"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#1

Post by Arbëri »

Image

Vetëvritet Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu, ka kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, në rrethinën e Beogradit.
Motivet për këtë akt, tani për tani, nuk janë të njohura, por sipas mediave beogradase, thuhet se Fehmiu ka qenë kohëve të fundit i sëmurë.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet se Fehmiu kreu vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga revolja e regjistruar në emrin e tij.
Bekim Fehmiu ishte 74-vjeçar dhe njihet si një ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi.
Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq.
Ka luajtur në role kryesore në më shumë se 50 filma. Ka xhiruar në Evropë, SHBA, Amerikë Jugore, Afrikë e Azi. Ka luajtur në shqip, serbo-kroatisht, maqedonisht, në gjuhën rome, turke, spanjolle, angleze, franceze dhe italiane.
Ndër të tjera, ai luajti në "Arsimi Special”, "Skuadrila partizane”, ndërsa famën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme e arriti kur luajti në filmin e huaj "Lufta e Bardhë” dhe “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.
Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të njohur “Odisea”. Karrierën e ka zhvilluar jashtë dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso. Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro dhe të tjerë.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare.
Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roj”.Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin.
Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.
Bekim Fehmiu, në prill 2001, e botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën e kishte shkruar qysh më 1985.

FILMAT:
Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L'Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio... (1973), The Last Snows of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je lišće (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#2

Post by Arbëri »

Bekim Fehmiu me aktoren Irene Papas në filmin “Odisea”.



Bekim Fehmiu në Shqipëri


Ky film e bëri Yll Bekimin ,


Babai i Bekimit,Ibrahimi, ka lindur më 1892 në Gjakovë né një familje tregtarësh dhe arsimdashës.Mbaroi medresen në Shkup,klasa e mësuesis.Biografia e Ibrahimit,mund të tregohet edhe nëpërmjet emrave të fëmijëve të tijë të cilët i pagëzoi ai vet,duke u dhënë të gjithëve emra kuptimplote shqip,për dallim të emrave të asaj kohe që zakonisht ishin arab ose turk.

Vajzën më të madhe e pagëzoi me emrin BESA-besnikëria e shqiptarit,pastaj vajzën tjetër e pagëzoi me emrin Shpresa-shpresë për ditë më të mira të popullit shqiptar.Bashkim,është emri i djalit të parë ose bashkimi i popullit shqiptar.ARSIM-arsimimi i popullit shqiptar.FATMIR-fat të mirë popullit shqiptar.BEKIM-të bekohet populli shqiptar.AFËRDITA-dita e afërt e lirisë për popullin shqiptar.Dhe LULJETA-të lulëzoj jeta e popullit shqiptar-

Me pushkë dhe me libër në dorë ,ishte dora e djathtë e Bajram Currit,gjatë kryengritjes së shqiptarëve kundër turqëve në vitin 1912.Si njëri prej mësuesëve të parë shqiptar u angazhua shumë për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë dhe Shqipëri.Në kohën e mbretëris jugosllave ,ai ishte gjithmonë i ndjekur për shkak të ndihmës që i jepte si Bajram Currit si Fan Nolit,për cka edhe mbreti Zog kishte shpallur një shpërblim prej 1000 napoleonash të arit për kapjen e tijë,kurse jugosllavët e kishin dënuar me vdekje në mungesë.

Në vitin 1929,u arrestua nga regjimi i i atëhershëm dhe u internua në Valjevë,kurse familja e tiju dërgua me dhunë në Sarajevë,gruaja së bashku me tre fëmijët.Në Sarajevë lindi edhe Bekimi.
Në vitin 1939.pas okupimit të Shqipëris nga Italia,familja Fehmiu vendoset në Shkodër,kurse Ibrahimi fillon punën si drejtor i shkollave fillore në Shkodër.Këtu në Shkodër lind Afërdita.

Në vitin1941,kur shpartallohet mbretëria jugosllave,familja Fehmiu kthehet në Kosovë përkatësisht në Prizren,ku Ibrahimi vazhdon punën si mësues.
Golgota e kësaj familje vazhdon apo nuk ndalet edhe gjatë kohës së Jugosllavis socialiste,ku në një proces të montuar Ibrahimi dënohet dhe mban burgun deri në vitin 1951.Menjëherë pas lirimit nga burgu ai vdes.
Hedija-Dija,ishte nëna e Bekimit.Ajo u lind në Gjakovë në vitin 1908.Gjatë gjithë kohës qoftë kur Ibrahimi ishte në burg opo në liri .ajo ishte gjithmonë pran tij dhe fëmijëve.
Me një qershor të vitit 1936 lind Bekim Fehmiu.Ai i takoi gjeneratës së parë shqiptare të Prizrenit që filloi dhe përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe.Pasi kreu shkollën e mesme regjistrohet në dramën shqiptare përkatësisht në Teatrin Popullor të Kosovës që edhe ishte i vetmi teatër profesional i asaj kohe.

Në vitin 1956,regjistrohet në Akademin e Teatrit në Beograd,në klasën e regjisorit të njohur prof.Mate Milloshevic,ku paraprakisht kalon provimin pranues,por kushtëzohet që sa më shpejtë të mësojë gjuhën serbo-kroate.Teatri i Prishtinës i ndanë Bekimit një stipendi për studime në Beograd,por meqë familja e tijë ishte e mallkuar dhe dënuar nga sistemi i asaj kohe,bëri që Bekimit,vetëm pas dy muaj ti ndërpritet stipendia,Mirëpo falë ndihmës dhe përkrahjes që i dha rektori i asaj kohe i Akadamis e Teatrit të Beogradit,Bekimi vazhdon studimet.

Në vitin 1960,Bekimi regjistrohet si anëtar i rregullt i Teatrit dhe Dramës jugosllave,por vetëm shtatë vite më vonë ai tërhiqet nga TDJ në shenjë proteste për trajtime dhe sjellje jo të mira ndaj tij,kështu që ai vazhdon karierën e tij si artist i lirë,kurse deri në këtë kohë ai kishte interpretuar 40 role epizodike.të mesme e kryesore.

Pas suksesit që arriti me filmin "Mbledhësit e puplave" në vitin 1967 , në regji të A.Petrovic e në rolin e Beli Bora,ku ky film fitpi edhe dy cmime në festivalin e filmit në Kan-Francë,si dhe nominimit të po këtij filmi edhe për cmimin Oscar në vitin 1968,Bekim Fehmiut i hapen dyert e Holivudit me cka edhe fillon kariera e tij artistike internacionale.Ai ishte ylli i parë i vendeve ballkanike dhe shteteve të Evropës Lindore që depërtoi në Holivud.Arrinë marrëveshje afatgjate me producentin e njohur italian Dino de Laurentis.Pastaj i ofrohen edhe shumë oferta të tjera nga shtëpi e njohura filmike të SHBA-ve dhe Evropës,derisa Bekimi kishte filluar xhirimet në të gjithe kontinentes e botës,kurse fliste këto gjuhë:shqip,serbo-kroatisht,maqedonisht,gjuhën rome.turqisht,spanjollisht,anglisht,frëngjisht dhe italisht.

