"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"Gërdeci", 44 padi - 44 gjyqe të ndara. Kërkohet kthimi i pa

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

"Gërdeci", 44 padi - 44 gjyqe të ndara. Kërkohet kthimi i pa

#1

Post by Aulona »



Gjykata 'copëzon' padinë e bashkisë së Vorës ndaj të dëmtuarve që përfituan financiarisht. Bashkia e Vores i kërkon gjykatës të detyrojë disa familje të kthejnë një shumë parash prej 30 milionë lekësh, me pretendimin se i kanë përfituar padrejtësisht. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Gjykata "copëzon" padinë e Bashkisë së Vorës ndaj 44 familjeve të dëmtuara nga tragjedia e Gërdecit. Bashkia i kërkon gjykatës të detyrojë këto familje të kthejnë një shumë parash prej 30 milionë lekësh, me pretendimin se i kanë përfituar padrejtësisht gjatë procesit të dëmshpërblimit nga qeveria, për dëmtimet që u ishin shkaktuar nga shpërthimi tragjik i 15 marsit 2008. Gjyqtarja Manjola Bejleri ishte caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar padinë civile të Bashkisë. Për shkak të volumit të dosjes, specifikave të saj, pasi për secilin rast duheshin caktuar ekspertë që të përcaktonin dëmin që u ishte shkaktuar familjeve dhe të vërtetonin nëse shpërblimi i përfituar ishte në raport të drejtë me të, gjyqtarja Bejleri ka vendosur ta veçojë dosjen në 44 dosje të veçanta. Secila padi do të shqyrtohet tashmë më vete nga gjyqtarët që janë përzgjedhur nga shorti elektronik. Kryefamiljarët e paditur kanë akuzuar shtetin dhe janë shprehur se kjo është padrejtësia e radhës që po bëhet në kurriz të tyre, pas tmerrit që përjetuan nga shpërthimi tragjik i 15 marsit. Tragjedia e 15 marsit, ku një fabrikë e çmontimit të municioneve shpërtheu në zemër të zonës së banuar, solli pasoja të rënda. 26 persona gjetën vdekjen, ndërsa 300 të tjerë u plagosën rëndë. Nga shpërthimi u shkatërruan qindra shtëpi e objekte biznesi.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Keta jane banoret te cilet sapo votuan per kete qeveri me nje perqindje te larte. Tani qeveria u kerkon te kthejn leket mbasi se gjoja i ka shperblyer me teper sec duhej nga tragjedia e Gerdecit! Tragjedia nuk ishte aq e madhe sa e eksagjirojne keta qytetare...po te ishte ne masen e Hieroshimes atehere edhe mundet. :roll:
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”