"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Për Bekim Fehmiun
B.Dodaj
[quoteem]Ishte shumë e vështirë për të fituar miqësinë e tij, por kur e fitoje atë ishte më të vërtetë kaq e çmueshme dhe korrekte.
Bekim Fehmiu la pas një letër për më të dashurit e tij. Pavarësisht sesa i tmerrshëm është akti i vetëvrasjes, ajo në një farë mënyrë pasqyron edhe personalitetin e tij të mahnitshëm edhe karakter të fortë. Kolegët e tij shprehen se lajmi ka qenë më të vërtetë tragjik, ai ka qenë një njeriu shumë i rafinuar dhe një aktor i madh. Ishte shumë e vështirë për të fituar miqësinë e tij, por kur e fitoje atë ishte më të vërtetë kaq e çmueshëm dhe korrekt. Një nga interpretimet e para të Fehmiut ka qenë në rolin Beli Bora në filmin “Mbledhësi i puplave”, një film kult dhe me reputacion në botë. Ndoshta duhet të themi se jeta e tij ka qenë e shkëlqyer dhe e tmerrshme, ashtu si ai e ka titulluar librin biografik “Shkëlqim dhe tmerr”. Megjithëse ishin ofruar role që mund të interpretoheshin vetëm nga ai nuk kishte pranuar. Dhe për lajme kaq tragjike nuk ka fjalë për të thënë në këto raste.
Me rastin e vdekjes tragjike të artistit, qytetarët e Prizrenit, të cilët dje asistuan në një debat publik në selinë e këtushme të pushtetit lokal, e mirëpritën propozimin që ky artist të shpallet qytetar nderi i Prizrenit. Këtë propozim, e deklaroi veprimtari i këtushëm politik z. Masar Shala, i cili, njëherësh është edhe ideator i Monumentit të NATO-s në Prizren, një ide, e cila u konsiderua të ishte tejet e qëlluar. Ndaj, qytetarët e Prizrenit, me miratimin e këtij propozimi, do ta kenë pranë, bashkëqytetarin e tyre të famshëm në tërë globin tokësor, artistin Bekim Fehmi.
Mdwrsa Lutfi Haziri, ministri i Kulturës me rastin e vdekjes së aktorit të madh, Bekim Fehmiut, familjes Fehmiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi, ku në mes të tjerash thuhet: “eta, vepra dhe kujtimi i artistit Bekim Fehmiu janë personifikimi i krenarisë artistike e kombëtare, të cilën ai e prezantoi dhe e përfaqësoi me shkëlqimin e dinjitetit të jashtëzakonshëm në skenën e madhe të artit botëror”, shkruhet mes të tjerash në mesazhin e ministrit.[/quoteem]
Edhe keta ministrat tane te pa-kulture si edhe qeverite tona, te nderojne figurat tona qe na kane perfaqesuar neper bote, duke perdor emrat e tyre per emertime, e jo Rruga e Parisit e ku e di une ca emra qe si njofim fare!

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Gjëja e parë që më shkoi ndërmend kur lexova këtë shkrim!Arta wrote: Edhe keta ministrat tane te pa-kulture si edhe qeverite tona, te nderojne figurat tona qe na kane perfaqesuar neper bote, duke perdor emrat e tyre per emertime, e jo Rruga e Parisit e ku e di une ca emra qe si njofim fare!
Si mendoni a do t'ia vlente sikur "Rruga e Kombit" të mbante emrin e tij?
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Me fal Phoenix, c'fare nuk po kupton tek ky shkrim, c'pune ka "Ruga e Kombit" me ato qe permenda?Phoenix wrote:Gjëja e parë që më shkoi ndërmend kur lexova këtë shkrim!Arta wrote: Edhe keta ministrat tane te pa-kulture si edhe qeverite tona, te nderojne figurat tona qe na kane perfaqesuar neper bote, duke perdor emrat e tyre per emertime, e jo Rruga e Parisit e ku e di une ca emra qe si njofim fare!
Si mendoni a do t'ia vlente sikur "Rruga e Kombit" të mbante emrin e tij?
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Më fal nëse nuk u shpreha më qartë! Pohova se dhe mua më shkoi ndërmend që figura të tilla nuk gjenden në emërtimet e rrugëve etj!Arta wrote:Me fal Phoenix, c'fare nuk po kupton tek ky shkrim, c'pune ka "Ruga e Kombit" me ato qe permenda?Phoenix wrote:Gjëja e parë që më shkoi ndërmend kur lexova këtë shkrim!Arta wrote: Edhe keta ministrat tane te pa-kulture si edhe qeverite tona, te nderojne figurat tona qe na kane perfaqesuar neper bote, duke perdor emrat e tyre per emertime, e jo Rruga e Parisit e ku e di une ca emra qe si njofim fare!
Si mendoni a do t'ia vlente sikur "Rruga e Kombit" të mbante emrin e tij?
Si mendim thashë, nëse do t'i vendosej një emër i përveçëm asaj rruge që u bë për të na lidhur me Kosovën dhe duke pasur parasysh shumë simbolika, a do t'ia vlente të quhej me emrin e Rr. "Bekim Fehmiu"?!!!!
Mund të duket e tepërt, por për mendimin tim do të tejçonte një mesazh të fortë për shqiptarët dhe vendet e Ballkanit!
Kaq!
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Lidhjet e Bekim Fehmiut me Shqipërinë

Tashmë në kulmin e karrierës së tij si artist me famë ndërkombëtare, një nga dëshmitë e para të identitetit të fortë shqiptar të Bekim Fehmiut, ishte një vizitë e tij e dokumentuar në Shqipëri në pranverën e 1972-shit.
Teksa propaganda e fortë beogradase e reklamonte gjithandej atë si aktorin më të famshëm jugosllav, Bekim Fehmiu i surprizoi të gjithë, kur në këtë periudhë aspak të lehtë për politikën midis dy vendeve, ai zbriti në aeroportin e Rinasit.
Arsyet mund të kenë qenë tërësisht kureshtare, dëshira për të zbuluar dheun e të parëve të tij, por nga një dokumentar i kohës, mund të dallohen edhe notat e krenarisë së mjeshtrave propagandistikë të Tiranës, për këtë fitore mbi rivalët nga Beogradi.
Aktori më në modë në atë kohë, do të shëtitej i ndjekur nga një kamera gjithkund nëpër Shqipëri, nga Tirana në Butrint, e nga Shkodra në Gjirokastër. Shqipëria socialiste, po përdorte me etje imazhin e famshëm të shqiptarit hollivudian, për konsumin e saj aq të nevojshëm mediatik. Për mysafirin që vinte nga bota kapitaliste e kinematografisë, edhe një karshillëk i vogël.
Udhetari i botes, qe kerkoi persosmeri ne realizimin e rolit te kapiten Kaleb-it, tek filmi “Dezertori”, ne kete vizite ne Shqiperi, qe erdhi nje vit me vone, pas xhirimit te filmit, u takua edhe me shkrimtaret e mirenjohur qe ne ate periudhe aderonin ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artistevete Shqiperise, institucion ky qe drejtohej ne ate kohe nga Dhimiter Shuteriqi.
Me deshiren e madhe per te luajtur nje film shqiptar, ku nga konteksti i dokumentarit aludohet per rolin e “Skenderbeut”, Fehmiu, aktor i 20 roleve, deri ne ate periudhe, pak kohë pasi kishte xhiruar filmin “Uliksi” që i dha famë mbarë botërore, kaloi poshtë portës së famshme të luanëve në Butrint, andej nga kishte kaluar edhe vetë Uliksi i vërtetë i antikitetit helenistik.
