Page 1 of 1

Si nuk duhet te jete nje patriot.

Posted: Tue Jun 15, 2010 6:36 pm
by Zeus10
Lexova nje shkrim vertet te qelluar te gazetares Alba Malltezi. Aty jepen rastet kur nje i vetequajtur patriot, ben gjithshka qe mund te demtoje vendin per te cilin ai betohet gjithe diten. Shkrimi eshte i goditur.

[quote2="Alba Malltezi"]Më pak patriotë

Jam patriot, por e pështyj këtë tokë. Jam patriot, por hedh plehrat ku më do qejfi. Jam patriot, por jam bërë i pasur duke trafikuar vajza shqiptare. Jam patriot, por kam vënë lekë duke bërë tendera të pandershëm. Jam patriot, por bëj pazare me ilaçet e spitaleve. Jam patriot, por blej një kostum sa rroga e 4 muajve e një mësuese filloreje. Jam patriot, por nuk paguaj taksa. Jam patriot, por mbështeta kryeministrin në fushatë dhe ai më bën favore. Jam patriot, po vjedh punën e tjetrit. Jam patriot, por punët për ristrukturimin e shkollës i bëra me materiale skarco. Jam patriot, por u bëra i pasur duke fryrë kostot e ndërtimit të rrugëve shqiptare. Jam patriot, por trafikoj çdo gjë. Jam patriot, por materialet e fabrikës time i hedh te lumi i Ishmit. Jam patriot, por nuk e kam problem t’u jap çfarë të kërkojnë grekërit. Jam patriot, por nuk më intereson se çfarë ndodh jashtë shtëpisë time. Shqipëria është apartamenti im 200 metra katrorë në këtë shumëkatëshin në qendër të Tiranës.
Patriotë të çuditshëm ne shqiptarët, të edukuar me një shije të mbrapshtë e një admirim të çka na dëmton. Shumë punë i kemi bërë keq të gjithë e pa na u dridhur syri të parët ngrihemi e flasim për patriotizëm, ne, vendi me natyrë kaq të bukur në Evropë, e kaq i keqtrajtuar. Do të jemi vërtetë patriotë kur të mos kemi nevojë ta themi, por ta tregojmë me punën tonë.[/quote2]

Re: Si nuk duhet te jete nje patriot.

Posted: Wed Jun 16, 2010 1:02 am
by Arta
Une i quaj, "Pateriot Individual" ose kufiri i tyre perfundon sapo hyjne brenda dere!

Re: Si nuk duhet te jete nje patriot.

Posted: Wed Jun 16, 2010 8:58 pm
by alfeko sukaraku
Zeus10 wrote:Lexova nje shkrim vertet te qelluar te gazetares Alba Malltezi. Aty jepen rastet kur nje i vetequajtur patriot, ben gjithshka qe mund te demtoje vendin per te cilin ai betohet gjithe diten. Shkrimi eshte i goditur.

[quote2="Alba Malltezi"]Më pak patriotë

Jam patriot, por e pështyj këtë tokë. Jam patriot, por hedh plehrat ku më do qejfi. Jam patriot, por jam bërë i pasur duke trafikuar vajza shqiptare. Jam patriot, por kam vënë lekë duke bërë tendera të pandershëm. Jam patriot, por bëj pazare me ilaçet e spitaleve. Jam patriot, por blej një kostum sa rroga e 4 muajve e një mësuese filloreje. Jam patriot, por nuk paguaj taksa. Jam patriot, por mbështeta kryeministrin në fushatë dhe ai më bën favore. Jam patriot, po vjedh punën e tjetrit. Jam patriot, por punët për ristrukturimin e shkollës i bëra me materiale skarco. Jam patriot, por u bëra i pasur duke fryrë kostot e ndërtimit të rrugëve shqiptare. Jam patriot, por trafikoj çdo gjë. Jam patriot, por materialet e fabrikës time i hedh te lumi i Ishmit. Jam patriot, por nuk e kam problem t’u jap çfarë të kërkojnë grekërit. Jam patriot, por nuk më intereson se çfarë ndodh jashtë shtëpisë time. Shqipëria është apartamenti im 200 metra katrorë në këtë shumëkatëshin në qendër të Tiranës.
Patriotë të çuditshëm ne shqiptarët, të edukuar me një shije të mbrapshtë e një admirim të çka na dëmton. Shumë punë i kemi bërë keq të gjithë e pa na u dridhur syri të parët ngrihemi e flasim për patriotizëm, ne, vendi me natyrë kaq të bukur në Evropë, e kaq i keqtrajtuar. Do të jemi vërtetë patriotë kur të mos kemi nevojë ta themi, por ta tregojmë me punën tonë.[/quote2]
kultura edhe patriotizmi i nje kombi mvaret drejtperdrejt nga klasa intelektuale e kombit..mjerishte kjo klase gjane shume me vargjet e meposhtme.
mjerisht pas rilindasve ne kurre me nuk e morem veten per keto ceshtje..nuk ka me burreri nuk ka me patriotizem.