"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply

A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

PO
1
8%
JO
12
92%
Nuk e di
0
No votes
 
Total votes: 13

Eduart
Regular Member
Regular Member
Posts: 84
Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#61

Post by Eduart »

Z. Barbudus !

Ju pershendes !

Ne lidhje me Ismail Qemalin sigurisht qe e respektoj shume dhe do ta quaja babai i shtetit modern Shqiptar. Po ashtu kam respekt dhe i nderoj te gjithe ata burra qe firmosen ne Deklaraten e Pavarsise, pa marre parasysh besimin e tyre.
Nese ishte zgjedhe turke apo jo kjo eshte ceshtje e gjere dhe do e diskutojme ne nje debat tjeter se afermi. Por ajo qe po them eshte se une pajtohem me vendimin qe moren baballaret e shtetit modern shqiptar, pasi ata e kane pare me te arsyeshme se sa ne ne kohet tona sot.

Shkrimi im "Kunder 100 vjetorit" nuk tregon ne asnje cast qe une jam kunder pavaresise se vendit tim. Madje kjo eshte me se shumti nje sensibilizim per hulumtime dhe studime te metejshme per gjenezen dhe rrenjet tona dhe se ne kemi me cfare te krenohemi deri ne kohet antike.

Ne lidhje me protestat ne Maqedoni do thoja se ato jane shqiptare dhe muslimane njekohesisht. Per aq kohe sa maqedonet na trajtojne si muslimane armiq, edhe ne u tregojme forcen tone si muslimane dhe se kush jane armiqte e vertete (Pra sllavet). Nese na flasin si shqiptare edhe ne i tregojme se jemi shqiptare dhe se jemi autoktone ne keto troje (madje si shaka po permend ketu thenien e nje hoxhe te Kumanoves Rahmetliun Jakup Asipi i cili kur u pyet nga forcat e Nato-s te nxitura nga maqedonet, ne 2001 se sa te vjeter ishin shqiptaret ne ato katunde te Kumanoves, ai u pergjigj thjesht: Ademi (Adami) ketu i ka patur dajat e vet dhe ne jemi ster niperit e tyre.)

Sigurisht nuk jam dakord qe aty te ngrihen flamuj te ndonje shteti tjeter edhe pse disa prej muslimaneve mendojne se ata flamuj simboplizojne Islamin. Por e verteta eshte se flamujt e Arabise saudite nuk simbolizojne Islamin. Islami i ka Simbolet e tij dhe ky eshte flamuri i Bardhe me shkrimin ne arabisht (Nuk ka zot tjeter vec Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Tij)
Me respekt
Eduarti

Znj Adriana!
Nese kerkoni tju pergjijem do ta gjej kohen time dhe mundin tim per ta bere kete me shume deshire. Por ju lutem rregulloni gjuhen qe perdorni ketu ndaj meje.

Edhe nje here me respekt
Nga Eduarti
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#62

Post by Socio »

Eduart wrote:Ju falenderoj qe me jepni shansin e diskutimit per gjithcka (sigurisht ju premtoj qe nuk do flas arabisht) sepse fundja nuk do te kuptohej. dhe une i perkas asaj fryme hoxhallaresh qe Islamin dua ta kuptoj ne shqip. sepse e ka kete tolerance Islami. (Me falni per propaganden fetare )
A ekziston vertet kjo tolerance, Z Thartori ?!
A mund vertete te praktikohet feja islame ne gjuhe te ndryshme kombetare ?!!

Faleminderit
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Eduart
Regular Member
Regular Member
Posts: 84
Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#63

Post by Eduart »

Z. Socio!

Pergjigja ime eshte PO
Islami e ka kete tolerance. Nuk mund te kuptohej Kurani nese nuk do ishte perkthyer ne Shqip. MAdje edhe cdo lutje (Jo adhurimet) qe i drejtohet Zotit. Mundesh tia besh kete ne gjuhen shqipe dhe te jesh i sigurte se Zoti do ta panoje nese zemra eshte e paster.
Madje Allahu i madheruar tregon se nder mrekullite e tij eshte qe i ka bere kombet te flasin gjuhe te ndryshme.
Dhe nese Islami do e kishte ndaluar cdo gjuhe tjeter (madje edhe kulturat) ne venet ku shkonte atehere une dhe ti nuk do flisnim sot ne gjuhen shqipe, por arabisht. Sepse 500 vjet jane te mjaftueshme per ta shfarosur nje kulture, nje komb dhe nje gjuhe. por ja qe fakti tregon se Islami ka qene aq tolerant sa ta respektoje gjuhen dhe kulturen e kombit ku shkon..

