Intelektualët: Topi, shtetësi gjithë shqiptarëve
Posted: Sun Aug 01, 2010 3:13 pm
Intelektualët: Topi, shtetësi gjithë shqiptarëve
62 intelektual shqiptarë i kanë dorëzuar një kërkesë presidentit shqiptarë Bamir Topi që të firmos një dekret për dhënien e shtetësisë gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Një kërkesë të këtillë, intelektualët e bazojnë në disa nene të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë e cila ofronë mundësinë për dhënien e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve. “Në rast se presidenti Topi firmos dekretin, jemi të bindur se kryeministri Sali Berisha menjëherë do ta realizoj, meqë që para 20 viteve kishte premtuar se çdo shqiptarë është shtetas i Shqipërisë”. thuhet në kërkesën e grupit të intelektualëve drejtuar presidentit Topi.
Edhe analisti shqiptar Koço Danaj, në një nga emisionet “Rruga drejtë”, duke folur për platformën e tij për “Shqipërinë natyrale”, ka theksuar se nga viti 2011 presidenti, Bamir Topi do të filloj ti pajisë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë me shtetësi shqiptare.
Iniciativa e intelektualëve shqiptar është mirëpritur edhe nga Lëvizja Qytetare Zgjohu.
“Këtë iniciativë ne e kemi përkrahur dhe e kemi nxitur qysh një vit më parë si pjesë e rrjetit të Organizatave Shqiptare (ROSH), do të thotë Organizata nga Çamëria, Presheva, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Kemi kërkuar që të gjithë shqiptarët jashtë kufijve politik të Shqipërisë të pajisen me shtetësi shqiptare dhe përkujdesja institucionale të bëhet shumë më e lehtë nga Tirana zyrtare. Apsolutishtë nisma është e realizueshme”, tha Artan Grubi, kryetarë i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”
Sipas Grubit, kjo dukuri veçmë po praktikohet në Maqedoni, ku qeveria ka pajisur me letërnjoftime dhe pasaporta banorët maqedonas të komunës Liqenasi të Shqipërisë.
“Këtë praktik tani e përdor Maqedonia dhe pjesa e parë e qytetarëve të cilët janë pajisur me shtetësi maqedonase janë maqedonasit nga komuna Liqenas në Shqipëri të cilët janë pajisur me letërnjoftime dhe pasaporta maqedonase, por e njëjta gjë po ndodh edhe me diasporën maqedonase e cila po pajiste me pasaporta dhe ka të drejtë madje edhe të merë pjesë në zgjedhje”, tha Grubi
rast se kjo ide, ky propozim i intelektualëve shqiptarë do të merrte dritë jeshile nga kreu i shteti shqiptarë presidenti Topi dhe kryeministri Berisha, atëherë sipas analizave vetëm në rajonin e Ballkanit, shtetësi shqiptare do të fitonin mbi 5 milion shqiptarë.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42121.html