"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pavaresia e Kosoves

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Pavaresia e Kosoves

#1

Post by Adriana »

Franca, Jordania dhe Norvegjia pro Kosoves




Ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage ka vazhduar edhe dje debati rreth shpalljes se pavaresise se Kosoves me ekspozete e Frances, Jordanise dhe Norvegjise, qe unanimisht kane mbeshtetur pavaresine e Kosoves.

Perfaqesuesja e Frances, Hedvig Belliar, ka kerkuar nga GJND-ja te mos jape fare mendim rreth shpalljes se pavaresise se Kosoves, sepse kjo nuk do te kete asnje rendesi praktike, pasi qe pavaresine e Kosoves tashme e kane njohur 63 vende. Ajo ka thene se ceshtja qe po diskutohet, eshte gjendur para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne forme artificiale. Belliar ka thene se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, sepse ajo nuk e rregullon ceshtjen e secesionit. Perfaqesuesja e Frances, ne vazhdim, ka deklaruar se pavaresia e Kosoves nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ai ka te beje me raportet ndershteterore, por jo me vende te caktuara, per te shtuar se rasti i Kosoves eshte 'sui generis', sic eshte cdo shpallje e pavaresise.

Ne emer te Frances ka folur edhe perfaqesuesi tjeter, Matias Fortju, qe ka thene se rasti i Kosoves nuk ka asgje te perbashket me rastet sic jane: Rodezia, Qipro ose Kongo. Fortju, ne vazhdim, ka pohuar se shpallja e pavaresise se Kosoves, ne asnje forme, nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, per te shtuar: "Delegacioni i Serbise, ne tekstin e shkruar, ka pranuar se nuk ka dispozite specifike ne te drejten nderkombetare qe ndalon secesionin, por, megjithate, Beogradi vazhdon te thote se pavaresia e Kosoves eshte e paligjshme, qe eshte nje kontradikte", ka konkluduar perfaqesuesi i dyte i Frances, Matias Fortju.

Pavaresine e Kosoves e ka mbeshtetur edhe perfaqesuesi i Jordanise, Princi Zeid Al Husein, ambasador i ketij vendi ne SHBA. Ai ka thene se ceshtja e njohjes se pavaresise se Kosoves eshte e drejte sovrane e vendeve te caktuara. Ne vazhdim, ai ka folur per suprimimin e autonomise se Kosoves, privimin e shqiptareve nga te gjitha te drejtat dhe per dhunen qe Serbia ka ushtruar ndaj kosovareve. Princi Zeid Al Husein ka thene se Kosova kurre nuk ka qene pjese Serbise, ndersa eshte aneksuar dhe eshte mbajtur me dhune, per te shtuar se shqiptaret e Kosoves jane popull dhe u takon e drejta e vetevendosjes, sepse, pos tjerash, perbejne grup kompakt ne planin politik, gjuhesor dhe cdo kuptim tjeter, qe jeton me shekuj ne territorin e Kosoves. Perfaqesuesi i Jordanise ka thene se e drejta nderkombetare ka qendrim neutral ndaj shpalljeve te pavaresise dhe ka shtuar se nese nje entitet ka popullaten, territorin dhe qeverine, si ne rastin e Kosoves, ai konsiderohet shtet. Princi Zeid Al Husein, ne mbyllje, ka ftuar Kosoven dhe Serbine qe si dy shtete fqinje dhe te barabarta te bisedojne per ceshtjet me interes te dyanshem.

