Nga FB :
Nga Djemt E Bugjonit :"Ju lutemi te dashur miq shpernajeni ket njoftim njoftojme neper mjet kesaj faqje nga nje laptop se gjendja ne bugjon eshte shume keq ne kry te fshati bugjon ne lagjemn mustafaj....ne nje telefonat te ber me bledar pllumin i cili banon aty trashsia e bores i klon 3 meter e gjysem...kurse ne lagjen pe te fundit te fsahti bugjon....nga nje telefonat e bere me gjon paloken bora kalon 3 metra ju bejme thirrje shperndajeni ket njofim se tani nuk ka as energji elektrike dhe nuk ka sa nje lloj lidhje me me keta banore ket shpiat jane larg nga njera tjetra dhe mund te ndodhe dhe me e keqja te vdesin njerz shpresoj qe mos te ndodhe kjo po mungon dhe ushqimi drejtuesit e komunes i kan fik telefonat krejt dhe skemi me ke te lidhemi mund ti ken fik ngaqe nuk kan me se ti karikojn opo arsye te tjera nuk e dim po ketu ne f bugjone duhet patjeter te shperndahen ndima se rrezikojne te vdesin femi ju lutemi te gjithve shperndajeni ke njotim
flm te gjithve dhe mbajini ne lutjete tuaja !!..............
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Tragjedit aktuale ne Shqiperi
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
vijon nga faqja e kaluar ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Hymniarber
- Grand Star Member

- Posts: 1018
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Ne emer te ketij forumi, do ju beja thirrje qe tja dedikojme faqen tone per sot ketyre njerezve ne rrezik, duke mos hapur tema te reja dhe njoftimi i mesiperm te qendroje ne krye te faqes, ne menyre qe sa me shume njerez ta lexojne. Ky eshte nje solidarizim moral i yni, ne pamundesi per te ndihmuar drejteperdrejte.
Fere libenter homines id quod volunt credunt

- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Eshte tmerr Hymniarber, po them "tmerr" se vet jam ne keto zona per momentin , eshte vertet gjendje trishtueshme , qe po vazhdoj ne ditet e ardheshme bora me ritem te njejte qe per momentin shkon mbi 2,5 metra , do perballemi me nje katasrofe natyrore !
Nuk mund te kalohet as me makina e as ne kembe ne keto zona dhe bora ska te ndalur .
Nuk mund te kalohet as me makina e as ne kembe ne keto zona dhe bora ska te ndalur .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Kosova :
Ngujohen edhe 4 persona në Restelicë
Rreth katër persona të tjerë të rrethinës së fshatit Restelicë raportohet se janë të bllokuar nga bora në stanet e tyre në bjeshkë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kadri Kasatrati tha për Radion Evropa e Lirë se këta persona nuk janë në rrezik, por kanë kërkuar ndihmë.
“Ne kemi bërë kërkesë zyrtare te komandanti i KFOR-it që me anë të helikopterit nga ajri t’u lëshohen ndihmat si: ushqim, ujë dhe veshmbathje. Ata nuk janë të rrezikuar”, bëri të ditur Kastrati.
Sot bëhet varrimi i 9 viktimave
Në fshatin Restelicë të Dragashit, sot bëhet varrimi i 9 viktimave, trupat e të cilëve u nxorrën nga gërmadhat e shëtëpive që u shaktërruan si pasojë e ortekut të borës.
Ceremonia e varrimi zhvillohet në ora 15 e 30 minuta në varrezat e këtij fshati. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës së vetme të kësaj tregjedie, 5 vjeçares Amsera Reka është e mirë.
Qeveria është ngritur në gatishmërinë më të lartë për t’u përballur me situatën
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria ka në funksion të gjithë mekanizmat e saj në ndihmë qytatërve që po përballen me nëj situatë tejet të vështirë për shkak të motit. Në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Thaçi, ka thënë se ka aktivizuar të gjitha segmentet e sigurisë që situata të mbetet nën kontroll.
