"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedit aktuale ne Shqiperi

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Tragjedit aktuale ne Shqiperi

#1

Post by Sally »

“Tornado” ne Tirane, permbyten shtepi e makina



Dhjetera makina te demtuara, shtepi, por edhe peme jane permbytur dhe rrezuar dje si pasoje e shirave te rrembyeshem, te pazakonte per vendin tone me klime mesdhetare. Me shume, pasoja te tilla te ngjajne me ato qe shkaktojne “Tornadot” apo uraganet (ne rastin me te keq) te pranishme ne Shtetet e Amerikes. Ndersa per vendin tone, fenomene te tilla jane pothuaj te panjohura, te pakten ne masen e djeshme.

Makinat

Me problematike, gjendja eshte paraqitur ne “Rrugen e Elbasanit”. Me shume se 26 makina jane permbytur ne garazhin qe gjendet ngjitur me parkun e madh te lojerave. Makinat jane zhytur teresisht ne uje, pas renies se reshjeve te dendura per rreth nje ore pa pushim, duke i bere ato tashme te paperdorshme. Shumica e makinave te parkuara prane kendit te lojerave, tek “Rruga e Elbasanit” kane qene luksoze, por gjithcka eshte demtuar tashme. Aktualisht mesohet se forcat e repartit zjarrfikes te kryeqytetit po punojne intensivisht per largimin e ujit, duke perdorur pompa thithese. Deme te medha jane bere edhe ne rrugen kryesore te kesaj zone. Nje peme eshte rrezuar ne mes te rruges, ndersa asfalti eshte mbuluar me uje. Kjo ka krijuar nje kaos te madh ne trafik, pasi makinat nuk kalonin dot nese nuk “shtyheshin”. Nga ana tjeter, pusetat nuk arrinin te thithnin ujin qe ndodhen mbi siperfaqen e asfaltit, per shkak se ishin mbushur me mbeturina.

Zonat e permbytura

Jane dashur vetem pak minuta shi dhe qendra e Tiranes, por edhe zonat periferike te kryeqytetit, te permbyten. Ne vetem pak minuta, reshjet e shiut rrezikuan seriozisht bizneset dhe shtepite e banoreve te zonave te ndryshme dhe nese ato do te kishin rene per me shume se nje ore, pasojat mund te ishin te paimagjinueshme. Pervec “Rruges se Elbasanit”, edhe ne rrugen “Karl Gega”, ne periferi te Tiranes disa banesa jane permbytur, nderkohe qe jane rrezikuar dhe disa femije, te cilet jane shpetuar fale nderhyrjes se uniformave blu. Shirat e rrembyeshem kane krijuar probleme dhe ne lagjet e reja te Tiranes, ku me te dukshme ato kane qene ne zonen “Komuna e Parisit”, apo dhe ne “Unazen e Re”. Permbytje jane regjistruar edhe ne rruget e zones se “Don Boskos”, rrugen “Jordan Misja”, ne zonen e “Porcelanit”, etj. Nga te dhenat e para mesohet se jane regjistruar deme te konsiderueshme materiale, megjithate nje bilanc me i qarte do te mund te publikohet gjate dites se sotme.

Reagon bashkia e Tiranes: “Shkak i permbytjeve, kolektoret e tejmbushur”

Bashkia e Tiranes reagoi sot pasdite, ndaj permbytjeve te oreve te fundit ne kryeqytet, duke fajesuar per situaten gjendjen e kolektoreve qe punojne me kapacitete minimale. “Problemi me i madh ne kete moment ne Tirane jane kolektoret, te cilet jane te tejmbushur dhe punojne me kapacitete minimale. Pergjegjesia per kete nuk eshte tek bashkia, por tek Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve”, eshte shprehur dje drejtori i Puneve Publike ne bashki, Arben Seferi. Ai beri te ditur se zonat me problematike ne kryeqytet jane rruga “Don Bosko”, “Jordan Misja”, zona e “Misto Mames”, rruga “Karl Gega”, “Rruga e Elbasanit”, etj.