Edhe perfaqesuesi i Norvegjise, Rolf Fife, ka mbeshtetur pa asnje hezitim pavaresine e Kosoves. Ai fillimisht ka perseritur tezen qe ne Hage eshte degjuar shume shpesh, se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ceshtje qe sanksionohet me te drejten nderkombetare dhe, rrjedhimisht, nuk mund te jete ne kundershtim me te. Rolf Fife ka pohuar se Kosova gezon te drejten e vetevendosjes dhe per te argumentuar kete teze eshte thirrur ne dokumentet e Rambujese, ku eshte i apostrofuar "vullneti i popullit" te Kosoves dhe per te shkuar edhe me larg dhe per te konstatuar se per faktin qe Rezoluta 1244 permban dokumentin e Rambujese, ajo anticipon edhe vetevendosjen per Kosoven. Per te ilustruar kete konstatim, ai eshte thirrur edhe ne kumtesat e Grupit te Kontaktit para vitit 1999, ne te cilat ishte thene se me rastin e percaktimit te statusit te Kosoves, duhet te respektohet vullneti i shumices. Perfaqesuesi i Norvegjise ka thene se me rastin e votimit ne Kombet e Bashkuara, qe ceshtja te dergohet ne Hage para GJND-se, 77 vende kane votuar per, ndersa 115 kane abstenuar dhe ka konstatuar: "Kjo deshmon se per shkak te korrektesise politike, ne kemi dashur qe Serbise t'i jepet rasti qe kete ceshtje ta shtroje per shqyrtim", ka thene Fife dhe menjehere ka shtuar se "Kosova nuk perben nje precedent, ndersa Rezoluta 1244 nuk ndalon shpalljen e pavaresise".

"GJND-ja nuk ka perse te merret me integritetin territorial dhe as ceshtjen e vetevendosjes, sepse shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kontradikte me asnje dispozite te se drejtes nderkombetare", ka konkluduar perfaqesuesi i Norvegjise, Rolf Fife.
Last edited by Adriana on Sun Dec 20, 2009 10:28 am, edited 2 times in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#2

Post by Adriana »

Bullgaria mbron mevetesine



Ne mbrojtje te pavaresise ishte Bullgaria, e cila ka argumentuar se "krijimi i shteteve te reja varet nga fakti nese ai entitet disponon popullaten, territorin dhe qeverisjen efektive". Nje qendrim te balancuar ka shpalosur Burundi, duke thene se "kualifikimi i shpalljes se pavaresise se Kosoves si akt jo i ligjshem nuk do te kishte asnje efekt praktik, sepse Kosova do te vazhdonte te ekzistonte si gjendje faktike".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#3

Post by Adriana »

Spanja, serish kunder Kosoves




Seancen e djeshme degjimore ne GJND e ka hapur Spanja, qe ka thene se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, sepse me te eshte shkelur Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Perfaqesuesja e Spanjes, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thene se "Spanja konsideron se Rezoluta 1244 ende eshte ne fuqi, ndersa procesi politik per gjetjen e zgjidhjes eshte ende ne vazhdim e siper, gjithnje derisa Keshilli i Sigurimit nuk miraton nje vendim tjeter". Hernandez ka pretenduar se "shpallja e njeanshme e secesionit nuk eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare, sepse lejohet vetem ne rastet e kolonive" dhe ka konkluduar se "ceshtja e Kosoves eshte zgjidhur me Rezoluten e KS te OKB-se, qe shqiptareve u ka ofruar vetadministrim te gjere".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#4

Post by Adriana »

Finlanda: Pavaresia nuk dhurohet, por fitohet




E fundit ne seancen e djeshme ka folur Finlanda, qe pa asnje hezitim ka dale ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves. Paiva Koukuranta ka folur per deportimet dhe dhunen e Serbise ne Kosove, qe ka qene sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme te autonomise dhe referendumin e vitit 1991 per pavaresine. Ajo ka pohuar se pas renies se Murit te Berlinit, rrethanat kane ndryshuar, per te shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit. ""Shtetesia nuk eshte dhurate qe dikush i jep dikujt, por eshte dicka qe buron nga ata qe krijojne shtetin e tyre"", ka thene Paiva Koukuranta, per te shtuar se edhe pavaresia e vendit te saj ishte bere nga Parlamenti i Finlandes ne kuader te Rusise. Rasti i Kosoves eshte 'sui generis', ndersa argumentet e kundershtareve te pavaresise se Kosoves jane siperfaqesore, ka thene perfaqesuesja e Finlandes.
Last edited by Adriana on Sun Dec 20, 2009 10:17 am, edited 1 time in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#5

Post by Adriana »

Harold Koh :Lereni te qete pavaresine e Kosoves!