Gjeneratat e vjetra edhe sot e kujtojnë në rolin e Odiseut të Homerit,ku si partnere kishte aktoren Irena Papas,arvanite nga Greqia me të cilë gjatë pauzave të xhirimeve bisedonin në gjuhën shqipe.Daks,ishte personaxhi që Bekimi interpretoi në filmin "Avanturieri"....gjatë kësaj kohe ai interpreton edhe në filma të tjerë me yjet më të njohur të asaj kohe si:Xhon Hjuston,Ricard Kren,Cak Konors,Vudi Strond,Ava Gardner,Dik Bogart,Frederik Forest...pastaj vjen filmi "Ediela e zezë",film që u emitua edhe në qershor të vitit të kaluar në Tvd2 me Robert Saum.Interpretoi edhe me Kladuia Kardinale e shumë të tjerë.
Që ti ndahet roli kryesor në filmin "Avanturieri"në regji të Luis Gilbert e që finansohej nga shtëpia filmike multimiliardere Paramount,Bekimit iu deshtë që gjuhën angleze ta mësojë për vetëm dhjetë javë.Këtë edhe e arriti në vitin 1968,vit kur edhe i lindi djali i parë të cilin e pagëzoi Uliks,i frymëzuar nga Odiseu i Homerit.

Menjëherë pas përfundimit të premierës "Avanturieri",në shenjë mirënjohje ndaj yllit të ri të Holivudit,Bekim Fehmiut,u organizua një pritje solemne në hotelin e njohur Pjer të Nju Jorkut.Në atë mbrëmje morën pjesë edhe shumë yje të njohur të Holivudit si:Olivije de Helivend,Ano Mofo,Kendis Bergen,Sharl Aznavur etj,kurse atraksion i mbrëmjes ishte vetë Bekimi,ku para mysafirëve u paraqit me veshjen e stilizuar kombëtare.
Dhe vjen viti 1987,kur Bekimi në mënyrë demonstrative tërhiqet nga skena teatrale-filmike e Jugosllavisë.
Ishte duke interpretuar rolin kryesor në dramën Madam Kolontajn në teatrin e Beogradit.Ai ndërprenë në gjysmë interpretimin e tijë dhe proteston publikisht kundër propagandës dhe urrejtjes që përhapej ndaj shqiptarëve nga shteti i Jugosllavisë.Dhe pastaj,Bekimi, zgjodhi heshtjen.Hamleti do të thonte "...mbeti vetëm heshtja".

Roli i profetit Jusuf (Jozef),ishte roli i fundit që interpretoi për televizionin italian në filmin "Fëmiu me emrin Jezus",në regji të Franko Rosi.Film i cili u shfaq edhe në SHBA.Për herë të fundit interpretoi në vitin 1992 në filmin "Xhingis Kan" e në regji të Ken Anekin,kurse prodhuar nga shtëpit filmike të SHBA-ve dhe Italis.
Sot Bekimi,jeton i tërhequr së bashku me gruan e tijë,aktoren e njohur Branka Petric dhe gjithnjë në kontakte me motrat dhe vëllezërit e tijë në Prizren,Prishtinë e Beograd,kurse dy djemt e tijë Uliksi dhe Hedoni jetojnë në SHBA.

Bekim Fehmiu,interpretoi në më shumë se pesëdhjetë filma ,kryesusht në rolet kryesore.Ti përmendim vetëm disa.
-- "Vitet e nxehta" 1966,"Roj"1966,"I even met happy gupsies"1967,"Odyseja"1969,"Vajza"1965,"THE ADVENTURERS"1970,"THE DEZERTER"1971,"DEPS"1974,"CAGLIOSTRO"1975,"PERMISS ION TO KILL"1975,"MADAM KITTY"1976,"EDUKATA SPECIALE"1977,"BLACK SUNDAY"1977,"TË KUQËT DHE TË ZINJTË"1985 etj.
Last edited by Arbëri on Tue Jun 15, 2010 9:18 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#3

Post by Zeus10 »

Nuk e di pse me duket pak e dyshimte kjo "vetevrasje". Gjithmone, kur duan te heqin qafe dike, sherbimet sekrete, operojne mbi kete truk, ne menyre qe te pakten gjysma e opinionit, te besoje versionin zyrtar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#4

Post by Arbëri »

Zeus10 wrote:Nuk e di pse me duket pak e dyshimte kjo "vetevrasje". Gjithmone, kur duan te heqin qafe dike, sherbimet sekrete, operojne mbi kete truk, ne menyre qe te pakten gjysma e opinionit, te besoje versionin zyrtar.
Sepse edhe po të kishe vrarë vërtet vehten besimi nga popujt Sllavë është i humbur ..Edhe ne keto vite ndodhin shum shpesh ''vetravsje'' .!
Para ca ditësh në burg të Shkupit , ish ushtari i UCK-së : http://www.shqipmedia.com/2010/05/sait- ... idrizoves/
Para ca ditësh ish ushtarët e UÇK-se : 4 ish-ushtarë në Kombe me ''plot eksploziv'' , gjaku askund po as nuk '' eksplodoj automobili '' ..http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4478.html
Këto janë disa shembuj nga miliona të tjerë .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1018
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#5

Post by Hymniarber »

Arbëri wrote:
Zeus10 wrote:Nuk e di pse me duket pak e dyshimte kjo "vetevrasje". Gjithmone, kur duan te heqin qafe dike, sherbimet sekrete, operojne mbi kete truk, ne menyre qe te pakten gjysma e opinionit, te besoje versionin zyrtar.
Sepse edhe po të kishe vrarë vërtet vehten besimi nga popujt Sllavë është i humbur ..Edhe ne keto vite ndodhin shum shpesh ''vetravsje'' .!
Para ca ditësh në burg të Shkupit , ish ushtari i UCK-së : http://www.shqipmedia.com/2010/05/sait- ... idrizoves/
Para ca ditësh ish ushtarët e UÇK-se : 4 ish-ushtarë në Kombe me ''plot eksploziv'' , gjaku askund po as nuk '' eksplodoj automobili '' ..http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4478.html
Këto janë disa shembuj nga miliona të tjerë .
Me kujtohen rekrutet shqiptare ne ish Armaten Jugosllave, qe gjendeshin te "vetevrare" cdo dite, sipas njoftimeve te propagandes jugosllave te kohes.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#6

Post by Arbëri »