Gjendja e rëndë sinoptike në tërë Kosovën ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku Kryeministri i vendit u zotua se Qeveria ka dis...
Shqiperi :
Dëbora, gjendje e rënduar në Kukës
Në qarkun e Kukësit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta emergjencat mjekësore.
Mbrëmjen e djeshme një grua 38-vjeçare e cila priste fëmijën e gjashtë të saj ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe banorët e komunës Ujmish e kanë transportuar atë në një rrugë 20 kilometra të gjatë, të mbuluar mbi 1 metër e gjysmë me dëborë për në spitalin e Kukësit.
Pas 7 orë udhëtimi deri në fshatin Kolesian ka dalë një kamion i forcave ushtarake që ka transportuar më pas nënën e re për në
Peshkopi, shpallet emergjenca
Peshkopia është mbuluar nga 1.5 metra dëborë dhe në disa zona trashësia ka shkuar në dy metra duke bërë të pakalueshme pothuajse të gjitha rrugët rurale.
Lëvizja është vështirësuar si në rrugët e qytetit në të cilat megjithëse bëhet pastrimi, sërish mbushen nga reshjet e shumta deri të rrugët nacionale dhe ato rurale.
Me dhjetëra komuna janë të bllokuara dhe situata e krijuar në këto zona është diskutuar në mbledhjen e shtabit të emergjencës ku ishin të pranishëm edhe deputetët ..
Ushtria në ndihmë banorëve
Forcat e ushtrisë së Shqipërisë janë tërësish të angazhuara për përballimin e situatës së krijuar ditët e fundit në zona të ndryshme të vendit tonë, sidomos ato malore, si pasojë e të ftohtit polar, shoqëruar me reshje të dendura dëbore, ngrica dhe erëra të forta.
Drejtori i operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të FASH, kolonel Vladimir Avdia, pohon se në dispozicion të emergjencave civile janë vënë burime njerëzore, mjete si borëpastruese, fadroma për hapjen e rrugëve të bllokuara s...
Maqedoni :
QMK, mbi 130 fshatra mbeten të bllokuara nga bora
Banorët e fshatrave bllokuara me dëborë që janë me lartësi të ulët sot me ndihmën e helikopterit do të marrin ndihmë në ushqim dhe ilaçe. Kështu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendosi trupi koordinues pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Zëdhënësi Fitim Lloga thotë se 130 fshatra janë të shkëputur plotësisht në reshjet e mëdha të dëborës.
“Do të dërgohen ushqime në tre komuna, në Kavadar në shtatë fshatra, në Gradsko do të ketë një fshat dhe në Veles do të ketë tetë fshatra, do .
[/scroll]Në rrugët e Shkupit u hodhën 150 ton kripë
Ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit në natën e kaluar dhe në orët e mëngjesit kanë hedhur 150 ton kripë në rrugët e qytetit.
Bora është pastruar nga rrugët kryesore, urat, nënkalimet, mbikalimet dhe nga të ashtuquajturat "pikat e zeza" për t'u penguar paraqitja e akullit.
Ekipet e qytetit të Shkupit në terren dolën me 15 automjete për hedhje të kripës deri më tani i kanë pastruar të gjitha bulevardet në kompetencë të qytetit të Shkupit.
Shtabi i krizës së shërb..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Dy të vdekur nga të ftohtit në Shkup
Në Qendër të Shkupit janë gjetur dy persona të ngrirë, të cilët ishin të shtrirë në ulëse. Fjala është për një burrë 70 vjeç dhe një grua, që sipas gjitha gjasave janë të pastrehë, informojnë nga ndihma e parë, raporton Kanal 5. Ndryshe, vetëm fundjavën e kaluar në Kirurgjinë e qytetit në Shkup, janë pranuar 70 të persona, numri më i madh i të cilëve janë të moshuar.

