Page 1 of 1

Qeveria e Kosoves dhe bisedimet Euleks-Serbi

Posted: Wed Jul 22, 2009 7:35 pm
by qiellikaltër
Citoj nga Gazeta Express:
"Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në një letër dërguar shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, ka kërkuar nga ai që institucionet e Kosovës të jenë vazhdimisht të informuar mbi diskutimet me Beogradin...
...Misioni i Bashkimit Europian dhe autoritete të Serbisë janë duke biseduar për arritjen e tri marrëveshjeve teknike që do të mundësonte bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave.

Zyrtarë të EUELX’it nuk janë të gatshëm të japin hollësi nga diskutimet me Beogradin që thuhet të kenë nisur në mars të këtij kur Yves de Kermabon realizojë vizitën e parë në kryeqytetin serb.

Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi ka deklaruar se nuk i di detajet e bisedimeve mes EULEX’it dhe Beogradit, por ajo beson se misioni evropian nuk lidh marrëveshje me Serbinë të cilat cenojnë sistemin unik të drejtësisë kosovare.(???)

Edhe një çështje është e paqartë lidhur me bisedimet me Serbinë. Tash për tash nuk dihet se kush do t’i firmosë tri protokollet me Beogradin. A do t’i nënshkruajë edhe Qeveria e Kosovës apo vetëm EULEX’i.

Lamfalussy (zedhenesi i misionit europian) thotë se bisedimet mes EULEX’it dhe Serbisë nuk kanë asnjë lidhje me planin gjashtëpikësh. (hahahaha)".

Perse cuditen qeveritaret e Kosoves qe nuk qenkan te informuar per marreveshjet qe diskutohen me Serbine? Se mos jane ata qe na qeverisin vertete.