Page 1 of 3

Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 8:48 am
by Sally
Edhe Shqipëtarët i kundërpërgjigjen serbëve me djegjen e flamurit të serbis




Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 8:50 am
by Sally
Pamje nga ngjarja e ndodhur ne studium...




Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 9:51 am
by Sally
Mbas protestes bere ne tirane deri ne oret e vona, nje grup protestantesh eshte kthyer perseri ne ambasaden serbe duke djegur flamurin serbe me parrullen OH SA MIRE ME QEN SHQIPTARE, dhe papritur ky grupe u kercenua me disa te shtena pistoletash qe vinin nga ambasada serbe. Per kete ekziston dhe nje video (te cilen mendoj qe nuk mund ta vendos ne forum per nje arsyje).

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 11:30 am
by Sally
Shqipëria dënon djegien e flamurit nga serbët: Akt huliganësh .

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar djegien e flamurit kombëtar nga tifozët serbë gjatë ndeshjes Itali-Serbi, duke shprehur keqardhje dhe duke i cilësuar ato si akte huliganësh.
“Natyrisht që jemi të pakënaqur. Është një ngjarje e pakëndshme, por është një tregues që huliganët ekzistojnë dhe do vazhdojnë të ekzistojnë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu.
Sipas tij, nuk ka bazë të mjaftueshme për interpretime politike të papërshtatshme.
“Huliganët janë huliganë dhe përgjigjen për prishjen e rendit publik. Shqipëria nuk duhet të hyjë në kurthe të tilla që nuk janë aspak të dobishme”, është shprehur Turdiu.
Ky është reagimi i vetëm zyrtar i Shqipërisë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në stadiumin e Xhenovas në Itali ku disa tifozë serbë dogjën flamurin kombëtar të Shqipërisë gjatë ndeshjes Itali-Serbi.



http://www.lajmifundit.com/lajmet/faqja ... huliganesh

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 12:14 pm
by Zeus10
Ky eshte reagimi me i ndrojtur, me i turpshem dhe me i padeshiruar. Me mire te mos kishin "reaguar" fare, nese vertete ky quhet reagim. Shiheni dhe njehere reagimin:
Shqipëria dënon djegien e flamurit nga serbët: Akt huliganësh
Turp per faqe te zeze. Edhe Tadici qe eshte serb pati kurajon ti cilesonte ata:
u shpreh se dhuna e shfaqur në Xhenoa ishte vepër e guerilasve të grupeve ekstremiste.
Dhe jo vetem kaq, por duke pare axhenden politike nen masken e huliganizmit te guerilave, ai urdheroi mbledhjen e Këshillin e Sigurisë pas dhunës në Xhenova.
Si nuk ka turp G.Turdiu dhe i cileson ata huligane, ne fakt duke i shfaqesuar ata, sepse huliganet jane njerez te papergjegjshem qe s'dine se cbejne.
Me trishtim te madh them, se politika shqiptare eshte se paku servile e Beogradit, por une kam dyshimin se ajo gelon nga te paguarit e tyre dhe mundohet dhe perpara Beogradit te justifikoje veprimet shoviniste, cnjerezore antishqiptare te serbeve, qe tashme e manifestojne kete jo me ne grupe te izoluara, por si komb.
Per cfare kurthe na flet diplomati i larte shqiptar?
Shqipëria nuk duhet të hyjë në kurthe të tilla që nuk janë aspak të dobishme”,
Mos duhet te vine serbet e ti cnderojne te afermit ne Tirane dhe ne nuk duhet te reagojme se gjasme biem ne kurthe?
Ketu nuk behet me fjale per maturi, ketu eshte tradheti, sepse ky moment duhej shfrytezuar ne maksimum per perfitime diplomatike, pas vetediskretitimit nga ana e serbeve. Sikur serbet te kishin ne dore nje rast te tille, do te kishin nxjerre aq perfitime prej tij sa mund te rrezikonin procese te rendesishme. Ata dogjen kishat(te pakten disa prej tyre) dhe ja u faturuan shqiptareve, ne kemi ne dore pamje te nje ofendimi nacional ne nje ambient ku ne nuk jemi pale dhe mundohemi ti justifikojme si veprime huliganesh. Qekur huliganet u markan me politike?

