"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti një ditë para aksonit për bllokimin e pikave të kalimit kufitar me Serbinë, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë tha se, asnjë protestues nUk do të provokojë policinë, ashtu siç ne shpresojmë që edhe policia nuk do t’i provokojë protestuesit.
Kurti u shpreh se “Protesta e 14 janarit nuk është kundër serbëve në përgjithësi, e serbëve në Kosovë në veçanti, por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë.”, duke shtuar se “Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë.”
“Reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian. Shtetet e BE-së e njohin njëra-tjetrën dhe janë në marrëdhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tjetrën e megjithatë kanë marrëveshje të tregtisë së lirë.”- tha ai.
Ai dha disa detaje lidhur me zhvillimin e protestës, ku sipas tij, duke filluar nga ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë të organizuar 200 kujdestarë në Merdare dhe 200 në Dhe të Bardhë. Këta kujdestarë do të jenë garancia që protesta do të jetë paqësore dhe tërësisht e padhunshme.
Vetëvendosje ka marrë mbështetje nga disa organizata për realizimin e aksionit.
Lëvizja VETËVENOSJE!, Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës, Federata e Sindikatave të Pavarura- ELEKTROKOSOVA, Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës, Sindikata e Pavarur e Metalurgëve të Kosovës, Këshilli Grevist i Punëtorëve të Sharr Cem- Hani i Elezit, Qendra Studim Kritikë Veprim- Tetovë, Shkup- Maqedoni, Forumi Demokratik për Integrim-Mal i Zi, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – Preshevë, Organizata “Konsumatori”- Prishtinë, Tifozët nga Gjakovë, Tifozët “Plisat”- Prishtinë, Tifozët e“Tetova 1992”- Tetovë, Tifozët “Arpagjikët” –
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Aksioni i Vetëvendosjes, nisen drejt Kosovës mbështetës nga Tirana
Pavarësisht kritikave të ashpra dhe thirrjeve për të mos e zhvilluar aksionin në pikat kufitare, lëvizja "Vetëvendosje” pritet të organizojë sot rreth orës 13:00 protestën në dy pikëkalime kufitare me Serbinë për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Nisën drejt Kosovës aktivistë nga Tirana
Dy autobusë nga Tirana janë nisur sot drejt Kosovës rreth orës 7:00 të mëngjesit nga stadiumi ’Qemal Stafa’. Rreth 100 mbështetës të "Vetëvendosje”-s do t’i bashkohen protestës së sotme në pikat kufitare me Serbinë. Dy autobusët e nisur nga Tirana kanë një flamur kombëtar në pjesën ballore të tyre.
Ndërkohë, organizatorët nga Shqipëria thonë se qytetarë të tjerë nga qytetet, Durrës, Vlorë dhe Shkodër janë nisur drejt Kosovës me automjetet e tyre private.
Ditë më parë, në rrjetin social Facebook kreu i "Vetëvendosje”-s Albin Kurti bëri thirrje për pjesëmarrje në këtë aksion.
Policia e Kosovës merr masa
Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së “Vetëvendosje”-s , për këtë arsye ka hartuar edhe urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë”.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është siguria e përgjithshme, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërisë së ligjit, pastaj shtimi i masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj, kurse në fund edhe fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare, etj.
Policia bëri të ditur se nuk do të lejojë asnjë bllokim të rrugëve si dhe asnjë qasje të protestuesve afër vendkalimeve kufitare dhe as bllokimin e tyre sipas tendencës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e “Vetëvendosje”-s.
Policia sqaron se nëse është e nevojshme do t’i ndalojë të gjithë qytetarët që pretendojnë të vijnë nga shtetet fqinje dhe që me veprimet e tyre do të
cënojnë sigurinë e vendit si dhe të prishin rendin e qetësinë publike.
Kurti: Protesta zhvillohet në momentin e duhur
Kryetari i “Vetëvendosje”-s Albin Kurti këmbëngul se organizimi i protestës zhvillohet në kohën e duhur dhe në formën e duhur.
"Protesta zhvillohet në momentin e duhur, pasi pritëm gati dy javë që qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e marrë më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Parlamenti, që Kosova të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.”-shprehet Kurti.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ambasada amerikane në Prishtinë u ka dërguar një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t'i bllokojë sot në mesditë.
"Grupi politik Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t'i bllokojë dy pika kufitare me Serbinë: Merdare e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë e njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin të shtunën, më 14 janar 2012 dhe mund të jenë të vazhdueshme. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare. Ne do të ofrojmë informacione të vazhdueshme për situatën në ndryshim. Ne kujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat me synim paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t'i shmangni krejtësisht nëse mundeni. Bëhuni të vëmendshëm për vendndodhjen tuaj dhe kushtoni vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", - thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane drejtuar qytetarëve të saj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Kosovë: Debate rreth protestës së lëvizjes Vetëvendosje
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Takimi, Haxhinasto: Nuk mbështesim veprimet ekstremiste për bllokimin e kufirit me Serbinë. Hoxhaj: Cdo akt dhune është i papranueshëm, i qendrojme axhendes europiane.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Kosovë, policia blindon kufinjtë në të gjitha pikat
Policia e Kosovës ka dërguar një numër të madh forcash në dy pikat kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Mësohet se rruga deri në kufij është pothuajse e zbraztë, ndërsa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policoredhe njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.
