
Tiranë – Minoriteti grek në Shqipëri do të përfaqësohet edhe nga një tjetër parti, duke e përçarë politikisht këtë minoritet.
Partia më e re është ajo e quajtur MEGA ose Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen, e cila është regjistruar ligjërisht në gjykatë.
Kryetar i kësaj partie është Kristaq Kiço, i cili ka deklaruar se partia e tij do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Kiço, ka treguar për mediat edhe statutin e partisë dhe programin e saj.
http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/20648/