Ndalesa ne Shkoder te terheq vemendjen per kete pershkrim që ende sot ngre shumë pikëpyetje për vendlindjen e tij e cila zyrtarisht njihet që është Sarajeva. Nëse është vërtet Shkodra qyteti ku ka lindur aktori i madh, kjo mbetet ende për t’u vërtetuar, edhe pse në një nga vizitat e tij të fundit në Shqipëri, vetë Bekim Fehmiu është interesuar posaçërisht pranë autoriteteve për të mësuar nëse ka në regjistrat e gjendjes civile të qytetit shqiptar një dokument që provon se më 1 qershor 1936 aty ka lindur Bekim Fehmiu. Njeriu që jetoi midis dy botëve, aktroi midis shumë gjuhëve dhe që vdiq, ashtu siç jetoi, në mënyrë spektakolare.

- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Trupi i aktorit Fehmiu digjet sot në Krematoriumin e Beogradit
Siç bëjnë të ditur mediat në Serbi, djali i tij, Uliks Fehmiu, pritet që të arrijë sot nga Amerika, ndërsa më pas do të kryhet ceremonia e djegies së trupit të tij në Krematorium. Ndërkohë, kolegët e tij shqiptarë dhe nga mbarë ish-Jugosllavia, Fehmiun e kanë vlerësuar si aktorin më të mirë të atij vendi.
Ashtu siç e kishte lënë porosi, trupi i aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu, pritet të digjet sot në Krematoriumin e Beogradit.
Kërkoj ndjes për videon që është në gjuhën sllave , për momentin ska tjera mundësi .

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Sipas pohimeve të miqve të aktorit në Prishtinë, pluhuri i trupit të Bekim Fehmiut do të hidhet në Lumbardh në Prizren, ashtu siç e ka lënë amanet aktori i madh shqiptar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
E verteta eshte qe ai nuk u be kurre aktor i Hollywood-it, megjithese ishte shume me i talentuar dhe imponues, se dhjetera aktore te tille......imazhin e famshëm të shqiptarit hollivudian
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Ndoshta edhe nuk donte vet të bëhej , ai refuzonte shum filma nga Hollivudi..Zeus10 wrote:E verteta eshte qe ai nuk u be kurre aktor i Hollywood-it, megjithese ishte shume me i talentuar dhe imponues, se dhjetera aktore te tille......imazhin e famshëm të shqiptarit hollivudian
Në Holivud i propozojnë Bekimit ta marrë një emër tjetër, sepse vështirë e shqiptojnë amerikanët, por Bekimi refuzon kategorkisht. Përkundrazi ai me mburrje kudo që paraqitet e thekson përkatësinë e tij shqiptare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!
Bekim Fehmiu që njoha unë
Aktori Timo Flloko me një profil të Bekim Fehmiut, nga takimi i parë në vitet '70, te i fundit në Kosovë.
Mendimet e tij për suksesin, aktorët shqiptarë, artin realist.
Flloko uron që së paku lexuesi ynë të ketë në dorë autobiografinë e Fehmiut, një vepër brilante për njeriun, historinë, politikën dhe kombin
Los Anxhelesi është pothuajse në anën tjetër të botës, nëntë orë larg Shqipërisë dhe... atje lind dielli kur perëndon në Kaliforni! Mëngjesin e së martës - shpesh të këqijat ngjasin të martave, sipas mendësisë bestyte - dita qe e mugët dhe kishte diçka brerëse në heshtjen dhe ngathtësinë e ritualit tim të fillimditës! Hapa internetin.
O Zot, e mora ç'pritej dhe më keq se aq: "Bekim Fehmiu passed away!" "Aktori i famshëm Bekim Fehmiu (74) kryeu vetëvrasje ditën e martë rreth orës 15 e 30 në apartamentin e vet në Rrugën Stanislav Smrecevic nr. 5 në, lagjen Zvezdar në Beograd - thuhej në informacion - i ka shtirë vetes me pistoletë... se cila është arsyeja që e bëri heroin e filmit kult "Mbledhësi i puplave" t'i shtinte vetes, tani për tani nuk dihet."
Kishte kryer vetëvrasje, pasi kishte shkuar në dhomën e vet dhe u kishte dhënë lamtumirën e heshtur, të pathënë, bashkëshortes Branka dhe njërit prej djemve që ndodhej me të në Beograd, Hedonit. Kishte kaluar një atak cerebral para disa muajsh - siç shkruanin gazetat, dhe ndoshta i kishte humbur shpresat për jetë, një sëmundje fatale, cfilitëse dhe depresive.
Për fatin tim të keq, përherë e shtyva telefonatën në Beograd, të cilën një zë i brendshëm më nxiste t'ia bëja si çdo herë tjetër. Por s'qe e thënë. Ishte si një dënim për ta ndjerë më tepër peshën e dhembjes, ndjesinë e fajit të shkujdesjes njerëzore. Lajmet në largësi kanë peshë të shumëfishtë. Për ta lehtësuar dhembjen i shkrova mikut tim Mevlan Shanajt në Tiranë, por në këtë rast s'ishte biseda jonë e zakonshme dhe ndër të tjera i thoja:
"Vetëvrasja tregon se nuk është pajtuar me arrogancën dhe pushtetin e vdekjes, dhe si njeri me karakter të fortë, i ka bërë sfidë asaj, duke i dhënë fund jetës papritur që ajo t'ia mbyllte perden!"
E kam njohur nga afër dhe e kisha mik; ia njihja jetën në hollësi; kam qëndruar shpesh me të në Beograd; i shkoja në shtëpi dhe rrinim me orë të tëra duke biseduar për gjithçka në kafenenë e Teatrit Dramatik Jugosllav ku ai shkonte çdo ditë.
Artist i madh, më internacionali jo vetëm midis shqiptarëve, por ndoshta i vetmi në trojet ballkanike, me mbi pesëdhjetë role kryesorë, në nëntë gjuhë, në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi, etj. Shkëlqeu që në rolin e tij të parë te "Mbledhësi i puplave", një rol cigani i përkryer, me të cilin fitoi disa trofe dhe u bë i njohur nga kineastët dhe publiku gjithandej.
U nominua për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës, por ia zhvatën nga duart në çastet e fundit. Pas suksesit në Kanë, luajti Odiseun, heroin e Homerit dhe me këtë rol fama e tij u përhap rrufeshëm.
Luajti role kryesorë në Amerikë, me Xhon Hjustonin, Eva Gardnerin, Irenë Papas, Klaudia Kardinalen dhe shume yje të tjerë të kinemasë botërore. Për rolet e tij, mund të shkruhet pa fund, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi.
Nuk e gjen në Ballkan dhe ndoshta më gjerë, një yll me shkëlqimin e Bekim Fehmiut. Si njeri ishte sa i thjeshtë dhe shpirtmadh; intelektual me dije në shumë fusha dhe me inteligjencë të mprehtë (fliste në mënyrë fluente disa gjuhë).
Nga pamja: model i mashkullit mesdhetar, gjë që e bëri aq të kërkuar nga studiot e filmit në Evrope, Shtetet e Bashkuara, etj. Nga ana tjetër, një shqiptar njëqind karat, i pakompromis dhe krenar deri në skaj, me dinjitet të rrallë.
I kishte refuzuar Paramount Pictures, njërës prej shtëpive më të mëdha filmike të botës, ndërrimin e emrit apo vënien e një emri artistik, aq të natyrshëm në botën e yjeve të kinemasë në Amerikë! "Jo", kishte thënë atëhere, "emrit tim s'mund t'i hiqni asnjë shkronjë, ndryshe unë nuk luaj në film, dhe i kishte mundur." "Njerëzve të mëdhenj është gabim t'iu gjykosh vendimet." Më përgjigjet Mevlani, duke shtuar ndërkohë "se ishte unikale ikja e tij, siç ka qenë e gjithë jeta e atij artisti të rrallë."
Vitet rendin, rinia ikën dhe sa shpejt!
