Zeus10 wrote:Z. Eduart, nuk deshiroj qe ti marresh debatet tona si sulme personale, as ti marresh ato si nje mundesi tonen, per te shprehur dufin ndaj fese qe ti adhuron. Gjithe ky diskutim, lindi sepse artikulli qe ke shkruar, nuk ka nje linje llogjike. E fillon me disa pyetje, qe asnjeri nuk i pretendon. Asnje nuk pretendon, qe historia shqiptare fillon me I.Qemalin, Kastriotin apo Nene Terezen. Hidhesh me pas tek nena e nje presidenti amerikan, kalon me pas tek kryeministrat e Turqise, perandorise bizantine, iliret, pellazget, egjyptianet, jep nja 2-3 etimologji fjalesh ndoshta te gabuara dhe ne fund, i pergjigjesh nje pyetje, ne menyren qe deshiron ti, nje pyetje qe je i vetmi qe e shtron, por e paraqet sikur eshte shtruar prej te gjithe shqiptareve.JAM KUNDER 100 VJETORIT TË PAVARSISË
Shkruar nga: Eduart Thartori
Kush tha se historia jonë fillon me Ismail Qemalin?
Kush tha se historia jonë fillon me Lidhjen e Prizrenit?
Kush tha se historia jonë fillon me Skënderbeun?
Kush tha se historia jonë fillon me Nënë Terezën?
Nëse kjo do të ishte atëherë ne do të ishim kaq pak. Kaq të papërfillshëm. Do të ishim njerëz me bisht sic mundohet propaganda greke dhe serbe të na pasqyrojë në Europë.
Është si detyrim parësor i çdo presidenti amerikan që të lexojë testamentin e presidentit të parë të shtetit më të fuqishëm dhe më demokrat të botës, babait të kombit amerikan Sir, George Washington.
..............................................................
Në testament thuhet se George Washington ishte me prejardhje shqiptare nga nëna. [Nëna e tij Mary Ball në fakt ishte Marije Bala nga fshati Isniq i komunës së Deçanit.
.........................
..................................
..............................
....................
Diçka në lidhje me fenë e shqiptarit
Feja e shqiptarit nuk është Shqiptaria. (Ndryshe nga sa na imponojnë injorantët dhe të shiturit politikëbërës të Shqiptarisë). Por duke qenë kombi më i civilizuar i botës ata gjithmonë e kanë kuptuar se lidhjet me Zotin, Krijuesin janë një shenjë e ngritjes njeriut në një gradë më të lartë se kafshët.
Shqiptarët (Ilirët, Arnautët, Arbëreshët) duke qenë më të qytetëruar, i kanë përkrahur gjihmonë mesazhet hyjnore duke filluar që nga ato më të vjetra e deri tek më të fundit, Mesazhi i Jezusit (Krishterimin) dhe së fundi përfeksionimin e këtij mesazhi hyjnor Islamin.
Prandaj le të heshtin gojët e këqija që duan të vejnë në dyshim zgjedhjen e stërgjyshërve tanë ilirë dhe arbëreshë e arnautë. Sepse me këtë propagandë të ndyrë, ata ofendojnë intelektin më të lartë të qytetërimit botëror. Intelektin shqiptar.
Nuk po dua të zgjatem më shumë, sepse një analizë e tillë kërkon libra dhe historian të specializuar por dhe objektivë që të përfshihen në këtë debat. Gjithsesi besoj se një ilir që jetonte 12 mijë vjet më pare, nëse do të vinte në kohët tona do t`a merrnim vsh dhe do na merrte vesh me gjuhën tonë shqipe.
[b]Ja pse mendoj se të festosh 100 vjet ... ërore.[/b]
Shqipëria jonë nuk ka 100 vjet që ekziston, ajo është mëma e kulturës dhe civilizimit më të lashtë
Vecse për këtë shkrim i detyrohem një falenderim të veçantë Profesor Dr. Shkëlzen Kadriut (dr. i shkencave të së Drejtës), i cili më frymzoi dhe më orientoi në gjetjen e materialeve për referenca.
Shkruar nga: Eduart Thartori
Ne ate artikull, nuk ka asnje argument, qe te na thote pse nuk duhet ta festojme ate pervjetor, megjithese ti je i vetmi qe shtron kete pyetje per diskutim. Dita e pavaresise se Shqiperise, 100-vjetorin e te ciles duam me gezim ta festojme, nuk eshte dita e fillimit te historise se Shqiperise, por eshte dita kur shqiptaret per here te pare ne historine e tyre, vendosen te krijojne nje shtet, qe do te drejtohej prej vete atyre. Nuk do te ishin "vellezerit" muslimane turqe, apo kineze, apo persiane, ata qe do te udhehiqnin kete shtet, qe shqiptaret shpallen, as "vellezerit" e krishtere, greke apo serbe, por shqiptare dhe gjak shqiptaresh, me fe dhe nga krahina te ndryshme. Ky eshte nje bashkim, ku e ku me i madh se ai qe predikoni ju, qe i gjen vellezerit e tu shpirterore dhe ne Kine apo Indi. Ata nuk jane vellezerit e tu, sepse jane muslimane, por sepse kane te njejtin krijues, megjithese te njejtin krijues kane dhe njerezit e besimeve te tjera, qe ti heziton ti quash vellezer shpirterore, sepse per ju me e rendesishme eshte feja sesa vete Zoti, te cilin ju rralle e therrisni keshtu, sepse preferoni ta therrisni ate, ne emrin me te cilin ai therritet ne nje gjuhe shume te ndryshme nga shqipja.
E pra ti nuk e njeh Skenderbene, si gure referimi ne historine tone, por eshte ai Skenderbe qe pervecse perjetesoi luftetarin shqiptar, solli tek ne simbolet e te pareve tane, dhe deshmoi per ta:
duke realizuar keshtu lidhjet e nevojshme, per historine e races sone. Keto lidhje u munduan te zhbenin hordhite e sulltanit "paqesor", qe per peseqinte vjete ja doli ta mbaje popullsine e Arberit ne kufijte e nje milionit, ndersa kombet e tjera ndergjegjesoheshin dhe rriteshin shumefish. Ne fund keta sundimtare muslimane, e nxorren vendin tone ne treg dhe me copat e tij siguruan veten e tyre.
Z.Zeus !
Kthehuni me lart dhe shikoni pergjigjen qe i kam dhene z. Barbudus, pak me lart. Mendoj se i jep pergjigje edhe replikes tuaj ne lidhje me ceshtjen e artikullit tim. Nuk po dua te perseris te njejtat gjera qe i kam thene me siper.
respekte
Eduarti








