe vullnet janë kushtet e punës së profesionistëve shqiptarë, atyre pak profesionistëve që nuk janë në arrati. Domethënës në qëndrimin qeveritar është dhe që ndërsa pagesat mujore të kandrrave parlamentare në këto dhjetë vite janë shumëfishuar, çeku familjar për lindjen e fëmijëve ka ngelur po i njëjti, 5 000 lekë.
Përballë kësaj gjendje të krijuar, që rrezikon të ardhmen shqiptare të fëmijëve tanë, e vetmja qasje është ajo e qëndresës, së vendosur dhe të ashpër... dhe jo pas 80 vitesh, por sot!


Arian Tomori
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”