Page 1 of 1

rrëzohet avioni, vdes presidenti polak

Posted: Sat Apr 10, 2010 10:33 am
by Arbëri
Rusi, rrëzohet avioni, vdes presidenti polak, Kaçzinski

MOSKE- Një avion tip ''Tupolev 154'', në bordin e të cilit ndodhej presidenti polak, Lech Kaczynski dhe bashkëshortja e tij është rrëzuar gjate uljes në aeroportin rus Smolensk. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Piotr Paszkowski, citon AFP, thote se avioni u përplas me disa pemë, u rrëzua dhe më pas mori flak.

Për momentin nuk ka lajme për të mbijetuar. Sipas agjencisë së lajmeve Itar Tass, e cila citon zyrën e mbrojtjes civile ruse, viktimat e incidentit mund të jenë të paktën 87 të vdekur. Pak minuta me vone, Guvernatori i Smolensk ka deklaruar per Tv rissa Viesti24 se : Nuk ka asnje te mbijetuar ndersa ne bordin e avionit ishin 132 persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Piotr Paszkowski konfirmon zyrtarisht vdekjen e presidentit polak.

Avioni po transportonte Kaczinski në Rusi, ku do të merrte pjesë në një ceremoni për të përkujtuar
të të vrarëve gjatë LDB-së në Katin në Rusi. Sipas mediave ruse, në zonën e uljes së avionit ishte mjegull e dendur. Avioni ka prekur majat e pemëve para se të përplasej në tokë.
Ne bordin e avionit ndodhej dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendësministri i Jashtëm, Andrzej Kremer
Viktimat
Në bordin e avionit përvec presidentit dhe bashkeshortes se tij ishte shefi i shtabit të përgjithshëm poklak, Frantiszek Gagor, zv ministri i jashtëm, guvernatori i Bankës Qëndrore, anëtarë të ndryshëm të kabinetit presidencial, ish presidenti Ryszard Kaczorowski, disa deputetë, kandidati konservator për zgjedhjet e ardhshme presidenciale Przemyslaë Gosiewski si dhe peshkopi i ushtrisë. Në avion nuk ka qenë i pranishëm kryeminsitri i Polonisë, Donald Tusk, i cili ka urdhëruar mbledhjen urgjente të qeverisë në Varshavë.

Në fillim u raportua se në bord ishte dhe vëllai binjak, ish kryeministri Jaroslaw. Por ministri i Jashtëm polak la te nenkuptoje te kunderten. “Ishte detyra ime e hidhur- ka thënë minsitri Smolensk - për të informuar për tragjedinë kryeministrin Donald Tusk, presidentin e parlamentit Bronislaë Komoroëski dhe Jaroslaë Kaczinski, vëllain binjak të presidentit të vdekur. Kryeministri Tusk, ka saktësuar Sikorski, "ka qarë” kur mësoi lajmin

Rusia nis hetimet, Putin në krye të komisionit hetimor
Presidenti rus Dimitri Medvedev ka ngritur një komisioni hetimor mbi aksidentin tragjik ajror që ndodhi sot në aeroportin Smolensk, në perëndim të Rusisë. Medvedev ka emëruar kryeministrin Vladimir Putin në krye të këtij komisioni. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ministri i Mbrojtjes Civile ruse.

Sipas televizionit rus, kulla e kontrollit ajror në aeroportin ushtarak të Smolenskut e kishte këshilluar pilotin e avionit, në bordin e të cilit gjendej presidenti polak, Kaczynski, të mos tentonte uljen e avionit presidencial polak për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Zona e aeroportit ishte e mbuluar nga një mjegull e dendur dhe rrjedhimisht autoritetet aeroportuale kishin këshilluar që avioni t'i drejtohej aeroportit të Minskut, Bjellorusi. Por, piloti nuk e ka marrë në konsideratë paralajmërimin e kullës së kontrollit dhe ka bërë tre përpjekje për ta ulur avionin, të cilat kanë dështuar. ''Përpjekja e katërt ishte fatale'', sipas mediave ruse, që njoftuan se pjesët e avionit ishin shpërndarë në një rreze shumë të gjerë në një zonë moçalore.

Gjenden mbetjet e avionit presidencial
Janë gjetur 1 km larg pistës së zbritjes së aeroportit ushtarak, Smolensk, në Severni mbetjet e avionit të presidentit polal Lez Kaczinski. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse.

Kryetari i Parlamentit merr funksionet e parlamentit
Kryetari i Diete-s, Dhoma e Ulët e parlamentit polak, Bronislaw Komorowski do të marrë funksionet e presidentit konform Kushtetutës polake, pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynski në një aksident me avion në Rusi. "Kryetari i Diete-s, Bronislaw Komorowski mbërriti sot në mëngjes në Varshavë'', njoftoi sot zyra e shtypit e kryetarit të parlamentit.Komorowski, kandidati zyrtar i Partisë Liberalepër zgjedhjet presidenciale kishte parashikuar këtë vjeshtë të përballej me Lech Kaczynskin.