Ne nje fjalim qe ishte mbrojtja me e fuqishme e pavaresise se Kosoves ne Hage, Harold Koh, fillimisht, ka shtruar pyetjen nese shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare dhe menjehere eshte pergjigjur me keto fjale: "Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ajo eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare, sepse nuk permban asgje ne kundershtim me kete te drejte". "E drejta nderkombetare nuk rregullon ceshtjet e deklaratave te pavaresise, ndersa pavaresia e Kosoves eshte kaptina e fundit ne procesin e shperberjes se ish-Jugosllavise", ka thene Harold Koh, per te shtuar se "nuk ka inkonsistence ndermjet shpalljes paqesore te pavaresise se Kosoves, te se drejtes nderkombetare dhe Rezolutes 1244". Ne vazhdim, Harold Koh u eshte drejtuar gjykatesve te GJND-se, duke u thene se ata kane degjuar per mizorite ndaj shqiptareve te Kosoves, per 1 milion kosovare te debuar me dhune dhe per fushaten e pastrimit etnik, per te shtuar se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ka qene zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprire nje proces politik. "Shpallja e pavaresise se Kosoves eshte artikulim i vullnetit te popullit, qe as mund te autorizohet dhe as ndalohet" , ka thene Harold Koh, per te shtuar se Serbia kishte thene se edhe ne rastin e Sllovenise dhe Kroacise ishte shkelur e drejta nderkombetare, por qe tash nuk thote. Shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetem raportet ndershteterore, ka thene Koh, per t'iu referuar pastaj Rambujese dhe "vullnetit te popullit" dhe per te shtuar se dokumentet e ketij tubimi nuk prejudikojne dhe as perjshatojne asnje epilog te statusit politik te Kosoves. Nese Rezoluta 1244 permban dispoziten per integritetin territorial te Serbise, pse atehere per shume kohe Beogradi eshte ankuar se ajo ia hap rrugen pavaresimit te Kosoves, ka pyetur Harold Koh, per te shtuar se Rezoluta 1244 thirret ne integritetin territorial te Jugosllavise, por Jugosllavia me nuk ekziston.

Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetem si faze kalimtare, ndersa mbeshtetesit e Serbise nuk kane arritur te gjejne asnje rresht ne rezolute qe te mund te thone se Kosova, duke e shpallur pavaresine, e ka shkelur ate, ka thene Harold Koh. Serbia thote se i ka ofruar Kosoves autonomine me te gjere te mundshme, por ata qe mbajne mend tanket rreth Parlamentit te Kosoves ne vitin 1989, e dine mire se per cfare autonomie behet fjale, ka thene ne vazhdim perfaqesuesi amerikan. Ai ka pohuar se nga qindra deklarata te pavaresise, asnje nuk eshte hedhur poshte nga e drejta nderkombetare dhe kjo nuk ben te ndodhe as me Kosoven. Nga kjo gjykate kerkohet te vendose nese deshiron te ktheje situaten prapa ose te lejoje Kosoven dhe fqinjet te ecin perpara, ka thene Koh.

Serbia ka perseritur se nuk do ta njohe Kosoven edhe nese kjo gjykate shpreh mendim ne favor te Kosoves dhe, rrjedhimisht, gjykata nuk ka nevoje te jape mendim, te cilin shtete kane thene se edhe ashtu nuk do ta respektojne, ka thene perfaqesuesi amerikan. Ai ka shtuar se nese kete do ta beje, atehere duhet te kete parasysh kujdesin intensiv te Keshillit te Sigurimit ndaj Kosoves. Po ashtu, shqetesimin e OSBE-se per popullin e Kosoves, historine e autonomise se Kosoves dhe pjesemarrjen e Kosoves ne procesin nderkombetar te statusit", ka thene perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Harold Koh.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#6

Post by Adriana »