Veriu nën borë. Shtohen emergjencat, MB 400 mln lekë për hapjen e rrugëve
Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza e Tropoja vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga reshjet e borës që kanë arritur trashësinë rreth 3 m në zonat e thella malore dhe mbi 1.5 m në qytet. Kjo situatë po vijon prej 13 ditësh duke shkaktuar emergjenca të shumta. Ne Shale shemben 2 shtepi. Mesimi pezullohet. Peshkopi, banori pa ndjenja nuk transportohet dot në spital. Policia: Ja akset e bllokuara.
Rama: Të bashkojmë forcat për përballimin e emergjencave
Arvizu-Totozani: Të mbështesim masat e qeverisë
Gjirokastër, 56-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë
Ndërprerjet e energjisë CEZ: Shtabe emergjente në 4 prefektura
Bora, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore
AMC ndihma për banorët e izoluar në veri
Moti i keq, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma

Arbëri wrote:Kjo është vogëlushja e mbijetuar në Restelicë :
Kliko per te shiquar videon : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... 7cPcn_Yd-0
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Gjendet viktima e fundit në Restelicë

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë lajmëruar se sot rreth orës 13:35 kanë gjetur viktimën e fundit në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit. Kolonel Kadri Kastrati ka thënë se viktima është gjetur dhe kështu operacioni i kërkim – shpëtimin në këtë fshat ka përfunduar. Dje, ishin varrosur edhe nëntë anëtarët e familjes Reka në fshatin Restelicë, përderisa Resmin Reka mungonte edhe pse shpresat që ai të gjendej gjallë ishin të vogla. Në tragjedinë e Restelicës humbën jetën 10 persona, përderisa FSK arriti të shpëtoj vetëm vajzën 4 vjeçe, Asmere Reka.

Puka per te katerten diten ne izolim te plote

Emergjencat, vdes në helikopter 85-vjecari nga Puka
Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e borës vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta si nevojat për mjek dhe mami. Prej 14 ditësh, banorë të Pukës, Dibrës, Kukësit, zona të Shkodrës, Hasit e Tropojës janë ngujuar nga bora.
Bora ka shkaktuar avari në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa uji i pijshëm mungon prej disa ditësh për shkak të ngrirjes së tubacioneve nga temperaturat e ulëta, kurse shkollat janë mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Në Pukë trashësia e borës është shënuar mbi 2 metër kurse temperatura -10, në Kukës temperatura më e ulët është regjistruar -8 gradë celsius ndërsa dëbora në qytet regjistron 1.5 m.
Dukagjini dhe Vermoshi prej ditësh nuk komunikojnë me zonat e tjera ndërsa në Malësinë e Madhe, reshjet e borës kanë arritur 3 metër.
Përveç akseve rrugore që lidhin komunat e këtyre rretheve me qendrat urbane, janë të bllokuara akset nacionale, Kukës-Peshkopi, Kukës-Tropojë, Librazhd-Dibër e disa segmente të tjera.
Bora ka shkaktuar probleme dhe në jug e juglindje të vendit ku komuna Frashër është bllokuar, Dardha prej 5 ditësh vijon të qëndrojë e izoluar, kurse fshatrat Novoselë, Lekas e Clirimi, Velcan, Proptisht e Trebinjë.
Dy ditë më parë qeveria shpalli emergjencën e fatkeqësisë natyrore, ndërsa gjatë ditës së djeshme kryeministri u bëri thirrje banorëve të pastrojnë çatitë e shtëpive pasi rreziku është evident.
Sot ne Bulqizë raportohet se 6 banesave u janë dëmtuar çatitë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Pukë, vdes një 85-vjeçar teksa transportohej me helikopter
Një 85-vjecar nga Puka ka vdekur pasditen e sotme teksa transportohej me helikopter pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, shkaqet e të cilës nuk dihen ende.
Viktima Zyber Furriku, 85 vjeç jetonte në fshatin Meçe të komunës Rrape. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore është kërkuar ndihma e helikopterëve për të ndërhyrë, të cilët i erdhën menjëherë në ndihmë pavarësisht vështirësive, por pa mundur ta sjellin atë të gjallë në spitalin e Pukës. Nuk dihet ende shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të moshurit.
