"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shuhet Leka Zogu i Parë

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Shuhet Leka Zogu i Parë

#1

Post by Adriana »

Shuhet Leka Zogu i Parë


Shuhet Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot paradite në moshën 72-vjeçare ne spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë. Lajmi u konfirmua per mediat nga burime spitalore. Rreth 2 ore pas vdekjes, zëdhënësi i Familjes Mbretërore konfirmoi se Leka Zogu ndërroi jetë sot (e mërkurë, 30 Nëntor) ora 08:45 minuta në repartin e Neurologjisë. Familja mbretërore përgëzon stafin e spitalit për punën e bërë ndaj gjendjes shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror si dhe ngushëlloi popullin shqiptar për humbjen e tij.




Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#2

Post by Adriana »

Shuhet Leka Zogu I, Berisha: Të shtunën Shqipëria në zi



Këshilli i Ministrave e nisi mbledhjen e sotme me 1 minutë heshtje në respekt të Leka Zogu I. Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se vdekja e trashëgimtarit të fronit mbretëror është një humbje e madhe për kombin. Për këtë qëllim shefi i qeverisë njoftoi se do të ngrihet një komision shtetëror për organizimin e ceremonisë mortore ndërkohë që shpalli ditën e shtunë zi kombëtare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#3

Post by erix77 »

Lekes ti rroje cuni ,po ne sikur jemi Republike!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#4

Post by arianmarku »

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#5

Post by CERMENIKASI »

Ngushëllime familjes.
U preftë në paqë
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#6

Post by Sally »

Nje mini-dokumentar i shkeputur nga dokumentari i realizuar nga historianet Italaine per Historine e Shqiperise.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#7

Post by arianmarku »

Intervistë me madhërinë e tij LEKA ZOGU
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#8

Post by Sally »

Varroset Leka Zogu



Personalitetet me te larta shteterore te Shqiperise dhe Kosoves percollen sot me nderime pretendentin e Fronit Mbreteror Shqiptar, Leka Zogu i Pare. Ceremonialit zyrtar iu bashkuan sot mijera qytetare nga Shqiperia, Kosova, Presheva, si dhe shume diplomate e politikane
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#9

Post by Patush »

Ngushellime familjes Mbretnore
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shuhet Leka Zogu i Parë

#10

Post by Sally »

“E vërteta e lidhjes së Enver Hoxhës me Princeshën Maxhide, motrën e Zogut”




Skënder Zogu rrëfen jetën e monarkisë në mërgim.Fjalët e fundit të mbretëreshës Geraldinë, kur Ahmet Zogu po jepte shpirt në spital.


Ka mbetur dëshmitari i vetëm i familjes mbretërore që di sekretet në tre breza; nga Ahmet Zogu, te i biri Leka Zogu I, e deri te nipi Leka Zogu II. I pari ishte zyrtarisht Mbret në Shqipëri, i dyti “mbret, jo në detyrë”, ndërsa i treti ka mbetur ende princ me status, edhe pse ka bërë betimin prej monarku. Historia e kësaj dinastie nis që nga viti 1928, por Skënder Zogu, djali i vëllait të Mbretit Ahmet Zogu, na e nis rrëfimin pas largimit nga Shqipëria, më 7 prill 1939. Arsyeja është thjesht mosha, pasi në vitin kur është vendosur monarkia në Shqipëri, ende nuk kishte lindur, ndërsa arratinë e parë e ka provuar në moshën 6 vjeç.

Më pas, e gjithë jeta e tij do të shkonte në emigrim, ku fati i tij viti pas viti u lidh ngushtë me familjen mbretërore si për nga gjaku, ashtu edhe për nga kauza, deri në kthimin e përbashkët në Shqipëri, në vitin 1992. Të gjitha këto dekada që nisin me pushtimin fashist në Shqipëri, që vijojnë me instalimin e komunizmit dhe përfundojnë po me rënien e tij, Skënder Zogu po i shkruan në një libër.