Prishtina: Ora nuk kthehet dot prapa




Kosova ka dhene argumentet e saj mbi ligjshmerine apo jo te deklarates se pavaresise. "Eshte e paimagjinueshme qe ne te pranojme thirrjen e Serbise per te kthyer oren mbrapa - per te zhvilluar negociata te metejshme rreth asaj se a do ta pranoje apo jo Serbia Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo do te ishte teper destabilizuese dhe madje mund te prodhoje konflikt te ri ne rajon", ka terhequr verejtjen shefi i diplomacise kosovare, Skender Hyseni, ne fjalen e tij. Ai ka nenvizuar se "pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe keshtu do te mbetet, jo vetem per hir te Kosoves, por edhe per hir te paqes dhe sigurise se qendrueshme rajonale, per te cilen pavaresia e Kosoves ka kontribuar aq shume".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#7

Post by Adriana »

ImageAKR: Guineja e Re njeh sovranitetin e KosovësImage



AKR (Aleanca Kosova e Re) bën të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp se, sovraniteti i Republikës së Kosovës është njohur nga Guineja e Re.
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli është njoftuar për njohjen e re nga vetë ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti oqeanik. Në komunikatë bëhet e ditur se letra zyrtare e njohjes së Kosovës nga Guineja e Re, do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin janar.

Më tej thuhet se përveç Guinesë së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete tjera të Azisë se Largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitave që kreu i AKR-së u ka bërë këtyre shteteve.

“Emrat e këtyre shteteve do të konfirmohen në momentin e duhur në mënyrë që tani të mos pengohet procesi pozitiv i ngritjes së numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata e AKR-së.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Pavaresia e Kosoves

#8

Post by Adriana »

Kosova pret me padurim njohjen nga Vatikani

Presidenti Sejdiu i uron festën e Krishtlindjes Papa Benediktit XVI



Me rastin e festës së Krishtlindjes presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u ka dërguar urime Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI, ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjit, dhe të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të Kosovës.
Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI!

Ju shkruaj që në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta për festën e Krishtlindjes. Duke ju shfaqur edhe një herë falënderimin për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, ju lus, Shenjtëria Juaj, që ta keni parasysh kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës.

Shenjtëria Juaj,

“Njohja e Republikës së Kosovës nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithë populli i Kosovës, i cili, si gjithmonë, është shembull i rrallë i bashkëjetesës, i harmonisë dhe i tolerancës në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme. Ne në Kosovë lutemi që viti 2010, të cilin me dekret të veçantë e kam shpallur Vit të Nënës Terezë, bashkë me Katedralen me emrin e saj, që do ta hapim në Prishtinë, të na sjellë edhe bekimin e vendit tonë nga Ju Ati i Shenjtë dhe nga Selia Juaj”, thuhet në fund të urimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#9

Post by Sally »

  Greqia nuk ndryshon qëndrim për pavarësin e Kosovës


Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se Greqia nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën.
“Qëndrimi i Greqisë njihet shumë mirë dhe nuk do të ndryshojë”, deklaroi numri një i ekzekutivit grek në një intervistë për një të përditshme serbe. Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i qeverisë helene, ka theksuar se stabiliteti dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare mbeten çështjet kryesore për Athinën.

Gjithashtu, ai nënvizoi se një tjetër çështje të cilës qeveria e tij do t’i kushtojë rëndësi, është edhe ajo e ruajtjes së objekteve fetare dhe kulturore serbe në Kosovë.
 
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#10

Post by Sally »

Kosova feston përvjetorin e pavarësise (edhe pse problemet mbeten)





Deri tani Kosovën e kanë njohur 65 vende, është anëtarësuar në FMN dhe Bankën Botërore, ka krijuar institucionet, por kanë mbetur edhe shumë probleme.

