Page 1 of 1

RRUGA E ARBËRIT

Posted: Sun Apr 25, 2010 11:12 am
by Arbëri
Kosovë, sot fillon ndërtimi i autostradës Morinë - Merdare

Ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare, e cila është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri, do të nisë sot.
Në ceremoninë festive me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdare pritet të marrin pjesë: kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij shqiptar, Sali Berisha, ministri i Transportit shqiptar, Sokol Olldashi, ai i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare do ta ketë efektin e vet jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe proceset integruese evropiane.
Duke e vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, Thaçi ka thënë se ajo krijon mundësi të daljes në det për Kosovën.
Konzorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” do të jetë përgjegjës për ndërtimin e autostradës, e cila parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues, me mundësi të kyçjes në çdo qendër.
Zbatimi i projektit për ndërtimin e autostradës thuhet se do të kushtojë rreth 700 milionë euro.
Gjatë tri vjetëve të ardhshëm, sa parashihet të zgjasë ndërtimi i autostradës, pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve.
Në një paragraf të kontratës për ndërtimin e autostradës, të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Bechtel & Enka”, thuhet se rreth 40 për qind e punimeve të drejtpërdrejta në trasenë e rrugës, do t’i kryejnë kompanitë vendore. /rel/
http://lajmpress.com/lajme/kosove/4270.html

Re: RRUGA E ARBËRIT

Posted: Sun Apr 25, 2010 6:11 pm
by alfeko sukaraku
o derman , po te ndertojn rrugen eeeeeeeee -haha-

Re: RRUGA E ARBËRIT

Posted: Sun Apr 25, 2010 6:18 pm
by Arbëri
alfeko sukaraku wrote:o derman , po te ndertojn rrugen eeeeeeeee -haha-
Jo mu derman , na keni lënë ligën e tretë , edhe pse më afër më ke -haha-

Re: RRUGA E ARBËRIT

Posted: Sun Apr 25, 2010 6:51 pm
by ALBPelasgian
Ma e hajrit kish me qene sikur ky damar i kombit te ishte ne trekendeshin Tirane-Prishtine-Shkup, ku do te sigurohej qasje edhe per kendin me lindor te shqiptareve, Karadakun, Kumanoven dhe Lugun e Presheves - me u lidh pastaj me trasvErsalen Danub-EGJE.

nderkaq, zgjatja e pakuptimte gjer ne Merdare, dhE pastaj gjer ne Nish domethanE relativIzim dhE dobesim i rendesise se kEsaj rrugE.