Thashe jo adhurimet, sepse Adhurimet jane ceshtje qe ka te beje me origjinalin. Sic e dini Kurani ne Shqip e ruan gjithmone edhe pasazhin ne Arabisht ne te njejten faqe. Kjo behet per tu ruajtur originali i tij sepse perkthimi asnjehere nuk mund te jape teresisht kuptimin e origjinalit.
Madje po ju them nga pervoja ime se nje ajet Kurani qe eshte ne arabisht mund te kete me se paku kater ose pese menyra komentimi (edhe pse ne shqip ka ardhur vetem nje menyre (ajo qe ka zgjdhur perkthyesi si me te pershtateshme) por per ate qe deshiron te hulumtoje me thelle ne Kuran atehre i duhet te mesoje gjuhen arabe qe te zbuloje me thelle ne kuptimet e Kuranit dhe adhurimeve te tjera originale ashtu si kane zbritur.
Pra perkthimi eshte thjesht lehtesim paraprak per tu njohur me Kuranin dhe Islamin dhe jo per te njohur te gjithe Islamin (Kjo thjesht per faktin se teknikisht eshte e pamundur)

me respekt
Eduarti
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#64

Post by Zeus10 »

Nuk e di sa i sinqerte jeni ju z. Thartori, ne kete pergjigje. Heren e fundit qe shkova per vizite ne Tirane, per aq dite sa ndenjta atje, altoparlantet e xhamise, fillonin "kengen" ne arabisht, qe ne 5.00 te mengjesit, duke mos pyetur jo vetem per qetesine e qytetareve ne menyren me anticivile te mundshme, por duke mos pyetur as per ndjenjat e tyre, per te semuret, femijet etj. Oborri para xhamise, sidomos ne mbremje, ishte i mbushur me vetura te shtrenjta, qe do i admironin dhe qytetaret e vendeve te pasura, kurse individet e shumte qe frekuentonin ate, me pamjen e tyre shume anadollake(pantallona trecerekshme, mjekra te gjata te parregullta), benin kontrast me ato automjete luksoze qe zoteronin. Kjo ishte vetem maja e ajzbergut, sepse ne e dime shume mire, qe "besimtaret", paguhen qe te frekuentojne keto xhami, per te degjuar nje pjese te mire te ligjerates dhe lutjeve, ne nje gjuhe qe ata nuk e njohin, por qe ju kerkohet ta kuptojne, per te kuptuar lutjet e profeteve te dikurshem qe e kane pasur ate gjuhen e nenes, ndryshe nga shqiptaret qe nena ju ka folur nje gjuhe te kulluar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Eduart
Regular Member
Regular Member
Posts: 84
Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#65

Post by Eduart »

Z. Zeus!
Ceshtja e sinqeritetit tim ne cfare shpreh me lart mund te vrtetohet duke lexuar per Islamin dhe tolerancen e tij. Ndersa persa i perket Ezanit te mengjesit. Ne muslimanet jemi popull qe zgjohemi heret dhe jeta jone fillon qe ne mengjes. Sigurisht u kerkoj falje te gjithe te semureve, punonjsve te nates apo te tjereve qe nuk e durojne kete thirrje qe ne mengjes. Edhe pse ky eshte bekim per secilin per ta. Por ajo do te vazhdoje sepse keshtu eshte e thene dhe keshtu eshte deshira e popullit shqiptar. Te pakten shumices se tyre.

Ndersa ne lidhje me njerezit qe vijne ne Xhami ju them fillimisht se ajo bindje qe merret me ane te parase nuk mund te rezistoje shume dhe se ata qe e marrin parane per te qene besimtare nuk perfaqesojne baballaret tane, gjysherit tane dhe stergjysherit tane qe e mbajten besimin edhe ne kohen kur u ndalohej me ligj (ne komunizem) dhe kane vuajtur persekutime te medha thjesht per faktin se jane falur apo kane agjeruar.

Per njerezit qe me pershkruani, une nuk marr persiper te pastroj figuren e njerezve ate ua le ne dore te Zotit. Une marr persiper vetem veten time. Une nuk e kam nje makine (as te lire madje) dhe as nuk paguhem nga ndokush per te shkuar ne Xhami. Une paguhem vetem per punen time qe eshte edukimi i njerezve me besimin ne Allahun e Madheruar. Kjo eshte njelloj si puna e mesuesit dhe jam shume i nderuar dhe shume krenar qe e bej kete pune.