Hymniarber wrote:
Arbëri wrote:
Zeus10 wrote:Nuk e di pse me duket pak e dyshimte kjo "vetevrasje". Gjithmone, kur duan te heqin qafe dike, sherbimet sekrete, operojne mbi kete truk, ne menyre qe te pakten gjysma e opinionit, te besoje versionin zyrtar.
Sepse edhe po të kishe vrarë vërtet vehten besimi nga popujt Sllavë është i humbur ..Edhe ne keto vite ndodhin shum shpesh ''vetravsje'' .!
Para ca ditësh në burg të Shkupit , ish ushtari i UCK-së : http://www.shqipmedia.com/2010/05/sait- ... idrizoves/
Para ca ditësh ish ushtarët e UÇK-se : 4 ish-ushtarë në Kombe me ''plot eksploziv'' , gjaku askund po as nuk '' eksplodoj automobili '' ..http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4478.html
Këto janë disa shembuj nga miliona të tjerë .
Me kujtohen rekrutet shqiptare ne ish Armaten Jugosllave, qe gjendeshin te "vetevrare" cdo dite, sipas njoftimeve te propagandes jugosllave te kohes.
Po , e kisha shkru me nje forum që e kisha përgadite e mezi e gjeta :)
Njl përqindje e vogël poshte të ''vetvrasjeve'' nga shqiptaret në ushtrin Jugoslawe :


TË VRARË NË USHTRINË JUGOSLLAVE



Këta jane vetem disa nga ushatarët shqiptarë të vrarë në ish-Jugosllavi, të cilët i janë prezantuar lexuesit boshnjak ne nje librer te perbashket te botuar ne Sarajevë ne vitin 2004.







Shkruan: dr. Begzad BALIU, Prishtinë



1. Asllan Ukë Gashi, lindur në Suharekë më 17. 09. 1969. Rekruat në APJ më 12 shkrut 1980, në VP nr. 1266/20, Vipavë, Slloveni. Transfer më 3 korrik 1980 në VP nr. 2950, në Snezhanë. U vra më 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

2. Agron Haxhi Ferizi, u lind më 1957 në Deçan. U mobilizua në Ushtrinë Jugosllave më 6 janar 1984 në Novi Sad. Më vonë e transferojnë në Baçka Topollë, ku vritet më 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

3. Aziz Sadik Kelmendi u lind më 15 janar 1967 në Kraçicë të Lipjanit. Më 1986 mobilizohet në ushtrinë Jugosllave në Leskovc të Serbisë. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakres së Paraqinit të bërë nga sigurimi Jugosllav, në shenjë të krijimtit të urrejtjes mes popujve të federates Jugosllva kundër popullit shqiptar. Për Azizin u tha se ditën e fundit të lirimit nga armata kishte vrarë dhe plagosur disa ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Megjithëse dhoma ishte plotë nuk doli asnjë dëshmitarë, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine në të njëjtën ditë më 3 shtartor 1987 jashtë kazerme.

4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind në Bardh të madh të Fushë Kosovës më 1970. Më 15 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Manastir të Maqedonisë. Më 14 shtator 1991 e dërgojnë në VP 13-18/6 në Knin të Kroacisë. Abedinin edërgojnë në loogoret e luftës, por pasi ai nuk ishte i sigurtë që të dërgohej në fronte sepse nuk pranonte të shkonte u vra nga Radolub Danoviç, i biri i komandantit të të garnizonit të Shkupit Aleksandër Danoviç, më 11 .02. 1992. Në shtëpi ju thane se është vrarë në frontin e luftës kroate.

5. Agim Salih Gllareva u lind më 7 korrik 1971 në Vërbovc të Glogovcit. Në Armaten Jugosllave shkon më 1990 në Kërçovë të Maqedonisë. Prej këtu e transferojnë në Dvor na Uni të Kroacisë. Aty vritet më 14 tetor 1991. Nuk ka shënime. U vra në luftë.

6. Besim Xhemë Bajraktari u lind më 1958 në Junik të Deçanit. Më 1980 mobilizohet në Kazermen e Bihaçit (Bosnje e Hercegovinë). Më 5 gusht 1981 pranë Aeroportit të Ri të Banjallukës e vrasin eprorët e tij. Familjes së tij iu tha se ishte vrarë në një aksident komunikacioni, por pas hapjes së arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plimba automatiku.

7. Fadil Selim Berdynaj lindi më 1973 në Radavc të Pejës. Më 7 maj 1985 mobilizohet në Armaten Jugosllave në prilep të Maqedonisë. Më 23 qershor 1985. Nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili beri vetvrasje, por fjala ishte për një vrasje medhunë, sepse nuk kishte shenja të tjera.

8. Jetullah Haxhi Desku u lind më 15. 05. 1970 në Siçevë të Klinës. Më 18 mars 1990 mobilizohet në ushtrinë jugosllave VP 5920/12D të Suboticës (Vojvodinë). Pas dy muajve vritet në Kazermen “14 vojvigjanska divizija”, më 18 maj 1990.

9. Nazmi Abdullah Muja lindi më 25 maj 1962 në Gradicë të Gllogovcit. Në Armaten Jugosllave shkoi në shtator 1981, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/15. Më 25 maj 1982 oficerët e KOS-it e hodhën nga kati i tretë dhe thane se bëri vetvrasje. Vrasës të tij ishin officerët: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nënkolonel Simeon Tumanoviç (VP 3945 Sarajevë), dhe nënkolonel Aleksandër Vasilieviç (VP 945 Sarajevë).

10. Raif Adem Isufi u lind më 5 maj 1960 në Kotorr të Skënderajt. Në tetor të vitit 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Bileçe të Bosnje Hercegovinës. U aktivizua komandant reparti në Bohinjsko Bello të Sllovenisë. Më 5. 12. 1987 në ora 22 e njoftojnë se gjoja ushtarët shqiptar në Kazermen e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarët tjerë. Raifi gjendej në kazermen e Bledit. E urdhërojnë të shkoj atje por veturë nuk i japin. Niset këmbë me dy shokë të tjerë. Rrugës e sulmojnë me një xhip ushtarak dhe e mbysin ndërsa plagosin rend një ushtar tjetër nga Koshutova e Mitrovicës mbetet invalid i përjetshëm dhe me plagë më të lehta ushtari nga presheva.

11. Shaban Sadik Prushi u lind më 1961 në Prush të Gjakovës. Në ushtrinë jugosllave u mobilizua në postkomandën e Garnizonit të banjallukës, VP 6372/3. Në vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhënë asnjë informat për familjen.

12. Osman hajdar Ismajli lindi më 20 gusht 1968 në Gërbavc të Medvegjës. Në armatën Jugosllave në kazermen “Marshali Tito” në Titograd të Malit të Zi. Më 8 korrik 1988 u gjet i masakruar në lumin Moraça. U tha se kishte bër vetvrasje!

13. Setar Mustafë Ramadani u lind më 1972 në Osek Hilë të Gjakovës. Më 1991 u mobilizua në Armatën Jugosllave, të cilin e dërguan në frontin e luftës serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra më 1 shtator 1991 në Trebinje të Krtoacisë, “sepse nuk kishte zbatuar urdhërat serbe!”

