"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Moderator: bardus
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale
Kryefamiljar i dhunshëm, masakron gruan e vajzën me thikë pasi gjykata e detyroi t’u rrijë larg
Durrës, 14 gusht -[ Krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pasi një burrë ka sulmuar të shoqen me synimin për ta vrarë dhe i hasur në pengesa, ka plagosur edhe të bijën.
Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në orën 03.45 të ditës së sotme në lagjen nr 3 të qytetit bregdetar.
Sotiraq Kurila, lindur dhe banues në lagjen Nr 3 Durrës, gjendej në banesën e tij në orën 03.45 të mëngjesit, kur në rrethana ende të paqarta, sipas policisë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Aleksandra Kurila.
Por gjatë konfliktit, në momentet kur Sotiraqi po përpiqej t’i merrte jetën të shoqes, skena është parë nga e bija 15-vjeçare, Kristina Kurila.
E tmerruar nga pamja dhe duke sjellë ndër mend faktin se dhunohej shpesh nga i ati, adoleshentja është sulur të mbrojë të ëmën.
Por afrimi i saj ishte dramatik sepse i ati nuk e kurseu as atë, duke e masakruar me thikë në trup, ndërsa vajza përpiqej të mbronte të ëmën nga një vdekje e mundshme.
Në këtë ngjarje, nënën e bijë mbetën të plagosura rëndë si pasojë e goditjeve të pakursyera me thikë që morën nga Sotiraq Kurila.
Por edhe ky i fundit, nuk ka dalë “pa gjë”. Në konflikt e sipër, Sotiraqi është plagosur në kokë, kur është goditur me një mjet të fortë, mesa duket nga e bija, në kushtet e vetëmbrojtjes.
Që të tre, u dërguan në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nënshtrohen ndërhyrjes mjekësore, por burri dhe babai i dhunshëm, po mbahet nën mbikëqyrje policore.
Detajet, si erdhi masakrimi i nënën e bijë
Burime zyrtare nga policia e Durrësit, i dhanë agjencisë së lajmeve NOA detaje mbi atë çka kishte ndodhur tre ditë më parë, më 11 gusht.
Për shkak se Sotiraq Kurila, në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë në familje, ndaj gruas së tij por duke mos kursyer as dy vajzat e tyre, ishte krijuar një dosje hetimore edhe në policinë e Durrësit.
Kjo e fundit, para pak kohësh i kaloi materialet Gjykatës së Rrethit Durrës dhe ajo, më 11 gusht 2009, me vendim Nr 178 ka nxjerrë Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes që i jepte 46-vjeçares Aleksandra Kurila të drejtën për të jetuar me dy vajzat në shtëpinë e tij, me argumentin se Sotiraq Kurila në vazhdimësi ushtronte dhunë në familje.
Shërbimet e Policisë së Durrësit, po në të njëjtën datë kanë ekzekutuar shpalljen e Gjykatës, duke ia bërë me dije vendimin, Sotiraq Kurilës
Kjo gjë nuk është mirëpritur nga Sotiraqi, i cili “i tërbuar” nga fakti se në banesën e tij duhet të jetonin e shoqja me dy vajzat dhe ai duhet t’i rrinte larg, në orën 03.45 të ditës së sotme, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe pasi ka hyrë brenda, ka kërcënuar dhe ka tentuar të vrase me thikë bashkëshorten, duke thyer kështu dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Durres.
Drejtoria e Policisë së Durrësit, tha për agjencinë NOA se veprat penale në ngarkim të 52-vjeçarit Sotiraq Kurila për të cilat ai do të perballet me gjykatën, janë “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Shkelje e vendimit të Gjykatës” dhe “Keqtrajtim i të miturve”.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Tragjedit aktuale
Tragjedi e familjes 9-anëtarëshe kosovare në Kroaci
WOW, ngushellime familjareve.... 
Nga Express më 15.08.2009 në ora 14:20
Katër anëtarë të familjes Haxhiu nga Suhareka, me banim në Gjermani, kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë në Kroaci. Ndërsa pesë anëtarë të tjerë të kësaj familjeje u lënduan në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi sot në mëngjes, në afërsi të Pirovacit.
Mediat kroate bëjnë të ditur se në mesin e viktimave është një fëmijë njëvjeçar, kurse edhe në mesin e të lënduarve tre janë fëmijë.
