Page 1 of 1

Nuk donte të tregonte se ishte shqiptare,deklaronte latine

Posted: Sat Dec 11, 2010 11:23 am
by Adriana
Nuk donte të tregonte se ishte shqiptare,deklaronte latine ne greqi.





Filloi të bëjë karrierë duke fshehur faktin që është shqiptare dhe la të kuptohej se ishte nga Amerika Latine!

Fillimisht u mësua se ishte minoritare,mirëpo të dhënat e fundit bëjnë fjalë për një vajzë me nënë nga Vlora ,e cila është nga fshati Mekat dhe është vllehe,ndërsa babai i këngëtares “latine” është nga qyteti i bukur i Fierit.

Bëhet fjalë për këngëtaren Eleni Furira,e cila është bërë e njohur në Greqi,për pamjen e saj dhe veçanarisht flokët,të cilat i ka si një latine.

Në shumë emisione që kishte marrë pjesë,askund nuk thoshte që ishte shqiptare.Në një emision të gazetares së njohur Tatiana Stefanidhu kishte thënë se nëna e saj është greke dhe babai i saj i huaj,por nuk thoshte se ishte shqiptar.

“Nëna ime është greke dhe babai im është i huaj.Kam erdhur që 13 vjeç në Greqi dhe më është dashur të punoj shumë”ka thënë këngëtarja “latine”.

Sipas agjencisë greke Madata.gr e gjithë Greqia dinin se rrënjët e “këngëtares” Eleni Furiera ishin nga Amerika Latine,madje edhe pamja e saj ndikonte që të besohej ky fakt.

Në emisionin “Super Star” ,një gazetar tha se dokumentat origjinale të Furirës tregojnë se është Shqiptare.

“Ndërroi emrin e saj që të ishte më tërheqëse dhe filloi karrierën e saj në këngë,duke fshehur nga të gjithë shtetësinë e saj të vërtetë”,thuhet në mediat vendase

Akoma nuk është mësuar nëse ishte ideja ishte e saj apo e ndonjë manaxheri.Siç bëjnë fjalë edhe mediat greke,fakti që Furiera ka fshehur identitetin e saj ,nuk e nderon aspak.

Mediat greke thonë atë që mund të thoshte çdo njeri,nuk mund të mohojë dikush paraardhësit dhe historinë e familjes së tij,vetëm e vetëm për të bërë sukses në Showbiz,kjo është temë krenarie dhe çdo kush duhet të jetë krenar për vendin ku është rritur.



http://shqiperia.gr/nuk-donte-te-tregon ... atine.html

Re: Nuk donte të tregonte se ishte shqiptare,deklaronte lati

Posted: Sat Dec 11, 2010 6:25 pm
by Zeus10
Eshte per te ardhur keq, ndjenja e inferioritetit per shume bashkeatdhetare tane ne Greqi, megjithese, ne kete drejtim ndikon dhe ksenofobia ekstreme e shoqerise greke, sidomos ndaj shqiptareve, e cila i intimidon sidomos ata, qe nuk arriten te ndertonin nje stature shpirterore, sepse e kaluan jeten ne emigrim. Prandaj nuk ka dyshim qe pjesa me e madhe e te keqes, duhet gjetur jo tek individet qe thyhen para presionit ksenofob, por tek ata qe e ushtrojne ate, qe eshte shoqeria greke.