14. Yzeir rrustem Sadiku u lind në fshatin Rahovicë të Preshevës më 25 janar 1957. Në vitin 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, garnizoni “Lora” të Splitit. Më 12 prill 1982, sipas një informate të tërthortë të oficerit Franjo Tot, ofeiceri i lartë i shërbimit ushtarak Frane Dobravqiç e ka thirrur Izeirin në raport dhe e ka hedhur nga kati i tretë, ku ka pësuar lëndime për vdekje.

15. Haki Rexhep Shatri, u lind më 9.07.1958 në Tomoc të Istogut. Më 2 shkurt 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave. Ishte stomatolog në VP 2667/9 të Novi Sadit. Pastaj e transferojnë në Garnizonin Ushatrak të Sarajevës. Ditën e fundit të shërbimit e vrasin në pabesi. U tha se bëri vetvrasje në gjendje të rend nervore!

16. Hamit Jahë Haxhiu u lind më 1. 5. 1957 në Batushë të Gjakovës. Ishte kapiten i klasit të pare në Garnizonin e Nishit. Më 1 .2. 1990 një ekspeditë tankiste nga Nishi pa pjesmarrjen e Hamitit ishte hyrë në Podujevë dhe kishte vrarë një qytetar para shtëpisë (Fadil Tallën). Në shenjë aktiviteti për të mbuluar reagimin e mëvonshëm të Hamitit, ate e helmojnë dhe vdes më 22 qershor 1990.

17. Ejup Fejzë Sahiti u lind më 2.2. 1961 në Papaz të Ferizait. Më 1984 mobilizohet në shërbimin ushtarak në Valevë të Serbisë VP 2666. Disa ditë pa mbaruar ushtrinë, me të marrë rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjë shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanë informacione për familjen.

18. Rasim Ramadan Zeka lindi më 1.5.1961 në Metërgofc të Podujevës. Më 4 nëntor 1981 mobilizohet në Garnizonin e Komandës Ushtarake të Sinjit (Kroaci), në VP 2427/12. Më pare familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnë ta vizitojnë por nuk u lejohet. Nënatën në mes të 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakët Kapiteni Filipoviç, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviç e varen në kabllon e rrymës në kuzhinën e kazermës.

19. Xhavit Alush Berisha u lind më 16. 11. 1967 në Prugovc të Prishtinës. Më 17 shtator 1989 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Sombor të Kroacisë, VP 3065/4-3. Vetëm dy muaj më vonë e dërgojnë në klinikën ushtarake të Beoradit. Më 12.12.1989 vdes dhe dërgohet pa asnjë shënim për varrim. U helmua.

20. Sami Daut Shabani u lind më 21..1961 në Zaskok të Ferizajit. Në maj të vitit 1985 shkon ushtar në Kazermen ushtarake të Koprivnicës (Kroaci), VP 3790/42. Më 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjë dëshmi dhe nënmbikqyrje ushtarake.

.Ismet Muharrem Bojku lindi më 3 prill 1962 në Gjakovë. Jetonte në Deçan. Më 8 tetor 1981 e dërgojnë urgjentisht në shërbim në Garnizonin Ushatarak të Shtipit VP 444/4 VE-1, në Maqedoni. Më 19 shtator 1982 është helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me të ardhur në shtëpi vërejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq në përjekje për të jetuar më 7 tetor 1982 në spitalin e Pejës.

22. Sami Ali Gashi u lind më 1961 në Prishtinë. Në Armaten Jugollave është mobilizuar në shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinë), e pastaj është transferuar në garnizonin Ushtarak të Vërshacit (Vojvodinë). Pas disa ditë bisedash në sigurimin ushtarak më 8 gusht 1981 vritet duke marrë një breshëri plumbash në gjoks.

23. Ali Nazif Sahiti lindi më 1971 në Komogllavë të Ferizait. Më 15 mars 1991 është mobilizuar në armatën jugosllave në Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndërsa më 22 mars 1991 në VP 6381/22. Më 14 shtator 1991 e transferojnë në frontet e luftës në Sllunj të Kroacisë VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda më shumë se nga jasht dhe për këtë i shkruante edhe familjes dy muaj më pare. Më 19. 12. 1991 një ushtar nga Rashka (Serbi) e vret në mes të poligonit të kazermes por ushtria e mbajti në morg 26 ditë me radhë pa e njoftuar familjen.

24. Sefer Bislim Çukoci lindi më 1976 në Cërnillë të Ferizait. Në vitin 1993 organet shtetrore e kërkojnë ushtarë për ta dërguar në frontet e luftës, por Seferi nuk përgjigjet dhe del në ilegalitet. Më 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnë fshatin e tij të lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.

25. Fahrush Emrush Emini lindi më 1.12.1971 në Zhiti të Vitisë. Më 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht në ushtrinë jugosllave në Derventa të Bosnje Hercegovinës, VP 8840/10. Më vonë e transferojnë në banjallukë. Nga Banjalluka e dërgojnënë frontet e luftës në Staragradishka. Më 16 shtator 1991 goditet me një predhë nga mbrapa në kokë dhe vdes. Në shtëpi u dërgua pa shjegime.

26. Bedri Nimon Bajgora lindi më 5.3.1959 në Vushtrri. Më 1986 mobilizohet ushtar në Garnizonin ushtarak të Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Në tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht në biseda informative. Më 14 janar 1987 gjendet i varur në parkun e makinave.

27. Halil Halim Binaku lindi më 1952 në Gllobar të Gllogovcit. Më 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Shibenik të Kroacisë. U tregua shumë i zoti në ushtri dhe mori graden edhjetarit. Në mesnatën e 26 nëntorit 1982 u vra në tradhëti.

28. Tahir Azem Gashi lindi më 25. 7. 1971 në Vërbovc të Gllogovcit. Më 16 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Osjek të Kroacisë, VP 5530/10. Vetëm një javë pas fillimit të ushtrimeve dërgohet në frontet e luftës kundër forcave çlirimtare të kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet në kazermë duke i detyruar vetëm ushtarët shqiptarë që të bëjnë roje. Më 16 shtator Tahiri plagoset rëndë dhe pas tri ditë vuajtje vdes në një veturë, kue gjejnë ushtarët kroat dhe e varrosin në varrezat qëndrore të Osjekut.

29. Tafil Zahir Hyseni lindi më 7. 5. 1962 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 3 dhjetor 1984 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, por i dërmuar nga jeta në burgje lirohet përkohësisht . Më 17.12.1986 regrutohet në Ajdovqinë të Slolovenisë VP 1266/8B. Nuk e lejojnë të vizitohet asnjëherë nga familja, prandaj më 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtëpisë. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen në kazermë ku ushtrohet dhunë deri në vdekje. U tha se bëri vetvrasje.

30. Afrim Bahtir Hyseni lindi më 1. 7. 1970 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 17 mars 1991 mobilizohet dhunshëm në armatën jugosllave në Vernik të Vojvodinës. Në ndërkohë në kazermë kupton se do t’i dërgojnë në luft në fronton e Vukovarit. Në fillim të prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen në vendlindje. Dy javë qëndron në ilegalitet por pas dy javësh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku në mes të fshatit duke e lënë kështu dy ditë për ta parë të gjithë.