Për herë të parë e pashë kur erdhi në Shqipëri, në fillim të viteve 70-të, në kulmin e famës pas rolit të Uliksit.
E kisha ëndërr t'i afrohesha dhe të bisedoja me të si shumë artistë të rinj shqiptarë që s'kishin fatin të shihnin ndonjë shpresë për t'u bëre dikushi përtej horizontit të izolimit shqiptar, dhe ndërkaq, e ndjenin veten të plotësuar në qenien e atij personi - model i ëndrrës për të qenë artist i vërtetë.
Ai vinte si nga qielli, si simbol i madhështisë dhe lirisë njëherësh, një "Odise" emancipues për artistët shqiptarë.
E takova, pasi i kishte zgjuar interesin një kinonovelë e Pirro Milkanit, "Meçoja", ku unë luaja rolin kryesor.
E takova së bashku me Verën - ishim në dashuri atëhere - të shoqëruar me një shpurë personalitetesh, drejtorë, regjisorë dhe ndonjë artist. Kur më takoi më tha: "Ta kam parë filmin, të uroj për lojën e thjeshtë. Kam një mik, Omar Sherif, artist më i madh nga unë, por lojën tënde do ta kishte zili.
Duhet të eksportohesh, provat i ke dhënë tashmë në Shqipëri..." Sigurisht, ishte një kompliment që në fakt, bëri përshtypje kur u shkrua në gazeta; nuk e mora si të vërtetë, sepse ishte i pabesueshëm, por ai, si artist i madh, kishte dëshirën të inkurajonte të rinjtë me talent dhe e kuptonte realitetin dhe brishtësinë e artistit.
Ai foli me vlerësim dhe për Rikard Ljarjën, Llazi Serbon, Tinka Kurtin në filmat që pa. Po aq u entusiazmua me Agim Qirjaqin te "Ylli pa emër" në Akademinë e Arteve.
Pas një shfaqjeje të versionit për kinema të "Odiseut", në një nga intervistat, deklaroi se donte të luante rolin e Skënderbeut, gjë që s'u bë kurrë realitet. Ai ishte atëhere 36 vjeç, shtatlartë, i pashëm dhe mbi të gjitha një aktor i përsosur për Skënderbeun. Por gjërat e rralla ndodhin ose s'ndodhin; kur ndodhin ndodh mrekullia.
Në vitin 1991 shkova në Kosovë për herë të parë. Kishin kaluar njëzet vjet. Çdo verë ai e kalonte te vëllai dhe motra në Prishtinë; në Beograd dimëronte. Karrierën e kishte braktisur për arsye politike qysh më 1987, publikisht.
E takuam me Verën dhe ai kujtoi me mall rrugëtimin e tij të parë në Shqipëri dhe kujtimet e çmuara të asaj vizite. Ishte i lumtur për ardhjen e demokracisë dhe për hapjen e Shqipërisë drejt botës dhe e konsideronte fat edhe për Kosovën.
Atë ditë shkuam në shtëpinë e Agim Çavderbashës, skulptorit të shquar kosovar së bashku me Arbër Xhaferin, poetin Eqerem Basha, linguistin Rexhep Ismajli dhe bashkëshortet e tyre.
Ishte një ditë e rrallë, u bë një "fli" kosovare dhe u ndjemë të gjithë së bashku si në një sofër zemre. Aty folëm edhe për projektin e lënë të Skënderbeut. Bekimi ishte tashmë 52 vjeç dhe e kishte kaluar shtegun e rinisë.
Filmi mbeti ëndërr në sirtar, për arsye të njohura midis dy vendeve në armiqësi. Atëhere shkrova për atë takim në revistën e kinemasë një shkrim me titull "Skënderbeu i pafan", ku flisja për zhgënjimin e "Skënderbeut", për mosrealizimin e ëndrrës së Bekim Fehmiut dhe ndoshta e ëndrrës së shqiptarëve për një hero të dimensionit të tij!
Sa herë flisnim me orë të zgjatura për çështje të ndryshme, jo vetëm për aktrimin, që ishte veçse një nga temat e diskutimit dhe ndoshta jo më e rëndësishmja. Njohuritë e tij ishin të shumanshme, në letërsi, arkitekturë, histori botërore dhe shqiptare.
Bekimi shquhej për memorie të jashtëzakonshme, kishte aftësinë për të mbajtur mend detaje, data, emra, çdo gjë deri në përkryerje. Fliste edhe për politikë, por nuk ishte i njëanshëm dhe subjektiv, kishte parime të pavarura intelektuale.
Më tregoi ndër të tjera se si i kishte dhënë fund karrierës artistike në ish Jugosllavi në vitin 1987, si protestë ndaj politikës serbe në Kosovë, duke lënë në mes shfaqjen "Madame Kolontaj" ku luante dy role, atë të Leninit dhe të Stalinit, në Teatrin Dramatik Jugosllav.
Qysh atëhere, nuk luajti më në asnjë vend të ish Jugosllavisë, vetëm në Angli, Itali, Azi. Roli i tij i fundit ishte ai i Jozefit te "Fëmija me emrin Jezus", një produksion italian.
Ndonjë rol shqiptar? Në gjuhën shqipe? Diçka simbolike në një film kosovar dhe aq. Të kishte ndonjë handikap?, mund të hamendet. Gjuha? Bekimi fliste një shqipe të pasur dhe pa gabime edhe pse krahinore, nuk përdorte huazime kurrë. Ishte fanatik dhe xheloz për gjuhën (librin e parë të autobiografisë së tij e ka shkruar në serbo-kroatisht dhe në shqip).
Kalibri i tij artistik - edhe pse ai pranoi ndonjë ofertë me Teatrin dhe Filmin Kosovar dhe bëri çdo përpjekje të kryhej - dhe angazhimi në projekte ndërkombëtare, e kufizuan mundësinë për të luajtur në shqip dhe role shqiptare.
Përpjekje bënë në ndonjë rast dhe regjisorët shqiptarë, siç ishte rasti i Kujtim Çashkut për "Kolonel Bunker", por nuk u finalizua për kërkesa dhe pikvështrime të ndryshme mbi skenarin, rolin, perfeksionizmin profesional, ndoshta dhe të një droje a prove të vështirë të herës së parë. Kushedi!
E kishte dhimbje dhe një ndjesi të pathënë "faji", atë që s'kishte ndonjë vulë si aktor qoftë dhe në një personazh shqipfolës. Por Bekimi fliste me dashamirësi sa herë dhe me entusiazëm për aktorë të tjerë, të huaj dhe shqiptarë.
Më ka thënë konsideratat më të larta kur e kam pyetur për Enver Petrovcin, si aktor që ua kalonte - sipas bindjes së tij - aktorëve më të mirë të teatrove të Beogradit. I çmonte aktorët shqiptarë për ato pak filma që kishte parë dhe i njihte me emër edhe pse s'i kishte takuar ndonjëherë, si Ndrek Lucën, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin, Rikard Ljarjen, Llazi Serbon, etj.
Një nga filmat pas viteve 90-të që pëlqente ishte "Parullat" dhe më fliste me vlerësim për të. Në fakt, nuk kishte njohje të plotë për kinemanë shqiptare, kishte parë vetëm disa filma në kohë të hershme.
Si profesionist i niveleve të epërme, ai pëlqente dhe çmonte realizmin në paraqitjen e ngjarjeve në film, në regji dhe në lojën aktoriale dhe e quante të kaluar kohe patetizmin që kinemaja shqiptare e kishte sa nga ideologjia e kohës po aq dhe nga emancipimi i vet gradual.
Në vitin 2002 pas disa telefonatash dhe bisedash intensive, Vera mbërriti ta bindte që të vinte i ftuar nderi në edicionin "Dua më shumë Shqipërinë". Disa herë kishte refuzuar ofertat si president jurie në aktivitete artistike televizive, filmike në Shqipëri; në Kosovë, zor të ketë ndonjë dalje në mediat publike.
