Shkrimtari Ismail Kadare anuloi vizitën e tij në Greqi
Posted: Thu Apr 15, 2010 4:59 pm

Shkrimtari i famshëm Ismail Kadare anuloi vizitën e tij në Greqi që kishte programuar në datën 19 prill për shkak të sloganeve raciste ndaj
shqiptarëve në datën 25 mars nga Njësitë Detare greke.
Shkrimtari ynë dërgoi një letër ku me anë të së cilës anulon leksionin që do të jepte në datën 19 në Megaro Musikos (Megaron Plus):
“Duke pasur parasysh ngjarjet e kohëve të fundit shumë të pakënaqshme që ndodhën në Athinë duke shënuar racizëm ndaj shqiptarëve vendosa të anuloj vizitës time në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë admirim që kam për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klimë të tillë, të cilës i mungon çdo gjurmë e qytetërimit, vizita ime do të ishte e parakohëshme.” Përgjegjësit e Megaro Musikis në Athinë,përsa i përket letrës së dërguar nga shkrimtari shqiptar,deklaruan se “Ne mendojmë se në raste të tilla është i domosdoshëm promovimi i dialogut konstruktiv dhe bëmë çdo përpjekje për ta sjellë Kadarenë në Athinë duke shpresuar se në të ardhmen shkrimtari do të vijë dhe ta shikojnë nga afër adhuruesit e tij të Greqisë.”
Duhet te tregojme ne fillim qe kemi rrespekt per vete, pastaj per te tjeret. Nje vendim shume i llogjikshem. Sado qe kam disa rezerva per Kadaren, e pershendes per kete.
Faleminderit