Kolektoret duhej te perfundonin ne prill

Blloqet e pallateve nga Kopshti Botanik ne rrugen “Komuna e Parisit”, vazhdojne ende te vuajne pasojat e permbytjes. Zgjidhja e vetme e kesaj situate teper problematike, eshte rindertimi i kolektorit kryesor te qytetit, i cili ishte parashikuar te perfundonte brenda muajit prill. Nje gje e tille do te ndikonte ne mosperseritjen e tmerrit qe kalojne banoret e “Komunes se Parisit” sa here qe bie shi, qofte ky edhe jo i rrembyeshem. Pervec demeve qe iu kane sjelle reshjet e rrembyeshme banoreve te cilet posedojne bodrume, apo qendrojne ne katet e para, mbushja me uje e ketyre pjeseve te pallateve, ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek te gjithe banoret e tjere.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Last edited by Sally on Sun Aug 30, 2009 12:32 pm, edited 4 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#2

Post by Sally »

Austri, Hungari dhe Çeki 7 të vdekur

Përmbytjet që përfshinë sot kryeqytetin edhe pse u dukën mjaft të mëdha dhe të dëmshme, krahasuar me ato të vendeve të tjera europiane, mund të quhen "modeste". Përmbytjet në Europë, sidomos në Austri, Hungari dhe Çeki shkaktuan 7 të vdekur. Qeveria çeke dhe ajo austriake kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme
Last edited by Sally on Sun Jul 12, 2009 1:36 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Europa nën ujë

#3

Post by Sally »

Permbytet Tirana. Pamje pas shirave te dates 01-07-09



Për shkak të rreshjeve të dendura të rëna përpara një ore dhjetra makina janë mbuluar totalisht nga uji në parkingun afër këndit të lojrave në rrugën e Elbasanit. Makinat janë zhytur tërësisht në ujë pas rënies së rreshjeve të dendura për rreth një orë pa pushim. Je blerje ose nje kafe ne nje nga qendrat me te medha tregtare ne Tirane mund te kushtoj me shtrejte.

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Europa nën ujë

#4

Post by Sally »

Permbytet Tirana. Pamje pas shirave te dates 01-07-09
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1017
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Europa nën ujë

#5

Post by Hymniarber »

A ka kanalizime Tirana, apo bashkia punon vetem per te lyer fasadat? Ky eshte testi i vertete i punes se bashkise, vetem 15 min shi dhe permbytje.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Europa nën ujë

#6

Post by Adriana »

Europa ne keto momente

Temperatura te larta, po ne keto momente pritet nje katastrof nga shirat, shume popull eshte ne udhetim, sepse sot ne europe filloj sezoni i pushimeve verore.





Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#7

Post by Sally »

Vlorë: Tragjedi në plazh, humbin jetën at e bijë


Sot me 12-07-2009/13:45 ne Vlorë - Kudret Cepele është një baba hero. 42 vjeçari kishte shkuar me familjen e tij për të pushuar në Plazhin e Pishporës në Vlorë, porse ndërroi sot jetë në mënyrë tragjike së bashku me vajzën e tij 15 vjeçare E. Cepele.
Kudreti pa dy fëmijët e tij, djalë e vajzë të përpëliteshin në ujë dhe u hodh në det për ti shpëtuar.

Arriti të nxjerrë në breg të birin, porse kur u rikthye sërish për të shpëtuar vajzën 15 vjeçare, nuk mundi t’ia dilte.

Polumbarët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorën nga uji dy trupat e pajetë.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#8

Post by Sally »

Arriti të nxjerrë në breg të birin, porse kur u rikthye sërish për të shpëtuar vajzën 15 vjeçare, nuk mundi t’ia dilte.



ME TE VERTET NJE NGJARJE TRAGJIKE,NGUSHLLIME PER FAMILJEN.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#9

Post by Sally »

Diku me lart eshte shprehur ne nje nga temat e forumit qe: shumë vepra të lashta të kulturës sonë kanë përfunduar në vendet fqinje.
Ja nje rast i fundit qe ka ndodhur brem ne zonen Antike te Apollonise, le te shpresojm qe ne keto grabitje mos te ket bashkpunim me Shqipetar, se do jet nje krim shume i rend te vjedhesh/bashkpunosh per thesarin e shtepis tende,kush e vjedh shtëpinë e vet, ndoshta edhe nuk e dinë fare se cilës shtëpi i takon, sepse i humb gjurmët e lashtësisë së saj, dhe një ditë mos të çuditemi dhe të bëjmë folklor patriotik, kur të tjerët mund të na thonë, por ju e keni shitur historinë tuaj dhe etninë kombëtare për një grusht lekë dhe napolona, tani jeni të xhveshur dhe jeni fise të padobishme, dhe të paorganizuara dhe nuk keni prova të majftueshme, për të qenë në tryezën e popujve të lashtë, jeni popull pa hstori dhe pa traditë. Dikush mund të hedhë tezën se ndoshta shtëpisë sonë nuk i duhet as themele as mbështetës të fortë as histori dhe as lashtësi, dhe pikërisht armiqët e duan një shtet të tillë që nuk e ka mburojën e vet, por mbështetet në të huajën! vaj halli, për neve, dhe për të ardhmen tonë!!!
Tentohet grabitja në varret 2000 vjeçare të Apollonisë