E prita në Han të Hotit, së bashku me të shoqen Branka Petric, aktore (kroate nga i ati) me të cilën e kaloi jetën dhe kishte dy djem Uliksin - me emrin e heroit të filmit që i solli famën, i cili lindi në atë kohë, aktor me talent dhe ky, por që e braktisi Jugosllavinë herët dhe banon prej vitesh në Nju Jork - dhe Hedonin, djalin e dytë - edhe ai banues në SHBA. Ato ditë mbetën të paharrueshme.
Takime, intervista, shëtitje, vizita në muzeun e Krujës etj., dhe më në fund spektakli! Emocione si prej fëmije para daljes në skenë dhe tek ngjitet në të, shtatlartë dhe i drejtë, elegant, me zë të thellë dhe të bukur përshëndet spektatorin. E gjithë salla e nderon duke u ngritur në këmbë.
Pas duartrokitjesh të gjata ai i drejtohet sallës: "Përse ngriheni në këmbë, përse më nderoni, unë nuk e meritoj, nuk kam bërë asgjë për ju!" Dhe hapjen e bën me vargjet e Himnit të flamurit. Pason një intervistë e gjatë nga dëshira për të thënë sa më shume.
Si artist i përgjegjshëm para publikut të vet, ai pati kurajën qytetare për të kërkuar "falje" publike, duke ulur kryet me përulësi para gjithë shqiptarëve, të cilëve, edhe pse nuk u kishte falur personazhe, u kishte dhënë krenarinë për t'u mburrur me artistin me famë botërorë.
Në provat e mëngjesit para natës se spektaklit ndodhi një episod i pazakontë: Bekimi recitoi nga kreu në fund poemthin "Korbi" të Edgar Poes! Ishte befasi dhe fat për ata që u ndodhën në sallë dhe e ndoqën me kërshëri. Porsa mbaroi, renda të pyes teknikun e zërit, Edi Dingu, nëse e kishte regjistruar.
Ai më shkeli syrin në mënyrë aprovimi. Besoj se ai do të gjejë rastin për ta treguar atë material si një gjë me vlerë, një performancë në shqip, sado modeste nga aktori i madh Bekim Fehmiu.
Ato ditë Bekimi më dhuroi librin e parë të autobiografisë së tij "Blistavo i Strasno" ("Shkëlqim dhe tmerr"), një nga biografitë më të vërteta dhe tronditëse të shkruara ndonjëherë nga një aktor, një bestseller, që kishte dëshirë ta botonte në Shqipëri, në variantin e shkruar në shqip po prej tij. Herët a vonë, do të jetë në duart e lexuesit shqiptar.
Aty është shkruar historia dramatike e jetës së një familjeje shqiptare në Kosove nën trysninë e egër të politikës antishqiptare serbe, e parë me syrin e një fëmije, Bekimit, artistit të ardhshëm që është si një simbiozë e gjithë dramës së Kosovës. I ati kishte qenë një mësues patriot, i përndjekur dhe burgosur nga UDB-ja jugosllave, për veprimtari politike kundër diskriminimit, poshtërimit dhe eliminimit që iu bëhej shqiptarëve të Kosovës.
Në vizitën e parë në Shqipëri, në muzeun e Gjirokastrës, Bekimi kishte parë midis patriotëve të shquar të kombit edhe emrin e të atit, Ibrahim Fehmiu. "Kam ndjerë krenari kur kam pa fotografinë e babës, Ibrahim Fehmiu në muzeun e Gjirokastrës!", më ka pohuar njëherë.
Atëhere kërkoi që të bënte një shkollë model në Shqipëri me dëshirën që t'i vihej emri i të atit të tij, por shteti komunist i asaj kohe nuk e pranoi kërkesën e tij! Me frymën e patriotizmit dhe dashurisë për kombin dhe kulturën kombëtare u rrit Bekimi, vëllezërit, motrat, djemtë e tij.
Për fat, ai e ka përfunduar dhe librin e dytë të autobiografisë i cili, siç më ka thënë, flet për karrierën si artist, gjithë sa arriti përmes përpjekjesh të mëdha, talentit dhe vullnetit titanik, në ekranin e kinemasë. E kreu si duket, misionin dhe obligimin moral ndaj kombit të vet dhe e la këtë botë me përmasën që lënë pas gjigantët!
E nderoj thellë dhe i përulem me admirim dhe respekt, aktorit dhe njeriut të madh, mikut të paharruar, me dhembjen në zemër për këtë ikje.
Lexova që ka lënë një letër ku i tregon të shoqes arsyet e vetëvrasjes dhe jep lamtumirën e fundit!
Nuk duhej të kishte ikur kaq shpejt, por ai zgjodhi që ta mbyllë rolin e jetës së vet për të mos parë bota ligështimin që i shkakton natyra njeriut. E kundërshtoi fatin e zotave si Uliksi! Jetoi madhërishëm dhe kohën e vdekjes dhe vdekjen e zgjodhi vetë ai. "Njerëzve të mëdhenj, ndonjëhere, është gabim t'u gjykosh vendimet!"

Los Anxheles, 16 qershor 2010
*******************************************
Hedoni dhe Uliksi: Ju rrëfejmë babanë tonë, Bekim Fehmiu
[quoteem]Hedoni dhe Uliksi, dy djemte e aktorit te madh, Bekim Fehmiu rrefejne jeten e te atit, krenarine per prejardhjen dhe amanetin e tij per t'iu shperndare hiri ne Prizren.
Hedoni: Babai do të prehet në Lumbardh të Prizrenit
"Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si një samuraj! Babai im shkoi me stil të madh, ashtu sikurse edhe jetoi. Unë jam i trishtuar sepse më mungon, por jam njëkohësisht i lumtur për shkak të tij... Kjo ishte dëshira e tij, dhe unë me gjithë zemër e respektoj dhe e mbështes".
Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën beogradase "Alo!", Hedoni, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu, i cili të martën pasdite bëri vetëvrasje.
Në heshtje, gati vjedhurazi ka vendosur për këtë veprim. Është shtrirë në heshtje në shtrat, dhe vendosi që në vete të shtjerë me armë. Bekimi, më të dashurve tij ua la një letër lamtumirëse, në të cilën për herë të fundit i porositi se i do, por edhe i luti ta kuptojnë.
Biri më i ri i Fehmiut ka thënë në një intervistë për "Alo!" se dëshira e babait të tij ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij.
"Gjithmonë i ka thënë nënës se kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atë qytet, ishte shtëpia e tij të dytë. Është shpërngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi të përfundojë kremacioni, ne do të shkojmë atje për ta përcjellë në banesën e përjetshme", tregon dëshirën e familjes së tij, Hedoni.
"Ai gjithmonë ka thënë që nëse nuk është vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dëshiron të jetojë. Dhe, nëse diçka e tillë i ndodh, do të shtie me një plumb në ballë! Ne gjithmonë nuk e kemi marrë seriozisht, duke menduar se është tepër romantik, por ai ka qenë gjithmonë konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, për të cilat është shqetësuar. I ka parë se si vyshken sikur bimët, të vetëdijshme se jeta të cilin e kishin dashur ka kaluar, por nuk ka mundur t'u ndihmojë", thotë Hedoni.
Dhe, ai mban mend dëshirën e pashuar të babait të tij për jetën, e cila në fund të shkurtit u zhduk pothuajse brenda natës.
"Deri para katër muajsh, nuk ka pasur njeri më vital se ai. Kur vija nga rruga, m'i merrte çantat e mia dhe vetë i bartte deri në katin e nëntë. Është kënaqur. Pastaj, pësoi një goditje në tru dhe çdo gjë ndryshoi. Ai ishte i pafuqishëm, u plak pothuajse brenda natës. Lëvizte dobët, fliste dobët, nuk ishte më i njëjti njeri, dhe këtë e ndjente. Nuk e ka dashur një fund të tillë...", kujton Hedoni.
