"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#46

Post by Adriana »

PE miraton heqjen e vizave për Shqipërinë


Shqiptarët janë një hap më pranë udhëtimit pa viza në vendet evropiane të zonës Shengen, ndërsa Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.


Eurodeputetët kanë votuar me 538 vota pro dhe 47 kundër një raport të paraqitur nga raporterja e Parlamentit për çështjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon.

Megjithatë votimi në Parlament nuk do të thotë se heqja e vizave është fakt i kryer.

Këshilli i Ministrave të BE-së, ku përfaqësohen 27 vendet anëtare të organizatës, duhet të japë aprovimin përfundimtar përpara se heqja e vizave për shqiptarët të vihet në zbatim.

Ky vendim pritet të merret në fillim të muajit nëntor.

Regjimi i lëvizjes pa viza do të duhej të hynte në fuqi brenda muajit dhjetor të këtij viti.

Në mënyrë të ngjashme u veprua me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi në fund të vitit të kaluar.

Në një intervistë për BBC-në baronesha Sarah Ludford, anëtare e komisionit për drejtësi dhe punët e brendshme, tha se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina i kanë përmbushur kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

Shqipëria ka bërë përparim në përmbushjen e kushteve kryesore për heqjen e regjimit të vizave, por vendi duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit, integrimin e të riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#47

Post by Adriana »

Vizat, Topi: Vendim historik i PE-së



Presidenti i Republikës Bamir Topi falenderoi Parlamentin Evropian për vendimin historik, duke i hapur rrugë kështu lëvizjes së lirë të shqiptarëve...

Në një deklaratë publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i vendit shprehu edhe shqetësimin mbi disa zhvillime politike të kohëve të fundit.

"Jam këtu me cilësinë e Presidentit të Republikës, për të shprehur shqetësimin tim të thellë mbi disa zhvillime politike të kohëve të fundit, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me aktorët politikë, por me Shtetin, demokracinë dhe interesat e publikut të gjerë qytetar", thuhet në deklaratë.

Presidenti shprehet se vërtetësia e akuzave është atribut vetëm i drejtësisë dhe organeve që parashikon Kushtetuta.

"Fushata e akuzave dhe kundërakuzave nuk është më çështje e partive, është çështje e Shtetit, e demokracisë dhe e sistemit tonë politik. Sepse ky zhvillim i ri po lë në hije prioritetet politike që duhej të kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe nga ana tjetër, nuk mund të mos lërë pasoja në imazhin e demokracisë, Shtetit dhe të vetë Shqipërisë në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë", thotë Presidenti.

Kreu i vendit kërkon gjetjen e rrugëzgjidhjeve të shpejta, transparente dhe të besueshme.

"Në emër të këtij interesi madhor jam këtu për t’i apeluar të gjithë klasës politike, sidomos partive politike të përfaqësuara në parlament, që me konsensus të gjerë ose me nisma individuale, të bëjnë të mundur heqjen e pengesës së imunitetit parlamentar për të gjithë deputetët", tha presidenti.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#48

Post by Adriana »

Rama: Kjo nuk është dita e politikës.


TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, pak orë pas votmit në Parlamentin Evropian të pr/rezolutës për heqjen e rëgjimit të vizave për Shqipërinë, e ka quajtur këtë një ditë të lumtur për shqiptarët. Rama tha se muri i vizave ra, dhe se kjo është një e drejtë që Evropa ua jep shqiptarëve. Shqiptarët vazhdoi më tej ai, kanë pritur kaq gjatë, jo për shkak të tyre por për shkak të qeverive.


"Prej 20 vjetësh, shqiptarët cfarë nuk kanë shpikur dhe hequr për të kaluar matanë"-tha Rama


Ndërkaq, duke iu referuar reagimit të Kryeministrit Berisha më herët, kreu socialist tha se nuk dua të bëj koment pasi kjo është dita e shqiptarëve dhe jo e politikës që e vonoi kaq shumë këtë proçes.


Rama falenderoi të gjitha ata që kontribuan në këtë proçes, veçanërisht euro-socialisten Tanja Fajon, për raportin që ka përgatitur. Ai shprehi besimin se edhe Franca në nëntor nuk do të ndahet nga pjesa tjetër e Evropës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#49

Post by Adriana »

Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha përshëndet vendimin e Parlamentit Evropian, për heqjen e vizave për Shqipërinë.