31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi më 1952 në Prekaz të Gllogovcit. Më 1982 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Novi Sad. Më 22 tetor 1982 në vizitë i shkon i vëllau dhe vendosen në Hote “Novi Sadi”. Më 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin në lift me një mjet të fortë dhe e hedh në gropen e liftit.

32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi më 1962 në Turjakë të Rahovecit. Më 1984 mobilizohet në Garnizonin e Suboticës. Pas një perleshje ushtarësh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarësh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesë vjet burg të rëndë. Më 30 shtator 1987 vritet në qelinë e burgut në Pozharevc.

33. Miftar Sylë Tali lindi më 15.2.1965 në Babaj të Bokës, Malsia e Gjakovës. Më 20 qershor 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Garnizonin e Pazinit në Istri të Kroacisë, VP 6116/11, ndërsa më 15.1.1987 transferohet në VP 4969 të Pazinit. Për shka se ishte familje kufitare në Miftarin bëhet presion që të bashkëpunoj për nevoja ushtarake kundër popullatës kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumë presion sa nuk beson të kthehet gjallë në shtëpi. Qëndon më shumë në burgje e spitale se sa në ushtri. Më 23 prill 1987 e njoftojnë familjen dhe e lëshojnë Miftarin me shumë plagë në trup. Në trenin Zagreb –Beograd Miftari ishte bashkë me vëllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tërhoqi Mitarin duke e hedhur për dritare nga treni afër qytetit të Kutinës (Kroaci). Haxhiu e kupton këtë vetëm pasi arrijnë në Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kërkoj as në kupetë e trenit dhe e urdhërojnë që të shkoj në shtëpi. Vetëm tri ditë më pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet në shtëpi.

34. Adem Binak Osmanaj lindi më 29. 12. 1963 në Turbuhovc të Istogut. Më 9. Tetor 1982 mobilizohet në Garnizonin e Lublanës (Slloveni). Me të arritur në kazermë fillon dhuna mbi te. Në një letër familjes, i njofton se nuk e di a do të mund të kthehem i gjallë në shtëpi. Në natërn 5 qershorit 1983 e hedhin në hekurudhen e trenit dhe e vrasin.

35. Abedin Selman Bala lindi më 30. 12. 1960 në Korreticë të Gllogovcit. Ishte mnjeri me një intelektualitet të jashtëzakonshëm Njihte shumë gjuhë. Më 4. 1. 1981 mobilizohet në Maribor të Sllovenisë VP –3672/1. Më vonë e dërgojnë në Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditën që lirohej u organizua një proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja të organizuar të cilët pas nëntë muajve u dënuan nga 3 deri në 13 vjet burg të rëndë. Abedini mbajti burgun në disa vende të Jugosllavië, deri në natën ndërmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri në qelnë e burgut dhe e mbyti përdhunshëm. U tha se bëri vetvrasje!

36. Afrim Muhamet Lushtaku lindi më 21 janar 1966 në Prekaz të Skënderajt. Më 14 qershor 1998 mobilizohet në Kranj të Sllovenisë VP 1098. Më 28 qershor 1998 në poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikë nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!

37. Ali Sinan Rrustemi u lind më 1972 në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Më 16 qershor 1991 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Treninjes (Bosnje e Hercegovinë), VP 6143/8. Më tej e transformojnë në Prevllakë. Pastaj në nëntor 1991 shkon në Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) në fshatin Puhin Han të Kluçit të Bosnje e Hercegovinës.

38. Besim Hashim Fazliu u lind më 15 janar 1967 në Prishtinë. Më 19. 1. 1987 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Lublanës, VP 50028. Më 13. 12. 1987 u dërgua për të ngrënë më heret se gjoja kishte punë në magazinë. Me të ngrënë lugët e para të gjelles kuptoi se ishte helmuar ndërsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak që po e përcillte. Vdiq më 31 dhjetor 1987.

39. Enver Salih Maksutaj lindi më 12 shkurt 1970 në Orrobërd të Istogut. M{ 18 nëntor 1990 mobilizohet në Garnizonin e Gjakovës (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnë të qëndrojë roje tek porta e garnizonit. Më 15 shtator 1990 e godet një predhë nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.

40. Fadil Xhafer Gashi lindi më 21 dhjetor 1965 në fshatin Dobërdol të Podujevës. Në gusht të vitit 1984 mobilizohet në Garnizonin e Kralevës (Serbi), VP 8977/6. Më 7 maj 1985 e dërguan roje në Ratina, afër Vërnjaçka Banjes ndërsa mbrapa e ndoqen dhe e vranë pas shpine. U tha se bëri vetvrasje!.

LISTA E USHTARËVE TË VRARË NË "APJ" GJATË VITEVE 1981-1991 Vizitorë
të nderuar, në armatën ish-jugosllave, jane vrarë shumë bijë të
popullit tonë. Është shumë i madh numri i djemëve shqiptarë që janë
kthyer në arkivol. Prandaj kërkojmë nga Ju dhe nga familjet e
ushtarëve shqiptarë të vrarë nëpër kazermat ushtarake të ish- APJ-
së,që të na dergojnë biografitë dhe fotot e tyre që t'i publikojmë ne
faqen tonë. I presim biografinë dhe nje foto ne postën elektronike.
webmaster@kp- afrim-zhitia. com

Me rrespekt! Klubi Politik
"Afrim Zhitia"

LISTA E USHTARËVE TË VRARË NË "APJ" GJATË VITEVE 1981-1991

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut
në Prishtinë,gjatë viteve 1981 – 1991 janë vrarë në forma të ndryshme
këta ushtarë shqiptarë:

1.Sami Ali Gashi(1961)- student në Prishtinë.Shërbente në Vërshac-
Vojvodinë.Vdes në Beograd më 06.07.1981.

2.Besim Xhemail Bajraktari(1958) -Gjakovë.Vdes në Banjallukë-Bosnjë ,më
05.08.1981.

3.Halil Abib Hajrullahu(1958) ,fshati Banullë-Lipjan. Vdes në Split,më
02.09.1981.

4.Shaban S.Prushi(1961) ,fshati Zylfaj-Gjakovë .Vdes në Banjallukë.më
22.09.1981.

5.Sami Shani Krasniqi(1956) ,fshati Buqe-Dragash. Vdes në Novo Mesto-
Sllovenio,më 16.09.1982.

6.Rasim Ramadan Zeka,fshati Metergovc-Podujevë .Vdes në Sinj-Kroaci, më
07.06.1982.

7.Izeir Rrustem Sadiku,student( 1957),fshati Rahovicë-Preshevë .Vdes në
Split-Kroaci, më 11.04.1982.

8.Nazmi Abdullah Muja,fshati Gradicë-Gllogovc. Vdes në Mostar-
Bosnje,më 11.04.1982.