Pasi me nënën e tij ka gjetur trupin e pajetë të babait të tij mbi krevat, Hedoni thotë se kanë përjetuar një "tobogan të ndjenjave".
"Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetëdija se kishte kërkuar ashtu dhe për këtë shkak nuk duhet të vuajnë. Mund të flas për një vit, për të treguar se për çfarë do ta mbaj në mend. Ka aq shumë! Ai ishte një njeri i rrallë", thotë Hedoni.
Lajmi tragjik e ka gjetur një trashëgimtar tjetër të Bekimit, të birin Uliksi, në Amerikë.
"Ai ishte në shok më të madh! Nuk ishte pranë tij dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte", thotë Hedoni, i cili kishte dalë në aeroport për ta pritur të vëllain.
E festoi qetë ditëlindjen e fundit
Aktori legjendar më 1 qershor, dy javë para se vendosi të largohet nga kjo botë, mbushi 74 vjet.
"Ditëlindjen e kaluar e festoi qetë... Sikur nuk pat më fuqi", kujton Hedoni, duke shtuar se babai i tij kohët e fundit mezi lëvizte.[/quoteem]
Uliksi: Jeta dhe puna e babait
[quoteem]Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t'i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke.
Vajza më e madhe quhej Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.
Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912. Si një ndër mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të popullit të tij dhe hapjes së shkollave nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë shkak, pushteti serbo-malazez e dënon me vdekje.
Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vënë një çmim shumë të lartë dukatësh për kokën e tij. Më 1929 kapet dhe izolohet në Valevë. Në atë kohë familja e tij jetonte në Gjakovë, kurse dy vite më vonë të gjithë së bashku deportohen në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijëve të lindur, në botë vijnë edhe bijtë: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.
Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, ata shkojnë në Shkodër, ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij më e vogël, Afërdita.
Pas rënies së Mbretërisë Jugosllave më 1941, familja kthehet në Prizren, ku ai e vazhdon punën e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanët. As në kohën e Jugosllavisë së re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit të montuar ai dënohet. Pas daljes nga burgu në vitin 1951 ai vdes.
Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur në Gjakovë më 1908, e cila e kishte përcjellë vazhdimisht gjyshin në rrugën e vuajtjeve të tij jetësore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalë të mjaftueshme për t'i përshkruar të gjitha vuajtjet e nënës së tij dhe të familjes Fehmiu. Gjenerata e babait tim Bekimit, është gjenerata e parë në historinë e Kosovës që është shkolluar në Artisti i madh, që nga gjysma e shekullit XX e deri më sot, pas Aleksandër Moisiut, është i pari aktor shqiptar me këtë famë ndërkombëtare.
U shkollua në gjuhën amtare që nga shkolla fillore deri në maturën e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bëhet anëtar i dramës shqipe të Teatrit Krahinor, si teatër i vetëm profesional në Kosovë. Akademinë Teatrore në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviç.
E jep provimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht që të mësonte gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës ia ndan bursën e studimeve, por mallkimin që i kishin bërë "zotat " e politikës ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokën e babait tim. Pas dy muajve i ndërpritet bursa.
Duke falënderuar rektorin e Akademisë së Poetëve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa për shkollim deri në fund të studimeve. Shpejt mëson serbokroatishten dhe gjatë vitit 1960 bëhet anëtar i rregullt i teatrit më të mirë të vendit, Teatrit jugosllav të Dramës.
Deri në ditët e sotme, profesorët e Akademisë e përmendin babain tim si shembull i një talenti të jashtëzakonshëm dhe si një student i vyeshëm, që edhe unë, si student i të njëjtin fakultet, i kam dëgjuar disa herë ato lëvdata që i bëheshin babait tim. Deri në vitin 1987, kur jep dorëheqje nga Teatri jugosllav i Dramës, ai kishte luajtur mbi 40 role të llojllojshme teatrore, nga të cilat kishte interpretuar role të mesme dhe kryesore, duke hyrë këtu edhe "Atelia 212".
Në dy pjesë teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviç, për "Riçardin e tretë" dhe "Zbulimin" e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat: "Klakson", "Roj", "Vitet e nxehta", "Protesti", "Depsi", "Pavle Pavlloviq" etj. Pas suksesit të madh të filmit "Mbledhësit e puplave", në regjinë e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhë (filmi fiton dy shpërblime në Festivalin e Kanës-Francë 1967 dhe nominohet edhe për "Oskar"), fillon karriera e tij internacionale, duke u bërë ylli i parë botëror nga hapësirat tona dhe nënshkruan një kontratë disavjeçare me producentin Dino De Laurentis.
Ai bëhet krenaria e ish-Jugosllavisë. Kryesisht xhironte në Europë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Luajti në gjuhën shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frënge dhe italiane. Spektatorët edhe sot i shikojnë fi lmat dhe teleseritë në të cilat luajti ai, siç janë: "Odisea" e Homerit, me Irena Papasin, "Aventurierët", ku luajti rolin kryesor të Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), "Dezertor" me Xhon Hjustonin, Riçard Krenën, Rikardo Montalbanin, Çak Konorsin, Vudi Stroudin etj.
Në "Shtatorin e zi" me Robert Shoun, Marta Kelerin... në "Libera dashuria ime", me Klaudia Kardinalen, në "Sallon Kiti" me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe të tjerë. Që ta fitonte rolin me buxhet të lartë në filmin "Aventurierët", në regjinë e Luis Xhilbertit, duhej që ta zotëronte gjuhën angleze në një afat vetëm prej 10 javësh, gjë që pati sukses. Rolin e fitoi në vitin 1968, po atë vit kur u linda edhe unë.
Që t'u paraqitej të ftuarve, si ylli i ri i filmit "Aventurierët" me yjet më të mirë të filmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., për nder të babait tim ishte organizuar një pranim madhështor në hotelin "Pjer" të Nju Jorkut, në të cilin ishte paraqitur me veshje kombëtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, në të cilët luante kryesisht role kryesore.
Në shenjë proteste, për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, babai im më 1987-n në mënyrë demonstrative e lëshon pjesën teatrore "Madam Kolontajn", ku luan Stalinin dhe Leninin dhe përshëndetet publikisht me veprimtarinë artistike në ish-Jugosllavi. Roli i fundit që luajti për televizionin italian ishte Shën Josifi në fi lmin "Fëmija i emëruar Jezu" në regjinë e Franko Rosit, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan.
Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thënë: "Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi në Perëndim gati njëzet vite, duke e depërtuar perden e hekurt, deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rrëzimin e Murit të Berlinit". Filmin e fundit "Xhingis Kani" e ka realizuar në vitin 1992 në regjinë e Ken Anakinit dhe në produksionin amerikano-italian.
Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im është aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit 20. Rënia e Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i RS të Jugosllavisë, kanë bërë që babai im të tërhiqej edhe më tepër.
Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç'rast Hamleti do të thoshte... "Ka mbetur heshtja".[/quoteem]

Ballkanit me dashuri... për Bekim Fehmiun

Bruce Williams
[quoteem]Shumë larg nga Nju Xhersi, zemra ime shkon në Serbi dhe në botën shqipfolëse për humbjen e një personaliteti të kulturës i cili ishte model i më të mirës së Ballkanit, Bekim Fehmiu.
Trashëgimia e tij kulturore është kaq shumë pjesë e jetës sime, dhe unë do të vazhdoj ta konsideroj jo vetëm një artist të madh, por njëherësh një kërkues i vërtetë i paqes dhe mirëkuptimit.