Githandej Kosovës po festohet me aktivitete të ndryshme dyvjetori i pavarësisë. Rrugët, sheshet dhe ambientet e hapura dhe të mbyllura janë veshur me flamuj të Kosovës, flamuj kombëtar dhe të vendeve që ndihmuan shpalljen e pavarësisë. Shumë personalitete nga këto vende po qëndrojnë në Prishtinë me ftesë të krerëve më të lartë të shtetit, për të festuar së bashku dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Seanca solemne

Ndër ngjarjet kryesore në këtë ditë ishte seanca solemne e parlamentit të Kosovës. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit, thanë se pavarësia e Kosovës ka kontribuar shumë në stabilitetin e rajonit dhe në këtë linjë ftuan Serbinë që të jetë konstruktive në integrimin e rajonit. Presidenti Fatmir Sejdiu, thotë se gjatë dy viteve të pavarësisë, Kosova ka ndërtuar institucionet që angazhohen për sigurinë. Ndërsa prioritet mbetet kthimi i rendit dhe ligjit edhe në veri të Kosovës ku përmend ekzistimin e strukturave
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Fatmir Sejdiu paralele serbe dhe kriminalitetin ekonomik. “Strategjia e institucioneve të Kosovës dhe zyrës civile ndërkombëtare për veriun dhe mbështetja që i jepet asaj nga bashkësia ndërkombëtare, na bën të besojmë se edhe kjo pjesë e vendit do t'i kthehet normalitetit në mënyrë që qytetarët që jetojnë atje pa dallin etnie të ndihen të lirë dhe të sigurt për vetën dhe për të ardhmen e familjeve të tyre”, thotë presidenti Sejdiu.

Thirrje Serbisë që të jetë konstruktive

Kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, i bëri thirrje Serbisë që të jetë konstruktive në zbatimin e strategjisë nga institucionet për integrimin e veriut të Kosovës.

"Ne e ftojmë Serbinë që të mbajë qëndrim konstruktiv ndaj kësaj strategjie qëllim mirë, t'i kontribuojë marrëdhënieve integruese evropiane, procesve paqësore dhe dialogut pragmatik për çështje të interesit të përbashkët. Komuniteti serb në Kosovë dhe komuniteti shqiptar në Serbi duhet të në shërbejnë si ura komunkimi dhe bashkëpunimi reciprok”, thotë kryetari i parlamenitt të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Problemet e vjetra

Në vitin e dytë të pavarësisë, Kosova vazhdon të përballet edhe me probleme tjera. Disa qytetarë shprehen të gëzuar që jëtojnë në një shtet të pavarur, por thonë se as për së afërmi nuk janë realizuar pritjet e tyre për një jetë më të mirë.

“Është realizuar një pjesë shumë e vogël nga ajo çfarë kam pritur dhe çfarë kam ëndërruar. Unë studiojë dhe nëse pas studimeve nuk mund të punësohesh, atëherë për çfarë ke shkuar në studime.”

“Kemi pritur shumë më shumë. E mira është që është shpallur pavarësia, por përparim nuk ka. Nuk e kemi pritur këtë çfarë po ndodhë, jam i zhgënjyer me klasën tonë politike e cila nuk po bënë asgjë për njerëzit, përveç se për xhepat e vet.”

“Ëndrrat e mia për këto dy vite kanë mbetur vetëm me ndjenjën e shpalljes së pavarësisë, ndërsa ekonomikisht jemi të lodhur. Unë kam pritur shumë më shumë, zhvillim ekonomik, të ardhura më të mira...asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Unë kam tre djem, të gjithë janë të papunë”.

Papunësia ndër problemet më të rënda


Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë. Llogaritet se rreth gjysma e popullatës janë të papunë, që është niveli më i lartë në Evropë. Edhe ajo pjesë e qytetarëve që punojnë dhe marrin paga nga buxheti i Kosovës, shprehen të pakënaqur me kushtet e punës dhe të ardhurat e tyre të ulëta. Pikërisht në kohën e dyvjetorit të festimit të pavarësisë, në shumë ndërmarrje shoqërore vazhdojnë grevat dhe protestat e punonjësve.