Turp.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 12:24 pm
by Sally
Dhe turpi nuk mbaron ketu....
Tiranë, djegia e flamurit serb, Policia: Manifestimi, i paligjshëm.




TIRANE- Kanë qenë 150- 200 të rinjtë shqiptarë të cilët protestuan mbrëmë para ambasadës serbe në Tiranë në shenjë proteste ndaj djegies së flamurit shqiptar nga ultrasit serbë në stadiumin e Xhenovas në Itali të martën në mbrëmje. Në stadium po luhej ndeshja Itali- Serbi e vlefshme për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës, nisi me një akt urrejtje ndaj shqiptarëve dhe më pas degjeneroi në një dhunë dhe përleshje të vërtetë. 24 orë më vonë dhjetëra të rinj vendosën ti kundërpërgjigjen me të njëjtin gjest. Djegin flamurin serb para ambasadës serbe në Tiranë.

Një ditë pas protestës së shqiptarëve e cila u mbikëqyr nga policia për të shmangur incidentet, policia shoqëroi dhe mori në pyetje tre të rinj.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë sot, policia e Tiranës e cuan "manifestim te paligjshem" protestën të ndodhur të mërkurën rreth orës 19.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në Tiranë.

Tre nga të rinjtë protestues përkatësisht të moshës 18, 23 dhe 25 vjeç, banues në Tiranë do të hetohen në gjëndje të lirë për akuzën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 të Kodit Penal”.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ ... 49210.html

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 12:38 pm
by elikranon
Nuk e di nese eshte serioze te prononcohet Ministria e Jashtme Shqiptare per djegien e flamurit shqiptar nga nje grup huliganesh serb.
Dhe kunderpergjigja direkte me djegien e flamurit serb nga ca te rinj shqiptar me duket si ping pong kalamajsh.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 12:50 pm
by Arban Blandi
Djegja e simboleve - Pas takimit të Berishës me perandorin Japonez shpërtheu Gërdeci. A ka ndonjë domethënie pas të gjitha veprimeve të Berishës, Topit etj.?

Tani le të vimë te djegja e flamurit. Djegja e flamurit ndodhi menjëherë pas takimit mes Berishës me Tadiç. Cili është roli i vërtetë i elitës ballkanase, medemek i familjeve të mëdha, në fatin e këtyre kombeve? Përse një suedez nuk e djeg flamurin danez apo norvegjez? Flamurin shqiptar e djegin apo e grisin ballkanas të mbrujtur nga Evropa armike me urrejtje antishqiptare. A nuk qe Franca kundër heqjes së vizave? (… kryeministri i Belgjikës Verhofstad, tha në vitin 2002 nga katedra e Universitetit të qytetit të lashtë të Gentit se "Shqipëria nuk ka për të hyrë kurrë në Evropën e krishterë!")

Shihni dhe në fjalorë se ç’don të thotë anglishtja balkanize për të kuptuar sesi kulisat antishqiptare të Evropës nuk kanë për të mbaruar kurrë.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 12:56 pm
by Sally
elikranon wrote:Nuk e di nese eshte serioze te prononcohet Ministria e Jashtme Shqiptare per djegien e flamurit shqiptar nga nje grup huliganesh serb.
Dhe kunderpergjigja direkte me djegien e flamurit serb nga ca te rinj shqiptar me duket si ping pong kalamajsh.



Ne se do ishte nje loje kalamajsh do ta kishin kryer kete akte jasht ne oborr ku luajn kalamajte, dhe jo ne nje ndeshje _LIVE_ ku ishte duke u ndjekur nga e gjithe bota.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 12:57 pm
by Zeus10
elikranon wrote:Nuk e di nese eshte serioze te prononcohet Ministria e Jashtme Shqiptare per djegien e flamurit shqiptar nga nje grup huliganesh serb
Huliganet, mesa di une, nuk jane aktiviste politike, qe ne nje ndeshje futbolli, midis Italise- dhe Serbise, djegin flamurin .....shqiptar, ne nje territor te huaj. Ky eshte qartazi veprim politik, prej te cilit nje diplomaci efektive do te kishte nxjerre perfitime.
Dhe kunderpergjigja direkte me djegien e flamurit serb nga ca te rinj shqiptar me duket si ping pong kalamajsh
Te rinjte jane reaktive, por dhe ky veprim ka te mirat e tij, ashtu sic ka ca te keqija te vogla. Ky veprim ju tregon serbeve, qe nenshtrimi ka ndodhur vetem tek politikanet e blere apo servile apo te paafte, kurse rinise i vlon gjaku.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 7:32 pm
by Mallakastrioti
Kur tigrat kthehen ne mace!