Zonja dhe zotërinj,

Të dashur qytetarë e qytetare shqiptarë,



Sot, është një ditë krenarie për mbarë qytetarët shqiptarë. Data 7 tetor e vitit 2010, dita, në të cilën Parlamenti Europian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët, do të shkruhet me germa të arta në memorien e kombit tonw, si ngjarja më madhore në udhën e tij të mundimshme shekullore drejt Europës, si zhvillimi më i madh pas shembjes së diktaturës së egër komuniste, për liritë, dinjitetin e shqiptarëve dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ky votim i ligjvënësve të 27 kombeve, anëtare të BE-së, në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë, është edhe kurora më e ndritur e përpjekjeve mbinjerëzore për liri, dinjitet dhe integrim europian të kombit, që vetëm dy dekada më parë, ishte dhe kombi më i izoluar mw i vetmuar, më i vetwharruar dhe harruar i planetit. Të kombit që vetëm 20 vjet më parë, rrëzimin e perdes së hekurt, do ta shënonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij, barbarisht dhe tërësisht i shkatërruar nga diktatura më e pamëshirë e kohës. Ky vendim është njëkohësisht edhe votëbesimi më i fuqishëm, më suprem i tempullit të demokracisë europiane, përfaqësuesve ligjvënës të 27 vendeve anëtare të BE-së, ndaj suksesit të reformave të thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ky votbesim historik u bë i mundur para së gjithash dhe mbi të gjitha nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimit dhe vendosjes para ligjit të mafies dhe bosëve të saj, të mbi 200 bandave të krimit te organizuar që kontrollonin porte, aeroporte, qytete, qarqe të tëra të vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjerë.

Ky vendim epokal për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit, lufta për të cilën Qeveria u njoh si kampione për reformat e saj të mëdha, por po ashtu edhe për vendosjen para ligjit të qindra zyrtarëve të korruptuar .

Ky votbesim historik i Parlamentit Europian në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për shqiptarët, u bë i mundur vetëm e vetëm nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, shndërrimi i saj në një vend që eksporton siguri dhe stabilitet në vende të tjera.

Vota e sotme e Parlamentit Europian u bë e mundur nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, të respektimit dhe garantimit tw lirive dhe të drejtave të njeriut, zgjerimi i tyre, respektimi i plotë i të gjitha lirive politike dhe lirive tjera në Shqipëri.

Votbesimi historik i sotëm i parlamentarëve, përfaqësues të të gjitha kombeve anëtare të BE-së, u bë i mundur vetëm e vetëm me reformat e thella dhe të gjithanshme që Qeveria ndërmori në fushën e regjistrit dhe zyrave të gjendjes civile, dokumenteve të identitetit të qytetarëve shqiptarëve, të cilat bënë që ata sot, të disponojnë pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet më moderne të kohës.

Votbesimi më i madh i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga nënshkrimi dhe zbatimi i dhjetëra marrëveshjeve me vendet anëtare të BE-së, vendosja e sistemeve më moderne të kontrollit të kalimit të kufirit, të analizës së riskut, aplikimit të standardeve më të mira të emigracionit dhe ripranimit.

Pa të gjitha këto reforma dhe suksesin e tyre, votimi i sotëm nga Parlamenti Europian për heqjen e vizave, do të ishte një horizont i largët për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por vendimi i sotëm u bë i mundur nga vlerësimet e Komisionit Europian, ekspertëve të shumtë të Komisionit dhe vendeve anëtare, mendimeve dhe vlerësimeve të tyre të drejta, objektive dhe të ndershme për suksesin e reformave në Shqipëri dhe plotësimin nga autoritetet shqiptare, të kërkesave të udhërrëfyesit për heqjen e vizave.

Natyrisht, ky votbesim u bë i mundur edhe nga fisnikëria, ndjenjat miqësore dhe respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, i parlamentarëve, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së.

