Pacolli, ka thënë se këto ditë ka qënë duke lobuar nëpër botë për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ndonëse shteti i Kosovës është pa qeveri, lobimi po vazhdon dhe po vazhdojnë njohjet e reja”,- tha ai.
Tuvalu, është një shtet i vogël dhe ka pak më shumë se 12 mijë banorë. Ky shtet, është i pavarur që nga viti 1978. “Njohja ka ardhur nga qeveria, ashtu sikur na ishte premtuar në takimet tona më herët”, tha Pacolli.
Ai ka paralajmëruar edhe njohje tjera, duke treguar se ka udhëtuar në Azinë Qendrore e më pas edhe në Afrikën e largët. Pacolli ka thënë se Notën Verbale të Tuvalu, do ta dërgojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)