Fier - Varret antike 2000 vjeçare të Apollonisë janë dhunuar dje në orët e vona të natës me qëllimin për t’u plaçkitur.
Persona të paidentifikuar kanë hapur varret dhe kanë tentuar të grabisin reliket me shumë vlerë. Policia nga ana e saj nuk ka ende asnjë të shoqëruar për ngjarjen.

Duhet thënë se ky është një rast i përsëritur dhe dëmi që i bëhet kulturës shqiptare është i konsiderueshëm.

Shumë vepra të lashta të kulturës sonë kanë përfunduar në vendet fqinje dhe duhet një përpjekje e madhe e institucioneve tona për ti rikthyer në shtëpi.

13-07-2009
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#10

Post by Sally »

Vellai vret vellain, i shiti celularin per te blere droge


Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, 2 kilometra larg qytetit. Në orën 02:15, vëllai ka qëlluar me thikë vëllain, duke e lënë atë të vdekur në vend. Burime policore thanë se viktima është 34-vjeçari Laze Myrto, i cili është qëlluar në gjaknxehtësi e sipër nga vëllai i tij, Emin Myrto. Viktima është transportuar me të shpejtë në spitalin “Petro Nako” të qytetit të Sarandës, por mjekët e urgjencës thanë se nuk ka qenë e mundur të mbijetonte pas marrjes së dy goditjeve me thikë, njëra nga të cilat ka qenë në zemër.

Konflikti për një celular

Sherri mes vëllezërve ka nisur për një aparat celular. Me sa është mësuar mbi rrethanat që ka mundur të zbardhë policia në nisje të procesit hetimor, viktima Laze Myrto i kishte vjedhur vëllait, Ermirit, telefonin celular dhe e kishte shitur, për të grumbulluar të holla që i duheshin për të siguruar një sasi droge për përdorim vetjak. Ky ishte shkaku i acarimit dhe përfshirjes në konflikt të vëllezërve Myrto, i cili, siç sqarojnë burimet policore, ka nisur rreth orës 01:30 të së enjtes, në banesën e familjes Myrto, në fshatin Gjashtë, ku dy vëllezërit mësohet se jetojnë me të ëmën. Ngritja e toneve nuk ka mjaftuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes vëllezërve dhe ajo është kthyer në përballje fizike. Në nxehje e sipër, Laze Myrtaj e ka shtyrë të vëllanë, Ermirin, duke e hedhur nga muri i oborrit të shtëpisë. Gjatë rrëzimit ai ka marrë goditje të lehta në trup. Zhurma e përleshjes është dëgjuar edhe nga fqinjët dhe mes vëllezërve ka hyrë edhe një person i tretë. Pas pak minutash ka shkuar edhe 19-vjeçari Jorgo Beruka, shok me Ermir Myrtaj. Nuk ka kaluar shumë nga ky çast dhe 25-vjeçari Ermir Myrtaj ka nxjerrë një thikë dhe i ka dhënë vëllait dy goditje, njërën prej të cilave në zemër.

Operacioni për kapjen e vrasësve

Ekspertët e seksionit të krimeve të rënda në policinë kriminale të Sarandës kanë nisur menjëherë hetimet dhe operacionin për kapjen e autorëve të krimit. Mësohet se nëna e vëllezërve Myrtaj ka akuzuar të birin, Ermirin, dhe shokun e tij, Jorgo Beruka, si autorë të vrasjes së djalit, Lazes. Policia e ka shtrirë operacionin në disa zona, duke marrë masa edhe për mbylljen e mundësive për kalimin e tyre në shtetin grek. I pari është kapur 19-vjeçari Jorgo Beruka, i cili është prangosur në afërsi të varrezave të fshatit Gjashtë.

