
Si aktivitet kryesor i kësaj dite që do zhvillohet nga FLOSSK dhe po kërkohet ndohmë nga të tjerët është ndrryshimi i emrave të fshatrave të Kosovës nga serbishtja në shqip(http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_po ... anian_name), dhe ju mund ti ndrryshoni ato Wikipedia. Aktiviteti tjetër është faqja shqipe e wikipedia sq.wikipedia.org, dhe shtimi i Qyteteve, Fshatrave, Maleve e tjera në simple.wikipedia.org pra në artikujt e thjeshtë të vendeve të ndrryshme në wikipedia dhe shtimi i emrave të tyre të bëhet në shqip.
Gjithashtu dhe njëra ndër gjërat me të cilat po mirret FLOSSK këto ditët e fundit dhe që është popullarizuar është dhe gara e fotografive të Kosovës. Menagjimi i këtij projekti në anën tjetër nuk po mbështetet nga shum njerëz pra duhet që të ketë më shumë, dhe ju mund të ndihmoni duke u bërë pjesë e këtij projekti. Një ndër idetë që mund të jenë të frytshme thotë James Michael DuPont nga Flossk, editimi i Wikipedias Serbe dhe neutralizimi i saj, pra neutralizimi i historisë së vendeve, emrave të tyre e tjera, pra mund të ndihmojnë dhe shqiptarët që dinë gjuhën serbe.
Projekti tjetër me të cilin është duke u marrur FLOSSK është OpenStreetMap, si mund të ndihmoni në këtë projekt? Është shumë e thjeshtë, vetëm vizitoni web-faqen osm.org, regjistrohuni dhe editoni hartën, duke shtuar gjëra këtu mund ta bëni hartën e Kosovës më të pasur. Pra dhe ju mund ta ndihmoni FLOSSK me anë të këtyre akcioneve të thjeshta, dhe do ishte më mirë që të bëhej këtë ditë kaq të madhe për Shqipëtarët./openworld.al