Tashmë është në përfundim të tij, por ka vendosur që të shtojë aty edhe disa kujtime nga vitet e demokracisë në Shqipëri, për ta mbyllur me lamtumirën e kushëririt të tij të parë, Leka Zogu I, që iu dha më 3 dhjetor. “Kam shkruar deri tani rreth 375 faqe, mendoj që të shtoj edhe 100 të tjera. Janë në gjuhën frënge dhe më pas do t’i përkthej”, thotë Skënder Zogu për gazetën, vetëm disa orë para se të largohej nga Shqipëria drejt Francës, ku edhe jeton aktualisht. Sërish një ikje e tij, por kësaj here Skënder Zogu ka lënë dëshmitë e rralla në Shqipëri.

Më 7 prill 1939, dinastia e Mbretit Ahmet Zogu u largua në shtete të ndryshme. Duke qenë se në atë kohë ishit vetëm 5 vjeç, kur e mbani mend takimin e parë me Zogun?

Më 7 prill 1939, kur fashizmi pushtoi Shqipërinë, unë isha vetëm 6 vjeç. Për atë moshë nuk kujtoj shumë, vetëm di që me babain tonë u nisëm në Stamboll, duke kaluar nëpërmjet Shkupit. Rreth 2 muaj më vonë, aty arriti edhe Mbreti Ahmet dhe familja e tij. Princi Leka Zogu I ishte ende foshnjë, gati 2-muajsh. Ata nuk ndenjën gjatë në Stamboll dhe u larguan. Shkuan në Rumani, Poloni, vendet baltike, Suedi, Norvegji, për të mbërritur përfundimisht në Francë, në muajin korrik 1939. Pas fillimit të sulmit gjerman më 10 maj 1940, Mbreti Ahmet Zogu u shpërngul drejt Perëndimit, ku me anije mbërriti në Britaninë e Madhe. Mbreti George IV i Anglisë i ofroi mbrojtje dhe siguri gjatë gjithë periudhës së Luftës II Botërore, ndërsa familja jonë ndenji në Stamboll.

Kur jeni ritakuar?

Më pas jemi ritakuar sërish në vitin 1947. Me përfundimin e luftës, familja mbretërore zhvendoset kësaj radhe në Egjipt, pas ftesës së marrë prej Mbretit Faruk, i cili ishte pasardhës i shqiptarit themelues të dinastisë mbretërore egjiptiane, Mehmet Ali Pasha. Ne gjithmonë i kishim ruajtur korrespondencat, pavarësisht pamundësisë për të qëndruar të gjitha familjet bashkë. Megjithatë, në vitin 1947 jemi ritakuar dhe aty ka nisur afrimi im shumë i madh jo vetëm me Mbretin Zog, por edhe me Mbretëreshën Geraldinë. Për të, unë isha “i preferuari” dhe më thërriste “bubi” që kur isha fëmijë, aq sa ndonjëherë të tjerët bëheshin xhelozë. Në Egjipt, në Kajro, mbreti Ahmet Zogu ka sunduar zyrtarisht. Kishte Legatën shqiptare, me toka që quheshin shqiptare, me ushtri, me armë etj. Ishte shumë mik me Mbretin Faruk dhe në atë kohë kishte shumë shpresa për të rivendosur monarkinë në Shqipëri.

Pse nuk e rivendosi?

