Patush, z. Traboini sic e di eshte nje shkrimtar dhe i ka dhene ze kauzes Arvanite me te ndjerin Aristidh Kolia, jeton ketu ne Boston, biles pata repsktin te flisja me te! Po te vendos ketu nje shkrim te tij, shpresoj se e pe edhe videon qe kishte pergatitur. Z. Traboini e njef shume mire si ate brez edhe keta tani, dhe flet tamam ato qe jane, aq me teper qe flet ne largpamesi i pa molepsur atje menyren e intelektualeve te tjere, se kane hallin mos u iken kocelja e bukes.
JUNTA POLITIKE

Nga KOLEC TRABOINI
Shqiperia fatalisht ndodhet perballe nje shkatrrimi te ri prej bacileve te vjetra te koleres `97,me emrin Junte Politike dhe nje zot e di si do te shpetoje. Po lumturisht ky popull (e jo shtet)jeton ne Europe. Ajo serish do te tregohet zemergjere me Pelikanet e saj dhe nuk do ta lere te vdese…
Vjen shume i hidhur fakti se si pikerisht atehere kur menduam se shpetuam filloi shkaterrimi i sistemit te vlerave kulturore e materiale. Diktatura qe kishte populli ne shpine, shpesh bente qe njerezit te ishin te bute e mire me njeri-tjetrin, sepse kishin nje peshe e nje mundim te perbashket ne shpatull e ne shpirt, por sot po ndodh ndryshe. Ka filluar nje shpelarje masive trush duke e ndare popullin pergjysem, ca tru blu e ca tru roze. Ata qe nuk i ngjyrosin trute lihen te vdesin. Kjo tregon se po aplikohet slogani i diktatures kur Partia sunduese me dore te hekurt thoshte "O me ne, o kundra nesh. Rruge te mesme nuk ka!" E nga te vente i mjeri njeri…
Ndodhemi perpara nje katrahure qe quhet diferencim politik e qe shprehet edhe me faktin se me ta marre pushtetin, nje force politike nie spastrim e aparatit nga kriteri i ngjyrimit politik duke sistemuar ne vende kyce te shtetit dhe pushtetit, spiunet, servile dhe njerez te paafte per drejtim institucional, por qe dine te bejne cdo shkelje apo korrupsion per te kenaqur shefat ne qeveri, te cilet per demagogji kane nje telefon per t`u lidhur me popullin, ne kuadrin e te ashtuquajtures lufte kunder korrupsionit nen moton “Beni si them une e mos beni cfare bej une”.
Ngerthyer ne kete gjendje kaotike e depresive, disa intelektuale sot kane vizionin per t`i thyer pasqyrat ku cdo gje mashtrueshem duket bukur, sepse per nate po degjojme lajme ne TV-et qeveritare se jemi vendi me perparim me te madh ekonomik ne Europe, do bejme centrale berthamore dhe ne mbledhje qeveritare bejne reklamime laptopesh me dimensione libri, duke iu drejtuar ministrave, anetareve te nje kabineti qe drejtojne nje shtet ne aspektin ekzekutiv, si te ishin nxenes te shkollave mesme. Ketu ka nje problem te madh dhe serioz qe mjerisht shfaqet edhe publikisht, anipse kalohet me shaka ne TV Top Chanel. Ose niveli i ministrave eshte per t`u qare hallin, ose-ose kryeministri i ketij vendi eshte kthyer ne nje mesues dogmatik qe ne menyren me habitore ne mbledhjet e kabinetit qeveritar te nje shteti qe pretendon te hyje ne Europen e Bashkuar dhe moderne, merret me reklamime teknologjike ordinere, sikur ne shqiptaret te ishim pjese e xhungles afrikane.
Kane guximin e cmendur te krahasohen edhe me vendet e zhvilluara, te gjejne ca gjytryme nga Europa, te cilet flasin pa pergjegjesi per sukseset tona qe cudisin boten, kur ne te vertete po perjetojme nje krize te thelle, jo vec ekonomiko-politike por edhe institucionale, e akoma me keq krize indentiteti sepse me fjale themi plot mrekullira "Jam krenar qe jam shqiptar", por ama te gjithe duan te ikin nga syte kembet duke e lene Shqiperine krenare, por pa shqiptare.
