Page 1 of 1

Rrofte Lidhja e Prizrenit-132 vjetori

Posted: Fri Jun 11, 2010 1:35 am
by Arta



Në 132 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizreni, në këtë qytet nuk është festuar por është protestuar.

Iniciativa e lëvizjes “Vetvendojsa” ishte që qyteti të mbushej i tëri me flamuj kuqezi pas asnjë flamur të Kosovës. Në disa parrulla të tyre thuhej, “Gjykata Kushtetuese, Gjykata Shkombëtarizuese”, “Himni i Sejdiut është servilosja apo “Flamuri i Thaçit është korrupsion”.

Marshimi i “Vetvendosjes” nisi nga shatërvani drejt shtëpisë së bardhë, ku dhe kanë vendosur emblemën duke përfunduar para objektit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

“Jemi mbledhur këtu në kryeqytetin politik të kombit shqiptar për të demonstruar kundër sulmit që poi bëhet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nëse sot na rrezikohet Lidhja e Prizrenit kjo vjen sepse nuk kemi udhëheqës politike si ata të Lidhjes së Prizrenit”, tha gjatë fjalës së tij aktivisti i “Vetvendosjes”, Glauk Konfjuca.

Në përfundim të protestës, policia arrestoi 6 aktivistë të “Vetvendosjes”. Burime pranë saj pohojnë se në veturën e këtyre të fundit u gjetën flamuj të Kosovës, Turqisë, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë dhe BE-së. Policia dyshon se flamujt e huaj janë larguar prej aktivistëve nga rrugët e Prizrenti, duke i zëvëndësuar ata me flamurin kuqezi.

Komuna e Prizrenit pati miratuar statutin e komunës më 15 dhjetor të vitit 2008 ku në nenin 7 rregullohej çështja e emblemës komunale. Emblema e komunës është shtëpia e “Lidhjes së Prizrenit” e rrethuar me fjalët 1878, Prizren.

Re: Rrofte Lidhja e Prizrenit-132 vjetori

Posted: Fri Jun 11, 2010 1:53 am
by Arbëri
Në Shkup u shënua 132 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Image
Me rastin e shënimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Teatrin Shqiptar u organizua një akademi solemne ku u shfaq një film dokumentar për këtë datë historike, ndërsa në Muzeun e Lirisë në Shkup, u ndanë mirënjohje për ministrat e Transporteve të Shqipërisë e Kosovës, Sokol Olladshi dhe Fatmir Limaj për ndërtimin e “Rrugës së Kombit” që lidh Shqipërinë me Kosovën. Drejtori i Institutit për trashëgimi kombëtare dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni, Ramiz Abdyli tha se Mbajtja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i tregoi qartë Evropës dhe shteteve fqinje se tokat shqiptare pas kësaj ngjarje nuk mund të bëhen lehtë mjet për eksperiment.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit farkoi një brez luftëtarësh të rinjë për betejat e reja çlirimtare. Krijimi i shtetit Shqiptarë me vendimet e Konferencës së fuqive të mëdha në Londër la jashtë kufijve të saj më tepër se gjysmën e tokave shqiptare, atëherë në tokat e pushtuara do të fillojë një periudhë e gjatë e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar”, deklaroi Ramiz Abdyli, Drejtor i Institutit për trashëgimi kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/41015.html

Re: Rrofte Lidhja e Prizrenit-132 vjetori

Posted: Fri Jun 11, 2010 9:53 pm
by alfeko sukaraku
domosdoshmeria e saj ishte e pashmangshme .

nenet qe mori tregojn nje papjekuri politike te inteligjences shqiptare te kohes

por po tju futemi thellesisht detajeve do vrejm se antaret e kesaj lidhje shpresonin te merrnin perandorin osmane pasi kudo ne ballakan jetonin e sundonin gjitheshqiptaret, vetem se te krishteret e Ndre Mjedes kishin mendim te kundert me lidhjen e shqiptarve ne prizren..ndaj edhe kerrcenuan se "o mevetesi ose do i drejtoheshin per ndihme shteteve te krishtera evropiane" ..ndersa lidhja e prizrenit kishte ne nenin nr 1 kete ligje: "Vendosem te qendrojm nen porten e madhe, kush i shpalle lufte portes se madhe , na ka shpallur lufte edhe neve"

te mos flasim per influencen fetare ne jug te shqiperis edhe ne te gjithe greqin..kjo influenc mevetsoj arvanitet e dhe camet ortodoks edhe i bashkoj ata kundra portes myslimane nen shtetin ortodoks=greqin...ndersa pak kohe me vone mbreti Zoge kurve do ju hapte shkolla greke ortodoksve ne jug te shqiperis edhe camve mysliman do ju hapeshin shkolla turke.Pak me vone nje shqiptar me i qelbur se mbreti Zoge kurve -enver hoxha- do ti shpallte de fakto "minoritet kombetare" ortodokset shqiptar ne jug te shqiperis.

po, rrofte lidhja shqiptare e Prizrenit per te gjitha te mirat e saj, por lere te mos i harrojm pasojat qe ajo solli.

Ne boten e arte te Perendive te rilindjes ekziston vetem kjo pike e erret ne te cilen nuk u tregua largpamesi..pikat e tjera qe trillohen me "nacionalista romantike" jane pika qesharake injorantesh edhe antishqiptaresh.