Sepse pati ndryshime politike edhe në Egjipt. Mbreti Faruk ra nga pushteti. Lëvizja e vetëquajtur revolucionare, nën drejtimin e Muhammad Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, bëri një grusht ushtarak. Ishte një nga ato revolucionet tip alla socialiste, që u mbështet nga Bashkimi Sovjetik dhe Tito, në vitin 1952. Më vjen në mendje një episod në atë kohë, që në fakt ka të bëjë më shumë me Mbretin Leka Zogu I, që na ka çuditur të gjithëve me guximin e tij. Që 13 vjeç kur ka ndodhur kjo ngjarje, nuk e ka njohur frikën. Pasi Mbreti Faruk ra nga froni, fillimisht na bllokuan kontot bankare. Disa ditë më pas, revolucionarët e vetëshpallur na dërgojnë një formacion të madh me ushtarë, që të merrnin të gjitha armët që kishte Mbreti Zog, si edhe çdo send tjetër të çmuar. Një kapiten po drejtonte ata ushtarë, por kishin ngecur te porta, pasi ishin paralajmëruar se një ushtri shumëfish më e madhe se ata po i priste pas dyerve. Kapiteni e kishte kujtuar për të vërtetë këtë, ndërkaq Mbreti Ahmet Zogu as që bëhej fjalë t’i fuste brenda. Për atë, Legata ishte tokë shqiptare, territor shqiptar zyrtar. Unë shkova pak me vonesë te shtëpia dhe te hyrja gjej këtë kapiten egjiptian, i cili më thotë: Çoji fjalë Mbretit, se vetëm do të bëjmë inventarin e armëve dhe sendeve të arta, asgjë nuk do të prekim. Sapo hyj brenda, ende pa hapur gojë, më del princ Leka Zogu I dhe më thotë: Na merre këtë koburen ti dhe shko zër pozicion te dritarja! Më ka mbetur vërtet në mendje. Vetëm 13 vjeç dhe komandoi si gjeneral, ndërsa vetë ruante konsullin e Anglisë dhe nënprefektin e Aleksandrisë. I kishte marrë peng bashkë me mbretin Ahmet Zogu, që për çdo rast të hyrjes me dhunë të ushtrisë apo policisë egjiptiane do t’i përdornin diplomatikisht.

I përdorën këto pengje?

Fatmirësisht nuk qe e nevojshme. Pasi mora koburen që më dha princ Leka I, unë nisa të kërkoj menjëherë nënën Geraldinë. I tregova se ç’më tha kapiteni egjiptian rreth inventarit, por Mbreti Zog ishte mosbesues dhe vetëm përsëriste: “Kjo është tokë shqiptare”. Për 8 orë u ngujuam të dyja palët, pa lëshuar terren. Pas shumë negociatash, më në fund arritëm në kompromis. U futën vetëm dy persona brenda dhe, në fakt, vetëm sa numëruan në mënyrë sipërfaqësore armët dhe sendet me vlerë. Në dalje, ai, kapiteni, më mori mënjanë dhe më tha: “Faleminderit që më ndihmove të kryej detyrën time, pasi kjo është dita që kam pasur më shumë frikë në jetën time”. Vetëm se nuk e besonte dot që brenda Legatës nuk kishte ushtri shumë të madhe, siç kishte pandehur, por vetëm pak oficerë, por ama tejet besnikë. Megjithatë, pas kësaj ngjarjeje, në korrik të vitit 1955, ne u detyruam që të largoheshim edhe nga Egjipti. Egjipti u shpall republikë, e cila nxori në ankand tërë pasurinë e Farukut dhe e njëjta gjë ndodhi në një farë mënyre edhe me ne, me bllokimin e disa llogarive bankare. Nga ana tjetër, qeveria e egjiptianit Gamal Abdel Nasser ishte e frikësuar nga prania e Mbretit Zog atje dhe qëndrimi i zgjatur ishte i rrezikshëm.

Pse qeveria revolucionare e Egjiptit, që arriti të rrëzonte dinastinë 148-vjeçare të Mehmet Pashës, mund t’ia kishte frikën një mbreti të mërguar në vendin e tyre, si Ahmet Zogu?

Sepse Ahmet Zogu kishte të njëjtën origjinë me mbretin Faruk, atë shqiptare. Qeveria e Gamal Abdel Nasser ia kishte frikën ndonjë komploti të mundshëm të Mbretit Zog në Legatën shqiptare në Egjipt, me Mbretin Faruk, që tashmë nëpërmjet jahtit mbretëror shkoi fillimisht në Monako, dhe më pas në Romë, Itali. Ne ndenjëm në Egjipt edhe derisa fituam gjyqet për zhbllokimin e llogarive bankare, si dhe gjyqet kundër tatimeve dhe doganave. Pasi për çdo mall që kishim importuar në Egjipt gjatë kohës së monarkisë na u dërgua një faturë për tatim e doganë, tejet e shumëfishuar dhe me gjoba. Pra, gjyqet zgjatën rreth 3 vjet derisa fituam, ndërkohë që Mbreti Ahmet Zogu nuk po ndihej mirë. Ai po vuante nga ulcera, ndërkohë që diktoi shenjat e para të kancerit. Kështu, në korrik të vitit 1955, ai u vendos përfundimisht në Cannes të Francës. Pavarësisht kurimeve, shëndeti i dobët po e mundte dita-ditës, ndaj mori masat që më 5 prill 1957, kur princi Leka mbushi plot 18 vjeç, Mbreti Zog e shpall atë trashëgimtar të kurorës mbretërore, në një ceremoni të zhvilluar në prani të figurave më të shquara të emigracionit politik shqiptar në Francë dhe të shumë miqve të shquar të familjes mbretërore dhe të Shqipërisë, të ftuar enkas. Megjithatë, për këtë është shkruar edhe në shtypin ndërkombëtar dhe tashmë dihen të gjitha detajet.