Mendoj se iu pergjigja pyetjes tuaj.

me respekt Eduarti
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#66

Post by Mallakastrioti »

Nuk kuptoj perse u duhet dhene rendesi njerezve te tille ne kete forum. Tek e fundit njerez te tille jane te dashuruar aq shume me kultura dhe ngjarje apo histori te huaja, shume here kunder shqiptare dhe Shqiperise , pra thene ndryshe njerez mendjeshplare prej neo-otomanizmit te cilat kerkojne ti rrenjosin keto ide te demshme nder shqiptar...
Perse nuk u flet per Historine e Shqiperise ky zoteria besimtareve aty perreth, apo per Kastriot Skenderbeun, per kryengritjet shqiptare kunder sundimit osman, lidhur masakrave qe bene osmanet gati gjithandej ne trojet shqiptare?!

Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#67

Post by Adriana »

Znj Adriana!
Nese kerkoni tju pergjijem do ta gjej kohen time dhe mundin tim per ta bere kete me shume deshire. Por ju lutem rregulloni gjuhen qe perdorni ketu ndaj meje.

Edhe nje here me respekt
Nga Eduarti


Pa merak mos e merrni mundimin, kjo pergjigje me mjafton.
Nuk te kam ofndeuar ne asnje moment, por eshte e drejta qe te ofendon, sepse per ate material qe te kerkova te sqarosh as ti vet nuk je dijeni se cfare krahasimi fatal ke bere me Heroin tone.

Sigurisht nuk jam dakord qe aty te ngrihen flamuj te ndonje shteti tjeter edhe pse disa prej muslimaneve mendojne se ata flamuj simboplizojne Islamin. Por e verteta eshte se flamujt e Arabise saudite nuk simbolizojne Islamin. Islami i ka Simbolet e tij dhe ky eshte flamuri i Bardhe me shkrimin ne arabisht ...


-waiting- Ju jeni nje i tille qe ne faqen tuaj nuk gjenden flamur shqiptare te postuar, por vetem jeshil, te bardhe, dhe zi. Gjithashtu duke u marre me problemet qe kane ''vellezerit'' e tu ne shtetet e tjera ( ata qe te financojne kuptohet ).

Ne nje nga komentet e juaja jeni shprehur...

Per Gjergjin shkuan ne tehun e shpates qindra e mijera djem ne nje lufte qe doli ne fund se ishte e padobishme.
Per Enverin shkuan ne biruca, pushkatime, varje mijera djem dhe vajza Jam i vetedijshem se disa Pseudo-nacionalisteve ua kam prishur humorin. U kerkoj shume falje qe guxoj te thyej idhujt e shqiptareve. POR DO E BEJ PERHERE


Ka nje dallim ketu, se Enveri vrau shqiptare, ndersa i Madhi Yne vrau ata qe ty te dhimsen, pra nje krahasim fatal nga nje ''edukator''. Edhe ne niprat e Skenderbeut do ju ''MIREPRESIM'' sa here qe ta beni...mire u takofshim!!


( postimi fundit nga une )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Eduart
Regular Member
Regular Member
Posts: 84
Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#68

Post by Eduart »

Z. Mallakastrioti !

Shqiperia nuk eshte gjithcka ne diskutimet dhe tematikat akademike. Do te flasim per Shqiperine dhe historine e saj kur eshte tema per kete. Ne kete video ka qene tema per Andaluzine dhe historine e saj me Islamin.
Ju nuk mund te me diktoni mua se cfare tematikash duhet te mbaj dhe cfare nuk duhet te mbaj. Nese nuk te pelqen te degjosh dicka jashte kultures shqiptare eshte problemi jot. Per mua nuk eshte problem madje e quaj pasuri nese njeriu njihet me dicka tjeter qe eshte e re per te.

Keshtu qe boll me beni reklame sepse une nuk ju paguaj per reklamen time ne publikimin e materialeve te mia.
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#69

Post by Mallakastrioti »

Zoteri, keto video qe ju apo kush per ju publikon ne internet jane publike dhe une nuk po bej reklama, perkundrazi jam duke kerkuar "te mesoj" prej njerezish si ju te cilet arrijne te manipulojne mendjen e besimtareve te thjeshte me histori pushtuesish dhe anakronistesh gjakatare te cilet shkaterronin gjithçka gjenin perpara (do mjaftonte "Historia e Bizantit" cilet ishin arabet si dhe me vone me daljen ne drite te turqve çfare bene jo vetem ne Azi te Vogel por gjithandej, megjithate teme tjeter kjo)
Sigurisht nuk ju diktoj çfare duhet te beni, pasi nuk mendoj se jam ne xhamine tuaj ku ju predikoni pallavra te tilla dhe nuk mendoj se do kisha guximin te hyja aty pasi do me zinte koka dhimbje menjehere lidhur manipulimit qe i beni historise
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#70

Post by Mallakastrioti »

...si mund te arriihet e te behen paralelizma te tilla, sikurse te kerkohet ulja e figures se Kastriotit? Si mund ti thuren lavde pushtuesit dhe te ulet populli i vet i cili beri nje qendrese me teper se heroike hordhive osmane per 25-vjet?!