Kryeplaku i Drenovicës: Nuk kemi ushqime
120 banorë në fshatin Drenovicë të Komunës Lunik në Librazhd, ndodhen totalisht të izoluar, ndërkohë që të paktën 4 familje vuajnë nga uria prej disa ditësh. Kryeplaku i Drenovicës, në Librazhd Belul Sollaku bën apel NEWS24 se tashmë rreth 120 familje nuk kanë më rezerva ushqimore.
“Nuk kemi ku të marrim asnjë lloj furnizimi. Ujë të pishëm kemi drita nga 7 ditë jo. Rreth 120 banorë kanë përfunduar rezervat ushqimore”,- deklaroi Sollaku.
Pukë, familja Jaku në gjendje të mirë
Banorët e fshatit Shkozë në Pukë raportuan për shembjen e një banese, që sipas tyre i përket shtetasit Pjetër Jaku, por me të arritur atje 20 banorët mësuan se familjarët ishin në gjende të mirë shëndetësore dhe se ishte shembur një pjesë e stallës së bagëtive, të familjes Jaku.
Tarraca e stallës është shembur pjesërisht për shkak të dëborës së dendur, ndërsa mësohet se familjes Jaku po i mbaronin rezervat ushqimore.
Haxhinasto në Pukë, Nishani në Librazhd
Raportohet se zv. kryeministri njëherësh ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka vizituar sot qytetin e Pukës, për të takuar atje strukturat vendore si dhe për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të borës.
Haxhinasto ka këshilluar këto struktura t’i vinë me çdo kusht në ndihmë banorëve të zonave të izoluara.
Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka shkuar sot në Librazhd. Në takimin me forcat e shtabit të emergjencës civile, Nishani është siguruar për marrjen e të gjitha masave, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të izoluara. Nishani ka kërkuar nga ky shtab zbatimin e të gjitha masave me qëllim përballimin e kësaj situate të krijaur nga reshjet e dendura të borës.
“Për këtë situatë duhet të ndërgjegjësohen qytetarët. Këtë më mirë se mund ta bëjnë kryetarët e komunave, fshatrave, këshilltarët e komunave, nuk mund ta bëjë askush tjetër. Ministria e Brendshme bëri të mundur lëvrimin e një fondi emergjent, i cili është i destinuar vetëm për kontraktimin e mjeteve lokale për hapjen e rrugëve që janë në menaxhim nga komunat”, tha Nishani.
Bulqizë, 12-vjeçarja në gjendje të rëndë dërgohet në Maqedoni
Policia kufitare dhe ajo e Dibrës kanë bërë të mundur transportimin në Maqedoni të 12-vjeçares Adelina Manaj, e cila qëndroi e bllokuar për disa orë në komunën Trebishtë të Bulqizës, në gjendje të rëndë për jetën.
Familjarët e vajzës kërkuan ndihmë për transportimin e saj me helikopter, pasi e kishin të pamundur dërgimin e saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora që ka arritur deri në 3 metra.
Kreu i komunës, Razi Rama bëri të ditur se vajza Adelina Manaj ishte me temperaturë tepër të lartë dhe në gjendje kritike për jetën. Një mjek u përpoq të udhëzonte për disa orë familjarët me telefon, por gjendja e vajzës vijoi të përkeqësohej për shkak edhe të mungesës së medikamenteve.
Autokolona ushtarake drejt Kukësit
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave të Armatosura kanë nisur drejt Qarkut të Kukësit një autokolonë ushtarake, ku përfshihen forca dhe mjete ushtarake që do t’u vijnë në ndihmë banorëve në zonat e bllokura. Autokolona do të ketë si bazë aeroportin e Kukësit. Zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura, gjeneral brigade Sandër Lleshi, bëri të ditur se krijimi i kësaj baze do të shkurtojë distancën për tu ardhur në ndihmë banorëve si në asistencën mjekësore, ashtu dhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Gjithashtu mejtet dhe forcat ushtarake do të angazhohen maksimalisht për zhbllokimin e akseve të bllokuara nga bora.
