DIGJEN FLAMUJ GREK NË GJILAN
Posted: Tue Mar 30, 2010 8:44 am

GjIlan, 29 mars - Në shenjë pakënaqësie me provokimet dhe fyerjet e ushtrisë greke ndaj shqiptarëve, disa të rinjë gjilanas, në mbrëmjen e të hënës janë mbledhur para Teatrit të Qytetit dhe kanë djegur disa flamuj grekë. Djegien e flamujve grekë në platonë e Teatrit të Qytetit e ka konfirmar edhe Policia e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës (PK) për rajonin e Gjilant, togeri Ismet Hashani, ka thënë se rreth 15 të rinj gjilanas, duke përfshirë edhe veteranë të UÇK-së, kanë djegur diss flamuj grekë. Hashani bëri të ditur se nuk ka pasur incidente tjera dhe as fyerje në baza
etnike.