Image
Image
Eduart
Regular Member
Regular Member
Posts: 84
Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#71

Post by Eduart »

Z. Mallakastrioti !

Nuk eshte ne pyetje ceshtja si mund. Por si duhet te lexohen keto krahesime. eshte koha te thyejme ca idhuj, te mbetura padrejtesisht ne historine shqipetare.

Gjithsesi per Gjergj Kastriotin Skenderbeun e kam nje shkrim te cilin do e publikoj se shpejti. edhe pse e di se disa do ti bej m dhimbje koke. ama askush qe eshte objektiv nuk do ti hedhe poshte argumentat qe kam sjelle.

Por kjo do te vije ne kohen e vet dhe shume shpejt (ne fakt artikullin kam kohe qe e kam shkruar dhe publikuar, por jini dhe ca i durueshem deri ne publikimin e tij ketu ne kete faqe.)
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#72

Post by Zeus10 »

JAM KUNDER 100 VJETORIT TË PAVARSISË
Shkruar nga: Eduart Thartori


Kush tha se historia jonë fillon me Ismail Qemalin?
Kush tha se historia jonë fillon me Lidhjen e Prizrenit?
Kush tha se historia jonë fillon me Skënderbeun?
Kush tha se historia jonë fillon me Nënë Terezën?

Nëse kjo do të ishte atëherë ne do të ishim kaq pak. Kaq të papërfillshëm. Do të ishim njerëz me bisht sic mundohet propaganda greke dhe serbe të na pasqyrojë në Europë.

Është si detyrim parësor i çdo presidenti amerikan që të lexojë testamentin e presidentit të parë të shtetit më të fuqishëm dhe më demokrat të botës, babait të kombit amerikan Sir, George Washington.
..............................................................
Në testament thuhet se George Washington ishte me prejardhje shqiptare nga nëna. [Nëna e tij Mary Ball në fakt ishte Marije Bala nga fshati Isniq i komunës së Deçanit.

.........................
..................................
..............................
....................

Diçka në lidhje me fenë e shqiptarit


Feja e shqiptarit nuk është Shqiptaria. (Ndryshe nga sa na imponojnë injorantët dhe të shiturit politikëbërës të Shqiptarisë). Por duke qenë kombi më i civilizuar i botës ata gjithmonë e kanë kuptuar se lidhjet me Zotin, Krijuesin janë një shenjë e ngritjes njeriut në një gradë më të lartë se kafshët.
Shqiptarët (Ilirët, Arnautët, Arbëreshët) duke qenë më të qytetëruar, i kanë përkrahur gjihmonë mesazhet hyjnore duke filluar që nga ato më të vjetra e deri tek më të fundit, Mesazhi i Jezusit (Krishterimin) dhe së fundi përfeksionimin e këtij mesazhi hyjnor Islamin.
Prandaj le të heshtin gojët e këqija që duan të vejnë në dyshim zgjedhjen e stërgjyshërve tanë ilirë dhe arbëreshë e arnautë. Sepse me këtë propagandë të ndyrë, ata ofendojnë intelektin më të lartë të qytetërimit botëror. Intelektin shqiptar.
Nuk po dua të zgjatem më shumë, sepse një analizë e tillë kërkon libra dhe historian të specializuar por dhe objektivë që të përfshihen në këtë debat. Gjithsesi besoj se një ilir që jetonte 12 mijë vjet më pare, nëse do të vinte në kohët tona do t`a merrnim vsh dhe do na merrte vesh me gjuhën tonë shqipe.
[b]Ja pse mendoj se të festosh 100 vjet ... ërore.[/b]
Shqipëria jonë nuk ka 100 vjet që ekziston, ajo është mëma e kulturës dhe civilizimit më të lashtë
Vecse për këtë shkrim i detyrohem një falenderim të veçantë Profesor Dr. Shkëlzen Kadriut (dr. i shkencave të së Drejtës), i cili më frymzoi dhe më orientoi në gjetjen e materialeve për referenca.