Edhe ankthi per te fituar statusin e levizjes se lire, i ashtuquajturi Liberalizimi i Vizave, ketu konsiston. Te gjejme nje shteg per te ikur. Dhe kete e dine kancelarite europiane ndaj dhe jane vonuar dhe do te vazhdojne te vonojne. Diplomatet e Brukselit jane kaq te zgjuar sa te mos thone krejt hapur ate qe mendojne, por e lene te vrasesh koken ta lexosh mendimin e tyre midis rrjeshtave, qe ne aparence duken te trendafilta. Por keta tanet qe qeverisin bejne te paditurin, madje dhe nje ze minor, shkollaresk, nje zonje zezbehta qe quhe zedhenese partie ne pushtet, cila akuzon opoziten se po pengon shqiptaret te ikin jashte, e therret per nate kryeopozitarin me emrin e te atit, sikur Kristaq Rama te mos kish qene nje skupltor, por vete Benito Musolini. Cfare mediokriteti e skizofrenie te institucionalizuara ne konferenca shtypi.
"O kohe, o zakone", sic thote latini. Ketu eshte ujku, ata thone gjurma. Ketu eshte kriza, ata thone lulezimi. Ketu eshte kaosi, ata thone zhvillimi. Ketu sundon mjerimi, ata thone begatia. U thone hapni kutite, ata pergjigjen nga maja e kulles se Qeverise “ Nuk na ndaloni te marshojme ne Europe”. Nderkohe qe bota, qe nga Europa ne Amerike na akuzojne ne shqiptareve se po marshojme me Droge.
Ketu njerezit jane te depresuar, ata thone jane te lumtur. Nje shterpesi e tmerr. Mos po kthehemi ne nje cmendine kombetare. Ja si shprehej ne ditet e greves nje kengetar, Armaldo Kllogjeri qe dha nje interviste ne TVSH: - "...Jam kunder greves se urise se dua nje vize per te ikur. Ta kishin bere greven. por jo tani." Merret me mend se cfare idealesh ka ne koke ky artist qe ka guximin te shenoje edhe emrin vet ne listen e artisteve kunder greves se urise, liste kjo e hartuar nga Qeveria.
Te ikte artisti nga Shqiperia pastaj le te beheshin greva e c`te donin. Jorgani im te mos digjet. Mjere arti. Le pastaj listat me 213 artiste qe dalin kunder te ngujuarve ne greve, thjeshte se kerkojne ndonje perfitim. Kjo eshte nje liste e hartuar sipas sistemit komunist - "Shenomeni dhe mua per te hyre ne koperative". Tani po na shfaqen ne dy kampe edhe ata qe quhen a vetquhen artiste, kur dihet se artet kane karakter human e si te tilla duhet te kene dhembje per ata qe vuajne ne cadra ne mes te Tiranes.
Artistet e vertete i kapercejne nocionet e politikes per te hyre ne kufijt e njerezores. Po si mund te jene njerezore artistet militante qe shkelqimin me te madh e kane patur atehere kur arti servilosej e perbaltej e nuk kishte te bente aspak me te verteten njerezore. Ishte i politizuar dhe anitihuman.
Keta lloj artistesh solidare me cdo pushtet kane perenduar tashme sepse jane shterpezuar. Dalin ne televizor dhe i mallkojne grevistet. Jane po ai kallep qe dikur mallkuan ne 1990 ata qe hyne ne ambasada. Mjerisht po ata artiste medioker te realizmit socialist qe i polli e qe sot shfaqen si kurrkushi. Na eshte bere dhe nje aktore mesatare e skematike politikane. I kane dhene nje karrige deputeti dhe mallkon koleget e vet artiste. Mjer politika qe ka te tille njerez qe nuk kane kurrfare gjeje per te thene e per te bere vec te bejne servilin ndaj pushtetit. Na eshte bere politikane edhe nje kengetare qe kendon kengen llahtare, pisllikun"E kam bythen e bukur" dhe qe ne te vertete e nxjerr bythetn neper vidioklipe dhe revista bajate qe nuk trajtojne asnje problem serioz per shoqerine shqiptare. Dhe shihni cfare ngjet… Kjo kengetare pa pike vlere, na eshte bere perkrahesja me e zjarrte e Qeverise e cila po qeverise me koncerte si ai 1 Majit 2010, nje antimiting, nje grotesk i gjalle. Jane bere qesharake si Mbreti lakuriq. Jane bere gazi i botes.
Erdhi nga Italia Elsa Lila dhe u fut ne greve te urise. Nisen shpotitjet. Ai qe nxjerr gazeten 55 ne nje interviste tha dicka qe asnje mendje njerezore nuk mund ta perftyroje...Hyri ne jeten personale e familjare te kengetares, duke i kujtuar me cinizem nje tragjedi ne familje. O tmerr! Pse e kemi kete egersi ne shpirt ne shqiptaret. Ne te vertete Elsa Lila eshte kengetare me dinjitet qe kendon edhe ne SanRemo, qe nuk e mohon kurre te qenit shqiptare, e jo si ata kengetaret e bytheve te bukura qeveritare.