Njohja e pavarësisë

Kosova deri tash Kosova është njohur nga 65 vende të botës. Autoritetet shpresojnë se ky numër do të rritet. Ministria e jashtme u ka dërguar letra të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë me argumentime se Kosova meriton të jetë shtet dhe se kontribuon për stabilitetin e rajonit. Edhe një kompani izrealite tash e disa muaj është angazhuar nga qeveria e vendit që me reklama në mediumet më të fuqishme të botës ta bëjë promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#11

Post by Sally »

Tadiq: Nuk e kuptoj pse Mali i Zi e ka njohur Kosoven


09.07.2010
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nuk i kupton arsyet pse Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Siç raportojnë mediat malaziase, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, të enjten, Tadiqi ka thënë se ...
... asnjëra qeveri në Serbi nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, ndërsa sipas gazetës “Vijest” ka porositur se çështja e Kosovës edhe më tutje mund të shkaktojë mospajtime mes Beogradit dhe Podgoricës, duke përmendur në këtë kontekst kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës.
“Ekziston një ndjeshmëri e posaçme në lidhje me njohjen e Kosovës nga ana e shteteve fqinje dhe përmes këtij fakti është theksuar edhe çështja e definimit të kufijve”, ka thënë Tadiqi në Cetinë, pas takimit me kreun malazias Filip Vujanoviq.
Në anën tjetër, rapoorton “Vijesti”, presidenti malazias Vujanoviq nuk e ka mbrojtur vendimin e Malit të Zi për ta njohur Kosovën, duke thënë se Kosova ka dy realitete.
“Njëri (realitet) është njohja nga 69 shtete, ndërsa tjetri është mosnjohja nga 123 shtete anëtare të OKB-së”, ka thënë Vujanoviq, duke shtuar: “Gjithsesi që Mali i Zi mund të thotë vetëm atë që në Mal të Zi është e pritshme, se këto dy realitete kështu edhe trajtohen”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#12

Post by Sally »

Berisha: Vendii i GJND-së, historik – i merituar për shqiptarët, pas sagës së vuajtjeve që kanë kaluar
22-07-2010


Kryeministri Berisha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës. Menjëherë pas shpalljes së vendimit të trupit gjykues, kreu i qeverisë doli në një konferencë për shtyp duke u shprehur se “Gjykata e Hagës iu garantoi qytetarëve të planetit se pavarësia e Kosovës është në frymën e plotë të së drejtës ndërkombëtare”. Ndërsa e konsideroi, historik vendimin e sotëm të GJND-së, Berisha tha se ky fakt përbën një detyrim të madh, inkurajim madhor që shqiptarët të angazhohen për ndërtimin dhe konsoldiimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera kryeministri Berisha theksoi se vendimi GJND-së do të ketë kontribut në një qëndrim të ri të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbeve. “Shqiptarët dhe Serbët, dy kombe të rëndësishem në rajon, që pavarësisht nga historia e shkuar kanë tani të përbashkët idealin europian.Qeveria shqiptare është e vendosur të kontribuojë për një qëndrim të ri në marrëdhëniet Tiranë-Beograd” u shpreh Berisha përpara mediave.

Topi: Vendimi, hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës

Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin e saj në favor të pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i telefonon homologut të tij kosovar Fatmir Sejdiu. Kreu i shtetit Topi e ka cilësuar këtë vendim të rëndësishëm, duke i komunikuar Sejdiut se “Opinioni i GJND-së një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për integrimin e saj”.

Meta: Kosova, së shpejti anëtare e OKB-së

Zv kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta u shpreh se "Mendimi i GJND-së mbi ligjshmërinë e Kosovës, i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të saj, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një të ardhme të afërt". Përmjes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, përshëndeti vendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi kryesor i drejtësisë Ndërkombëtare, që konfirmon në mënyrë të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një akt i ligjshëm dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Meta deklaroi se "vendimi i GJND-së për Kosovën, është edhe një rikonfirmim i të drejtës së patjetërsueshme të qytetarëve kosovarë për liri dhe pavarësi, si dhe një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, në rajon e më gjerë.

