Page 1 of 1
Turqia kërkon “pastrim” të historisë
Posted: Mon Aug 22, 2011 2:21 pm
by Arbëri
Turqia kërkon “pastrim” të historisë
Pas debatit të madh në Kosovë rreth kërkesës së ministrit turk të Arsimit, për ndryshime në tekstet shkollore të historisë, ka reaguar Turqia. Ambasadorja në Kosovë, Songül Ozan,ka thënë për RTK se projekti me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, nuk përmban ndonjë qëllim të ndryshimit të historisë.
“Me këtë marrëveshje synohet që gjeneratave të ardhshme të ju sigurohet mësimi i historisë me një botëkuptim objektiv që nuk ngërthen elemente urrejtjeje dhe që është e pastruar nga paragjykimet.”, ka thënë ambasadorja.
Në vend të kësaj ajo përdor fjalën “pastrim”.
“Në takim, janë vlerësuar edhe mundësite e bashkëpunimit te cilat do të mund të përdoreshin ne periudhat e ardhshme për pastrimin e elementeve të cilat përmbajnë shprehje te gabuara dhe paragjykuese të paraqitura në disa libra të mësimit fillor në pjesët ku flitet për turqit dhe periudhën e Perandorisë Osmane si dhe përmirësimin e disa hartave të cilat përmbajnë emërtime te papranueshme nga vendi ynë.”, ka thënë e dërguara e Turqisë në Kosovë.
Historianët kosovarë kanë thënë se librat nuk përmbajnë elemente fyese, dhe se askush nuk mund të mohojë faktin se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese. /albeu.com/
http://www.albeu.com/kosove/turqia-kerk ... ise/44078/
Re: Turqia kërkon “pastrim” të historisë
Posted: Fri Aug 26, 2011 6:19 pm
by Bashkimi
Davutoglu: Jo histori të Titos e Hoxhës
Kosova nuk duhet të ndryshojë historinë por interpretimet mbi të, kështu është shprehur ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
Kryediplomati turk, Davutoglu ka shprehur këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë duke thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.
Davutoglu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për të. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1070.
Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punonjë në çështje të ngjashme, ka thënë më tej diplomati turk
Ndërsa, minsitri Hoxhaj ka pohuar se historinë duhet shkruar akademikët dhe jo politikanët. /albeu.com/
http://www.albeu.com/kosove/davutoglu:- ... hes/44403/
Re: Turqia kërkon “pastrim” të historisë
Posted: Fri Aug 26, 2011 6:26 pm
by Arbëri
Eshte pune e Akedademise se shkencave te Kosoves e jo e ministrave aq me pak e ministrave te huaj , ata TURK .
Ata erdhen si pushtues ne trojet tona dhe nuk e kuptoj pse perzihen ne punet e historise Shqiptare ministrat Turq sa here qe vizitojne Kosoven , kohen e fundit jane bere te perditshem vizitat e tyre !