Page 1 of 1

Ja pse u vra Hakif Mehmeti.

Posted: Thu Sep 09, 2010 1:01 am
by Zeus10
  31 vjecari Hakif Mehmeti u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “Kodra e Minatorëve” ne veri të Mitrovicës, shumë pranë shtëpisë së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 22:00 në lokalin të cilin viktima e kishte marrë me qera nga një polic serb për të punuar gjatë muajit të Ramazanit.
Hakif Mehmeti është emër i njohur si për autoritetet policore, sepse disa herë ka qenë i përfshirë në konfliktet ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai njihet edhe nga gazetarët sepse bashkëpunonte me ta në lidhje me problemet në veri, ndërsa personalisht mbante një kamera me të cilën xhironte të gjitha ngjarjet në pjesën problematike të Mitrovicës.
Familja e të ndjerit është zhvendosur në jug të qytetit per të pritur ngushellime. Së fundmi, sipas familjarëve, Hakif Mehmeti ka punuar në mbledhjen e dokumenteve të pronave të shqiptarëve të dëbuar nga “Kodra e Minatorëve”, pasi kishte dëgjuar se qeveria do të rindërtonte shtëpitë në këtë lagje veriore.
“Ai dy muajt e fundit u mundua të mbledhë fakte për rindërtim të shtëpive. Ai ka biseduar me familjarë të të dëmtuarve, mes të cilëve jam edhe unë. Kjo ia hëngri kokën”, tregon Shefik Mehmeti, i afërm i viktimës.
Policia zyrtarisht thotë se nuk i di motivet e ngjarjes dhe as vrasësin. Burime zyrtare të policisë konfirmuan në kushte anonimati se i dyshuari kryesor i përfshirë në këtë ngjarje është pikërisht pjesëtari serb i policisë së Kosovës, i cili pas plagosjes e kishte dërguar viktimën ne spital.
Kjo nuk është konfirmuar nga hetuesia për mungesë faktesh. Por për rastësi policia gjatë bastisjes së shtëpisë së policit serb me qëllim zbardhjen e vrasjes, ka gjetur dokumente që dëshmojnë se ky polic është edhe pjesëtar i MUP-it serb.
Rrjedhimisht, polici serb është pezulluar nga puna por pavarësisht dyshimeve ai nuk është ndaluar.
Menjëherë pas incidentit nuk kemi pasur një reagim në formë proteste, por kjo nuk do të thotë se nuk nxit një reagim të banorëve aty. PK do të jetë gjithmonë pranë banorëve”, deklaron Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Pjesë e provave të policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është një makinë e cila u gjet e djegur pasditen e së mërkurës në fshatin Kremeshtak të komunës së Zvecanit.
Dyshohet se pikërisht me këtë makinë janë larguar nga vendi i ngjarjes personat të cilët qëlluan me tre plumba mbi të riun Hakif Mehmeti.  
http://top-channel.tv/artikull.php?id=191835&ref=fp

Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.

Posted: Thu Sep 09, 2010 10:17 pm
by qiellikaltër
Shqiptaret qe bejne pune te tilla te rendesishme per vendin, duhet ta ruajne me shume veten e tyre, se njerez te tille te zote e atdhedashes nuk dalin perdita.

Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.

Posted: Thu Sep 09, 2010 10:21 pm
by petritkola
qiellikaltër wrote:Shqiptaret qe bejne pune te tilla te rendesishme per vendin, duhet ta ruajne me shume veten e tyre, se njerez te tille te zote e atdhedashes nuk dalin perdita.
pa ashtu te bashrendojne veprimet me te tjere, shumica, bashkimi eshte fuqia

Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.

Posted: Thu Sep 09, 2010 10:54 pm
by Albana
E vrane se ishte patriot dhe kishte filmime kryer kompromentuse per serbet ne veri te Mitrovices.

Re: Ja pse u vra Hakif Mehmeti.

Posted: Fri Sep 10, 2010 5:25 pm
by Arbëri
Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinovic

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lubisha Vujinovic njëherësh edhe punëtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë është arrestuar si i dyshuar në lidhje me vrasjen e Hakif Mehmetit në veri të Mitrovicës.
Zyrtar policor në Mitrovicë kanë deklaruar se te i dyshuari është gjetur kartela e MUP-it të Serbisë dhe kartela identifikuese, që e dëshmojnë veprimtarinë e tij të dyfishtë.

Raportohet se hetimet për vrasjen kanë orientuar në zbulimin e veprimtarisë ilegale të policit serb të Kosovës.

Ndryshe, Vujinovic mbante një klub të bilardos në këtë lagje dhe ka pasur raporte të mira me Hakif Mehmetin, ndërsa para se të ndodhte vrasja, viktima kishte qëndruar në lokalin e policit të dyfishtë dhe ky i fundit e kishte dërguar atë në spital.

Zyrtarët policor deklarojnë se Vujinovic ishte kontaktuar nga policia për shkak se ka qenë ndër personat e fundit që kanë kontaktuar me Mehmetin, para se ai të vritej. Ai është ndaluar nga policia për të nisur procedurat fillimisht disiplinore, e më pas edhe penale.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=10269