Helikopterë drejt zonave të bllokuara nga dëbora
Pas një ndërprerjeje dy ditore, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta, helikopterët e ushtrisë kanë fluturuar sot në drejtim të zonave të izoluara, duke vazhduar me operacionet e ndihmës për banorët e këtyre zonave.
Në qytetin e Pukës kanë shkuar dy helikopterë, të cilët kanë dërguar pako me ushqime dhe medikamente ndërsa pritet që në orët në vazhdim të ketë fluturime të tjera në zonat e izoluara nga dëbora. Helikopterë edhe në Tropojë.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Fatmir Konja tha se me nisjen ndihmave nga ajeri është bërë i mundur dërgimi i ushqimeve dhe medikamenteve. “Janë dërguar 200 pako ushqimore në Pukë dhe Tropojë. Njëri prej helikopterëve të Forcave të Armatosura do të marrë në kthim edhe 4 persona të bllokuar në Malzi komuna Fierzë. Ndërkohë në prefekturën Shkodër po dërgohen rreth 500 pako ushqimore”, tha Konja.
Po sot helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë mundur të kryejnë 4 fluturime për emergjenca shëndetësore, në Rrëshen, Vermosh, Pukë dhe Kalaja e Dodës, ndërsa parashikohet edhe një ndërhyrje në Tropojë.
URGJENCAT ME GRATE SHTATZENA
Përkeqësimi i motit dhe bllokimi i rrugëve nga dëbora e madhe ka pasuar me shtimin e rasteve të urgjencave mjekësore, kryesisht të grave shtatzëna.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 5 raste të tilla. Burime zyrtare nga Prefektura e Dibrës, bëjnë me dije se për shkak të ftohtit të madh një 22-vjeçare ka humbur fëmijën e saj, ndërsa është transportuar për në spital, pasi rrezikonte të humbte jetën nga hemorragjia.
Rasti i dytë është shënuar po në rrethin e Dibrës, kurse tri rastet e tjera në Qarkun e Kukësit. Nisur nga situata e krijuar, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili urdhëroi marrjen e informacionit për moshën, gjendjen dhe lokalizimin e grave shtatëzëna. Ai kërkoi marrjen e masave urgjente për disponibilitetin e personelit, mjek, mami dhe transportin sa më të shpejtë të grave shtatëzëna (7 muaj e sipër) në spitalin e rrethit më të afërt për t’i mbajtur nën kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm.
Dibër, mbetet e bllokuara një grua shtatzënë në Kalanë e Dodës
Një 24-vjeçare shtatzënë ne gjendje te rende shendetesore ka mbetur me shume se 24 ore e bllokuar në Kalanë e Dodës që prej mbrëmjes së djeshme. Ka qenë ora 11:00 e paradites kur u njoftua se 24 –vjecarja shtatzënë po transportohej drejt Tiranës me helikopter. Pas disa 2 tentativash, më në fund pilotët arritën të ulnin helikopterin në fshatin Ujmire të Kalasë së Dodës për të marrë nënën e re që rrezikonte jetën e saj dhe të fëmijës.
Gruaja u transportua mbreme me barrelë nga disa burra nga Shullani në Kalanë e Dodës, por për shkak të përkeqësimit të motit nuk mundi të vazhdonte rrugën për në spital. Mësohet se 24-vjeçarja, në muajin e 6-të të shtatzënisë, ishtë strehuar në një familje në fshatin Ujmir, ku trashësia e dëborës arrin deri në 2.5 metra. Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë tentoi disa herë të ulej në fshatin Ujmir, për të bërë të mundur dërgimin e 24-vjeçares në spital, por ishte e pamundur per shkak te stuhive te bores. TVNews24 meson se gjendja e saj dhe e femijes eshte serioze. Vetem rreth mesdites u mundesua transporti i gruas drejt Tiranes me helikopter.