Momentalisht qytetarë dhe mallra po hyjnë dhe po dalin normalisht, ashtu si në çdo ditë të zakonshme pune.
Ndërkohë, Policia është duke bërë edhe kontroll të rreptë të udhëtarëve që hynë në Prishtinë nga qytetet e tjera të Kosovës.
Uniformat blu po kontollojnë cdo autobus, për të verifikuar nëse udhëtarët janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky kontroll është po realizohet për të gjithë udhëtarët që hynë në Prishtinë, duke vënë punkte policore gjatë hyrje daljeve në kryeqytet.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se sot në ora 13:00 do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, atë të Merdarës dhe Dheu të Bardh.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku ka thënë se asnjë polic të mos preket sepse ata arritën qëllimin e tyre, masat e reciprocitetit me Serbinë.
Sipas Kurtit, që nga dita e sotme e protestës asnjë kamion serb nuk është futur në Kosovë dhe ky ishte qëllimi i tyre.
Ai ka përsëritur disa herë që mos të preket asnjë polic i Kosovës me dorë dhe se protesta të jetë sa më paqësore.
Ndërkohë protestuesit janë duke kënduar këngën “Besa Besë” dhe parulla të ndryshme.
“Serbia e cila i mba 1800 trupa të pa jetë, Serbia e cila nuk ka dhënë as fondet pensionale dhe asgjë tregon më së miri se Serbia dëshiron të bllokojë sa më shumë shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë gjithashtu se do të lejojë të gjithë automjetet e shqiptarëve nga Kosova që vinë nga shtetet perëndimore do të kalojnë, por jo ato serbe.
Në të njëjtën kohë disa kamionë me prodhime vendore të Kosovës janë lejuar nga Vetëvendosje, po kështu edhe automjetet me targa të republikës së Kosovës nuk janë ndaluar por është lejuar të kalojnë pa problem.
******Plagoset lehtë një polic*****
Turma e protestuesve është qetësuar ndërsa mësohet se një polic i Kosovës është lënduar lehtë pasi që një protestues e ka goditur atë me një tullë.
Gjendja është qetësuar pas thirrjeve që janë bërë si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e protestuesve.
Por, protestuesit po insistojnë që t`u hapet rruga për të shkuar deri në kufi në kushtet që policia i ka bllokuar VV në Podujevë. Policia e Kosovës ka filluar që të shpërndajnë protestuesit.
Sipas mediave kosovare Policia ka bllokuar masën e protestuesve në kryqëzimin e Podujevës, 4 km larg Merdares.
Njësitë Speciale të Kosovës kanë ndaluar protestuesit në këtë pikë, ndërsa Albin Kurti ka mbërritur në këtë pikë bashkë me tre autobusë të tjerë me protestues.
Dy liderët e Lëvizjes, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti kanë mbajtur një fjalim ku kanë bërë thirrje edhe njëherë që protesta të jetë paqësore.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta lirojë rrugën në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdojnë rrugën për në Merdarë.
“Nuk jemi ne ata që e bllokojmë lirinë e lëvizjes, por janë urdhrat e ministrit Bajram Rexhepi që e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve të mbledhur në Podujevë, pranë Hotel “Besiana”.
“Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës. Do të përdorim trupat tanë për të ndalur kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë”, tha Kurti para mbështetësve.
Ndërkaq, Shpend Ahmeti nga kjo lëvizje, ka thënë se përderisa nuk kalon asgjë nga Serbia në Kosovës, ne do të mbesim këtu.
“Ne i kemi edhe aktivistët tanë matanë, asnjë kamion dhe asnjë makinë nga Serbia nuk ka kaluar, sipas të dhënave që kemi. Përderisa nuk kalon asnjë kamion nga Serbia, ne mund të rrimë këtu ditë e natë”, ka thënë Shpend Ahmeti.
Ndërkaq, në drejtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes janë ndalur nga një kordon i Policisë së Kosovës, rreth një kilometër larg kufirit.
Aktivistët e Vetëvendosjes po qëndrojnë në rrugë përballë policisë, dhe deri më tash nuk kanë bërë përpjekje për të kaluar më tutje. Atyre iu është drejtuar Ismajl Kurteshi, i cili ka kërkuar që të jenë të qetë dhe të mos bëjnë asnjë incident.