Familja jeton në Gjermani dhe faktikisht është përgjysmuar në këtë fatkeqësi trafiku e cila ndodhi të shtunën pak para orës 8 në mëngjes në autostradën A-1 në Pirovac në drejtim të Zagrebit.
Fatkeqësia ndodhi në momentin kur Mehdi Haxhiu, 59-vjeçar, ngasës i VW-transporter, nga arsye ende të pakonfirmuara zyrtarisht, befasisht humbi kontrollin ndaj veturës. Ai u kthye përnjëherë djathtas, kaloi shtyllën ndaluese dhe me një shpejtësi të madhe shpoi rrjetën mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh u ndalua mbi disa gurë rreth 100 metra afër autostradës.
Katër anëtarë të familjes Haxhiu vdiqën në vend, prej të cilëve ngasësi, një fëmijë njëvjeçar, një grua dhe një burrë tjetër identitetin e të cilëve pritet që ta zbulojnë anëtarët tjerë të familjes, përderisa pesë anëtarë të tjerë, tre fëmijë në moshë prej 9-10 vjet dhe bashkëshortët Aishe (49) dhe Kadri (56) morën lëndime të rënda dhe u dërguan në repartin e Kirurgjisë së Mjekësisë së Përgjithshme në Shibenik.
Pas lajmërimit për këtë fatkeqësi të madhe dhe numri të madh të personave të vdekur dhe të lënduar, në Repartin e Kirurgjisë në Shibenik e paraprakisht në Urgjencë mbretëroi gjendje e jashtëzakonshme dhe stafi mjekësor përgatitej për pranimin e të lënduarve.
“Kemi pranuar dhe operuar pesë pacientë prej të cilëve një grua është në gjendje kritike për jetën”, tha mjeku Ivica Madzar, transmeton EPEHA. Pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.
Pas lajmit për fatkeqësinë, në vendin të ngjarjes thuhet se kanë dalë shpejt pjesëtarët e policisë të quajtur “Kobra”. Sipas medieve kroate, intervenimi i tyre i shpejtë, dhe përcjellja me urgjencë e të lënduarve duke ndezur dritat e rotacionit, bëri që të shpëtohen jetët e tre fëmijëve të lënduar.
http://www.gazetaexpress.com/index.php/ ... 98/C4/C16/
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale
Shkup, tifozët maqedonas sulmojnë shqiptarët
Shkup - Dhjetëra shqiptarë të lënduar dhe disa vetura të dëmtuara. Ky është bilanci që të dielën tifozët e quajtur 'Komiti' shkaktuan në lagjen Nerez të Shkupit.
Gjithçka ka nisur rreth orës 15:00 kur tifozët maqedonas kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende tjera, drejt qytetarëve shqiptarë të Nerezit.
Sipas pohimeve të banorëve, vandalët maqedonas kanë hyrë nëpër oborret e shtëpive shqiptare dhe fizikisht i kanë sulmuar.
Banorët e Nerezit, thonë se policia ka qenë prezente kur ka ndodhur ngjarja por nuk ka ndërmarr masa t'i pengojë huliganët që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.
Policia ka konfirmuar se vandalët që kanë shkaktuar këtë incident janë tifozët e klubit futbollistik "Vardar" të quajtur "komiti".
MPB-ja bënë të ditur se janë marrë masat për zbardhjen e rastit me ç'rast dhjetëra persona janë thirrur në biseda informative.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale
Ndersa une mendoj qe ngjarja qe ndodhi ne maqedoni eshte me karakter antishiptar grupi i quajtur ''Komiti'' jane njie grupe qe perkrahen vete nga kryeministri Gruevski i cili edhe vete eshte nje nder ato me kryesoret kunder popullit shiptare.
Po i trokasin vet deres duke shfrutezuar rastin qe ne qoftese ne i kundervihemi mund te gjykohemi nga evropa, po nuk e paskan te qart ata qe Shqipetarit po i hype ne kurriz nuk merr me parasysh as bashikimin me evropen as me boten.

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale
Vlore, rishfaqen maskat
Rishfaqen maskat ne Vlore. Dy persona te maskuar kane vjedhur nje 29-vjecar, nderkohe qe gjithcka ka ndodhur nen kercenimin e armeve.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Bregu i Llanit, ne aksin rrugor Vlore-Selenice, nderkohe qe policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mesohet se viktima e agresionit eshte 29-vjecari Erjon Sheraj, te cilit i kane grabitur 10 mije leke dhe celularin. Me pas dy personat e maskuar kane qelluar me pistolete ne pjesen e pasme te makines dhe jane larguar me shpejtesi.