9.Hasan Talat Sezairi(1959) Gostivar-Maqedoni. Vdes në Krivolak,më
15.07.1982.

10.Musë Ramadan Hoxhaj(1963) fshati Bellanicë.Vdes në Split,më
03.05.1983.

11.Adem Binak Osmanaj,bujk( 1964)fshati Prekallë-Istog. Vdes në
Prokuple më 30.05.1983.

12.Enver Selman Elezi,student( 1964) Shkup.Vdes në Divulle-Split, më
04.06.1983.

13.Murat Muharrem Jusufi,maturant( 1965) fshati Haraçinë-Shkup. Vdes në
Lubjanë më 04.06.1983,një javë pas shkuarjes në ushtri.

14.Mustafa Arif Pantina(1963) fshati Glarevë-Klinë. Vdes në Derventë,më
01.08.1983.

15.Naser Shaqir Gashi(1962) fashati Kopiliq i Poshtëm-Skënderaj. Vdes
në Shetinska Gora-Slloveni, më 10.06.1984.

16.Agron Haxhi Ferizaj(1957) fshati Kodrali-Deçan. Vdes në Baçka
Topolla,më 23.08.1984.

17.Abedin Selman Balaj(1954)fshati Korrotocë e Epërme-Gllogovc. Vdes
në Cele-Slloveni më 07.03.1982.

18.Mujë Rexhë Muçaj,vdes në Benkovc,më 23.04.1985.

19.Fadil Selim Bërdynaj,maturant fshati Radavc-Pejë.Vdes në Mitrovicë
të Kroacisë,më 24.06.1985.

20.Ejup Fezë Sahiti(1958) e vrasin 12 ditë para se ta kryente
shërbimin në ushtri.

21.Sami Daut Shabani,student( 1962)fshati Zaskok-Ferizaj. Pjesëmarrës i
kryengritjes të vitit 1981.Vdes në spitalin e Zagrebit,më 07.02.1986.

22.Haki Rexhep Shatri,stomatolog i diplomuar(09. 07.1958)fshati Tomoc-
Istog.Vdes në Sarajevë ,më 02.02.1986.

23.Inajet Istrefi(1966) fshati Veleshtë-Strug. Vdes në Petro Varadin-
Vojvodin,më 12.06.1986.
24.Erdogan Alajdin Morina(1959) ,Prizren. Vdes më 02.12.1986.

25. Niman Zymer Bajgora(1959) Vushtrri. Vdes në Nish,më 14.01.1987.

26.Miftar Sylë Tali(1960),fshati Babaj i Bokës-Gjakovë. Vdes në
Kutina,më 22.04.1987.

27.Mustafa Mumin Ramadani,fshati Bozofc-Tetovë .Vdes në Strumic,më
27.04.1987.

28.Aziz Sadik Kelmendi(1967) fshati Karaçicë-Lypjan. E vrasin në
Paraqin më 03.09.1987.
29.Ibrahim Jusuf Kastrati(1961) fshati Turjakë-Rahovec. Vdes në
Pozharevc më 03.09.1987.

30.Qani Muharrem Shabani(1965) Rahovec.Vdes në Pulë,më 05.11.1987.

31.Raif Muharrem Isufi(1960)fshati Kotorr-Skënderaj. Vdes më
05.12.1987.

32.Naim Ramadan Ajgeri(1968) .Vdes në spitalin e Beogradit,më 1988.

33.Naser Xhafer Gashi(1969)fshati Orrobërdë-Istog. Vdes në Ribnic-
Slloveni,më 15.05.1988.

34.Afrim Muhamet Lushtaku(1966) fshati Prekaz i Poshtëm-Skënderaj. Vdes
në Ribnic-Slloveni, më 28.06.1988.

35.Osman Hajdar Ismaili(1968) fshati Gërdovc-Medvegj. Vdes në
Podgoricë,më 08.07.1988.

36.Enver Shaban Ramadani(1970) fshati Brojë-Skënderaj. Vdes në
Viroviticë-Kroaci, më 15.01.1989.

37.Xhavit Alush Berisha-vdes në vitin 1988.

38.Halim Shaqir Litaj(1970)Klinë .Vdes në Doboj,më 04.09.1989.

39.Vahidin Xhemshit Hajrizi(1969) fshati Kuklibeg-Dragash. Vdes në
Divule-Split.Ë shtë vrarë më 26.04.1990.

40.Jetullah Haxhi Desku,vdes në vitin 1990.

41.Xhevdet Haradin Aruçi(1986)Rezallë -Skënderaj. Vdes në Tuzëll,më
26.06.1990.

42.Fatmir Adem Tafaj(1970)fshati Grajkovc-Suharë kë.Vdes më
25.08.1990,në Velika Goricë.

43.Ivan Pashko Perishiq,Janjevë (kroat).Vdes më 13.10.1990 në Kërçovë.

44.Rexhep Ismet Blakaj(1963) fshati Jabllanicë e Vogël-Pejë.Vdes në
Virovitcë-Kroaci, më 1985.

45.Enver Hasi,fshati Poroj-Tetovë. Vdes më 1985.

46.Izet Bedri Bushi(1971)fshati Pustenik-Kaçanik. Vdes në Qupri,më
11.01.1991.
47.Lulzim Faik Rexhepi(1967) fshati Zabel i Poshtëm-Gllogovc. Vdes në
Virovitic-Kroaci, më 16.01.1991.

48.Burim Sherif Behramaj(1972) Mitrovicë. Vdes në Beograd,më
25.10.1991.

49.Abedin Sabit Krasniqi(1970) Bellaqevc- Fushë-Kosovë .Vdes në
Beograd,më 03.11.1991 ...

Numri është edhe 1000% më i madh se kjo listë së shpejti qe e gjeta ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#7

Post by Arta »




I vafte shpirti ne drite! :(
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#8

Post by Zeus10 »

Arta wrote:
:(
Ky eshte me te vertete pasardhes i Udhisese, ai nuk po luan filmin po perjeton ne nje kohe tjeter jeten e katragjyshit te tij te lashte. Kjo eshte arsyeja qe ai eshte aq impresiv dhe te duket sikur eshte Uliksi i vertete, qe ne njefare menyre eshte sepse eshte gjaku i tij.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#9

Post by Arbëri »

I martuar me nje artiste serbe, ishte nga ata njerez qe nuk e braktisi, ne asnje moment Beogradin dhe nuk iu tremb te qenurit shqiptar. Shqiperine e ka vizituar ne vitin 1973 dhe nuk e ka fshehur kurre mallin qe kishte per te. I pyetur per deshiren e tij ai ka thene thjesht se:"Do te doja te njihja me mire shqipen". Ne te gjithe hapesiren ballkanase eshte gati ne permasat e nje miti. Ndoshta kjo ka qene nje nga arsyet, qe i biri quhet Uliks.
Njeriu nuk duhet te fajesoje per diçka qe i ndodh as babane as vellezerit, as komshine, as perendite, por vetem veten. Njera nga tragjedite tona lidhet me ate, qe duke jetuar per shekuj se bashku nuk kemi mesuar nga njeri tjetri, por dhe kur e kemi bere kete kemi mesuar vetem te keqen. Bekim Fehmiu eshte nje nga artistet me te medhenj qe kane dale prej ketyre aneve.
Nga viti 1987, kur ne menyre demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" te Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, ne teatrin jugosllav te drames, ai i dha lamtumiren aktivitetit artistik ne Jugosllavi. Pas disa kohesh mori dhe vendimin per t'i dhene fund aktivitetit edhe ne aktivitetet artistike boterore. Pak kohe me pare ne Jugosllavi eshte botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkelqim dhe frike", ne te cilin pershkruhet periudha qe nga lindja e tij ne Sarajeve duke perfshire gjithçka deri ne vitin 1955, kur u pranua ne teatrin e drames se Prishtines.