Në këtë kontekst, parlamentarët europianë shprehën sot respektin, njerëzinë, por dhe miqësinë e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj dhe unë sot, këtu, para jush, dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë Komisionit Europian për propozimin e tij për heqjen e vizave për Shqipërinë, Parlamentit Europian që me votimin e tij historik për shqiptarët mbështeti sot, këtë propozim të Komisionit, një mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh Kryetarit të Parlamentit Europian, kryetarëve të grupeve parlamentare të Parlamentit Europian, raportueses për Shqipërinë, kryetarit dhe anëtareve të nënkomisionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, të komisionit të Jashtëm dhe komisionit të Lirive Civile, miqve të shquar të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë parlament, të gjithë deputetëve që mbështetën fuqishëm, me 538 vota, propozimin në seancën plenare për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, mirënjohjen më të thellë atyre dhe vendeve të tyre, por edhe garancitë më të mëdha e më të plota të Qeverisë shqiptare për trajtimin e të gjitha kushteve të udhërrëfyesit, si një proces për t’u konsoliduar gjithnjë e më shumë, si një program të vërtetë dhe të vazhdueshëm për qeverinë dhe autoritetet shqiptare.

Unë, gjithashtu, një falenderim dhe mirënjohje të thellë dua t’u shpreh atyre qindra dhe mijëra punonjësve të administratës shqiptare, që me punën, përkushtimin, profesionalizmin e tyre bënë të mundur reformat dhe suksesin e tyre, plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit, që sollën votëbesimin e sotëm për Shqipërinë.

Por, unë do ta mbyll këtë konferencë, duke shprehur falenderimin më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme ndaj Qeverive dhe taksapaguesve të vendeve anëtare të Bashkimi Europian, Komisionit Europian, Qeverisë dhe taksapaguesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera mike, që me bujarinë dhe ndihmat e tyre prej miliarda euro, në mijëra e mijëra projekte gjatë gjithë këtyre viteve, bënë të mundur suksesin e reformave në Shqipëri dhe vendimin e sotëm historik të ligjvënësve europianë, për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, për lëvizjen e tyre të lirë në mbarë Europën.


Zoti i bekoftë ato, kombet dhe vendet e tyre!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#50

Post by Adriana »

Fajon: Shqiptarët në Shengen pa viza para Krishtlindjeve
Votimi pro liberalizimit të vizave për Shqipërinë nga PE u mbështet në progesin në plotësimin e standardeve të kërkuara nga KE. Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se monitorimi megjithatë do të vazhdojë
.


DW: Zonja Fajon, cili është mesazhi që dha sot Parlamenti Evropian me votën e tij pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë?

Tanja Fajon: Parlamenti Europian me votën e tij pranoi që Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Me këtë rast përgëzoj gjithë qytetarët shqiptarë, pasi për ata kjo ditë është me të vërtetë një ditë historike. Kjo ditë erdhi pasi Komisioni Europian dha një vlerësim shumë pozitiv për progresin në përmbushjen e kushteve të vëna. Sot Parlamenti Evropian njohu me votën e tij pikërisht këtë realitet: Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Shpresoj që këtë vlerësim do ta bëjnë edhe ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së. Dëshëroj t'u jap qytetarëve të Shqipërisë një lajm të gëzuar: ata do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e hapësirës Schengen para mbarimit të këtij viti ose më saktë para Krishtlindjeve katolike.





DW: A ka mbaruar puna Z. Zonja Fajon? Sot në Strasburg u fol edhe për monitorim të Shqipërisë lidhur me përmbushjen e kushteve të KE?

Tanja Fajon: Dua të theksoj se puna nuk ka mbaruar. Shqipëria është sot gati teknikisht për të patur liberalizimin e vizave por monitorimi do të vazhdojë, KE do të shikojë me kujdes se çfarë ndodh në terren, nëse Shqipëria zbaton në praktikë të gjitha standartet e kërkuara për të patur lëvizjen e qytetarëve të saj pa viza në zonën Schengen. Nëse standartet e kërkuara nuk realizohen në praktikë ka të ngjarë që disa vende të BE t'ia mbyllin përsëri derën lëvizjes së lirë, pa viza për shqiptarët. Por uroj që kjo të mos ndodhë. Unë mendoj që Shqipërisë i duhet që qytetarët e saj të gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Autoritetet dhe të gjtha palët e përfshira kanë punuar shumë për të arritur tek votimi i sotëm i Parlamentit Evropian. Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë shumë e izoluar dhe prandaj qytetarëve të saj duhet t'u jepet mundësia për të udhëtuar lirisht.