Ndërkohë edhe në zona të tjera janë konstatuar emergjenca të tjera shëndetësore. Aktualisht raportohet për një të sëmurë rëndë në Qelëz të Pukës dhe një në Fierzë.
Shtatzëna humb fëmijën
Tre ditë më parë, një 22-vjeçare (shtatzënë 4 muajshe) nga zona e Sllovës në Dibër, humbi fëmijën e saj të parë. Për shkak të bllokimit të rrugëve, gruaja ka bërë abort të pavullnetshëm në shtëpi. Me gjithë kujdesin e familjarëve, gjendja shëndetësore e të resë është përkeqësuar. Ndërsa, gruaja rrezikonte jetën nga hemorragjia, familjarët e saj kanë dhënë alarmin. Rreth 70 burra të fshatit Kall e kanë transportuar 22-vjeçaren me barelë, duke çarë për më shumë se 5 orë dëborën që arrin mbi 2 metra. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku po merr ndihmën mjekësore. Po dje, një 24-vjeçare shtatzënë mbeti e bllokuar për orë të tëra në rrugë. Burime nga Prefektura e Dibrës bënë me dije se rreth orës 17:27, banorë të zonës së Kalasë së Dodës kanë transportuar një grua shtatzënë 6 muajshe për në spital. Dëbora e madhe si dhe gjendja e rënduar e 24-vjeçares ka bllokuar banorët në mes të rrugës. Mësohet se ata dhe shtatzëna për shkak të pamundësisë për të shkuar në destinacion, janë detyruar të ndalin në fshatin më të afërm.
Dy gra shtatzëna kanë rrezikuar të vdesin rrugës në rrethin e Kukësit. 38-vjeçarja Pranvera Dokuzi, shtatzënë 7 muajshe, dje u transportua me barelë nga fshati Lusën deri në vendin e quajtur Qafa e Kolosjanit. Pas 6 orësh udhëtim në borë, gruaja është transportuar me një makinë ushtrie për në Spitalin Rajonal të Kukësit. Ndërsa, një grua shtatzënë në prag të lindjes në fshatin Pistë të Komunës Malzi në Kukës është në gjendje të rënduar shëndetësore. Të afërm të Valentina Tahirajt kanë kërkuar ndihmën e vendorëve, duke u shprehur se nuk mund ta transportojnë dot në spital, pasi bora arrin mbi dy metra. Mbrëmë, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi një 33-vjeçare shtatzënë nga Lekbibaj i Tropojës në Maternitetin e Ri në Tiranë.

Dëbora, 9 të zhdukur në Lekbibaj të Tropojës?

Tropojë – Në zonat veriore të vendit, situata vazhdon të jetë problematike, ndërsa shumë fshatra nuk kanë më as komunikim telefonik me rrethet e tjera të vendit.
Kryetari i komunës së Lekbibajt në rrethin e Tropojës jep alarmin se prej 10 ditësh ka humbur tërë kontaktin me 2 familjet Ndrevataj dhe 2 familjet Prebibaj që ndodhen sipër fshatit Curraj i Epërm.
“Prej 10 ditësh nuk kemi asnjë lidhje me këto familje, ndërsa trashësia e dëborës arrin në mbi 4 metra. Ushqime kanë patur, por dyshojmë për ndonjë shembje shtëpie”, thotë kryetari i komunës, Gëzim Meshaj. Ai thotë se, “për situatën e krijuar kam informuar edhe strukturat shtetërore”.
Ai shton se për të terrenit malor, në këtë fshat është e vështirë të shkohet gjatë periudhës së verës. "Nga fshati më i afërm edhe në stinën e verës rruga bën rreth 4 orë, ndërsa tani kur trashësia e dëborës arrin në mbi 4 metra është e pamundur, përgjigjet kryetari i komunës. Ndërkohë, reshjet e dëborës edhe pse kanë pushuar në këtë zonë të largët malore shqetësim përbën mbarimi i bazës ushqimore për blegtorinë.
