Grekët blejnë cigare në Maqedoni
Posted: Fri Jul 16, 2010 2:15 pm
Grekët blejnë cigare në Maqedoni
Qindra grekë për çdo ditë e kalojnë kufirin dhe shkojnë në Bullgarinë fqinje dhe në Maqedoni, për të blerë benzinë me çmime më të lira, cigare, alkool dhe mallra tjera, shkruan sot gazeta greke "Angelioforos". Rritja e tatimeve dhe zërave të TVSH në Greqi, që shkaktoi rritjen e çmimeve, detyruan një numër të madh të grekëve nga rajonet kufitare- Kilkis, Seres, Drama, Evros dhe tjerë, të shkojnë drejt tregjeve të Bullgarisë dhe në Maqedonisë jo vetëm për të blerë karburante, por edhe prodhime tjera të ndryshme nga supermarketet në ato vende. Dallimet në çmimet e benzinës pa plumb në Greqi dhe në Bullgari arrin deri në 40 eurocentë për një litër, që do të thotë 20 euro do të kushtojë një mbushje e një rezervoari. Gazeta pohon se çmimet e cigareve në Maqedoni janë 50 për qind më të lira, një stekë cigare kushton 16 euro, derisa në Greqi një stekë shitet për 38 euro. Për pijet alkoolike dallimi në çmime ka qenë më i vogël dhe nuk nuk hedhur pesë deri gjashtë euro për një litër alkool. Kjo, megjithatë, nuk i ndalon tregtarët që ta kalojnë kufirin dhe të shkojnë për uiski, vodka dhe pije tjera, shton gazeta. Humbjet për shtetin grek megjithatë janë të mëdha dhe hedhin 150 mijë euro, për shkak se sipas pronarëve të pompave të benzinës vetëm në tre pompa benzine në Svilengrad, Bullgari, në tre kilometra afër kufirit me Greqinë, vetëm uikendin e kaluar janë formuar kolona të mëdha të automjeteve nga Greqia dhe janë shitur 150 mijë litra benzinë pa plumb, shkruan "Angelioforos". Gazeta citon se një përfaqësues iMinistrisë së Financave, i cili kishte njoftuar se do të përforcohen kontrollet nëpër kufij, që të kufizohet shopingu i rritur i grekëve në Maqedoni dhe në Bullgari.