DW: Në Parlamentin Europian pati edhe vota kundër liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. A mendoni se deri në nëntor kur të bëhet mbledhja e Këshillit të ministrave të brendshëm të BE, që do të marrin vendimin përfundimtar qëndrimi i tyre do të ndryshojë për mirë?

Tanja Fajon: Mund të them vetëm që pres që të gjitha vendet anëtare të BE-së do të ndjekin votën e sotme të PE-së dhe t'i japin një mbështetje shumë të fuqishme, në fillim të nëntorit, liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Mendoj që kjo është diçka që të dyja vendet e meritojnë për të shkuarën e tyre të gjatë të izolimit. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe nuk ka vend për kërkesa shtesë. Shpresoj që vendet anëtare do të njohin këtë progres ashtu si e njohu sot Parlamenti Evropian.



DW: Kur kjo të ndodhë, Z.Fajon, i vetmi vend që i ndahet rajonit lidhur me lëvizjen e lirë është Kosova. A mendoni se KE do të duhet të hartojë një strategji edhe për Kosovën?

Tanja Fajon: Do të thoja që është shumë e rrezikshme që Kosova nuk është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave. Duhet gjetur sa më parë që të jetë e mundur një zgjidhje që edhe Kosova të përfshihet në këtë proces. Tani që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të gëzojnë lëvizjen pa viza, Kosova rrezikon të mbetet shumë e izoluar. Jo vetëm kaq, por qytetarët e Kosovës do të jenë shumë të tensionuar dhe të pakënaqur. Prandaj KE duhet sa më parë t'u dërgojë një mesazh të qartë autoriteteve të Kosovës që do të fillojë të projektojë një strategji për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën që edhe ata të fillojnë të punojnë për të njëjtin qëllim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#51

Post by Sally »

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#52

Post by Sally »

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#53

Post by Trojan »

Tani Mbetet qe te gjithe bashkekombasit kudo qe jane (Kosove,Maqedoni etj...) te marin nenshtetesine dhe te nxjerrin pasaporta shqiptare...
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#54

Post by Sally »

Liberalizimi i vizave feste mbareshqiptare ne Greqi



Autoritetet greke pershendesin vendimin e PE-se

Vendimi i Parlamentit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare eshte pritur me nje jehone te jashtezakonshme nga emigrantet shqiptare ne Greqi. Burime te gazetes bejne te ditur se te mbledhur ne nje takim me prefektin e Selanikut emigrantet shqiptare qe jetojne ne kete qytet thane ne menyre karakteristike se me ne fund pas shume vitesh edhe Shqiperia rrezoi murin e saj te Berlinit.
Duke pergezuar emigrantet shqiptare qe per here te pare marrin pjese ne zgjedhjet per pushtetin lokal edhe prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis ka pershendetur kete vendim te Parlamentit Europian.
:roll: :o Jemi te gjithe femijet e nje Zoti. Ata qe duan te bashkepunojne dhe te jetojne ne menyre harmonike me nje popull tjeter nuk kane nevoje per viza. Viza me e mire eshte humanitarizmi dhe e verteta u shpreh prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis.
Ajo cka pret me padurim ne kete faze komuniteti shqiptar ne kete qytet dhe ne rrethinat e tij qe numeron me shume se 170 000 vete eshte pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike prane konsullates shqiptare.



http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... e-ne-Greqi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#55

Post by Adriana »