Këtë mëngjes herët të 17 qershorit, 2010, bie shi i imët në Nju Xhersin verior. Jam pa gjumë dhe i shushatur nga kjo humbje. Dje në mëngjes më telefonoi aktori shqiptar Andrea Lekaj për të më dhënë lajmin e keq. Andrea e dinte që unë kam bërë një punë shkencore për rolin e Bekimit si një ikonë kulturore për Serbinë dhe botën shqipfolëse gjithashtu.
Guxoj të them Bekimi... ngaqë ndjej sikur e njihja disi. Besoj se ai do t'i kishte kuptuar përpjekjet e mia perëndimore për të kapur kompleksitetin dhe nuancat kulturore të veprës së tij dhe për t'i vendosur brenda një konteksti më të gjerë të kërkimit në Ballkan.
Dhe kështu besoj se të dy ne do të kishim ndarë gjërat e përbashkëta të njerëzve të thjeshtë. Këtu përfshihej magjepsja me kulturën shqiptare, vlerësimi i trashëgimisë artistike të ish Jugosllavisë, ose thjesht ëndja e teatrit rus, një lidhje e tillë do ta kish kapërcyer ndonjë kufizim timin për kontekstin dhe kuptimin e thellë të veprës së tij. Ose kështu besoj unë.
Për Bekim Fehmiun dëgjova për herë të parë kur isha 15 vjeç në Montana. Lajmi se do të vinte filmi "Aventurat" e Lewis Gilbert më mbushi me gëzim dhe guxim, sa për të ikur prej atij qyteti të vogël ku isha rritur. Kishte foto të një aktori të mrekullueshëm jugosllav me Anna Moffo, Olivia de Havilland, Leigh Taylor-Young. Dhe papritur, e identifikova veten me të dhe imagjinoja...
Frojdi ndoshta e kishte shpjeguar këtë, por ajo përshtypje u bë pjesë e mozaikut që përfundimisht do të forconte dashurinë time për Ballkanin.
Tri vjet më vonë do të krijoja një ide për Shqipërinë. Por vetëm në fillim të vitit 1980 do të bashkëpunoja me shqiptarë etnikë dhe fillova të kuptoj ndërlikimet e rajonit.
Nisa një kërkim personal që, në një masë të vogël i shëmbëllente kërkimit të Edith Durhamit. Dhe Bekimi, të paktën Bekimi im i fshehtë, ishte një element kyç në këtë proces.
Bekim Fehmiu ishte një nga personalitetet më sfidante të shekullit të njëzetë që kishin të bënin me çështje të gjuhës dhe të identitetit kulturor.
Tmerrësisht krenar për rrënjët e tij shqiptare, ai ishte megjithatë pjesë përbërëse e skenës kulturore jugosllave. Edhe në rolin e një Rubirosa pseudo-Porfirio, playboy i famshëm domenikan, u shfaq diçka nga trashëgimia e tij shumëkulturore.
Në rolet e tij në filma amerikanë apo evropianë ka pasur gjithnjë një element që refuzonte kontrollin nga etnia apo konteksti dhe na detyronte ne për të shkuar më tej, për t'u përpjekur dhe për të kuptuar thjesht atë që duhej nga ky aktor që na kishte hutuar dhe pushtuar tashmë.
Në vitin 2004 në Tiranë, pata mundësinë të shihja një dokumentar për vizitën e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972.
Një film kyç që tani mund të shihet dhe në internet, kjo vepër parashikonte atë çka aktori do të kërkonte më vonë në punën e tij, pikëtakimin e dy botëve Shqipërisë dhe Serbisë dhe nevojën për të kapërcyer dallimet kulturore dhe politike.
Një ëndërr e tillë u realizua pjesërisht tridhjetë vjet më vonë me shkëmbimin e studentëve të filmit, nismë e Shkollës së Filmit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi në Shqipëri.
Më vonë pata kënaqësinë e madhe të këqyr autobiografinë e Bekimit. Me gjithë njohjen time të kufizuar në leximin e serbishtes, rroka thelbin e një sërë paragrafësh të kësaj vepre dhe jam i mendimit që përbën një kapitull domethënës për enigmën e Ballkanit.
Nëse gjithkush i përfshirë do t'i njihte mendjehollësitë e Bekimit, me siguri që do të ishte shmangur një luftë. Unë jam i bindur se ky libër ka qenë i dobishëm për një kuptim më të thellë të Shqipërisë së madhe nga ana e Serbisë.
E pranoj, jam i ndërgjegjshëm se njohja që kam për Ballkanin është e sipërfaqshme. Shumë nga ndërlikimet e rajonit nuk mund të kuptohen kollaj nga një akademik i Perëndimit.
Megjithatë, jam i sigurt që Bekim Fehmiu luajti një rol të rëndësishëm në rikonfigurimin e peizazhit kulturor në këtë anë të trazuar dhe magjepsëse të botës.
I jam pranë Brankës, familjes së Bekimit, miqve dhe kolegëve që do t'iu mungojë. Falemnderit, Bekim që na dhe dritë dhe shpresë.
The William Paterson University of New Jersey[/quoteem]

'Bekimi u tërhoq për shkak të Kosovës'

Rrefimi i Milazim Salihut, xhirues filmash dhe mik i Bekim Fehmiut: "Nga skena është tërhequr për shkak të çështjes së popullit të vet, që po torturohej", thotë ai.
Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin për vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu?
Rëndë, pabesueshëm... Isha në Kinemanë ABC, para se të ik në shtëpi, dëgjova nga mediat, mu duk si ëndërr dhe menjëherë mora në telefon familjarët në Prishtinë, familjarët dhe profesorin Fatmir Fehmiu. Bisedoj me të, ai nuk dinte asgjë dhe e pyes "a je dëgjuar me Bekimin", se zakonsiht në qershor të gjithë e prisnim, si ne në Kinemanë ABC, si familjarët.
Më 1 qershor ka pasur ditëlindjen, 74 vjeç, jemi dëgjuar, ai s'ka dashur urime kurrë, por jemi përkujtuar... Ai (Fatmiri) tha që janë dëgjuar dje dhe si zakonisht e presim këto ditë, por nuk tregon ditën kur...Unë e mbylla telefonin dhe insistoj ta marr në Beograd. Në Beograd lidhja e zënë dhe pas 3-4 minutave lirohet dhe paraqitet bashkëshortja, Branka Petriq, në vaj: "Milazim, na la Bekimi". Unë i thashë - si është e mundur, askush nuk di asgjë... Unë dëgjova nga lajmet, por ajo tha se është e vërtetë dhe se para 40 minutash ka bërë vetëvrasje. Pata fuqinë ta lus që t'i lajmërojë familjarët në Prishtinë, sepse nuk dinë asgjë. Pas 10-15 minutave u përhap lajmi, edhe familjarët e kuptuan se Bekimi na la. Vështirë, por zgjidhja ka qenë e tij. Si gjithmonë, për çdo gjë që ka zgjedhur Bekimi, për jetën e vet, për aktrimet, për rolet, edhe këtë e ka bërë në suaza të rolit jetësor.
Ju jeni drejtor i Kompanisë "Genci", e cila menaxhon Kinemanë ABC në Prishtinë. Pak më herët thatë se viteve të fundit, gjatë muajve të verës, aktori Fehmiu ka qëndruar në Kosovë dhe kryesisht takimet me miqtë i ka zhvilluar në këtë kinema. Si i përkujtoni ato ditë?