Rrihen përkrahësit nga Shqipëria
Aktivistë të Vetëvendosjes raportojnë se në pikën kufitare të Morinit, 2 autobusë që janë nisur nga Shqipëria për t’iu bashkëngjitur protestës së Vetëvendosjes, e kanë kaluar kontrollin kufitar të Shqipërisë, mirëpo janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje raporton se autobusë të organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.
Ndërkaq, gjithnjë sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, pasi njëri prej protestuesve të Shqipërisë ka nxjerrë flamurin kombëtar, Policia e Kosovës ka filluar t’i rrahë përkrahësit e ardhur nga Shqipëria
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ne keto momente arrestohet Albin Kurti si dhe nje pjestar tjeter i VV !!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Lajmi zyrtare per arrestimin e Albin Kurtit ( une pak me larte e dhash lajmin duke e mesuar nga nje shoke qe ndodhet ne protest )
Podujevë, arrestohet Albin Kurti Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka filluar që të largoj nga rruga protestuesit duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Gjendja është nën kontroll por ende nuk dihet se si do të reagojnë protestuesit përballë kësaj.
Deri tani, pavarësisht arrestimit të disa protestuesve dhe aktivistëve, gjendja është nën kontroll.
*****Arrestohet Fisnik Ismajli dhe 10 aktivistë të tjerë******
Është tensionuar situata në Podujevë. Pas ultimatumit të dhënë Policia e Kosovës ka filluar shpërndarjen e protestuesve me gaz lotësjellës si dhe arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli. Mësohet se krahas tij janë arrestuar edhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq PK bën të ditur se dy policë kanë marrë ndihmë mjekësore pasi janë lënduar gjatë tubimit .
***Kosovë, policia 5 minuta ultimatum Vetëvendosjes*******
Policia e Kosovës ka lëshuar ultimatum ndaj protestuesve të Vetëvendosjes që të hapin rrugën për pesë minuta ose në të kundërt do ta hapin duke shpërndarë protestuesit.
Vetëvendosja, nga ana tjetër deklaruan se nuk po protestojnë kundër Policisë dhe u ka bërë thirrje që Policia të respektojë vendimet e Kuvendit të Kosovës dhe se ata nuk duhet që të ndjekin urdhrat e ministrave dhe kryeministrit që pombërthyer shtetin.
“Ne jemi në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të vendoset reciprociteti i plotë kundër Serbisë”, ka thënë lider i Lëvizjes Albin Kurti.
“Mos na sulmoni, mos na provokoni sepse as ne nuk ju sulmojmë sepse nuk jemi kundër Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Protesta në Kosovë, AK: Ndalni vëllavrasjen dhe vetëshkatërrimin
Aleanca Kuq e Zi ka dënuar veprimet e policisë së Kosovës ndaj protestuesve si dhe arrestimin e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti së bashku me aktivistë të tjerë duke e cilësuar një provokim për radikalizim të situatës. Më tej Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje organeve kompetente të ndalin vëllavrasjen dhe vetëshkatërrimin.
VV deklaroi më herët se lideri i tyre Albin Kurti është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës. Ndërkohë Policia e Kosovës ka filluar që të largojë nga rruga protestuesit duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Gjendja është nën kontroll por ende nuk dihet se si do të reagojnë protestuesit përballë kësaj. Deri tani, pavarësisht arrestimit të disa protestuesve dhe aktivistëve, gjendja është nën kontroll.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ja si e kthjene lajmin mediat kosvare ( edhe pse kur e moren Albinin u mbrojt ne fillim nga protestantet, por ata u thane qe nuk do ta arrestojne por te sqarojne ca gjera qe kishin lidhje me pengesen e autobuzave nga shqiperia)
Arrestimi i Kurtit, Sadriu: Lajm i pavërtetë
Policia e Kosovës përmes zëdhënësit të saj Brahim Sadriu ka konfirmuar për mediat kosovare Albin Kurti nuk është arrestuar. “Jo! Albin Kurti nuk është arrestuar”, ka thënë Sadriu.
Policia ka theksuar se po vazhdon aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar. Në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Si pasojë e rezistencës nga ana e protestuesve Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës, me qellim te vënies se situatës nen kontroll dhe sigurisë se lëvizjes se lire.
“Gjatë aksionit policor janë ndaluar deri në këto momente tetëmbëdhjete persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor për procedure të mëtejshme hetimore”, thonë PK.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e quajtur qershiat e Llapashticës në (Besianë).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Gjithahstu kishim dhe nje livestream qe nga larg shikonim gjithcka perrreth 1 ore e gjysem nga filimi te protestes. pse pikerisht pak minuta me vone kur ata moren Albinin iku dhe sinjali i livestream?! Dhe personi qe e kishte livestream e ka celularin e mbyllur! Sa veta jane arrestuar?! A do pranojne qe jane arrestuar?! Apo do dalin me trillimet e tyre?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!