Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka kundërshtuar ashpër bisedimet e paralajmëruara në mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij pas vendimit të GJND-së dhe Rezolutës së OKB-së, liderët kosovare është dashur të debatojnë me Tiranën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai tha se parulla “Jo negociata, vetëvendosje”, tashmë është më aktuale se kurrë.
“Pushtetarët tanë në vend që të diskutojnë me autoritetet e Tiranës për bashkimin Kosovë-Shqipëri, kanë zgjedhur të debatojnë me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës”, është shprehur Kurti, të martën pasdite në Klinë, njofton Koha. Ai me ketë rast ka bërë zyrtar edhe formimin e Këshillit për Zhvillim të Qendrës së Vetëvendosjes në Komunën e Klinës, Këshill ky që do të punojë për gjetjen e një përkrahjeje sa me të madhe për këtë lëvizje.
Kurti, i ka kritikuar qeverinë aktuale për politikën që po zhvillon sidomos pas paralajmërimeve për bisedime dhe ka paralajmëruar demonstrata dhe protesta kundër këtyre negociatave, që sipas tij, janë në dëm të Kosovës. Ai është i bindur se me këto negociata do të jetësohet plani 6 pikësh i Ban Ki Moonit dhe kjo është shumë e rrezikshme.
“Krerët tanë nuk duhet assesi të pranojnë negociata me Serbinë, sepse nga to nuk fiton Kosova por Serbia. Nuk negociohet me një shtet si Serbia e cila në kushtetutën e vet akoma Kosovën e konsideron si pjesë të saj, nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, akoma i mban fshehur gjurmët e personave të pagjetur”.
Kurti mendon se në Kosovë duhet të ndodh një mobilizim një rizgjim i popullit për të ndryshuar ketë politike që është në dëm të Kosovës pasi që liderët aktual e shikojnë vetëm interesin e tyre personal e jo edhe të Kosovës.
“Politikanët tanë nuk po e mbrojnë Kosovën por po punojnë vetëm për interesa të tyre personale që me shumë kanë të bëjnë me fitime financiare. Në Kosovë ka nevojë për protesta dhe demonstrata për të ndryshuar ketë qeverisje”, potencoi Kurti sipas të cilit në ketë kohë janë duke përfituar pushtetarët, miqtë dhe miqtë e miqve të tyre ndërsa qytetari është lënë në harresë.
“Qëllimi ‘Vetëvendosjes’ është që të gjithë njerëzit e pakënaqur me zhvillimet në vend të bashkohen dhe të japin një organizate të re. “ Vetëm një grusht politikanësh dolën përfituesit kryesor dhe jo qytetarët. Ne do të angazhohemi për një shtet sovran dhe demokratik në realitet e jo siç është sot vetëm në letër dhe për neve vendosin të tjerët”.
http://www.telegrafi.com/?id=2&a=10332
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Negociata për bashkimin Kosovë – Shqipëri
- Illyrian
- Regular Member

- Posts: 54
- Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
- Gender: Male
- Location: United Kingdom
Negociata për bashkimin Kosovë – Shqipëri
I was here when time began, I will be here when it ends!
-
erix77
- Star Member

- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Negociata për bashkimin Kosovë – Shqipëri
Kosovaret po te duan te tregohen patriote ja japin voten Albinit ne zgjedhjet e ardhshme dhe keshtu bashkimi behet realitet!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Negociata për bashkimin Kosovë – Shqipëri
Po pra ashtu sic kam parashikuar une.
...
Pavarsia e Dardanise eshte 1912-ta
...
Pavarsia e Dardanise eshte 1912-ta
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Negociata për bashkimin Kosovë – Shqipëri
Gjithcka fillon me rezistencen, pra duhet te ndryshoj qytetarija, ne menyre qe te ndryshoj regjimi!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)