"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vrasje ne aerodromin e Frankfurtit

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Vrasje ne aerodromin e Frankfurtit

#46

Post by Zeus10 »

Patush wrote:
Patush wrote:http://www.forum-islamik.com/forum/show ... rankfurtit

Njerez te tille jane nje semudnje vdekje prurese per shoqnine Shqiptare. Per pa ken to punu per agjensite sekrete serbe kto ska se si me e ba punen e tyre kaq devotshmerishte.

Po kto ftyre qena te ktij forumi pse nuk shkojne ne serbi dhe te vrasin ndonje gjeneral serb se besa e Zotin adhe ato paten vra, dhunu e perdhunu Shqiptare apo nuk ja vlen te flijohesh per te drejtat e Shqiptareve por vetem per ato te maxhypeve te shkretetinave?!
Nejse pytje retorike kjo!
Kjo pyetje me mundon dhe mua shume. Si ka mundesi qe nuk te dhimbsen, femijet, pleqte, grate e burrat e Kosoves, te vrare perdhunuar e perndjekur, ne menyren me mizore te mundshme dhe behesh i ndjeshem, per ca gra ne Afganistan, me mijera kilometra ndaj vendit tend. Derisa trushplarja, arrin te te keqdrejtoje dhe ndjenjen natyrale, atehere megjithe mend kemi te bejme me nje fenomen te rrezikshem, qe mund te pershkallezohet ne te ardhmen.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasje ne aerodromin e Frankfurtit

#47

Post by Arbëri »

(“The New York Times” përkthyer nga redaksia e Zërit)


Babai i Aridit: "Biri im, përse vrave?"

Image
Kur dëgjon familjarët, miqtë dhe fqinjët atëherë Arid Uka del të ketë qenë një model sjelljeje për të rinjtë: asnjëherë i përfshirë në dhunë, ose në probleme me policinë, ndryshe nga shumë djem të rinj në lagjen e tij në Frankfurt të përbërë kryesisht nga emigrantë.

Për Aridin, 21 vjeç, ata thonë se ishte i qetë dhe i heshtur. Në vitin 2005, ai dhe disa shokë të klasës fituan një çmim të dhuruar nga qeveria për një projekt shkollor se si të parandalohet dhuna në shoqëri dhe krenar kishte bërë fotografi me Gerhard Schröder, atëherë kancelar i Gjermanisë. I riu nga Kosova ndihmonte nënën e tij në shtëpi, pastronte dhomat, hidhte plehrat nga shtëpia, dhe madje u dha atyre gjysmën e pagës së tij për të kryer pelegrinazhin e haxhit për në Mekë.

Ai ishte mysliman i devotshëm që lutej pesë herë gjatë ditës, por i pëlqente gjithashtu të luante video-lojëra në Play Station dhe të shihte “The Simpsons” (seria i animuar) së bashku me vëllezërit e tij 27 dhe 12 vjeç.

“Ai gjithmonë mendonte në fillim për të tjerët e pastaj për veten e tij”, thotë nëna, Fevzija, 53 vjeçe. Sipas saj, ai dëshironte të bëhej inxhinier, të krijonte familje dhe të bënte jetë normale.

Por të mërkurën e kaluar, vizioni për jetë normale u zhduk. Zyrtarët gjermanë të sigurisë thonë se Aridi kreu sulmin e parë terrorist në Gjermani që nga 11 Shtatori 2001, duke vrarë dy pilotë amerikanë dhe plagosur dy të tjerë si hakmarrje për vendosjen e tyre Afganistan. Sipas Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane, njëri nga ushtarët e vrarë si edhe dy të plagosurit ishin pjesëtarë të një skuadre të sigurisë dhe ndodheshin rrugës drejt Afganistanit. Personi tjetër i vrarë ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane në Ramstein dhe ishte shofer i autobusit.

Hastridi, 27 vjeç, është vëllai më i madh i Aridit. Ai thotë se vëllai i tij nuk kishte shfaqur kurrë urrejtje ndaj dikujt. Dy vëllezërit erdhën në Gjermani së bashku me nënën e tyre në kohën kur Aridi ishte vetëm katër vjeç, gjyshi i tyre ishte një hoxhë fshati në vendlindjen e tyre në Kosovë, por janë rritur gjithmonë duke respektuar religjionet e tjera. E dashura e Hastridit është hebreje dhe të tre shkonin në kinema.

Familja tregonte me krenari se Aridi ishte në shkollën e lartë. “Ëndrra jonë ishte të blinim një shtëpi dhe të jetonim të gjithë bashkë një ditë me familjet tona”, thotë Hastrid Uka, i cili sikurse babai tij është një rregullues çatish.

Mirëpo, fakti nëse Aridi e përfundoi shkollën e lartë, mbetet i paqartë. Ai i kishte thënë familjes së tij se nuk kishte mundur të punësohej si inxhinier në një kompani të madhe vitin e kaluar, prandaj ai kreu shërbime sociale në Green Crescent, një grup në Frankfurt që kujdeset për të emigrantët e moshuar myslimanë pa familje.

Moustafa Shahin, shef i Green Crescent, thotë se ai kishte marrë një raport shkolle për Arid Ukën vetëm për vitin 2007-2008.

“Ishte person shumë punëtor. Nuk fliste shumë”, thotë Shahin. “Ishte i dashur nga pacientët dhe vinte gjithmonë me kohë në punë”.