Një shqetësim tjetër është rënia e ortekëve në fshatin Gjonpalaj që gjithsesi deri tani nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz. Po ashtu, shqetësim përbën mungesa e energjisë elektrike për shkak të dëmtimeve në rrjet. “Është vështirë të gjendet se ku është defekti në kushtet kur trashësia e dëborës arrin në mbi 4 metra. Askush nuk guxon të dalë të rregullojë defektin”, thotë Meshaj.
Një muaj më parë, si rrjedhojë e erërave shumë të forta në fshatrat e kësaj komune u dëmtuan çatitë e 15 banesave, ndërsa 4 shtëpi të tjera u bënë të pabanueshme nga dëmtimet e pësuara.

Emergjencat, helikopterët evakuojnë 10 të sëmurë, 2 të humbur në Bulqizë
Situata e krijuar nga reshjet e borës mbetet ende emergjente në disa komuna në veri të vendit, edhe pse sot nuk ka reshje bore. Banorët në këto zona kanë kaluar 17 ditë të izoluar, ndërsa bora në disa vende e ka kaluar trashësinë 3 metra. Problem kryesor për ta mbetet hapja e rrugëve, furnizimi me ushqim pasi rezervat i kanë drejt fundit, furnizimi me energji elektrike dhe ardhja në ndihmë në kushtet e emergjencave shëndetësore.
Aktualisht rezultojnë ende të izoluara 6 Komuna në Tropojë, ndërsa akset te kalueshme me zinxhire për shkak të pranise edhe të akullit. Në Has janë të izoluara 3 komuna, ndërsa në Kukës, ku sot termometri shënon minus 8 gradë celcius, 8 Komuna janë te izoluara dhe në 6 të tjera janë zhbllokuar vetëm qëndrat. Moti i mirë pritet të favorizojë operacionin e shpëndarjes së ndihmave në këto zona, operacion që ka vijuar intensivisht dje edhe pse helikopterët kanë patur vështirësi për tu ulur në terren për shkak të trashësisë së borës që i kalonte 3 metra.
Ndërkaq situata e vështirë dhe në qarkun e Dibrës, ku Komunat e izoluara tashmë prej 15 ditësh kanë dhe mungese të energjisë elektrike. Rrugët e bllokuara nga bora trashësia e se cilës varion nga 2 deri në 3.5 metra nuk lejon as shpërndarjen e ndihmave në rrugë tokësore. Aksi Peshkopi-Milot është i kalueshëm, ndërsa Peshkopi-Qafë Bualli me vështirësi. I ftohti ka mbërthyer dhe Librazhdin, Gramshin e Korcën ku temperaturat kanë rënë sërish. Ndërsa dhjetra fshatra në këto zona janë të izoluar, pasi akset janë të pakalueshme për shkak të trashësisë borës që arrin deri në 2 metra. banorët kërkojnë ndihma ushqimore, furnizim me energji elektrike dhe hapjen e rrugëve.
Bulqizë, babë e birë në mal, 5 ditë pa kontaktuar
Familjarët e Dashamir Dedjas dhe djalit të tij Ilirit apel për ndihmë në News 24. Ata shprehen të shqetësuar për dy anëtarëtt e familjes, kryefamiljarin dhe djalin e tij, pasi kanë humbur kontaktet me familjen prej 5 ditësh.
Babë e bir ndodheshin në stan në Malin e Bardhë, ku trashësia e borës arrin deri në 4 metra, ndërsa prej 5 ditësh nuk kanë asnjë kontakt me familjen.
Bulqizë, apel për ushqim dhe ilace në komunën Ostren
Kreu i komunës së Ostrenit në Bulqizë në një bisedë telefonike për News 24 bën apel për ndihma në ushqime dhe ilace për banorët e kësaj komune, pasi sipas tij, atje kanë mbaruar të gjitha rezervat.
“Të gjithë banorët pa ushqime, kanë 21 ditë të bllokuar , u kanë mbaruar të gjitha ushqimet dhe ilacet”, u shpreh kryekomunari Razi Rama.
