


Qeveria shqiptare e cilëson Serbinë shtet fqinj dhe pse nuk ka asnjë pikë ku takohet territori serb me atë shqiptar, veç në qoftë se do të shihej në gjeografinë e dikurshme të Ish.Jugosllavisë apo në gjeografinë para vitit 2004 kur Mali i Zi, fqinj me ne, u shkëput nga federata me Serbinë. Por në Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë “Për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe terrorizmit ndërkombëtar”, që u miratua dje në Komisionin e Ligjeve dhe atë për Politikën e Jashtme Serbia cilësohet “fqinj”. Këtë gafë të hartuesve të ligjit, pra Këshillit të Ministrave, e pikasi deputeti socialist Pandeli Majko dhe e votoi kundër, ndërsa socialistët e tjerë abstenuan. Sipas socialistëve, cilësimi i Serbisë si vend fqinj, cenon direkt sovranitetin e Kosovës. Por mazhoranca në komision tha se socialistet po tregojnë nacionalizëm politik të pavend, duke thënë më tej se ky dokument ka si qellim vetëm luftën kundër korrupsionit


http://www.gazetatema.net/?gjuha=0&id=7 ... 57cb10c4e9