Hyseni: Tani dialog me Serbinë si të barabartë

Pas verdiktit për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës, dhënë pak më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni tha "presim që Serbia të drejtohet nga ne për diskutime".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#13

Post by Sally »

GJND: Pavarësia e Kosovës legjitime
22-07-2010


Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara sapo dha opinionin e saj, duke thënë se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk shkeli ligjin ndërkombëtar. Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovaada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara. Në këtë aspekt, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera. Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor. Pro mendimit se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur asnjë dokument të së drejtës ndërkombëtare, kanë votuar 10 anëtarë të Gjykatës, ndërkaq 4 kanë qenë kundër. “Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se Rezoluta 1244 paraqet ndalesë për shpalljen ose është kundër shpalljes. Nuk mund të rrjedhë një gjë e tillë nga gjuha që kuptohet në këtë kontekst. Rezoluta 1244 është në këtë aspekt dykuptimëshe dhe objekti dhe qëllimi i rezolutës është krijimi i një administrate të përkohshme”, ka thënë Ovada. Sipas tij, asnjë dispozitë e të drejtës ndërkombëtare nuk është shkelur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë më 17 shkurt 2008. Ovadak ka thënë se gjykata tashmë ka vlerësuar se deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk ishte nxjerrë nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes. “Autorët e deklaratës së pavarësisë nuk obligoheshin nga kompetencat dhe përgjegjësitë e Kornizës Kushtetuese. Prandaj gjykata konsideron se deklarata e pavarësisë nuk e ka shkelur Kornizën Kushtetuese”, ka thënë ai. Paraprakisht kryetari i Gjykatës ka paraqitur një pasqyrë të të gjitha ngjarjeve që i kanë paraprirë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke nisur që nga vendosja e misionit të OKB-ve në Kosovë dhe vendosja e KFOR-it dhe organizatat tjera. Ovada ka theksuar se shpallja e pavarësisë e pasqyron atë se negociatat për statusin përfundimtar kanë dështuar dhe kjo përcaktohet edhe në preambulën e deklaratës, ku i referohet viteve të negociatave të sponsorizuara nga ndërkombëtarët. Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se "e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë", raporton AP. Vendimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk është detyrues. Por analistët thonë se një vendim që mbështet Kosovën mesa duket do të bëjë që më shumë vende të tjera ta njohin pavarësinë e saj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#14

Post by Sally »

Vendimi i GJND për Kosovën, lajm i parë në të gjitha mediat botërore





Mendimin këshillëdhënës të GJND-së, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, është pasqyruar me shpejtësi nga mediat më prestigjoze në botë


Lajmi është pasqyruar në BBC e CNN, nga agjencia Reuters, AP, France Press dhe Xinhua e Kinës, e cila ka lajmëruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ndërsa AP ka shtuar se në të ardhmen do të forcohen përpjekjet për njohje të reja të shtetit të Kosovës.


Edhe Televizioni austriak ORF e ka transmetuar si lajm kryesor mendimin e GJND-së e po kështu kanë vepruar edhe botimet elektronike të gazetave të përditshme austriake.


Sipas gazetës gjermane Velt, vendimi i GJND-së mund të ketë "ndikim në një sërë lëvizjes separatiste anembanë botës"


Agjencitë ruse të lajmeve në kohë reale, si lajmi I fundit kanë publikuar mendimin e GJND-së.
"Itar-tas" ka shkruar se gjykata e ka njohur legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kurse RIA-Novosti ka shkruar shkurt se GJND-ja njohu pavarësinë e Kosovës.


Portali Neësru.com ka vlerësuar se GJND-ja 'nuk e ka mbajtur anën e Serbisë" dhe ka vlerësuar se "në shkëputjen e Kosovës nuk ka gjetur asgjë jashtëligjore".


Mediet polake e çeke kanë thënë se ky mendim është nxitje për njohje të reja të Kosovës.


"Haga ka vendosur-Kosova mbetet e pavarur", njoftoi kanali televiziv publik çek ČT24.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pavaresia e Kosoves

#15

Post by Sally »

 
Jeremic: Nuk do ta njohim kurre pavaresine e Kosoves




22.07.2010
Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, pas vendimit të GJND-së, që vendosi se pavarësia e Kosovës është e ligjshme.

“Për Beogradin loja nuk ka mbaruar ende, pasi çështja është politike dhe tani fjala i kalon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka deklaruar Jeremiç.
 
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”