Po ato që nuk dimë, mund të na i thoni?

Në fakt, do të doja të ndalesha te një moment, që është shumë i dhimbshëm për mua dhe që e kam pjesë të kujtimeve të pabotuara. Ai ndërroi jetë në spitalin “Foch”, në periferi të qytetit Suresnes, në Francë, ndërsa unë do t’ju rrëfej minutat e fundit. Për shkak të tumorit dhe shumë ulcerave në stomak, kishte dhimbje të tmerrshme, edhe pse e mbante shumë veten. Po ju kujtoj që në atë kohë, viti 1961, nuk kishte qetësues kaq të fortë për dhimbjet siç ka sot. Isha aty në spital, në një pavijon që e kishin rezervuar ata të spitalit posaçërisht për Mbretin Zog. Kisha lënë një bisedë pune me një mik, paksa larg, dhe pasi e vizitova Mbretin, mora trenin për të shkuar në takim. Sapo hipa në tren, pata një ndjesi të çuditshme. Një boshllëk të pashpjegueshëm, sikur diçka po më merrte të gjitha organet e brendshme. Sa zbrita nga treni, takova mikun tim dhe i thashë atij që duhet të kthehem patjetër sërish në spital. Ashtu bëra. U ktheva dhe sapo arrita, takova oficerin e Gardës, Ali Çupi. Ai më thirri: “Bubi, eja shpejt!”. Shkova menjëherë dhe pashë Mbretin në grahmat e fundit, ndërsa princeshat ia shpërthyen vajit. Në atë moment, ndërhyri nëna Gerladinë dhe u tha princeshave: “Pushoni vajza, lëreni shpirtin e tij të ngjitet në qiell. Mos e pengoni me vaje në këto momente…”. Princeshat ndalën vajin dhe pas kësaj fjalie, koloneli Hysen Selmani tha në mënyrë solemne: “Mbreti vdiq. Rroftë Mbreti!”. Nëna Geraldinë uli kryet paksa çaste dhe më pas, me një forcë që s’kam parë femër tjetër ta ketë, më kërkoi të gjeja një prift që të lutej për shpirtin e Ahmet Zogut, pasi ishte shumë besimtare. Ia solla…

Përmendët princeshat, dihet shumë pak rreth tyre. Si ishin ato?

Keni të drejtë. Jeta e princeshave, motrave të mbretit Ahmet Zog, është shumë pak e prekur nga kujtimet apo dëshmitë e deritanishme. Mendoj që të sjell portrete më të plota të tyre, sepse ato kanë kontribuuar shumë gjatë mbretërimit të Mbretit Zog në Shqipëri, por edhe në emigrim i kanë shërbyer kauzës së monarkisë, si dhe vëllait të tyre deri në vdekje. Kanë qenë tejet besnike.
Pavarësisht kësaj besnikërie, flitet se princesha më e vogël pati një histori dashurie me Enver Hoxhën.
E kam dëgjuar këtë hamendësim dhe dua të siguroj lexuesit shqiptarë se kjo histori nuk është e vërtetë. Jo vetëm Maxhidja, por edhe princeshat e tjera, ishin gjithnjë të shoqëruara në publik dhe nuk kanë dalë ndonjëherë me dikë, pa dijeninë e Mbretit Zog ose të dikujt tjetër në oborrin mbretëror. Nuk kemi pasur asnjë lloj informacioni dhe sidomos kur thashethemet rreth kësaj historie të supozuar zgjasin me vite, po të kishte pasur edhe lidhjen më të vogël, do të ishte mësuar. Jo lidhje, por edhe kontakt nuk kanë pasur kurrë, sepse nuk kishte gjë që nuk mësonte Mbreti Zog. Emrin e Enver Hoxhës princeshat e kanë dëgjuar shumë vonë në emigrim dhe e kanë urryer si figurë, me të njëjtën forcë si vëllai i tyre, dhe jo më ta kishin simpati apo ta donin.