Erdhi politikani dhe parlamentari italian Marko Panela , takoi grevistet, i perkrahu si idealiste te se vertetes, dha interviste ne TV 24 Ore. Po kush nga Qeveria e degjoi. Asnje.
Edhe Presidenti hesht sikur eshte president i nje shteti tjeter, me pretekstin e deklaruar publikisht( mjere ai cfare keshilltaresh te keqinj qe ka) se jemi republike parlamentare. Mirepo parlamenti nuk po funksionon. Ka afro nje vit qe jemi ne monizem, do t`i thoja Presidentit. Vendimet i merr nje parti dhe i ekzekuton Qeveria e saj, e cila nuk eshte qeveri e popullit sakohe qe nuk njihet nga opozita dhe vendimet e parlamentit bojkotohen prej saj. Po ku merr presidenti mundimin te degjoje cfare thone njerezit e cfare do populli. Ai eshte kthyer ne figure, si mbreti ne fushen e shahut. A e pate si shkelqeu ne Stadiumin “Qemal Stafa” ne finale e Kupes se Shqiperise. Nje lumturi e pashoqe ne fytyren pa shprehje te Presidentit. Pse, te jene shqiptaret te palumtur, atehere?!- flasin pas kuintave Mefistot, keshilltaret e keqinj qe i mesojne udheheqesve shqiptare te keqqeverisin.
Duke e prekur kete realitet kudo, arrij ne mendimin se pretendimet e disave neper intervista TV apo gazeta servile partiake, qe i quajne grevistet si pjelle blloku, eshte nje cmenduri. Ketu ne keto cadra, ku ndodhen djem e vajzash idealiste, flitet per qyteterimin, per Shqiperine europiane, per lirine e fjales, vullnetit dhe zgjedhjes se lire e jo per kthime mbrapa apo revanshe.
Keshtu jane punet ne Shqiperi. Vertete jemi krenare se jemi shqiptare por kjo nuk duhet te kthehet ne nje krenari boshe. Te jesh krenar per vendin tend do te thote te luftosh qe ai vend te behet e jo te c`behet.Te jesh krenar qe je shqiptar, nuk do te thote te behesh mik per koke me serbin e grekun e nderkohe t`i futesh thiken pas shpine vellaut tend shqiptar.
Brezin tone, qe pati fatin e keq te vuante nen diktature, por edhe fatin e mire te shihte se si gremiset diktatura, i eshte taksur ne vazhdimesi te jete deshmitar i kesaj katrahure kombetare, te rroje nen hijen e nje Qeverie tradhetare qe i fal Grekut detin, ( rrofsh moj Gjykate Kushtetuese qe na shpetove nga nje turp kombetar para brezave te ardhshem) a me tej qe shkon ne Serbi dhe pranon se kemi minoritet serb ne Shqiperi. Po ku ne te semes eshte ky minoritet se kemi nje jete e nuk po e shohim vec ne eshte fjala per spiunet e Serbise ne parlamentin shqiptar a ne partite politike?!
Po kjo Qeveri jone eshte dy here tradhetare, sepse ne nje ane i dha grekeve detin, nga ana tjeter u dha token per varret e grekerve qe erdhen si pushtues, anipse greket ende mbajne te pahequr ligjin e luftes me Shqiperine. Si moj Qeveri tradhetare, si te kete varre pushtuesish greke ne Shqiperi dhe te mos kete as dhe nje varr viktimash came ne trojet shqiptare ne Cameri, troje qe jane pushtuar ku me diplomaci e ku me gjak e me dhune. Nje shekull vrasje kane bere greket ne Cameri. Jane djegur femije te gjalle, moj Qeveri! Pse moj qeveri hesht? Pse mor ministra heshtni? Keni frike nga Greqia? Po ku do veni kur te behet rotacioni e kur te paditeni ne gjykatat shqiptare per kete akt te urryer antikombetar te dhenies se tokes dhe te detit? Apo do ikni nga syte kembet diku andaj nga Arabia Saudite se era nafte ju mban deri ne palce. Apo do t'ju beje jatak Faslliqi? Turpi ju mbulofte!