Pas disa orësh Ermiri, në pendesë të thellë, ka shkuar në urgjencën e spitalit të qytetit të Sarandës për të parë gjendjen shëndetësore të vëllait, ndërkohë që ai kishte shkuar pothuaj pa jetë aty. Shkuarja e tij në spital është vrojtuar nga agjentët e policisë kriminale, të cilët e kanë vënë menjëherë në pranga.

“Vrasje me dashje në bashkëpunim” është formulimi i veprës penale që rëndon mbi Ermir Myrton dhe Jorgo Berukën, të dy të dënuar më parë për vjedhje. Mësohet se viktima Laze Myrto figuron i dënuar më parë për vjedhje, ndërkohë që është identifikuar nga policia si përdorues i drogave të forta.

Familja Myrto ishte vendosur në fshatin Gjashtë pranë Sarandës përpara disa vitesh, pasi ishte shpërngulur nga fshati Shalës i Komunës së Markatit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#11

Post by Sally »

Jan me gjithmend tragjedi qe kur i shikojm/lexojm nuk mund ti pershkruajm dot.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale

#12

Post by Sally »

Gramsh, vdesin te helmuara nene e bije


Shkon për darkë te babai, vdes e helmuar bashkë me të bijën. Nafije Buku, 39 vjeçe, dhe vajza e saj 10 vjeçe, ndërruan jetë dje në orët e para të mëngjesit në spitalin e qytetit të Gramshit. Mjekët thanë se gruaja dhe vajza e saj kishin simptomat e një helmimi të fortë dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit të spitalit, nuk është arritur që ato të shpëtohen.

Nënë e bijë u dërguan në spital në orët e vona të së mërkurës, nga të afërm të tyre. Ato ishin banore të fshatit Bullcar të Rrethit të Gramshit dhe kishin shkuar për darkë në fshatin Kukur të këtij rrethi, në shtëpinë e babait të 39-vjeçares Nafije Bulku. Sipas dëshmive të familjarëve të dyja viktimat, nënë e bijë, kishin shfaqur shqetësime pak minuta pasi kishin mbaruar darkën dhe kur gjendja e tyre është përkeqësuar janë dërguar në spitalin e Gramshit. Aty i janë nënshtruar lavazhit dhe janë trajtuar me antibiotikë dhe serume, por rreth orës 03:00 kanë ndërruar jetë, njëra pas tjetrës.

Menjëherë pas konstatimit të vdekjeve është njoftuar Policia e Gramshit që ka nisur hetimet për këtë rast. Ekspertët e policisë kanë dërguar trupat e pajetë në morg, ku kanë kryer autopsinë dhe kanë marrë disa kampione për të kryer analiza toksikologjike. Një ekspert mjekoligjor tha se të gjitha simptomat që kanë shfaqur nënë e bijë përputhen me helmimin nga ushqimi, gjë që përforcohet edhe nga autopsia. Por fakti që nënë e bijë kanë ngrënë në darkë të njëjtat ushqime me familjarët e tjerë që janë shëndoshë e mirë ka shtuar dyshimet mbi këtë rast.

Një përgjigje e saktë do të jepet vetëm pas analizave toksikologjike që do t‘u bëhen mostrave të marra nga trupat e pajetë të gruas 39-vjeçare dhe vajzës së saj 10 vjeçe.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#13

Post by Adriana »

Në flakë tregu në Vlorë. Zjarr edhe në Elbasan

VLORË/ELBASAN- Ka nisur me zjarre paraditja e sotme në vend. Zjarri ka përfshirë ish-Kombinatin e Drurit në Elbasan, duke shkaktuar panik tek banorët. Pak orë më vonë, një tjetër zjarr ka alarmuar banorët pranë tregut të shumicës në Vlorë.