Shkruar nga: Eduart Thartori
Z. Eduart, nuk deshiroj qe ti marresh debatet tona si sulme personale, as ti marresh ato si nje mundesi tonen, per te shprehur dufin ndaj fese qe ti adhuron. Gjithe ky diskutim, lindi sepse artikulli qe ke shkruar, nuk ka nje linje llogjike. E fillon me disa pyetje, qe asnjeri nuk i pretendon. Asnje nuk pretendon, qe historia shqiptare fillon me I.Qemalin, Kastriotin apo Nene Terezen. Hidhesh me pas tek nena e nje presidenti amerikan, kalon me pas tek kryeministrat e Turqise, perandorise bizantine, iliret, pellazget, egjyptianet, jep nja 2-3 etimologji fjalesh ndoshta te gabuara dhe ne fund, i pergjigjesh nje pyetje, ne menyren qe deshiron ti, nje pyetje qe je i vetmi qe e shtron, por e paraqet sikur eshte shtruar prej te gjithe shqiptareve.
Ne ate artikull, nuk ka asnje argument, qe te na thote pse nuk duhet ta festojme ate pervjetor, megjithese ti je i vetmi qe shtron kete pyetje per diskutim. Dita e pavaresise se Shqiperise, 100-vjetorin e te ciles duam me gezim ta festojme, nuk eshte dita e fillimit te historise se Shqiperise, por eshte dita kur shqiptaret per here te pare ne historine e tyre, vendosen te krijojne nje shtet, qe do te drejtohej prej vete atyre. Nuk do te ishin "vellezerit" muslimane turqe, apo kineze, apo persiane, ata qe do te udhehiqnin kete shtet, qe shqiptaret shpallen, as "vellezerit" e krishtere, greke apo serbe, por shqiptare dhe gjak shqiptaresh, me fe dhe nga krahina te ndryshme. Ky eshte nje bashkim, ku e ku me i madh se ai qe predikoni ju, qe i gjen vellezerit e tu shpirterore dhe ne Kine apo Indi. Ata nuk jane vellezerit e tu, sepse jane muslimane, por sepse kane te njejtin krijues, megjithese te njejtin krijues kane dhe njerezit e besimeve te tjera, qe ti heziton ti quash vellezer shpirterore, sepse per ju me e rendesishme eshte feja sesa vete Zoti, te cilin ju rralle e therrisni keshtu, sepse preferoni ta therrisni ate, ne emrin me te cilin ai therritet ne nje gjuhe shume te ndryshme nga shqipja.
E pra ti nuk e njeh Skenderbene, si gure referimi ne historine tone, por eshte ai Skenderbe qe pervecse perjetesoi luftetarin shqiptar, solli tek ne simbolet e te pareve tane, dhe deshmoi per ta:


Image

duke realizuar keshtu lidhjet e nevojshme, per historine e races sone. Keto lidhje u munduan te zhbenin hordhite e sulltanit "paqesor", qe per peseqinte vjete ja doli ta mbaje popullsine e Arberit ne kufijte e nje milionit, ndersa kombet e tjera ndergjegjesoheshin dhe rriteshin shumefish. Ne fund keta sundimtare muslimane, e nxorren vendin tone ne treg dhe me copat e tij siguruan veten e tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Eduart
Regular Member
Regular Member
Posts: 84
Joined: Fri Aug 31, 2012 4:33 pm
Gender: Male

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#73

Post by Eduart »

Keshtu e festuam festen e flamurit ne Xhamine tone vitin qe shkoi.

https://www.facebook.com/media/set/?set ... 123&type=3
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#74

Post by Rina »

Po te flasim drejte, kah del shpirti, ne pergjithesi feve s'ua kemi pa hajrin kurre ne aspektin etnik e as nacional.

Fete promovojne me teper vlera fetare e globale se nacionale. Dhe jo vetem fete. Te gjithe e kam vene re synim e kane njefare globalizmi, secili ne menyren e vet, bashkim me kombe tjera, duke e harru veten.

Mirepo do te behet mire.
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: A duhet te jemi kunder 100-Vjetorit te Pavaresise?

#75

Post by Rina »

Dhe, derisa pe perrmendi nacionalizmin po m'kujtohen disa thenie te Hitlerit per popullin gjerman te libri Mein Kampf, qe jam duke e lexu tani, sa shume nderlidhen edhe me fatin e shiptareve.

Definitivisht ai njeri ish kane Gjeni i Gjalle -waiting-

Europa Plake ja merrte te keqen gjermaneve edhe shqiptareve. Kush do bashkim me magjupet latine e sllave.???!!!! Kurre! -eek-
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”