Tanja Fajon: Në nëntor hiqen vizat, të informohen qytetarët



Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, pasi uroi shqiptarët për kalimin e votimit në PE, kërkoi nga autoritetet shqiptare që të informojnë qytetarët mbi rregullat e lëvizjes së lirë, duke ditur se vendimi final do aprovohet nga ministrat e Brendshëm të BE-së në Nëntor. “Duhet të informoni qytetarët se çdo të thotë liberalizim, kam frikë që qytetarët mund të përdorin këtë në mënyra të ndryshme dhe kjo do të jetë problem për qeverinë dhe politikën. Qytetarët të kuptojnë se liberalizimi i vizave do të thotë të qëndrosh vetëm 3 muaj, nuk të jep të drejtë për punë, azil apo nënshtetësi në të kundërt disa vende mund të rikthejnë regjimin e vizave”- deklaroi Fajon. Eurodeputetja u shpreh e sigurt se në fillim të muajit nëntor vendet anëtare të BE-së do t’i japin dritën jeshile propozimit të Parlamentit Europian. Sipas saj Shqipëria teknikisht i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye që anëtarët të krijojnë probleme. “Pres që vendet anëtare ta pranojnë në fillim të nëntorit propozimin dhe të japin dritën jeshile. Shqipëria teknikisht i ka arritur të gjitha kriteret. Nuk ka arsye që anëtarët të krijojnë probleme”, deklaroi Fajon. Lidhur me faktin nëse opozita shqiptare ka qenë pengesë në liberalizimin e vizave për Shqipërinë, eurodeputetja sllovene iu përgjigj se i gjithë procesi ka qenë teknik dhe se nuk e ka ndjerë si pengesë mos dhënien e konsensusit të opozitës, duke cilësuar se tërësia e kuadrit ligjor është miratuar me votat e shumicës parlamentare. Gjithsesi, Fajon tha se situata politike në Shqipërinë gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka ndihmuar shumë në procesin e liberalizimit të vizave dhe se angazhimi i opozitës duhet të ishte më korrekt dhe më racional kur bëhej fjalë për një çështje të rëndësishme siç është integrimi i Shqipërisë në “Schengen”. Znj.Fajon premtoi një vizitë që do të realizohet së shpejti në Shqipëri.



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#56

Post by Adriana »

Ruajtja e gjuhes shqipe kudondodhur,jo vetem per te rriturit por tu mesohet dhe femijeve te lindur jasht Atdheut.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#57

Post by Sally »

:o Rikthehet 8 nentori per Shqiptaret, rastesi apo .... :?

Vendimi perfundimtar per vizat me 8 nentor


Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thane se Drejtori i Pergjithshem per Ceshtjet e Brendshme te Komisionit Evropian Stefano Manservisi dhe Shefi i Njesise per Marredheniet me Jashte ne kete drejtori Luigi Soreca gjate nje takimi te zhvilluar ne Brdo Slloveni i kane komunikuar vendimin ministrit te Brendshem te Shqiperise Lulzim Basha.

Shqyrtimi me 8 Nentor i rekomandimit te Komisionit nga ana e Keshillit te Ministrave te Brendshem te vendeve te BE eshte hapi i fundit i vendimmarrjes per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Funksionaret e larte te Komisionit Europian ftuan zyrtarisht Ministrin e Brendshem Lulzim Basha te asistoje gjate mbledhjes vendimmarrese te Ministrave te Brendshem te vendeve anetare te BE per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.

Ministri Basha informoi bashkebiseduesit mbi fushaten e ndergjegjesimit te qytetareve shqiptare lidhur me perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Shengen e po keshtu per konsolidimin e arritjeve dhe vazhdimin e reformave ne te gjitha fushat.

Shqiperia do te vazhdoje te punoje per te konsoliduar edhe me tej progresin e arritur ne te gjitha fushat dhe ne te njejten kohe mbetet e gatshme te raportoje mbi plotesimin rigoroz te kerkesave dhe detyrave te percaktuara nga Komisioni Evropian dhe implementimin e tyre ne te ardhmen deklaroi ne takim Ministri Basha.

Gjate punimeve te konferences perfaqesuesit e vendeve anetare te BE si dhe Raporterja e Parlamentit Europian Znj. Tanja Fajon pergezuan Shqiperine per plotesimin e kushteve qe cuan ne vendimmarrjen per liberalizimin e vizave dhe theksuan se procesi nuk ishte dhurate por nje proces i bazuar teresisht ne plotesimin nga Shqiperia te standarteve ne fushen e sigurise se dokumentave te identitetit sigurise se kufijve luftes kunder krimit te organizuar e korrupsionit.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#58

Post by Sally »





8 nëntori mbetet përfundimisht dita kur do të merret vendimi për heqjen ose jo të regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen nga ministrat e Brendshëm europianë.

E propozuar në axhendën paraprake të presidencës belge që në muajin qershor, kjo datë u miratua edhe zyrtarisht në mbledhjen e sotmë të përfaqësuesve të përhershëm të 27 vendeve anëtare.

Por, për shkak të hezitimeve të njohura të disa qeverive europiane, ky proces nuk do të jetë i ngjashëm me atë të 3 vendeve të tjera të rajonit që përfituan vitin e kaluar nga liberalizimi i vizave, pasi Komisionit Europian i është kërkuar të hartojë me shkrim një mekanizëm monitorues për periudhën pas heqjes së regjimit të vizave afatshkurtra.