Bekimi s'ishte vetëm te kinemaja. Bekimi, prej viteve 89-90 ishte te grevat e minatorëve, është solidarizuar; ka qenë në Prishtinë, në qendër, në ato kafenetë e Pallatit të Rinisë, në ëmbëltorën "Elida", takime, biseda...pas tërheqjes së tij të fundit, më '87, kur është tërhequr definitivisht, për shkak të arsyeve të bëra publike, për shkak të çështjes së popullit të vet që po torturohej. Prejse është tërhequr nga skena teatrore, më shumë ka ardhur në Prishtinë dhe prej atëherë jemi takuar çdo vit gjatë verës, sepse në këto vitet e fundit zakonisht vinte në qershor e deri në fund të gushtit. Pushimet i përfundonte në Prishtinë me miq e me dashamirë. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, me renovimin e Kinemasë ABC ka qenë çdo vit pjesë e kësaj kinemaje. Të gjitha takimet, të gjitha bisedat, gjithë kohën e lirë e ka kaluar në Kinemanë ABC.Bekimi ka qenë tepër i madh, tepër i paarritshëm për këtë komunitet, si artistik, si politik... Koha do ta tregojë se Bekimi është i pavdekshëm.
Ju keni qenë edhe mik me Bekim Fehmiun. A keni biseduar me të lidhur me vitet e vonshme të jetës së tij dhe a ka qenë i hapur në këtë drejtim?
Bekimi ka qenë i hapur prej lindjes e deri në ditën e fundit të jetës me çdonjërin. Çdonjërit, për çka ka dashur të bisedojë e ta pyesë, ai i ka dhënë përgjigje. Ka qenë i hapur edhe për problemet e viteve '70, viteve '80, me kineastët, me Teatrin e Kosovës...
Të gjitha ato i ka treguar, ua ka treguar miqve, atyre që kanë qenë të interesuar të dinë se pse Bekim Fehmiu nuk është prezent në teatrin tonë, pse nuk është prezent në filmat tanë. Të gjithë ata që kanë biseduar me të e dinë se Bekim Fehmiu ka qenë i gatshëm të punojë, por të punojë ashtu siç punohet në botën e civilizuar, me marrëveshje, me kontrata, me profesionalizëm. E këtu nuk e ka gjetur atë bashkëpunim. Në vitet e vonshme, pas tërheqjes, nuk ka dashur më. Ka pasur lloj-lloj ofertash edhe prej Shqipërisë. Bekimi është zhgënjyer në njerëzit tanë e fajtorë janë njerëzit tanë. Koha do të tregojë se njerëzit tanë dhe kineastët tanë janë fajtorë, sepse nuk kanë qenë përgjegjës për punën që kanë dashur të bëjnë me Bekimin.
A është kjo arsye për të cilën Bekim Fehmiu nuk ka xhiruar asnjë film në gjuhën shqipe?
Janë shumë arsye. Profesionalizmi ka munguar te njerëzit tanë. Edhe në '79-ën, edhe në '80-ën, në akademi kur ka ardhur, njëqind herë është zhgënjyer në njerëzit tanë që kanë udhëhequr atë akademi. Njerëzit janë gjallë, mund të pyeten, pse, qysh, kur...Edhe në Shqipëri njëjtë, Kujtim Çashku... me të gjitha intervenimet e miqve të Kujtim Çashkut, deri te i ndjeri Ibrahim Rugova, kanë insistuar që ta marrë një rol në filmin e Kujtim Çashkut Bekim Fehmiu. Çashku e pranon dhe thotë se s'ka pasur mundësi ta ndryshojë atë që ka kërkuar Bekimi...Për atë, Bekimi s'ka mundur, sepse ai e ka dashur profesionalizmin, i ka dashur rregullat e botës së civilizuar. Për atë është Bekim, për atë ka luajtur në Hollivud, në Itali dhe gjithkund, sepse i është çmuar profesionalizmi dhe niveli. Te ne nuk e ka gjetur; njerëzit tanë janë ata që nuk kanë mundur ta ofrojnë Bekimin. Viteve '90 u shkatërrua Televizioni i Prishtinës, unë isha atje, humbëm kohën dhe le të bëjmë tani diçka... E kam lutur Bekimin: Bekim a do të kishe ardhur me mua të bëjmë diçka për njerëzit tanë të artit, se të politikës nuk na interesojnë, por të punojmë se jemi pa televizion...Po, tha, gjithkund, por me ty. Kemi shkuar në Lugano, te varri i Aleksandër Mojsiut, me disa miq jemi ulur, kemi biseduar. Në atë kohë ishte "bos i madh" i ashtuquajtur Hajdin Sejdia. Po, tha, unë do ta financoj filmin për Aleksandër Mojsiun.
E kemi marrë përsipër, kemi ardhur në Kosovë, kemi biseduar me disa regjisorë, mos t'i cek tashti emrat, dhe asnjëri nuk ka mundur ta kryejë atë punë për të cilën jemi marrë vesh.
Edhe Bekimi tha: A u vërtetove se nuk mund të punoj këtu në Kosovë; a isha i gatshëm - po... Këto janë të vërteta të gjalla, janë njerëzit gjallë. E gjithë Kosova kanë qenë miq të tij; kush ka dashur, ka mundur të pijë kafe me të, të dialogojë, të bisedojë, të interesohet për jetën e tij. Ka qenë i hapur si me fëmijën, si me artistin më të madh të Kosovës, si me studentin e akademisë...
Jo rrallë nga njerëzit në Kosovë është shtruar pyetja se pse Bekim Fehmiu nuk ka ardhur të jetojë në Kosovë. A keni diskutuar ndonjëherë lidhur me këtë çështje me mikun tuaj Bekimin?
Po, kemi biseduar. Thoshte se jeton edhe në Kosovë, familja është në Kosovë, prindërit janë të varrosur në Prizren, një pjesë e familjes është në Prizren, një pjesë në Prishtinë. Ai çdo vit ishte këtu.
Unë, thoshte ai, i përkas edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, edhe gjithë rruzullit tokësor. Familja e tij e ngushtë, dy djemtë i ka në Amerikë; bashkëshortja, që është aktore, është ende në Beograd. Adresë ka pasur në Beograd, por ka jetuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Evropë. Ku ka qenë e nevojshme, Bekimi ka qenë prezent.
A ka ndonjë episod me aktorin Fehmiu që juve ju mbetet në kujtesë si diçka e pashlyeshme?
Po, ishte tranzicioni në Kosovë, Kosova e shkatërruar, fillimi i luftërave në Bosnjë, Shqipëria e dalë nga një sistem... por, nuk kishim shtet. Kam pasur rast dhe fat në një udhëtim në Itali, në Aeroportin e Milanos, na prisnin disa miq për disa takime me punë në Zvicër, por ishim në udhëtim nga Italia...Bekimi e dha pasaportën, policia e detyroi të heqë kapelën, ai e hoqi kapelën dhe u ngritën policia, dogana, u bllokua Aeroporti i Milanos për gjysmë ore për të pirë kafe doganierët, policët me Bekim Fehmiun.
Unë, për herë të parë, përjetova diçka të papërjetueshme. Unë, si shqiptar i vogël, pas Bekimit, e pyes se çfarë po ndodh, a është e mundur... Unë e dija se kush është Bekim Fehmiu, por se e njeh polici, doganieri dhe çmohet aq shumë, kurse ne e injorojmë njeriun tonë - aty e kuptova. Kjo është e vërteta për mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve - Bekim Fehmiun.

Kosovë, vlerësohet si “Gjenial i kombit” Bekim Fehmiu
[quoteem]PRISHTINË- “Artist gjenial i kombit”, është vlerësauar sot nga artistët kosovarë Bekim Fehmiu në një mbledhje përkujtimore në Prishtinë, ku janë shfaqur edhe fragmente të filmave të aktorit të madh. Gruaja e Bekim Fehmiut, Branka, po ashtu artiste, doli në skenë vetëm për të thënë se “ne të dy kemi kaluar 40 vjet së bashku, me shumë dashuri", ndërsa djali, Uliks Fehmiu, lexoi një letër-testament të babait. "Njeriu këndon pas luftës… Unë kam shkelur në gjak deri në gju, e ëndrra më nuk kam…. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht dhe pakëz vesë të bardhë të mëngjesit", lexonte Uliksi atë që kishte shkruar nga babai.