Hamleti ka thene: "Tani e tutje, vetem heshtje". Cila eshte arsyeja e vertete e heshtjes suaj 14-vjeçare?
"Intervisten e fundit, ate te lamtumires e kam dhene me 14 prill 1987, Mira Radosheviçit per gazeten "Politika", kur braktisa shfaqjen "Madame Kolontine". Shkaqet per kete vendim kishin te benin me te ashtuquajturin "mosorganizim" te shfaqjes, por arsyeja e vertete kishte te bente vetem me zgjerimin e propagandes dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, ne te ashtuquajturen "nga Triglava deri ne Gjevgjeli". Atehere i thashe vetes siç thote Hamleti, "se eshte koha per te shpetuar nga makthi" qe te ndjehesha "Ne petkat e kujteses" te Miroslav Kerlezhes, qe te ndjehesha si ne kengen e Dushan Vasiljevit, "Njeriu pas lufte", i cili thote: "...me jepni vetem nje gllejnke ajer dhe vesen e mengjezit. Te vetmet qe ju kane mbetur..."

Ato vite te fushates antishqiptare pushtuan faqet e gazetave, programet televizive. U publikuan fotografi te montuara ku citohej poema e Rakiceviçit "Simonida" ne te cilen thuhej: "Arbanasi te nxorri syte", por qe Shkelzen Maliqi, shpjegoi gjithçka rreth te vertetes mbi keto vargje,se syte nuk i u nxorren nga urrejtja, por per shkak te besimit popullor, qe nuk ishte vetem i shqiptareve por edhe i serbeve dhe i gjithe popujve te rajonit. Dhe pika e fundit ne goten tashme te mbushur ishte kur ne shtepi takova Branken dhe Uliksin ne gjendje shoku. Mesuesja e gjuhes serbokroatishte, ne vend qe te fliste per poezine e Esad Mekulit, merrej me te shoqen e tij, doktoreshe Mekulin, e cila serbeve dhe malazezeve u mbyt femijet e gjalle". I shpjegova Uliksit qe kjo eshte nje genjeshter e vertete, se po ta kishte bere kete ajo do te kishte perfunduar ne burg ose te pakten do t'i kishin hequr te drejten per pune. Tridhjete e pese shpirtra nxenesish te helmuar pra dhe tridhjete e pese familje, anetareve te te cilave duhej t'u ishte injektuar helmi i urrejtjes. Natyra e qenies sime me çoi drejt heshtjes. Per disa heshtja eshte menyre miratimi, terheqjeje. Per mua heshtja eshte shprehje e dhimbjes dhe e protestes".

Kjo do te thote se dikush tek ne vepronte kunder parimit qe "historia eshte mesuesja e jetes"?
"Per mua, me te vertete historia eshte mesuesja e jetes. Ashtu si dikur Hitleri filloi me çifutet edhe une isha i ndergjegjshem se tashme kishte filluar me shqiptaret dhe asgje nuk do te perfundonte shpejt. E dinja, kishte ardhur koha e luftes. Dhe kobi me i madh do te binte mbi popullin serb. Po vinte koha, si dikur qe serbi te qellonte kunder serbit. Nuk ka gje me te tmerrshme se kjo qe mund t'i ndodhe nje populli".
Ju keni qene shume i njohur ne gjithe ish-Jugosllavine. Ajo qe ju parandjenit mos ka lidhje me ate qe femijerine e keni kaluar ne Prizren dhe rinine ne Kosove, ku jeta nuk ka qene e lehte?
"Jo, kjo nuk me ka interesuar aspak. Bota ime ka qene bota e artit. Jo mua, po askujt nuk mund t'i kete shkuar ne mendje sepse duhej te ndodhte gjithe kjo, ne nje kohe kur ne disa fraksione te sekondes mund te marresh gati gjashte milion informacione. Me kapacitetin intelektual te asaj kohe, ne na ndante vetem nje milimikron per t'u bere pjese e barabarte e botes se qyteteruar. Ne ato vite, une kisha udhetuar shume nga Shqiperia deri ne Bashkimin Sovjetik dhe ne per gjithe vendet e Lindjes ishim nje ender. Ishte koha, kur ne kufijte tane nuk qelloheshin individet si ne shtetet e mesiperme, por ku kalohej lirisht per te shetitur gjithe boten, e cila ne ate kohe na ka vleresuar".

''Greket'' i propozuan dikur nënshtetesi të tyre por Bekimi iu përgjigj kshu : Nënshtetesin mund ta mari por gjdo herë do jem krenar që jam shqiptarë deri në vdekje.:)

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#10

Post by Arban Blandi »

Më në fund ja punuen shkijet..
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#11

Post by Arta »

Irene Papas - Ειρήνη Παππά
Category:
Entertainment & Arts - Celebrities
Description:
For all those who have been charmed many times by the beauty of the greek actress.

Irene Papas (Greek Ειρήνη Παππά; born September 3, 1926) is a Greek actress and occasional singer, who has starred in over seventy films in a career spanning more than fifty years.

Irene Papas was born Irini Lelekou (Ειρήνη Λελέκου) in Chiliomodi outside Corinth, Greece. She began her early career in Greece, achieving widespread fame there, before starring in internationally renowned films such as The Guns of Navarone and Zorba the Greek, and critically acclaimed films such as Z and Electra. She appeared as Catherine of Aragon in the film Anne of the thousand days, opposite Richard Burton and Geneviève Bujold in 1969.

She is a leading figure in cinematic transcriptions of ancient tragedy since she has portrayed Helen in The Trojan Women, Clytemnestra in Iphigenia, and the eponymous parts in Electra and Antigone. In 1977, she starred in the film Mohammad, Messenger of God (also known as The Message) about the origin of Islam, and the message of prophet Mohammad.

She most recently appeared in the film, Captain Corelli's Mandolin, and is currently working in theatre in Portugal.