Përse prej 3 motrave të Mbretit Ahmet Zog nuk u martuan asnjëherë?

Siç ua thashë, ato nuk ishin vajza dosido që të dilnin e të kërkonin fatin ku t’u binte rruga. Nuk u doli fati ashtu siç duhej, duke pasur parasysh që Mbreti Zog u detyrua të emigronte sa në një shtet në tjetrin. Di të them që princeshat ishin aq të kulturuara dhe aq besnike, saqë vendosën që jetën t’ia kushtonin vëllait të tyre, Mbretit Zog. Dhe nuk janë penduar deri në fund të jetës për këtë, pasi edhe Mbreti Zog i ka dashur shumë. Më kujtohet njëherë që u sëmur njëra prej tyre, princesha Ruhie, duhej t’i jepej gjak dhe atë nuk e zinte vendi derisa e gjeti.

Pse nuk e dha ai vetë, por e gjeti diku tjetër?

Sepse dihet, që jo e gjithë familja ka të njëjtin grup gjaku. Princesha Ruhie e kishte të rrallë grupin e gjakut. Megjithatë, tani m’u kujtua një episod shumë interesant. Për princeshën e sëmurë Ruhie e mori vesh edhe Mbreti Faruk, pasi në atë kohë jetonim në Egjipt. Ai erdhi ta shihte dhe sapo mori vesh që i duhej gjak, doli vullnetar që të gjente dhurues. Dhe nuk iku që andej derisa gjeti dikë.

Cilat ishin pasionet e princeshave?

Ato ishin dashamirëse të mëdha të kulturës, artit dhe sporteve. Që në Shqipëri, 3 prej tyre u angazhuan si patronate (kujdestare) të Larta të Sporteve, Turizmit, Automobilizmit dhe Arteve të Bukura, duke i ndarë përkatësisht në këtë mënyrë: princesha Myzejen kishte në kujdestari të gjitha sportet, princesha Ruhije artet e bukura dhe princesha Maxhide, Entin Kombëtar të Turizmit dhe Automobilizmit të mbretërisë shqiptare. Është fakt tashmë, që si rrjedhojë e kësaj kujdestarie, gjatë periudhës së monarkisë së Zogut, bënë një punë të madhe për zhvillimin dhe përhapjen e kulturës, artit dhe sportit. Po ashtu, ato u angazhuan edhe me emancipimin e gruas dhe tashmë është fakt që, femrat shqiptare kanë votuar para atyre franceze. Mbreti Zog i angazhoi princeshat dhe mbretëreshën Geraldinë që të kujdeseshin për të drejtat e grave, duke kërkuar edhe që të hiqnin ferexhetë.

Po në emigrim, me çfarë u morën ato?

Edhe në emigrim vijoi i njëjti angazhim, por për shkak të terrenit, u morën më shumë me njohjen e kulturës europiane dhe funksione të tjera në Pallatin Mbretëror. U pëlqente jashtëzakonisht shumë Parisi dhe, pasi emigruam në Aleksandri (Egjipt), u mungonte jashtë mase. Më kujtohet se si një herë erdhi në Aleksandri këngëtarja e famshme franceze, Édith Piaf, që do të mbante aty një koncert. Ato u entuziazmuan pa masë dhe unë u sigurova një vend në lozhë. Nga mesi i koncertit, teksa Édith Piaf po pushonte paksa, princeshat i dërguan një lule dhe kartolinë, ku e përshëndesnin dhe i kërkuan takim. Édith Piaf u tregua e jashtëzakonshme. Ajo kishte dëgjuar për Mbretin Zog dhe princeshat dhe erdhi vetë që t’i takonte. I kam parë tejet të lumtura princeshat shqiptare në ato momente, ndaj them me bindje se ato e dashuronin kulturën, artin, të bukurën.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”