Page 1 of 1

Tragjedia në Finlandë, vetëvritet autori shqiptar

Posted: Sun Jan 03, 2010 11:47 am
by Adriana
Tragjedia në Finlandë, vetëvritet autori shqiptar



Vret ish-gruan, kryen një masakër në një qendër tregtare dhe më pas vret veten. Kështu ka ndodhur në Finlandë, kur shqiptari i Kosovës, Ibrahim Shkupolli 43-vjeç me precedentë penale, ka kryer këto akte të rënda, pikërisht në prag të ndërrimit të viteve.
43-vjecari ka hapur zjarr në qendrën tregtare në Espoo, në perifieri teëHelsinkit, duke shkaktuar vrasjen e katër njerëzve, mes qindra klientëve që ndodheshin në ndërtesë.

Shqiptari i Kosovës kishte vrarë në banese ish-gruan, e cila ishte punonjëse në qendrën ku ndodhi tragjedia. Ne fund Shkupolli i dha fund jetës së tij.

Nga e gjithë kjo ngjarje pati 6 të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërkohe paniku mes njerëzve në ato momente tmerri ka qenë i madh.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e vërteta që e çuan shqiptarin e Kosovës drejt masakrës dhe dhënies fund të jetës së tij.

Ngjarja konsiderohet si incidenti i tretë më i rëndë i ndodhur në dy vitet e fundit në Finlandë.

Qendra tregtare është mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që është ndaluar edhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve pranë saj