Ja nje tjeter Arvanitase me fame!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#12

Post by Arbëri »

Arta wrote:Irene Papas - Ειρήνη Παππά
Category:
Entertainment & Arts - Celebrities
Description:
For all those who have been charmed many times by the beauty of the greek actress.

Irene Papas (Greek Ειρήνη Παππά; born September 3, 1926) is a Greek actress and occasional singer, who has starred in over seventy films in a career spanning more than fifty years.

Irene Papas was born Irini Lelekou (Ειρήνη Λελέκου) in Chiliomodi outside Corinth, Greece. She began her early career in Greece, achieving widespread fame there, before starring in internationally renowned films such as The Guns of Navarone and Zorba the Greek, and critically acclaimed films such as Z and Electra. She appeared as Catherine of Aragon in the film Anne of the thousand days, opposite Richard Burton and Geneviève Bujold in 1969.

She is a leading figure in cinematic transcriptions of ancient tragedy since she has portrayed Helen in The Trojan Women, Clytemnestra in Iphigenia, and the eponymous parts in Electra and Antigone. In 1977, she starred in the film Mohammad, Messenger of God (also known as The Message) about the origin of Islam, and the message of prophet Mohammad.

She most recently appeared in the film, Captain Corelli's Mandolin, and is currently working in theatre in Portugal.


Ja nje tjeter Arvanitase me fame!
Mbiemër Pellazgë Lelekou , një argument i mëtejshëm për autoktonin e Arvanitasëve atje ..


Një tjetër

Teli Siavalas
(Kojak)
Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën shqipe.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Bekim Fehmiu..

#13

Post by Phoenix »

Arben I.Kastrati
[quoteem]Isha ne veture, kur spikeri i radios dha lajmin shokues per vdekjen e Bekim Fehmiut, qe me shtangu. Nuk mund te besoja c'po degjoja. Kujtova "takimin" e pare me Te, ne nje kafene te Prishtines, dekada me pare. Ndiqja madheshtine e Tij nga distanca. Regjistroja cdo levizje te Tij dhe kisha deshire te papershkruar ta takoja. Por sikur edhe ta takoja, cdo bisedonim, c'do T'i thoja...

Spikeri tha se qe vetvrare. U lehtesova kur degjova se ishte vetvrare. Ishte zgjedhja e Tij. Gjithmone kishte zgjedhur gjerat e duhura. Dhe repektoj vendimin e Tij, largimin me deshire nga jeta. Zgjodhi vdekjen e tille, qe te mbetej i pathyeshem, i panenshtruar, qe te mbetej - vetja. Mbeti i ndershem, ne vendin ku ndershmeria eshte raresi ne zhdukje e siper. Vdic sic vdesin ata qe s'dorezohen.

Spikeri vazhdoi te deftonte se qe vetvrare ne apartamentin e tij ne Beograd. Ca thonin se jetonte ne Beograd, ca te tjere thonin se jetonte ne Prishtine, ca ne Rome, ndersa nuk jetonte as ne Beograd, as ne Prishtine e as ne Rome, jetonte brenda mureve te nje apartamenti "i vetem", se nuk duronte sasine e se keqes jashte apartamentit.

Spikeri vazhdoi te fliste e deftonte rolet ku kishte luajtur. Kujtova takimin e pare fizik me te, nje dekade pas takimit te pare platonik. Me deftoi se kishte refuzuar te luante ne filmin qe kisha luajtur dhe une. Refuzonte te luante, "Jo, nuk do te jem me aktor, po qe se nuk me lejojne te jem njeri dhe shqiptar..." - tha.

Spikeri vazhdoi:...kishte ber gati per botim pjesen e dyte te rrefimit autobiografik...Ne takimin e fundit refuzoi te me nenshkruante librin e tij autobiografik "Blistavo i strasno", se se shpejti do botohej shqip...Libri asnjehere nuk u botua shqip. Ashtu sic asnjehere asnje medium shqiptar se trajtoi e as qe e permendi ekzistencen e tij. Tani me qe s'rron fizikisht, na u shfaq. Tani me vdekja e Tij qe bere lajm.

Spikeri vazhdoi:...telegrame ngushellimi kishin derguar dhe Presidenti i Serbise Boris Tadic dhe Ministri i Kultures se Repubikes se Kosoves Lutfi Haziri. Kujtova shume takime mes takimit te pare dhe te fundit nderkohe qe muzika tallava qe degjohej nga altoparlantet e vetures nuk shkonte me pamjet qe kujtoja. Ndjeva dhembje. Nderrova kanalin e radios. Kanali i rradhes deftonte te arriturat e qeverise...

Mberriva ne shtepi. Nje soj njerezish qe shfaqen ne TV-te tona e qe me titra quhen - analiste (kulturore), filluan ta trajtonin. Kush me lot, kush pa lot, kush me ze te dridhur e kush pa ze, kush me emocion e kush pa emocion, na deftuan madheshtine e Tij duke na deftuar filmografine e Tij e dashurine qe kishin pasur per Te.

Tani qe s'eshte mes nesh, do te shkruajme e do T'a trajtojme ne, mjeshtrit e injorances, ofendimit, obstruksionit, perbaltjes... Por kush do Ta trajtoj, do te jete edhe me tragjike se vet vdekja.

Ne internet jepte mendim kushdo qe kishte kycje. "Gjykohej" nga te njohurit e te panjohurit. Disa denonin vetvrasjen, ne vendin ku jeta te hahet nga vet jeta...

Ndersa duke mos ber asnje perjashtim nga ata qe lartpermenda, edhe une mora guximin te shkruaj.

Pasi askush s'do me botonte nje artikull me dy fjali, shkrova ate qe shkrova, ndersa e gjitha qe desha t'Ju thoja qe; Ju faleminderit per kohen qe me keni dhuruar. Ju faleminderit per keshillat qe me keni dhene.

Ju qofte i lehte dheu, cfardo qofte ai dhe... Tani me Jeni i shpetuar. Lamtumire Mjeshter...
[/quoteem]

http://www.shekulli.com.al/2010/06/16/bekim-fehmiu.html
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#14

Post by Zeus10 »

Nje fakt qe me ben pak cudi, eshte ai qe "vetevrasja" e kosovarit Bekim Fehmiu ndodhi me 15 Qershor pikerisht ne diten kur serbet festojne humbjen e betejes(çparadoks) te vitit 1389. Te jete rastesi valle?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Vetëvritet Bekim Fehmiu ?!

#15

Post by alfeko sukaraku »

Zeus10 wrote:Nuk e di pse me duket pak e dyshimte kjo "vetevrasje". Gjithmone, kur duan te heqin qafe dike, sherbimet sekrete, operojne mbi kete truk, ne menyre qe te pakten gjysma e opinionit, te besoje versionin zyrtar.
kemi shume per te mesuar nga ky zanat i vjeter i fqinjve tane.
eksperimente te tilla duhet te bejm edhe ne, por ne nuk kemi as kombe edhe as nje vij te perbashket kombetare per keto ceshtje...fatkeqsisht.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”