Gjithe Bota u çudit dhe pyeste si ishte e mundur qe nje njeri i vetem mund te sfidonte hapur nje shtet Perendimor si Italia.Ne se do kerkojme te analizojme apo te bejme pyetje ne se ia arriti qellimit,personalisht besoj se po."Ivani i tmerreshem" me syte akull te ftohte arriti qellimin qe i kish vene vetvetes,apo qellimet qe dikush tjeter kishte ndermend.Ivani sfidoi jo vetem Italine,memen e vet shterpe qe i dha token qe nuk i perkiste,por mbare Evropen qe lindi keta mostra si ne Beograd apo Athine qofte.

Personalisht e shoh si nje shuplake e femijes se ledhatuar kete rast,ashtu sikurse eshte femija tjeter i ledhatuar ne Athine,por ky i fundit doemos eshte disi me dredharak ne shtazarekun e sojit te vet.

Maçoku Ivan,qe sipas fjaleve te veta ,citoj "Kam qene ultranacionalist si gjithe serbet"---marre nga gazeta italiane "Il Messagero", vuri nen kembe nje sistem sigurie te nje prej superfuqive Boterore siç eshte italia,jo vetem tregoi ftyren e vertet te shtetit te vet,por ajme edhe te popullit te vet.Eshte e rende kjo te pergjithesosh gjithe nje popull me aktet e ketij apo te ketyre individesh,por keshtu ndosh kur Mema Shterpe (Evropa) kerkon te jetezgjati shterperine e saj duke perkedhelur artificialitetin ballkanik te Athino-Beogradezeve

Djegja e Flamurit tone Kombetar ne kete rast nuk duhet pare si diçka e jashtzakonshme,pasi ketu dolen ne pah çfare mendon jo vetem nje "Ivan i Tmerrshem"- maçok arkanas,por dolen para syve te gjithe botes shpirti i nje populli te tere.

A eshte i lig ky shpirt populli serb? Kur pushtetaret qe e perfaqesojne ate shtet nuk kerkuan ndjese shqiptareve une mendoj se ka hedhur rrenje e keqja ne shpirtin e atij populli.

"Ivan i Tmerrshem"1Ti mund te djegesh Flamuj Shqipesh sa te duash,mund te mbash peng nje Itali te tere dhe ta sfidosh ate----por me mbas mos u pendo per gjerat qe ben,pasi ngelesh vetem nje hiç ashtu sikurse rraca qe te polli!

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 8:15 pm
by Zeus10
Ky "Ivani i tmerrshem", bashke me ata qe e shoqeronin dhe me urdherdhenesit, i kane bere nje favor te pallogaritshem shqiptareve. Ata me veprimet dhe deklarimet e tyre, treguan se cfare monstra jane, se me cfare ju eshte dashur te perballen shqiptaret, per syte e asaj pjese te Botes Perendimore, qe nuk i nxiti serbet kunder kombeve jo te krishtera ne Ballkan.
Me vjen mire qe ndodhi ne Itali, sepse ata kane qene me se shumti ne krahun e serbeve ne kohen e luftes.
Ne fakt Ivani eshte kurbani i klaneve te fuqishme te droges ne Serbi. Keto klane jane me te fuqishmet ne Europe dhe megjithese pozohen si ultranacionaliste, jane ata qe do te donin ta shihnin Serbine te rraskapitur, ne menyre qe te vazhdojne bizneset e tyre ne nje shtet pa stabilitet.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 8:18 pm
by Arbëri
Mallakastrioti wrote:Kur tigrat kthehen ne mace!