Përkujtimorja e sotme në kryeqytetin e Kosovës ka pasuar “Ditët Homazh për Bekim Fehmiun” në Teatrin Kombëtar, të filluara pas lajmit për vetëvrasjen e artistit, në banesën e tij në Beograd, më 15 qershor. Edhe në Prizren është mbajtur këto ditë një tubim përkujtmor, ku është thënë se Bekim Fehmiu hapat e parë të artistit në skenë i ka hedhur në shoqërinë kulturore artistike "Agimi" të këtij qyteti, i cili është “vendlindja e tij e dytë” pas Sarejevës, ku ka lindur para 74 vjetëve, më 1 qershor 1936.
Media kosovare ka përkujtuar se rrugëtimi jetësor i Bekim Fehmiut lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, mes tjerash, kanë theksuar edhe një vizitë në Shqipëri në pranverën e vitit 1972, në kulmin e karrierës së tij si artist me famë ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, Bekim Fehmiu ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave dhe atë evropiane, duke arritur madje edhe në Hollywood. Media përkujton edhe se në vitin 1987 Bekim Fehmiu në shenjë proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin. Në prill 2001 Bekim Fehmiu botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985.
(m.a/BalkanWeb)[/quoteem]

BEKIM FEHMIUT -Elegji- Ne shenje Nderimi per figuren e ti vigane nder vlerat Shqiptare e botrore. Autori Llemadeo. 22. 06. 2010

BEKIM FEHMIUT
- Elegji -
I ri ti ishe, si nje lastar,
Filiz i kombit, tek udhet more,
Ateher’ kur bota ishte aq e percare,
Nder luftra te ftohta, pa bese e Nore…!
I larget ish vizioni yt, o vigan i Ilirise,
Madheshtore ishte thjeshtesia jote,
Aq sa gjer me te vobektet ballkanas, u shkrive ne nje,
Me varferine, me mjerimin, e cdo kohe!
Dhe ne skenat e botes e solle te thjeshtin njeri,
Ate, kembezbathurin, te perbuzurin, Ciganin ballkanik...
Dhe i dhè force mbijetese ne shpirt,
Me fjalen tende, me pamjen tende, o Kreshnik!
Tu dridh mjekrra dhe lotet curg te rrodhen
Neper rolet e te mjereve ne ballkaniade…
Atehere kur ti thelle e ndjeje ne deje,
Gjakun e paster dhe shpirtin shqipetar!
E ndjeje dhembjen e kombit te copetuar,
E ndjeje plagen e shpirtit aq thelle...
Ah, por ti kishe vetem dy duar…
Dhe ate vizion, te larte e te forte, si keshtjelle!
Se ti doje, qe botes t’i tregoje nje dite,
Se kush jane shqiptaret ne te vertete,
E ty te duheshin vite e pune, o fisnik
Qe ne portat e larta te botes, te hyje aq lehte…!
Dhe nje dite hyre, se ato tu hapen qe se largu,
Kur madheshtine tende, Arti i madh e provoi,
Kur te gjithe mbeten ashtu goje hapur,
Kur Skena Boterore, prej zerit tend gjemoi…!
Dhe u ngriten ne kembe ata…
Ata, qe Artit i prinin ne bote,
Dhe thane: Ky eshte ai, Uliksi, Odiseu i shekujve,
Qe kohet Antike do te na i ringjalle serish, sot!
E ti ishe jo vetem fati i botes, o Odise,
Por ishe dhe i kombit tone, si simbol i Beses, Burrerise
Ishe ti, Uliksi i vertete, qe solle vlerat ne jete,
Me te mirat... dhe Besen e Ilirise!
Ishe ti, ai qe me zerin tend,
I dhè Homeriades shpirtin e bardhe,
I dhè vlerat njerezore botes, ku ia mesove,
Se si ishte Besa e dhene me shpirt dhe fjale!
Nder dallget e detrave, drejt nje Itake...
Ti lundroje i paepur drejt Besnikrise,
Eh’ ndersa thelle shpirtin tend e mbulonin lot malli e dhembje
Tek, neper boten tende, rritej emri i Ilirise…!
E ku kish me bukur, o fisnik ngallnjimtar!
Per kohen kur Iliria, vuante nen muzgjet shekullore,
Tek detrave lundronte nje Odise Shqiptar,
Dhe botes i tregonte vlera aq hyjnore!
Ti i tregove botes, shpirtin Shqiptar,
O Artist i madh, qe zeri dhe pamja jote cdo zemer e ngazellonte...
Aq sa cdo Burr’ i botes donte te ishte TI…!
Dhe cdo Grua, pamjen dhe fisnikerine tende, dashuronte…!
Ti i dhè botes aq shume, o vigan lundertar!
Dhe Anijen tende aq bukur, e solle ne brigjet e Ilirise,
Dashuruar me shpirtin e madh, te lire kombetar..
Ku asnjehere nuk hoqe dore, nga mallet e kujtimet e vegjelise!
Ne, mergimtare jemi te tere kesaj bote...
O Vella Fisnik, kete e dime te gjithe mire,
Por lum kush veprat i len pas, si Madheshtia jote...
Per boten dhe per Atdheun, lè driten plot shkelqim !
E ti lè vepren njerezore, aq te vyer...
Ku asgjekundi urrejtje as perbuzje nuk ka,
Por ka aq lot e mall, dhembje e humanizem,
Aq proteste shpirtrore, ndaj padrejtesive te medha…!
E mbi te gjithe ti lè pas nje Permendore:
*Ate te virtyteve dhe vlerave te Shqiptarise,
Asaj, qe i dha drite shpirti yt, Skenave boterore,
Kur botes i the qarte, se kush jane bijte e Ilirise!
Dhe ne fund te fundit, ti Trimerisht iu fale...
Pavdekesise, ku shpirtrat e bukur atje lart ne qiell jane…
E c’eshte Trupi, kur kohes i ke dhene driten hyjnore...
Asgje me shume se Dhè… qe fryma te gjall’ na e mban!
Me mire ashtu o Mik e Vella, o Hero e Martir per drejtesi
O ti qe Skenave u the lamtumire nje dite
kur e pave egersine e te pashpirtve ne sy...
atehere kur Nenave ua theren foshnjat ne gji...!
Ndaj e adhuroj vendimin tend Fisnik…,
ate qe ndoshta, te verberit s’kane per ta kuptuar kurr !
Ah’ s’eshte asgje jeta me, or Mik,
Kur shpirti na digjet pa mundesive’ nur…!
Se nuk ishe ti prej burrave, qe dorzohen,
As qe bien neper duar, te dhembjeve pa kuptim…
Ne paqe te pushofte shpirti, atje, lart Qiejve...
O Vella, o Mik, o Idol i shpirtit tim!
Deh' Toka ish e jotja , o burr i Dheut...
O Uliks, i kohrave te egra Ballkanike,
O Ilir, qe detrave te stuhishem lundrove,
O fat i kombit, Ti, Odise i shekujve, i koheve Antike!
S’te ndaluan dot Circet, Andromedat,
S’te joshen dot, me asnje magji...
kur Ti, fisnikrisht ne shtyll’ te qendreses u vetelidhe,
Per Besen e Atdheut, te Penelopes Iliri…!
O Fisnik, qe Trupin amaneteve, per te e shkrive ne Hi…!
Dhe Prizerenit tend ia fale per te ushqyer buk’ e lule perseri,
Per tu vene ne gjoks te Zanave, si Trendafile...
E, per tu ringjallur jeta, serish neper ty…!
I paqte te qofte shpirti, atje prane perendise,
O Frymezim i kohrave, per vlerat ne njerezi,
O vigan i kombit shqiptar, ti bir i Ilirise,
O e botes... Vlere dhe Krenari!
Llemadeo
22.06.2010