Sipas policise se Vlores, 29-vjecari Sheraj, nga Selenica, me banim ne Vlore, udhetonte me automjetin e tij “Benz 124”, me targa BD645CP, me ngjyre te bardhe, ne drejtim te Vlores. Dy personat e armatosur e te maskuar i kane dale perpara automjetit, i kane drejtuar armen drejtuesit dhe pasi e kane grabitur i kane bere shenje te kthehej serish ne drejtim te Selenices.
Ne kohen kur automjeti po kthehej, nga ana e maskave eshte qelluar me arme xhami i pasme, i cili eshte thyer dhe plumbi ka mbetur ne kornizen e deres se pasme. Nga ana e grupit operativ po punohet ne rruge operative per zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale
Nje 30 vjecar nga Tirana eshte vrare me arme zjarri ne plazhin e Hamallajt.
Ngjarja e rende ndodhi afer mesnates ne plazhin e Hidrovorit ne Hamallaj ne lokalin e Zihni Dushkut, i cili u arrestua si autor i vrasjes rreth ores 03:30 te mengjesit te sotem. Dushku ka qelluar me arme mbi Marenglen Jahoelezin dhe disa shoke te tij.
30 vjecari Jahoelezi eshte plagosur rende dhe ka vdekur ne spital si rezultat i plageve te marra. Konflikti mes autorit, viktimes dhe miqve te tij ka nisur pasditen e se dieles per shkak te muzikes se larte qe kishte vendosur autori i ngjarjes ne lokalin e vet dhe qe shqetesonte palen tjeter, qe gjithashtu ka ngritur ne kete sezon nje kioske-lokal ne kete pjese te bregdetit durrsak.
Kioskat-rulot te viktimes dhe autorit jane shume prane njera-tjetres dhe te dielen konflikti eshte mbyllur me grushte mes te rinjve dhe 53 vjecarit Zihni Dushku. Naten e se henes konflikti eshte rindezur dhe Dushku ka qelluar me automatik mbi te rinjte.
Ne vendngjarje jane sekuestruar 5 gezhoja automatiku si dhe eshte bllokuar arma model 56 e prodhimit kinez dhe nje kreher me 18 cope fisheke. Dy ore pas vrasjes u be identifikimi dhe kapja e autorit ndaj te cilit rendojne akuzat e vrasjes me dashje dhe armembajtjes pa leje.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Tragjedit aktuale
Kurbin, vritet në sy të 3 fëmijëve, arrestohet autori
Policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së ndodhur në Shkopet të Kurbinit. Ai është Alfred Sefgjinin, i cili ekzekutoi me armë zjarri tip automatik 40 vjeçarin Alfred Gjecin.PS PËR SIGURINË
KURBIN- Arrestohet autori i vrasjes të ndodhur sot në fshatin Shkopet të Kurbinit. Policia e Lezhës ka arrestuar Alfred Sefgjinin, i cili vrau Alfred Gjecin. 40 vjeçari mbeti i vrarë nga ish kunati i tij Alfred Sefgjini edhe ky 40 vjeç i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në shtëpi pasi punonte si emigrant jashtë.
Autori i krimit kishte debatuar fillimisht me viktimën në lokalin e këtij të fundit në dalje të Tunelit të Shkopetit për një problem familjar që kishte lidhje me divorcin e së motrës me viktimën.
Burime të policisë së Kurbinit thonë se vrasja ka ndodhur me armë automatike dhe në prezencë të tre fëmijëve të mitur të viktimës. Policia arrestoi autorin Alfred Sefgjinin vetëm pak minuta pas vrasjes. (a.r/news24/balkanweb)
Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin për mungesën e theksuar sipas saj, të sigurisë së jetës në vend, por gjithashtu për mungesën e theksuar të masave parandaluese dhe mbrojtëse që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Partia Socialiste shprehet e shqetësuar për mungesën e sigurisë së jetës në vend, por njëkohësisht edhe të masave mbrojtëse që duhet të marrë qeveria. Deputeti Saimir Tahiri akuzon drejtpërdrejt kreun e qeverisë që sipas selisë rozë nuk ka marrë masa për tu përballur me arsyen e vërtetë të bilanceve tragjike të kohëve të fundit që nga vrasja e deputetit Xhindi deri te ajo e 4 uniformave të policisë vetëm pak ditë më parë, ndërsa kërkon marrjen e masave.