Kukës, transportohet drejt spitalit i sëmuri me zemër
Në pamundësi për të carë borën me trashësi deri në 2 metra, forcat e ushtrisë kanë transportuar një të sëmurë me probleme kardiake nga komuna Topojan në spitalin e Kukësit. Pacienti priste prej 3 ditësh në gjendje të rëndë, ndërsa sipas mjekut Sokol Hasho janë dhe raste të tjerë në po të njëjtën zonë, por në gjendje më të përballueshme.
Ndërkohë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë transportuar për në maternitet dy gra shtatzëna dhe në pediatri një fëmijë me temperaturë të lartë.
Helikopterët evakuojnë 10 të sëmurë nga fshatra të thella të veriut
Forcat Ajrore, veçanërisht pilotët dhe helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës vijojnë misionet e tyre humanitare në ndihmë të popullsisë së zonave të bllokuara nga reshjet e shumta të borës.
Edhe sot, pas informacionit të marrë nga kryetari i komunës Temal në Shkodër, në orën 12 e 30 minuta një helikopter ka kryer një mision fluturimi, në kushte tepër të vështira, për evakuimin e katër personave të sëmurë, dy prej të cilëve ishin fëmijë, nga fshati Vilë i kësaj komune për në Spitalin Rajonal të Qarkut Shkodër.
Pas sistemimit dhe dhënies së ndihmës së parë, gjendja shëndetësore e të sëmurëve është përmirësuar dhe aktualisht mbahen nën kontrollin e mjekëve. Ndërkaq, po ky helikopter ka marrë një infermier dhe një mami dhe i ka transportuar për në fshatin Shosh. Në kthim ka transportuar një të sëmurë nga ky fshat dhe e ka sjellë në spitalin e Shkodrës.
Gjithashtu, një helikopter tjetër i Forcave të Armatosura ka realizuar evakuimin e katër personave të sëmurë nga komuna Shënmëri për në Spitalin e Rajonal të Kukësit. Edhe për këta persona është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendja shëndetësore e tyre është më e mirë.
Ndërsa, një helikopter tjetër ka fluturuar drejt fshatit Letaj të Kukësit, duke bërë të mundur evakuimin e një personi në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për në Spitalin e Rajonal të këtij qyteti. Gjendja shëndetësore e të sëmurit është nën kontrollin e mjekëve fshati Tetaj i Kukësit.
Berat, shpërndahen ndihma në zonat e bllokuara
Në kuadër të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës, ku në qarkun e Beratit 2 komunat Potom e Gjerbës vazhdojnë të jenë në hartën e zonave të bllokuara, administrata e Bashkisë se Beratit ka dërguar sot në këto zona ndihma ushqimore e medikamente. Ndihmat konsistojnë në 100 pako me ushqime, miell, produkte agrobiznesi dhe 50 kuti me medikamente. Trashësia e dëborës në dy komunat e bllokuara arrin në 1 metër.

"Pas borës, rrezik përmbytjet"

Amsera e vogël, një javë pas tragjedisë
Ka kaluar vetëm një javë nga tragjedia në Restelicë dhe Amsera, vajza e vetme që i mbijtoi rrëshqitjes së borës duket se e ka marrë veten. Ajo po kalon disa dite me dajën e saj në qytetin e Prizrenit derisa rreth kujdestarisë së saj nuk është vendosur.

- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Tragjedit aktuale ne Shqiperi
Rrëshqitje dheu në Mallakastër, shemben 16 shtëpi
Mallakastër, 26 shkurt - Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në rrethin e Mallakastrës duke shembur edhe disa shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngracie të komunës Qendër në Mallakastër, ku si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut janë shembur 16 shtëpi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e banorëve. Sipas gazetares së “Ora News” e cila ndodhet në vendngjarje, shembja e shtëpive ka nisur gjatë natës dhe gjendja është alarmante pasi shembjet vazhdojnë ende. Menjëherë banorët janë evakuuar nga banesat ndërsa fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)