Sa per miqte e qeverise, greket me oreks te pashuar, mund t`u them, cfare doni me keto varre ane e mban jugut te Shqiperise. Italianet me dinjitet erdhen dhe i moren te vetet. Ju pse i lini ane e mbane neper Ballkan. A nuk keni ndonje gjeneral matuf nga ata te gardes se Nikolla Zerves, vrasesit te shqiptareve te Camerise, te vije, t`i mbledhe neper thase najloni e te shporret nga syte kembet. Te shkoje e t`i groposin neper ishuj, ne Qipro, ne Krete a ku te duan por jo tek ne. Jane te zgjuar greket. Duan t`i perdorni eshtrat e atyre qe u vrane si pushtues ne trojet shqiptare, si kale troje i te nesermes. Por iku ajo kohe. Sot ne kemi dy shtete shqiptare, Shqiperine e Kosoven. Po ju keni brenda ne Greqi 1 milion arvanitas, akoma dhe 1 milion emigrante. 2 milion njerez me gjak shqiptar e kjo per ju eshte nje katastrofe me e madhe e ketij shekulli. Ne te vertete kjo duhej te ishte nje shkak per miqesi, dyer e zemra te hapura e jo t`i perdorni emigrantet si skllever, e jo t`i vrisni ashtu sic nuk vriten njerez, e jo t`i fusni shqiptaret ne hell, o te cmendurit e Europes, mizoret e Ballkanit. Edhe per kete qeveria ka rene ne heshtje te thelle. Ku ka b... qeveria e sotme t`i kerkoje grekeve llogari. Nje qeveri me te "bukur" se sa kjo e sotmja vertete nuk ka pase kurre historia e Shqiperise. Pas Shen Naumit ky eshte rasti i dyte unik flagrant i nxjerrjes se interesave kombetare ne ankand. Cfare po them. Greket po e marrin xhaba token dhe detin. Dhe nje prostitute me emrin Media hesht...Jo te gjithe natyrisht, por te pakten tre te katertat e shkarrashkruesve jane langojte e qeveritareve.
Kryeqeveritari me ministrat (duke perfshire edhe ate qe shkrumboi Gerdecin) shkojne e vijne perdite ne kryeministri pa i hedhur syte tek cadrat, ku njerezit jane gati te vdesin per nje qellim fisnik, te mos perdhoset e drejta e votes, e drejta personale per te mos guxuar kush te manipuloje. Mirepo ne vend qe t`i hedhin syte, madje edhe te ndalojne e kuvendojne me grevistet, sepse populli per urtesi drejtimi i ka vene ne krye, perkundrazi ata i shohin me urrejtje sepse jane zera ndryshe. Po mbase kane te drejte. Ata, kryeministri e ministrat nuk jane qeveri e gjithe popullit, por vetem qeveri e partise se vet, te atyre qe votuan per ta, te atyre qe me mjeshtri bene ate qe bene e per te cilen kerkohet transparence. Pra kerkohet te dale mbreti me rroba te reja e te shohin nese eshte apo jo lakuriq.
Thene hapur, ne fillim une kam qene fort skeptik me levizjen per hapjen e kutive te votimit, por kembengulja e Qeverise per te mos i hapur me bindi se ne ato kuti ka bere fole djalli, aty eshte ngjizur frika, prej aty del e verteta se cfare u be ta zeme me voten tende, timen apo te mijera shqiptareve mergimtare qe ishin regjistruar, por nuk kane votuar. A kam te drejte dhe une te di, duke qene se jam i regjisturuar, por duke qene ne Amerike nuk kam votuar, te di pra nese dikush e ka hedhur voten ne emrin tim? Kush ma mohon kete te drejte. Cila gjykate e cila kushtetute mbron manipuluesin e votave nese keto jane bere. Demokracia a eshte e verteta? Atehere pse te kene frike nga e verteta?!
Qeveria me qendrimin e saj arrogant, kryenec, mosperfilles per fatin e jeten e 200 shqiptareve, me qendrimin e nje ministri te brendshem pa asnje vlere si Lulzim Basha, qe u be minister thjesht se keshtu desh klani , pra ky minister, qe nuk e di as vete pse u be i tille, ka nisur arrestimet e opozitareve neper rrethe, sepse injoranca e mosdija nuk dine rruge tjeter vec kerbacit e dhunes. E kjo psikologji dhune eshte pjese e erresires e mosdijes qe kane ne koke.
Pikerisht kjo arrogance e prepotence pushtetaresh, te cilet ne vend te logjikes kane eufori e delire megallomane, po me bind perfundimisht se Qeveria aktuale eshte e paligjshme, ata nuk kane fituar ne zgjedhje, perkundrazi, me manipulime antikushtetuese e kane uzurpuar pushtetin.
Shqiperia fatalisht ndodhet perballe nje Junte Politike dhe nje zot e di si do te shpetoje. Po lumturisht ky popull ( e jo shtet) jeton gjeografikisht ne Europe. Ajo serish do te tregohet zemergjere me Pelikanet e saj dhe nuk do ta lere te vdese…
© TRABOINI , 12 maj 2010