Gjithe Bota u çudit dhe pyeste si ishte e mundur qe nje njeri i vetem mund te sfidonte hapur nje shtet Perendimor si Italia.Ne se do kerkojme te analizojme apo te bejme pyetje ne se ia arriti qellimit,personalisht besoj se po."Ivani i tmerreshem" me syte akull te ftohte arriti qellimin qe i kish vene vetvetes,apo qellimet qe dikush tjeter kishte ndermend.Ivani sfidoi jo vetem Italine,memen e vet shterpe qe i dha token qe nuk i perkiste,por mbare Evropen qe lindi keta mostra si ne Beograd apo Athine qofte.

Personalisht e shoh si nje shuplake e femijes se ledhatuar kete rast,ashtu sikurse eshte femija tjeter i ledhatuar ne Athine,por ky i fundit doemos eshte disi me dredharak ne shtazarekun e sojit te vet.

Maçoku Ivan,qe sipas fjaleve te veta ,citoj "Kam qene ultranacionalist si gjithe serbet"---marre nga gazeta italiane "Il Messagero", vuri nen kembe nje sistem sigurie te nje prej superfuqive Boterore siç eshte italia,jo vetem tregoi ftyren e vertet te shtetit te vet,por ajme edhe te popullit te vet.Eshte e rende kjo te pergjithesosh gjithe nje popull me aktet e ketij apo te ketyre individesh,por keshtu ndosh kur Mema Shterpe (Evropa) kerkon te jetezgjati shterperine e saj duke perkedhelur artificialitetin ballkanik te Athino-Beogradezeve

Djegja e Flamurit tone Kombetar ne kete rast nuk duhet pare si diçka e jashtzakonshme,pasi ketu dolen ne pah çfare mendon jo vetem nje "Ivan i Tmerrshem"- maçok arkanas,por dolen para syve te gjithe botes shpirti i nje populli te tere.

A eshte i lig ky shpirt populli serb? Kur pushtetaret qe e perfaqesojne ate shtet nuk kerkuan ndjese shqiptareve une mendoj se ka hedhur rrenje e keqja ne shpirtin e atij populli.

"Ivan i Tmerrshem"1Ti mund te djegesh Flamuj Shqipesh sa te duash,mund te mbash peng nje Itali te tere dhe ta sfidosh ate----por me mbas mos u pendo per gjerat qe ben,pasi ngelesh vetem nje hiç ashtu sikurse rraca qe te polli!
Cili do qe te jete ai Ivan derman , nuk mund ti shpetoje kesaj : " Plagos ish-gjeneralin serb në burg http://www.top-channel.tv/video.php?id=15232
Eshte e pamundur , vetem nese e dergojne diku ne burg special , ajo do ishte shpetimi i Ivanit qe ska pare akoma shqiptare ai pervetem se ne TV Serb...tash do i shofe , shpresoj .

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 8:54 pm
by Arban Blandi
Tregojnë akoma më mirë, më mirë akoma - sadopak - në ndërgjegjen botërore, se e kundërta është e vërteta për shumë gjëra, si të vërtetat mbi gjenocidet ndaj një racë punëtore dhe paqëdashëse për motive racialo-etnike dhe fetare (dhe jo vetëm këto). A kemi ne sot iluzione për këtë Evropë që na fanitë lloj-lloj iluzionesh e që nuk na është ndarë këmba-këmbës ne tërë historinë tonë duke na tkurrur tokat, duke na asimiluar dhe vrarë njerëzit? Pas kësaj ngjarje, mendoj se dikush më tëpër do e bëj ndonjë paragjykim, sado të vogël, për imazhin e popullit që jeton në atë që quhet Serbi. 'Dinakëria' dhe manipulimi shoqëror i këtyre njerëzve është vërtet për t'u vlerësuar. -- Kurrë me e harruë se populli shqiptar është vrarë masivisht nga barbarë, që, për veprimtarinë e tyre, edhe vetë Djalli do i kishte zili.

Re: Tiranë: Digjet flamuri serb në shenjë proteste

Posted: Thu Oct 14, 2010 9:14 pm
by Adriana
Proteste Perpara Ambasades Serbe ne NY (Invite all your friends)


16 Tetor · 12:00 - 15:00

http://www.facebook.com/home.php?sk=h#! ... 4789983840