“Tashmë muaj pas vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, ngjarje ende pa autor e pa përgjegjës, ngjarjes tragjike të para pak ditëve ku humbën jetën 4 efektivë të policisë, dëgjojmë e shohim ngjarje të rënda e të tjera vetëm në dukje më pak të rënda, por njëlloj tragjedi të mëdha individuale dhe shoqërore për ata që humbasin jetën, familjet e tyre dhe për mbarë shoqërinë”, deklaroi Tahiri.
Sipas tij, pushteti politik dhe financiar i Sali Berishës vlen sot më shumë se jeta e qindra qytetarëve të pafajshëm që humbasin jetën për shkak të injorancës dhe paaftësisë së kësaj qeverie që tashmë është katandisur vetëm në konstatimin dhe regjistrimin e viktimave në vend që të marrë masat e domosdoshme për të garantuar jetën.
Për këtë situatë, Partia Socialiste bën përgjegjës të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe qeverinë e tij, “të cilët nga kujdesi për ruajtur kolltukun e pushtetit e për t’u pasuruar me çdo kusht, janë verbëruar në paaftësi e korrupsion duke mohuar padrejtësisht përkujdesin dhe përkrahjen që meriton jeta e çdo shqiptari, qoftë ky i varfër apo i pasur”.
“Njëkohësisht bëjmë thirrje që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar çdo rrethanë të qëllimshme ose rastësore si dhe çdo konflikt minimal që fatkeqësisht rezulton me pasoja tragjike maksimale për jetën e qytetarëve dhe për mbarë shoqërinë”, - përfundon deklarata e PS. (a.r/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Tragjedit aktuale
Hey po sinuk kekan que n'kryengritje e demostrata ashtu siq u quan per palesitnezet? apo jeta e tyne nuk vlen aq sa e pelestinezve perkrahasve te flakte te serbise.Sally wrote:Ndersa une mendoj qe ngjarja qe ndodhi ne maqedoni eshte me karakter antishiptar grupi i quajtur ''Komiti'' jane njie grupe qe perkrahen vete nga kryeministri Gruevski i cili edhe vete eshte nje nder ato me kryesoret kunder popullit shiptare.
Po i trokasin vet deres duke shfrutezuar rastin qe ne qoftese ne i kundervihemi mund te gjykohemi nga evropa, po nuk e paskan te qart ata qe Shqipetarit po i hype ne kurriz nuk merr me parasysh as bashikimin me evropen as me boten.
Kuku nane.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Tragjedit aktuale
Vlore, mbyten dy te rinj tek Uji i Ftohte
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne qytetin bregdetar te Vlores, ku dy te rinj jane mbytur teksa benin plazh tek zona e Ujit te Ftohte.Lajmin e bejne te ditur burime spitalore lokale, sipas te cilave viktimat jane Elvis Cene, 19 vjec dhe Kristi Andoni 17 nga Korca.
Sipas burimeve, Cene nderroi jete teksa transportohej me nje makine ambulance drejt spitalit.
Burimet shtojne me tej se dy te rinjte ndodheshin me pushime ne qytetin jugor bashke me shoqerine e tyre.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale
Kthehet nga Italia, e plagos gruaja për xhelozi
KURBIN - Gruaja godet me thikë bashkëshortin e sapokthyer nga emigracioni për motive xhelozie. Ajo e fshehu ngjarjen për disa orë derisa i shoqi doli nga gjendja e komës dhe rrëfeu për krimin brenda familjes. Sipas policisë, Aleksandër Dedaj, 40 vjeç, babai i dy fëmijëve ka treguar autoren e krimit, e cila ishte bashkëshortja e tij, Monda Dedaj. Mbrëmë rreth orës 20:00 blutë arrestuan autoren me akuzën e "vrasjes së mbetur në tentativë me mjete të ftohta". Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30 pas debatit për motive xhelozie të dy bashkëshortëve. Sipas policisë, Monda Dedaj, ka marrë thikën e bukës dhe e ka qëlluar bashkëshortin e saj, në gjoks duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ajo dha alarmin tek të afërmit e saj duke iu pohuar se ai ishte vetëplagosur në kushtet e depresionit. Familjarët e nisën atë në Spitalin Ushtarak, por mjekët sinjalizuan më pas policinë e cila nisi edhe hetimet.

Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Depresioni, gjendet i vdekur 58-vjeçari. E paralajmëroi helmimin
Korçë – Familjarët kanë gjetur të vdekur në dhomën e gjumit 58-vjeçarin Agim Spaho, lindur në fshatin Rakickë të Korçës.
Sipas të dhënave policore rezulton se para gjashtë muajsh ky person ka bërë një aksident automobilistik me mjetin e tij dhe ka humbur bashkëshorten.
Vetë familjarët kanë konfirmuar se gjatë kësaj periudhe, nën efektin e depresionit ai është shprehur se do të helmonte veten e duket se e ka bërë një gjë të tillë.
Bëhet e ditur se nga këqyrja e kufomës nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera me mjete të forta ose të mprehta, gjithsesi për konfirmim më të specializuar pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Aktualisht, mendohet që viktima të ketë përdorur lëndë helmuese nga e cila ka gjetur vdekjen.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Fier, një e moshuar gjendet e shkrumbuar nga flakët
Një grua 70-vjeçare është gjetur e shkrumbuar nga zjarri në komunën Dermenas të Fierit, ku para pak ditësh është gjetur i vrarë dhe i djegur biznesmeni vlonjat Genci Habazaj.
Viktima është identifikuar menjëherë, dhe është Naje Llambro, banore e fshatit Hoxhare të kësaj komune. E moshuara kishte dalë pasdite nga shtëpia për të shkuar në ara, ndërkohë që në mbrëmje nuk ishte kthyer si zakonisht.
Familjarët janë shqetësuar për vonesën dhe kanë dalë ta kërkojnë, por trupin e të afërmes së tyre e kanë gjetur të shkrumbuar pranë një are me grurë të korrur që digjej ende.
“Ajo mund t’i ketë vënë flakën kashtës, siç bëhet në këto zona, për të pasuruar tokën për mbjelljet e radhës. Pastaj mund të jetë asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja në mes të kashtës që më pas është përfshirë nga flakët e që ka djegur edhe trupin e gruas”, tha një nga ekspertët e policisë së Fierit, i cili theksoi se gjithsesi kjo mbetet një pistë që duhet verifikuar nga hetimet e mëtejshme

Ngushullime per Familjaret!
( vertet nje ndarje e tmershme )
( vertet nje ndarje e tmershme )
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Plot 59 lëkundje tërmeti të regjistruara gjatë natës
Instituti Sizmiologjik shqiptar ka bërë të ditur se të paktën 59 lëkundje me intesitet të vogël janë shënuar pas lëkundjes së parë të tërmetit me magnitudë 7 ballë shkalla Rihter që u regjistrua 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë.
Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoricë. Tërmeti i rënë natën e kaluar ka shkaktuar dëme materiale në dy fshatra të rrethit të Dibrës, në Gjoricë dhe Shupenzë, ndërkohë që ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët e kanë kaluar natën jashtë. Lëkundjet kanë shkaktuar panik edhe tek banorët e Tiranës, sidomos ata që jetojnë në katet e larta të pallateve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi

Policia e Tiranës
Policia e kryqytetit ka arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale, njëri i akuzuar për vjedhje me armë.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut bënë të ditur se specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, arrestuan dje 18 vjeçarin Gazmir Karoshi, me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka dyshime të forta se është autor i vjedhjes me armë të një shtetasi në Kodër Kamëz.
Me të njëjtën akuzë janë arrestuar shtetasit Vitri Perzhita, 29 vjeç dhe Dritan Haspeta, 20 vjeç, të dyshuar përkatësisht për një tentativë vjedhje të një qendre lojrash fati dhe një automjeti tip kamion. Gjithashtu, në zona të ndryeshme të Tiranës, janë arrestuar në kushtet e flagrancës me armë pa lejë, shtetasit Gëzim Bajrami, 39 vjeç, Florand Karamani, 33 vjeç si dhe një 17 vjeçar.
Ndërkohë specialistët e Seksionit Kundër Drogës arrestuan dje në kushtet e flagrancës me 24. 6 gram lëndë narkotike e llojit kokainë, 32 vjeçarin Fatos Domi, 3 banues në Tiranë. Çështjet ndaj këtyre personave iu referuan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)