Dhjetorin e kaluar, Uka i kishte thënë Shahinit se po e linte punën pasi kishte nevojë për një punë tjetër për ta mbështetur familjen e tij. Ai më pas shkoi të punonte në postë.

“Është e pakuptueshme ajo që ka ndodhur këtu”, thotë Shahin. “Është krejtësisht e kundërta prej asaj se si e njihnim ne atë”.

Në shtëpinë e Ukës, telefoni cingëronte pandërprerë. Anëtarët e familjes dhe miqtë kërkonin përgjigje, mirëpo familja e Aridit nuk kishte asnjë.

“Po provoj të gjej një përgjigje, por nuk po mundem”, ka thënë babai i Aridit, Murat Uka, duke e pyetur gazetarin nëse të vrarët (prej Aridit) kishin familje dhe të çfarë moshave. “Na vjen shumë, shumë keq”, përsërisnin ai dhe Hastridi.

Arid Uka ka lindur në Mitrovicë, por vëllai i tij thotë se në Kosovë kanë shkuar vetëm gjatë pushimeve. Një video familjare shfaq Aridin gjatë vitit të kaluar me të ëmën e tij dhe me vëllanë 12-vjeçar, Kosovarin. Aridi, një djalosh shtatgjatë, i dobët me flokë paksa të gjata, buzëqeshte turpshëm para kamerës. “Nuk pëlqente që të filmohej edhe aq”, thotë e ëma e tij. “Ndonjëherë më duhej t’i bëja fotografi të befasishme”.

Sipas të gjitha gjasave, Uka kishte shprehi modeste. “Për dallim nga unë, Aridi nuk shpenzonte shumë para në rroba”, thotë vëllai i tij më i madh. Apartamenti i tyre ka një tavolinë me një kompjuter mbi të, ku Aridi dhe vëllai i tij më i vogël i bënin detyrat.

Në rajonin e tyre, imigrantët e gjeneratës së dytë shpesh përballen me probleme në shkolla apo në gjetjen e ndonjë pune. Por Hastrid Uka insiston: “Kemi patur fëmijëri të mirë ndërsa miqtë tanë vinin nga të gjitha kombësitë dhe besimet”.

Babai i tij shtoi: “Fëmijët tanë janë rritur si Myslimanë, por edhe si njerëz që respektojnë të tjerët pavarësisht besimit të tyre”.

Sipas zyrtarëve të sigurisë gjermane dhe prokurorëve, interneti ka mundur të luajë rol të madh në radikalizmin e Ukës. Profili i tij në Facebook jepte shenja për një anë të tijën për të cilën me sa duket as familja e tij nuk e dinte. Ai kishte vendosur një vegzë (link) të një himni të një beteje xhihadiste: “Nuk mundem më të duroj këtë jetë poshtërimi në mesin e juaj. Arma ime është gjithmonë e gatshme”.

Një zyrtar gjerman i sigurisë, që është i përfshirë në hetim por jo i autorizuar të flet për këtë rast, ka thënë se Arid Uka ka qenë i shoqëruar me njerëz të njohur për interpretime radikale të Islamit.

Por Boris Rhein, ministër i brendshëm i landit Hesse, ku edhe gjendet aeroporti, thotë se nuk ka patur dëshmi se i dyshuari ishte pjesë e ndonjë grupi më të madh, edhe pse, siç shton ai, ka patur dëshmi se ai kishte vënë në cak personelin e Ushtrisë Amerikane për arsye ideologjike.

Sipas prokurorit të rastit, Uka u kishte thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe se vendimin për sulm e kishte marrë pasi kishte parë një video në YouTube e cila, me gjasë, shfaqte ushtarët amerikanë duke dhunuar një vajzë në Afganistan. Në të vërtetë, ekziston një video e tillë e postuar së voni nëpër forume xhihadiste dhe ende është në dispozicion që shfaq uniformat amerikane që duket se po e dhunojnë një femër të re.

Familja e tij thotë se për herë të parë kanë dëgjuar për atë video në media. “Nuk e kishim as idenë më të vogël për të – por ndoshta vëllai im ka menduar se është e vërtetë dhe e ka humbur toruan”, thotë vëllai i tij më i madh.

Në Uashington, një zëdhënës i Pentagonit, thotë se videoja në YouTube ka qenë e punuar nga ekstremistët. “Duket qartë se është pjesë e një propagande dhe nuk përmban asnjë referencë se kur apo ku është xhiruar ajo video”, thotë Koloneli David Lapan.

Familja Uka ende nuk e ka parë Aridin. “Dua ta pyes Aridin, nëse vërtetë e ka bërë ai këtë”, thotë babai i tij me lot në sy. “Do ta pyes: biri im, përse vrave”?
(“The New York Times” përkthyer nga redaksia e Zërit)

http://www.albeu.com/kosove/babai-i-ari ... %22/31398/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Vrasje ne aerodromin e Frankfurtit

#48

Post by Adriana »




Pas Shteteve te bashkuara te Amerikes edhe prokuroret Gjermane kane dorezuar akuzat per vrasje nga 21 vjecarit Arid Uka nga Kosova per shkak te vrasjes se dy ushtareve amerikane ne Frankfurt, Prokuroret Gjermane e akuzojne Uken si terrorist islamik dhe nese gjendet fajtor mund te denohet me burg te perjetshem.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”