VLORË- Përfshihen nga flakët magazinat e tregut të shumicës në Vlorë. Zjarri është parë fillimisht në një nga magazinat e këtij tregu, ndërkohë që flakët kanë përparuar shumë shpejt duke rrezikuar ambiente të tjera të tij. Me të marrë njoftimin mjete zjarrfikës i janë drejtuar zonës. Punonjësit janë mobilizuar të lokalizojnë flakët, por në flakë janë përfshirë thuajse të gjithë ambientet e magazinës qendrore në këtë treg, si dhe një nga mjetet furgonë që shesin në ambientet e jashtme. Aktualisht vijon puna për shuarjen e flakëve. Në ndihmë kanë ardhur dhe efektivë të drejtorisë së policisë. Paraprakisht mendohet që dëmet të jenë të konsiderueshme, pasi janë djegur malli dhe pajisjet që ndodheshin brenda magazinave. Ende nuk ka një bilanc të tyre, pasi po përpiqet të shpëtohet, atë që nuk është prekur ende nga flakët. Brenda ambienteve ka dhe bombola gazi, të cilat shihen si një rrezik më vete në këtë situatë. Nuk dihet ende shkaku që ndikoi zjarrin.

ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në ish Kombinatin e Drurit në Elbasan, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës përreth. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit. Nga të dhënat e para mësohet se flakët kanë përfshirë dy fuçi më bitum, ndërkohë që kërcënojnë edhe depozitat e mazutit që janë fare pranë vatrës së zjarrit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit sigurojnë se nuk ka vend për panik pasi flakët janë nën kontroll, ndërkohë që shtojnë se banorët janë alarmuar për shkak të resë së madhe të tymit që kanë parë.
Ata sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve, ndërkohë që po vijon puna për eliminimin e përhapjes së flakëve në mënyrë që të shmangen dëmet e tjera. Ende nuk ka asnjë version të policisë për shkakun e zjarrit, për të cilin do të deklarohet pas shuarjes së plotë të zjarrit dhe mbylljes së ekspertizës në vendin e ngjarjes.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#14

Post by Adriana »

Aksident tragjik në autostradë, 5 të vdekur; Nëna me dy vajzat dhe një çift

DURRËS- Pesë persona pjestarë të dy familjeve me mbiemrat Skënderi dhe Lekdushi kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës qe ndodhi rreth ores 04:00. Viktimat po ktheheshin nga një dasmë kur janë përplasur me një makinë tjetër në kryqëzimin e Maminasit. Drejtuesja e automjetit tip Vosvagen ku po udhëtonin 5 dasmorët ka hyrë gabimisht në korsinë tjetër për pasojë është përplasur me makinën që po vinte përballë duke shkaktuar aksidentin fatal. Pesë vetë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje shumë të rëndë në spitalin Ushtarak.

Viktimat janë Haxhire Skënderi, rreth 60 vjeç, Doloreza Skënderi 27 vjeç dhe Lindita Limani 43 vjeç, përkatësisht nëna dhe dy vajzat. Po kështu viktima kanë mbetur edhe çifti Eduard Lekdushi 57 vjeç dhe Lumturie Lekdushi 50 vjeç, të cilët lanë jetim dy fëmijë.

Gazetari i Shekullit në vendngjarje thotë se aksidenti ka qenë aq i rëndë sa makina tip Volsvagen me targa të Tiranës është ndarë në mes, në trafikndarësen e rrugës si pasojë e goditjes që ka marrë nga makina tjetër që po ecte në korsinë e saj.

Pesë viktimat janë identifikuar vetëm 6 orë pas aksidentit, pasi kanë qenë totalisht të shpërfytyruar, me pjesë të trupit të shpërndarë në asfalt. Ndërsa disa pjesë të makinës janë gjendur edhe 60 metra larg vendit të aksidentit.


Nga të dhënat paraprake të policisë në vendngjarje mësojnë se drejtuese e automjetit ka qenë Doloreza Skënderi e cila në kryqëzimin e Maminasit teksa ka dashur të marrë rrugën për në Tiranë, ka drejtuar makinën gabimisht në korsinë tjetër, kur përballë i ka dalë makina që po ecte në kahun e saj por pa mundur të devijojë. Tre personat që po udhëtonin në makinën tjetër kanë marrë plagë të rënda. Ata janë Ilir Bardhi, 18 vjeç, Nuel Papuli 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj 17 vjeç, të gjithë nga Tirana. Të plagosurit sapo kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit janë transportuar në Spitalin Ushtarak për një mjekim më të specializuar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Tragjedit aktuale

#15

Post by Adriana »

Ke te ngushellosh me pare e nuk di se si t'i ngushellosh,le te behen te forte e te durojne dhimbjen !
''Ngushellime familiareve''
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”