Kjo gjë synon dhënien e disa garancive se qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë nuk do të kërkojnë azil, punë e qëndrim më afatgjatë se 3 muaj, gjë që do të sillte penalizim jo vetëm ndaj tyre, por ndoshta dhe ndaj vetë këtyre dy shteteve, duke rrezikuar madje deri në rivendosjen e regjimit të vizave.

E kërkuar vecanërisht nga Franca dhe Holanda, ngritja e këtij mekanizmi është mbështetur edhe nga vendet e tjera anëtare, një pjesë e mirë e të cilave kanë ndarë pasojat e abuzimit të azilkërkuesve nga Maqedonia e Serbia, pas liberalizimit të vizave me këto dy vende.

Burime diplomatike nga Brukseli rrëfyen se, pas përcaktimit zyrtar të datës 8 nëntor, gjasat për marrjen e një vendimi pozitiv janë më të mëdha, por fjala e fundit u mbetet gjithësesi ministrave të Brendshëm europianë.

Në takimin e sotëm të ambasadorëve nuk është biseduar për datën e hyrjes në fuqi të vendimit, që sic është lajmëruar më parë nga TCH, është vendosur nga sekretariati i publikimeve në fletoren zyrtare të jetë paraprakisht data 15 dhjetor.

Por, njësoj si vendimi për heqjen e vizave, edhe për datën se kur shqiptarët e pajisur me pasaporta biometrike do të lëvizin lirshëm, janë ministrat e Brendshëm europianë ata që do të vendosin në takimin e 8 nëntorit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#59

Post by Adriana »

Pasaportat e vjetra, të vlefshme edhe pas 1 janarit?

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#60

Post by Sally »

Vizat, emigrantët në Greqi: Të shtyhet skadimi i pasaportave të vjetra .


Organizatat që përfaqësojnë emigrantët shqiptarë në Greqi po u kërkojnë autoriteteve shqiptare të shqyrtojnë pavlefshmërinë e pasaportave të vjetra. Këto dokumente , që po zëvendësohen në pjesën dërmuese prej qytetarëve shqiptarë nga pasaportat biometrike , pritet të bëhen të pavlefshme janarin e vitit 2011.
Por, shumë prej emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi kanë pohuar se në pasaportat e vjetra kanë të hedhura lejet e qëndrimit apo viza që e kapërcejnë kufirin kohor të këtij viti. Shumë prej emigrantëve gjihashtu prej pamundësisë për të udhëtuar në Shqipëri e kanë pasur të pamundur të pajisen me dokumenet e reja të identitetit.
Për këtë kategori emigrantësh që përdorin pasaportat e vjetra dhe që vlerësohet jo e vogël në numër është e rëndësishme shtyrja e afatit përtej vitit 2011. Një përfaqësi e emigrantëve shqiptarë në Greqi, sipas burimeve diplomatike nga Athina, i ka kërkuar ambasadorit shqiptar në Athinë edhe fillimin sa më shpejt të lëshimit të pasaportave të reja biometrike në selitë konsullore shqiptare në Greqi.
Parlamenti shqiptar tashmë i ka miratuar të gjitha dispozitat ligjore dhe autoritetet në Tiranë kanë deklaruar se ky proces do të nisë brenda këtij viti. Sipas burimeve diplomatike shqiptare kërkesa e emigrantëve për lëshimin e pasaportave biometrike në selitë konsullore në Greqi është shoqëruar me kërkesën që procesi të jetë transparent dhe të mos njohë zvarritje dhe radhë të emigrantëve.
Emigracioni shqiptar në Greqi është më i ndjeshmi ndaj praktikave administrative që ndërmerren nga shteti shqiptar si për dokumentet e identitetit, cështjen e pensioneve, apo edhe ato të legalizimeve.
Kjo pasi një pjesë e emigrantëve ndodhen në Greqi në procesin e ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit , ndërsa një pjesë tjetër shpresojnë që me procesin e liberalizimit të vizave të lëvizin lirisht në kufijtë e të dy vendeve duke zgjidhur edhe probleme të statusit të tyre të qëndrimit, të mbetur pezull prej vitesh. (ZA)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”