Page 1 of 1

Hakerat serbë sulmojnë faqen e Postës Shqiptare

Posted: Tue Dec 06, 2011 12:41 pm
by Adriana
Hakerat serbë sulmojnë faqen e Postës Shqiptare


Faqja zyrtare e Postës Shqiptare u sulmua sot nga piratët serbë të internetit. Faqja zyrtare e internetit, postashqiptare.a ra pre e sulmit të hakerave serbëve të njohur me pseudonimet “JuMp-Er, StRoNiX, m1l05, F1qS, EsC & T0r3x”.
Një sulm i tillë sipas tyre bëhej në mbështetje të serbëve në Kosovë dhe Metohi. Prej disa orësh, faqja zyrtare e Postës Shqiptare mbante flamurin serb, ndërkohë që aktualisht është thjesht jashtë funksionit.